Kryeministri i Kosoves Thaçi: Teki Dervishi la gjurmë të rëndësishme në
letërsi e gazetari
Prishtine : Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon
familjen Dervishi, me rastin e vdekjes së shkrimtarit Teki Dervishi. Në
tekstin e telegramit thuhet: “Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta
të shkrimtarit të shquar Teki Dervishi. Teki Dervishi ishte shkrimtar,
veprimtar dhe publicist i guximshëm, që la gjurmë të rëndësishme në letërsi,
gazetari dhe në krijimin e opinionit publik, duke shfaqur talentin e tij në
shumë fusha. Profili letrar dhe intelektual i Teki Dervishit është pasuri e
letërsisë sonë kombëtare dhe përcaktimit modern të orientimit politik dhe
të mendësisë sonë kulturore evropiane. Me vdekjen e Teki Dervishit, letërsia
shqipe, familja dhe miqtë e tij kanë humbur fizikisht krijuesin,
qytetarin, familjarin dhe mikun e madh, që la gjurmë të thella përgjatë jetës së tij
të mbushur edhe me shumë sfida. Në emër të Qeverisë së Republikës së
Kosovës dhe në emrin tim, familjes Dervishi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”
, thuhet në telegramin ngushëllues të kryeministrit Thaçi.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.