Xhumaja e parë në Prishtinë
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFkouiYG5pvspsgvFCCW--Y=muL0_4KguchDexU8tfGdVg@mail.gmail.com> |
*Xhumaja e parë në Prishtinë* * * *Hamdi Nuhiju, 01.07.2011* * * Namazi i xhumasë është obligim hyjnor për secilin mysliman që ka arritur moshën e pubertetit. Ai përjashton gratë....!!! Ai njeri që nuk e falë atë, hy në kategorinë e grave, dhe pa asnjë fije turpi, mund të themi se nuk e meriton të jetë pjesë e identitetit-burrë. Në xhuma përfshihen shumë simbolika, lutje dhe vlera të cilat janë të pakontestueshme në raportin shoqëror në nivel horizontal njeri-njeri dhe në nivelin vertikal njeri-Zot. Por, ky shkrim, nuk paraqet pikëpamjet fetare mbi xhumanë dhe rëndësinë e saj. Më shumë paraqiten disa refleksione konkrete të një udhëtimi konkret, për një kërkesë konkrete, të një komuniteti konkret. Këtu abstraktja nuk ka kuptim dhe peshë....!!! Kërkesa e besimtarëve mysliman të Prishtinës dhe të Kosovës në tërësi, për një xhami të madhe në Prishtinë është njëra prej kërkesave më legjitime deri më tani. Ajo është e shprehur qysh në kohëra të luftës në Kosovë, por edhe pas saj. Por, asnjëherë nuk është marr seriozisht nga ana e pushtetarëve të Komunës së Prishtinës, por edhe të Kosovës në përgjithësi. Kërkesa filloi të bëhet më e zëshme pas ndërtimit të Katedrales Politike në qendër të Prishtinës, duke mos pasur gati asnjë katolik në Prishtinë, me përjashtim të servilëve shqiptar të katolicizmit. Xhamia nuk është reflektim i katedrales, dhe as inati i saj, por është e drejtë esenciale e cila duhet vendosur me përmasa dhe trajtim të njëjtë si katedralja. Përderisa gjendet një Kishë Ortodokse e Madhe në Prishtinë, një Katedrale Gjigante në Prishtinë, duhet që të ekzistojë edhe një Xhami Grandioze në mes të Prishtinës. Përndryshe nëse arsyetohemi se ekzistojnë shumë xhami të vogla në Prishtinë dhe një Katedrale e Madhe dhe një Kishë Ortodokse e Madhe atëherë ne bëhemi të padrejtë ndaj fizionomisë dhe pamjeve reale të qytetit të Prishtinës. Ne mund të bëhemi realist dhe të themi se jemi kundër Katedrales së tillë dhe Kishës ortodokse së tillë në mes të Prishtinës, pa pasur nevojë për to. Përderisa nuk ekzistojnë besimtar katolik dhe ortodoks që i vizitojnë ato dy tempuj, atëherë nuk ka nevojë vetëm për ndërtesa, pasi që ndërtesat pa njerëz janë ndërtesa politike e asesi religjioze dhe të arsyeshme. Toleranca fetare tek besimtarët mysliman shqiptarë ka bërë që të ekzistojë dhe në heshtje të pranohet edhe ajo Katedrale dhe Kishë ortodokse në mes të Prishtinës. Kërkesa për një Xhami të Madhe në Prishtinë është kërkesë jo vetëm e besimtarëve mysliman të Kosovës, por edhe e besimtarëve mysliman të Shqipërisë, Maqedonisë e diasporës. Mendoj se duhet ngritur edhe një Këshillë mbarëkombëtar që merret kryesisht me gjëra të tilla. Nuk po them Akademi, në nivelin e boshnjakëve të Bosnjës dhe Sanxhakut, por një Këshillë, që kujdeset për artikulimin e kërkesave të drejta dhe qëndrimin pas atyre kërkesave deri në realizim të tyre. Rastet janë të ngjashme si në Prishtinë, si në Shkup dhe Tiranë. Diskriminimi ndaj besimtarëve mysliman në këto tre kryeqendra shqiptare është gati se i njëjtë. Besimtarët mysliman në Maqedoni ishin të gjithë bashkë me kërkesën e tyre për rindërtimin e Burmali Xhamisë. Jo që Shkupi nuk kishte xhami, por ngaqë sheshi i Shkupit filloi që të sllavizohet dhe edhe beteja e fundit për ruajtjen e një cope të Shkupit me identitetin tonë, po fillon që të shembet dhe shkatërrohet. Besimtarët mysliman të Tiranës dhe Shqipërisë definitivisht kishin nevojë edhe për nja dyzetë xhami të vogla në Tiranë dhe një Xhami të Madhe. Atje edhe jo rastësisht u politizua çështja e Xhamisë së Madhe duke i mashtruar besimtarët mysliman të Tiranës me vetëm një xhami të madhe dhe jam i sigurt me mosdhënien leje për ndërtimin e shumë xhamive të vogla në Tiranë. Në Tiranë, për dallim prej në Shkup, duhet që të ndryshojë qasja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe. Atje përveç pranimit të kërkesës për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, duhet që të hapen edhe shumë nënkuptime në mesin e besimtarëve mysliman të Tiranës, për ndërtimin e më shumë xhamive të vogla në një afat të mesëm, për plotësimin e kërkesave reale të besimtarëve mysliman të Tiranës. Prishtina ka dallim prej Shkupit dhe Tiranës. Ndoshta rasti duket i ngjashëm me Shkupin, por nuk është i njëjtë ngaqë shumica e qytetit të Prishtinës janë të komunitetit mysliman, ndërsa ekziston një numër simbolik i të tjerëve që nuk janë mysliman. Edhe pse Prishtina ka një shumicë të tillë, prapë se prapë nga fuqi të ndryshme ndërkombëtare të jashtme, dhe të brendshme, po iu imponohet një identitet me katedrale, kisha, homoseksualizëm, etj. Lufta në Prishtinë, për mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe fetar duhet bërë ndryshe prej luftës që bëhet në Shkup e Tiranë. Atje, shumë organizata jo qeveritare u bashkuan në një lëvizje të quajtur Bashkohumene. Kjo lëvizje sipas shumë njohësve të rrethanave në Kosovë, për aktivitetet e saja të fundit ka edhe mbështetjen e Myftiut të Kosovës z.Naim Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës. Edhe xhumaja ime e parë në Prishtinë, ishte në një xhuma proteste të organizuar nga kjo lëvizje, në sheshin e Prishtinës. Aty në mesin e mbi 10.000 besimtarëve mysliman gjendesha edhe unë duke dëgjuar hytben e xhumasë dhe duke kryer edhe ritet ndërlidhëse. Në mes tjerash imami i kësaj xhumaje Fatos Rexhepi tha:” Gjendemi këtu, në këtë ditë të madhe, në këtë vend të madh, me këtë numër të madh njerëzish, nga këto njerëz të mëdhenj, për një kërkesë, PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË MADHE NË PRISHTINË...” Emocionet e mia që lindën pas atyre fjalëve, nuk mund që të përshkruhen me fjalë. Por, lus Zotin që kërkesa e besimtarëve mysliman të Kosovës për një Xhami të Madhe në shesh të Prishtinës, të realizohet në realitet. Shpresojë që Zoti të mos ma marre shpirtin pa e falur së paku një namaz në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në Xhaminë e Madhe në Tiranë, dhe në Burmali Xhaminë tonë aq të dashur dhe aq të nevojshme. Amin.