A paska Zot tjetër?

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFk8o3=MfJKN0b1j8=g3EfhKE_BJQYxtsTVikzBySonE7g@mail.gmail.com>
*A paska Zot tjetër?*

*Hamdi Nuhiju*



Pyetjet nuk mund të ndalen nga koka e njeriut. Ato dalin në shesh me daljen
në shesh të shumë gjërave që hutojnë. Njeriu është një krijesë me plotë
mangësi. Ai nuk di ndonjëherë që të bëjë dallimin ndërmjet së keqës dhe së
mirës. Edhe sikur të rrëfente të gjitha historitë e lexuara dhe pikëpamjet
mbi gjithçka e gjithkund, bindja nuk do të lëkundej. Esenca nuk është në
metodën që e përdorin shumica për të gjunjëzuar kundërshtarin. Qasja ndaj
gjunjëzimit nuk është gjë edhe aq e madhe sa për të reflektuar mbi të.

Habia di të reflektohet në mënyra të ndryshme, por jo edhe në të tillën si
paraqitej në historinë e njerëzimit. A paska Zot tjetër?, është pyetja dhe
sinonimi i të gjitha padrejtësive në të gjitha skajet. Përderisa ti i jep
hapësirë vetes ta mendosh këtë gjë, ti realizon rrugën dhe qëllimin që
djalli i mallkuar dëshiron të realizohet. Ti, nuk je vetvetja, por jam unë
që fshihem në hallin tënd. Jam unë dyzimi i sinonimit njeri që përdoret
shekull pas shekulli për arritjen e qëllimit final të kësaj bote.
Refleksionet shpesh herë dinë të fshihen edhe në një dua të vetme të
shprehur nga goja e zemrës së besimtarit.

Nëse dikur është bërë dallimi ndërmjet njeriut dhe burrit, sot duhet bërë
dallimi në aspektin metaforik ndërmjet njeriut dhe besimtarit. A paska Zot
tjetër? Ti mendon se ke të drejtë që ti japësh vetvetes liri të tillë
meditimi përballë të gjitha gjërave që mund të pasojnë pas kësaj lirie.
Megjithatë, nuk do të shkojë mundi yt huq, pasi që do të bëhesh shembull për
të keq tek shumica e historisë....

Vendi ynë i merituar në histori nuk ndërtohet vetëm nga veprat tona të bëra
në këtë botë. Ai rreh si xhevahir që troket pas perdeve të agjërimit.

Meditimi shumëfishohet në momentin e kthimit të saj, tek rrëfimet më të
mira. Ato janë të përmendura në Kur`an dhe në historinë islame, që në
mënyrën më të bukur i paraqet Amër Halid :” Shumë egjiptian i besuan
mesazhit të Musait a.s., por në fshehtësi dhe pa e deklaruar atë. Disa prej
tyre i përkisnin shtresave të larta shoqërore, kurse të tjerë shtresave të
thjeshta. Një prej tyre ishte dhe shërbëtorja e vajzës së faraonit. Ajo
ishte një zonjë e cila nuk kishte punë tjetër, veçse të kujdesej për krehjen
dhe rregullimin e flokëve të vajzës së faraonit. Ajo ishte e pranishme kur
Musai a.s. triumfoi ndaj magjistarëve dhe besoi fshehurazi. Ai që e tregon
historinë e kësaj zonje të nderuar është vet Pejgamberi Muhammed s.a.v.s.
Kur Pejgamberi Muhammed s.a.v.s. vuri re se keqtrajtimi dhe torturat e
mekasve ndaj muslimanëve ishin shtuar, u tregoi historinë e kësaj zonje, me
qëllim që t`ua lehtësonte sadopak dhimbjen.

Një ditë, teksa ajo po i krihte flokët dhe po i rregullonte flokët e vajzës
së faraonit, i bie krehri nga dora. Si çdo besimtar i lidhur me Zotin, kur u
ul ta merrte, instinktivisht ajo tha:” Bismilah” ( Me emër të Zotit). Vajza
e faraonit e dëgjoi dhe e pyeti:” Ke për synim babain tim?’

Zonja që gjer atëherë e kishte mbajtur të fshehtë besimin, ndoshta e ka
ndjerë se nuk mund të vazhdonte më kështu, se duhej deklaruar besimi i saj.
Kështu, e bindur në atë që po bënte i tha:” Zoti im dhe i yti është Allahu!”

Vajza e pyeti:” A paska zot tjetër përveç babait tim?” ( Musa a.s., Shkup,
2011, f.184-185)

Tregimi dhe ky rrëfim i bukur vazhdon me kërcënimin e vajzës se do ti tregoj
faraonit, me marrjen vesh nga faraoni, dhe marrinë që bëri faraoni me katër
fëmijët e kësaj gruaje.

Ne nuk merremi me marrinë e tij, pasi që marri të tilla mund të paramendojmë
dhe të shohim edhe në ditët tona nga pushtetar të sotshëm. Na intereson
sinqeriteti, qëndrueshmëria dhe shndërrimi në histori e rrëfim i saj nga
goja e të Dërguarit Muhammed s.a.v.s. për qetësim të zemrave të besimtarëve.

Ta thuash të vërtetën dhe të mos frikësohesh prej kësaj gjëje, është njëra
prej parimeve më fisnike të njeriut. Ne sot mund të bëjmë një intervistë tek
njerëzit që falin namazin dhe tek ato që nuk falin. Jam i bindur se shumica
e njerëzve që nuk e falin namazin dhe që janë të komunitetit mysliman nuk do
të pranonin ta bënin intervistën me emër dhe mbiemër. Pse ndodh kjo gjë
kështu? Janë frikacak karshi të vërtetës dhe të nënçmuar para njerëzve dhe
krijesave tjera.

Mund të paramendojmë ushtrinë më superiore në botë me armatimin më të fortë
në botë, e cila përdor mjetet më primitive në botë, që as fiset beduine nuk
i përdorin. Ndërtimi i murit nga frika  e sulmeve të një komuniteti të
paarmatosur është një veprim i frikës së njerëzve që nuk kanë besim në Zotin
dhe që nuk kanë principe të drejta njerëzore.

A paska Zot tjetër? Po, ka Zot tjetër, Ai është Allahu.

Në suren Ihlas thotë Allahu xh.sh.:” Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i
barabartë.”
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.