I madhi i tyre
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFn1ubYhT+GSK-vQgGhocEfditm0wxGT=bFNqgG924j8pw@mail.gmail.com> |
*I madhi i tyre* *Hamdi Nuhiju* Shkruaj pa presje, nëse dëshiron që të vendosh pikë. Ti nuk mund të jetosh pa pikë, po qe se presja të pengon në artikulimin dhe orientimin tënd drejtë dritës, dhe jetës. Gabimi është gabim, i bërë edhe para miliona vitesh, i bërë edhe para dy sekondash. Shumëçka na nxjerr jashtë njerëzores për tu shndërruar në krijesa jo njerëzore. E gjithë filozofia e mahnitjes kërkon nga ne që të mos mitimizojmë e as të mitimizohemi për të drejtat dhe kërkesat tona. Mund të hasësh në një shkrim shumë real, për një problematik shumë reale, e kupton politikën ditore përmes tij. Asnjëherë nuk mund të thuash se ke të drejtë të akuzosh verdiktin e dijes që ta hap logjikën drejtë horizonteve të pafundme. Në pikëpyetje është edhe ky konstatim. Fjala bëhet e zhvlerësuese nga mediumet që dinë ta zhbirërojnë atë. Sikur kërkesa e një të drejte të një komuniteti është kërkesë individi. Në këtë luftë të pakuptimtë midis pushtetit, mediumeve dhe kërkesave të besimtarëve, gjenden edhe ndjenjat e secilit gufim të aty për atyshëm për një ndryshim të gjendjes sonë. Për ndryshimin e duhur, relevata hyjnore aktualizoi secilën periudhë historike dhe vlerën e njeriut e ngriti në përmasa të përtej kohës. Arsyeja nuk mund të ketë zë, po qe se ankesat tona gjithmonë janë të drejtuara në drejtim të gabuar. Sidoqoftë nevoja për të jetuar me Zotin, është më e madhe sesa nevoja për ta thithur ajrin. Fytyrat e njerëzve zbulohen e hegjemonizohen në bërjen e provave dhe testeve praktike të besimit dhe zemrave të tyre. Fytyra a nuk është reflektim i zemrës? Dhe, zemra, a nuk është reflektim i shpirtit të njeriut? E shpirti simbol i ekzistencës? Ekzistenca nevojë dhe domosdoshmëri e lutjeve? Lutjet përgjërim drejtë Zotit? Zoti fillimi dhe fundi për ekzistencën? Caku dihet, por mjetet nuk duhet arsyetuar rrugën. I madhi i tyre i shkatërroi putat, pyeteni atë. A nuk është kjo filozofi e nënshtrimit tonë të përjetshëm ndaj Zotit? Apo ndoshta në terminologjinë e përditshme duhet që të ekzistojë edhe Islam minimal, liberal, e ekstrem? O Zot, çka janë këto terme të pa baza të nxjerra nga njerëz që sot janë reflektim i popullit për popullin? Budallakia njerëzore a ka skaj? Ekziston vetëm një vijë e hollë ndërmjet budallakisë dhe mençurisë.... I madhi i tyre i shkatërroi putat, pyete atë dhe mos harro të më përgjigjesh. A ekziston veza për pulën, apo pula për vezën? Deri kur do të përshkruajmë çmendinë tonë me vezën dhe pulën e pafajshme? Ne harruam, u dobësuam, dhe na u errësua mendimi. Babai ynë, Ibrahimi a.s., kur ishte i ri, i nënshtroi të gjitha filozofit e kohës së tij me konstatimin se ‘I madhi i tyre i shkatërroi putat, pyeteni atë...’ Këtë reflektim na nxjerr në shesh shumë bukur Amër Halid:” Shiko Ibrahimin a.s. kur i shembi idhujt dhe la të madhin e tyre e në të vari çekanin, pasi erdhi populli i tij, e pyetën:” Kush e ka bërë këtë? Kush i shembi këta idhuj?” Ibrahimi a.s. tha:” Nuk e di, pyeteni të madhin e tyre, ai e ka bërë këtë.” Ata ulën kokën e tyre, ngase ata e dini se këta idhuj janë gurë që nuk flasin.”( Unë po krijoj në tokë një zëvendës, Shkup, 2010, f.155) Po, i madhi i tyre, i ndërtuar nga duart e tyre, për synimin e tyre, për të shembur dhe shuar dritën e Krijuesit të Gjithësisë. Ajo botë ishte shumë e hershme, disa njerëz me terma bashkëkohor mund ti thonë botë primitive. A tolerohet një primitivizëm i tillë edhe më tej? Ndoshta është caktim i Allahut që të kuptojmë rëndësinë e mesazhit dhe thirrjes në atë mesazh nga ana e Ibrahimit a.s. Duhet që të jemi të qëndrueshëm në këtë rrugë të vështirë. Kemi të bëjmë me njerëz primitiv që vet ndërtojnë putat dhe idhujt e tyre, dhe në fund i hyjnizojnë e në emër të tyre nisin luftë kundër sexhdes. I madhi i tyre, ai puti i madh, ka shkatërruar putat e vegjël, pa marrë parasysh se sa mundohen që njerëzit e sexhdes ti paraqesin në këndin humoristik. Për njërën prej kërkesave fisnike, një përfaqësues i të drejtës tha:” Edhe unë falem, dhe edhe në këtë vend ka edhe njerëz të tjerë që falen...” Ai tha, foli, nuk u frikësua, nuk u turpërua. Njëjtë sikur Ibrahimi a.s. që shkatërroi putat dhe tha: ‘Pyeteni të madhin e tyre, se ai i bëri këto punë...’ Thuaj edhe ti, por para se të thuash, duhet që të jesh i madh. Në karvanin e Muhammedit a.s. e Sulejmanit a.s. nuk ka vend për njerëz të vegjël. Me trup mund të jesh milingonë, por në vepër dhe punë duhesh të jesh Omer r.a.