Mirush Kabashi kerkime per eshtrat e te pushkatuarve

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Mirush Kabashi kërkime për eshtrat e të  pushkatuarve

 
 
KORCË- Aktori i njohur i  Teatrit Kombeëtar Mirush Kabashi ka nisur këkimet 
në Qafë- Plloçë të Pogradecit  për gjetjen e eshtrave të dy të rinjve 
Durrsak të pushkatuar pa gjyq në dhjetor  të vitit 1946 për shkak të ideve të 
tyre liberale. Prej tre ditësh Kabashi i  ndihmuar edhe nga autoritet vendore 
është duke kryer kërkime për gjetjen e  eshtrave të Mark Tocit dhe Skënder 
Celës, ky i fundit është edhe daja i tij.   
Sipas Kabashit dokumentet faktojnë se dy të rinjtë janë ekzekutuar buzë  
liqenit të Podradecit dhe më pas trupat e tyre janë hedhur në kodrat e Qafë-  
Plloçës. 
“Unë kam prej 18 vitesh, që interesohem për të gjetur dokumentacionet e dy 
të  rinjve Durrsak të zhdukur pa gjyq në dhjetorin e vitit 1946, njëri prej  
viktimave është edhe daja im. Në atë kohë ata kanë qënë 22 dhe 23-vjec. 
Mark  Toci nga një familje shumë të nderuar nga Durrësi dhe Skënder Cela daja 
im, duke  mos pasur asnjë argument klika partiake vendosi ti zhdukë në 
pamundësi që ti  dënonte,- u shpreh aktori i mirënjohur Mirush Kabashi. 
Falë një inisiative të tillë të familjarëve rreth një muaj më parë pas një  
kalvari të gjatë kërkimesh u gjetën në Shkodër eshtrat e dy ish të 
burgosurve  politik Tom Doja dhe Sokol Sokoli të ekzekutuar nga regjimi komunist dhe 
vetëm  disa ditë më vonë u gjetën eshtrat e të pushkatuarit nga regjimi 
komunist Zef  Martini, falë një skice të hartuar nga Ministria e  Brendshme.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.