Skaje të lumturisë

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmUAWxnPkKKjPTo1oF5SSiPnOQqKN701qUG8SS7U1=8DA@mail.gmail.com>
*Skaje të lumturisë*

*Hamdi Nuhiju*



Fryn një erë e fuqishme nga Lindja, dhe ta perëndon edhe mendjen dhe zemrën
tënde. Nuk ke mundësi të qëndrosh i pa luhatur para asaj ere të fuqishme që
kërkon nga ti të fshihesh në brendi të miliona kuptimeve të trajtimit tënd
ndaj vetvetes.

I foli vetvetes dhe u shpërngul në botën e pafundmë. Ky është modeli i një
izolimi të skajshëm që nuk është i pëlqyer në gjuhën eseistike të njerëzve
pragmatik. Disa tremben nga njeriu për njeriun dhe në njeriun. Shumica,
përdorimin e fjalës njeri e mënjanojnë nga fjalori i tyre i përditshëm, për
arsye se e arsyeshmja gjithmonë ikë nga filozofia e jetës.

Gjendesh në përballje me kohën, dhe koha të shkel si një ushtar me përvojë
shumëvjeçare.

Gjendesh në përballje me jetën, dhe jeta të mund si një mundës i kategorisë
së rëndë.

Gjendesh në përballje me filozofinë e të kuptuarit, dhe të kuptuarit kërkon
nga ti që të i kthehesh reales dhe të shkatërrosh abstrakten. Fjalori pa
abstrakten nuk do të kishte kuptim. Por, edhe realja është sinkronizim i një
rruge të mundshme drejtë cakut tënd.

Cili është caku, po qe se nuk është arritja e një përfundimi të mirë? Fundin
gati se asnjë njeri nuk e kujton, por fillimin të gjithë e mbajnë mend.

Krijesa të ndryshme tentojnë të thyejnë monotoninë e valles, ndërsa vallja,
aspak nuk mërzitet për krijesat e monotonisë. Do të kujtonim, në vetvete se
kemi arritur në piedestal, asesi nuk do të brengoseshim për përdorimin e
termeve të zbutjes së situatës.

Kanë kaluar vite nga takimi ynë i parë me Engjëllin. Ai takim formal ,me atë
krijesë jo formale, kishte për synim rritjen e bashkëpunimit në sferën e
edukimit shpirtëror. Ai ishte takim i çuditshëm për shumicën e njerëzve dhe
krijesave tjera, pasi që kërkonte nga ne, që të mos shpenzojmë kohën në
kërkimin dhe hulumtimin e të metave të njëri-tjetrit.

Pas trokitjes së rëndë të vetëdijes sonë, ne u munduam që të kuptojmë
mesazhin që na u dha në ato momente. Duam të jetojmë të lirë, apo të lumtur?
Tekefundit, a ekziston dallim ndërmjet lirisë dhe lumturisë?

Termi liri ka kuptime dhe nënkuptime në momente të luftës, të dhunës, të
sundimit, okupimit. Por, lumturia nuk ka të njëjtin kuptim me lirinë. Ajo
gjendet edhe në momentet e bollëkut, edhe në momentet e varfërisë.
Pejgamberi a.s. bënte dua kundër varfërisë, pasi që sipas tij, varfëria
besimtarin e çon deri edhe në kufër, mohim të Allahut të Plotfuqishëm. I
lumtur nuk d.m.th. të jesh i varfër. Por, të jesh i kënaqur me atë që ke,
është definicioni më i përafërt i lumturisë. Edhe nëse nuk  e ke ndonjë gjë,
të bësh durim deri në arritjen e saj, e të mos dëshpërohesh nëse nuk e
arrin, pasi që caktim i Allahut ka qenë ajo gjë.

Nuk e besojë se ka ndonjë gjë që na flenë në zemër në këtë botë, e që Allahu
të mos na plotësojë atë dëshirë. Këtë e thamë nga përvoja dhe këtë përvojë e
kanë shumica e njerëzve. Por, disa e pranojnë këtë gjë dhe janë falënderues,
ndërsa disa të tjerë e mohojnë dhe nuk falënderojnë.

Ajo që na bën të hutohemi dhe të mos ndjehemi të lumtur në ato gjëra që i
duam dhe që i bëjmë, është se shpesh herë nuk hasim në mirëkuptim për to tek
njerëzit tjerë. Këtu është defekti ynë, pasi që nuk pastrojmë shpirtrat dhe
qëllimet tona të realizimit të atyre punëve.

Reflektimin e lumturisë, e përshkruan bukur Amër Halid:” Pastaj më tha:’ O
kushëriri im! Përkushtoju vetëm Zotit, që të jetosh i lumtur.’

Unë iu përgjigja:’ Nuk jam gati që ta hedh pas krahëve famën, pasurinë dhe
shoqërinë’. Ai më tha:’ Merre famën, pasurinë dhe gjithçka tjetër dhe jeto
sipas dispozitave të Zotit. Gjithçka që të veprosh në jetë, bëje me nijet që
të fitosh kënaqësinë e Zotit’”.( Udhëtim drejt lumturisë, Shkup, 2011, f.35)

Nijeti për Zotin është njëri skaj, dhe skaji tjetër i lumturisë është
kënaqësia me atë që Allahu na ka dhënë.

Nëse këto dy skaje i kemi parasysh para secilës vepër që e bëjmë në këtë
botë, nuk ka dyshim se ne do të ishim njerëzit me sa më pak probleme në këtë
botë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.