Bota Sot » Lulzim Basha, kryetari i r i i Tiranes

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=126935_ 
(http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=126935) 
_Bota Sot  » Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranës_ 
(http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=126935)  

Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranës

Tashmë, u kry: Lulzim Basha është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës.  
Kolegji Zgjedhor rreth orës 10:00 vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë  
Socialiste si pabazuar në ligj duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së i cili  
shpalli me 93 vota fitues kandidatin e djathtë Lulzim Basha si dhe për  
pavlefshmërinë e 284 qendrave të votimit në kryeqytet. 
Në një vendim tepër të shkurtër nga ana e relatores së çështjes Sashenka  
Jonuzi është thënë që Kolegji ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për  
pavlefshmërinë e zgjedhjeve duke argumentuar vendimin në nenin 135 duke 
pushuar  çështjen dhe duke lënë kështu në fuqi vendimin e KQZ ku shpallet fitues 
Lulzim  Basha me 93 vota në avantazh ndaj Edi Ramës.  
Kolegji Zgjedhor është investuar dy herë në lidhje me garën elektorale për  
kryetar të Bashkisë Tiranë. Më 3 Qershor, Kolegji rrëzoi kërkesë-padinë e  
Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimin e Komisionit Qendror të  
Zgjedhjeve për numërim të votave të hedhura në kutitë jo përkatëse. 
Më pas, më 13 Qershor Kolegji pranoi pjesërisht kërkesëpadinë e 
socialistëve,  duke urdhëruar KQZ-në të kryente një hetim administrativ në 368 qendra  
votimi. 
Kolegji Zgjedhor konsiderohet si organi suprem në përballjen mes palëve për 
 një çështje që lidhet me zgjedhjet.  
Në ligj sanksionohet fakti se, vendimi i Kolegjit është i formës së prerë 
dhe  nuk mund të ankimohet.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.