Berisha :"Une piloti qe dy here e pashe vdekjen "me sy"!

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
_VOAL  - Online Zëri i Shqiptarëve - Me aeroplanin e tij privat në 93 
shtete të botës  lobon për Pavarësinë e KosovësJAMES BERISHA_ 
(http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=DIASPORANËZVICËRDHEBOTË&article=15579)   
_http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=DIASPORANËZVICËRDHEBOTË
&article=15579_ 
(http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=DIASPORANËZVICËRDHEBOTË&article=15579)  
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)   
Me aeroplanin e tij privat në 93 shtete të botës loboi për  Pavarësinë e 
Kosovës 
JAMES BERISHA: "UNË PILOTI QË DY HERË E PASHË VDEKJEN ME  SY"
E Shtunë,  07.09.2011, 02:27pm (GMT+1)


 
 
Gazetari ynë Beqir Sina në bisedë me pilotin James Berisha  
NEW YORK CITY : Kur ai bëri ngritëjen e parë me avionin e tij privat Cessna 
 172 - me një motor nga Teksasi dy vjet më parë, piloti nga Kosova në SHBA, 
James  Berisha, u zotua për të vizituar çdo vend të botës "në tokë e 
qiell", për të  rritur ndërgjegjësimin për vendin e tij të dashur, Kosovën, e 
cila, kishte  shpallur pavarësinë e saj nga Serbia, një vit më parë - 17 shkurt 
2008. 
Ëndrra e tij erdhi duke u bërë sa më afër realizmit, mbasi ai kreu misionin 
e  tij të parë, duke përshkruar me Cessna 172 - në etapën e parë nëpër 
përafërsisht  40 shtete të Amerikës, Qëndrore, Jugore, dhe Karaibeve, për 
sensibilizimin  mbarëpopullor të njohjes së shtetit më i ri të botës, Republikën e 
 Kosovës,(fazën e tretë të këtij fluturimi, tregon ai , e ndoqi edhe miku i 
tij,  , Nail Spahiu, operatori i kësaj ngjarje historike, që fluturoi së 
bashku me  pilotin Berisha, gjatë gjithë udhëtimit në më të shumtën e shteteve 
Amerikës,  Qëndrore, Jugore, dhe Karaibeve, me kamerën e tij duke bërë një 
punë të  shkëlqyer.) 
  
Piloti shqiptar me pashaport amerikane James Berisha, piloti nga Kosova -  
Bestrovci, ish banori i El Pasos në Teksas, i cili e kreu vitin e kaluar ( 
maj  2010) fluturimin në mbi 40 shtete të Amerikën Qëndrore, Jugore, dhe 
Karaibeve,  SHBA dhe Kanadan me qëllim që të fitojë nëpërmjet këtij fluturimi 
sensabilizmin  e këtyre vendeve dhe qeverive të tyre për njohjen e pavarësisë 
së Republikës së  Kosovës edhe nga ato vende që deri me tash nuk e kanë 
njohur pavarësinë e  Kosovës ose hezitojnë. fluturoi nga njëra pjesë në pjesën 
tjetër të hemisferës,  duke "shkelur", hapsirën e kontinetit të Afrikës, për 
pavarësinë e Kosovës me  aeroplanin e tij privat.  
Zyrtarisht aeroplani është lyer me bojërat zyrtare për të treguar simbolet 
e  Kosovës. Duke pranuar njohjen ndërkombëtare të ngjyrave , të flamurit të  
Kosovës, aeroplani i bardhë në "bishtin" e tij ka të pikturuar me bojra  
ilumishente,(ngjyrë blu) dhe rezistente nga kushtet atmosferike, flamurin e  
Kosovës, verdhë(harta e Kosovës), bardhë(yjet) e blu(sfondin). Në të dy anët 
e  "flatrave" të aeroplanit, "barkun" e tij, anën e majtë e të djathtë, në 
aeroplan  lexohet: në anglisht " Please recognize Independence of Kosova - Ju 
lutemi të  njifini pavarësinë e Kosovës". 
Me aeroplanin e tij privat dhe me dy të shkruajtuara në "barkun" e tij "Ju  
lutem të njifni pavarësinë e Kosovës" në ngjyrë blu dhe flamurin e caktuar 
të  Republikës së Kosovës, pikturuar në bisht të saj, James Berisha, ka 
arsye të  fuqishme personale për të shpërndar kudo mesazhin e tij për Kosovën 
nëpër  botë. 
Ai u largua nga Kosova në vitin 1988 në moshën 16 vjeç, në kërkim të  
mundësive, duke shkuar fillimisht në Zvicër dhe Australi , përpara se të  
vendosesej në Shtetet e Bashkuara. 
Gjatë kësaj kohe, konflikti midis Serbisë ekspasioniste dhe shoviniste, e  
shqiptarëve të Kosovës u përshkallëzua, dhe Berisha, si afro nji milion 
shqiptar  të Kosovës, u largua nga vendi i tij . Ai ishte vetëm duke përfunduar 
trajnimin  e tij si pilot në Florida - kur babai i tij, një bujk, i 
rëndomtë, i thanë se u  qëllua për vdekje nga milicët serbë më 1 mars, 1999. 
Ai u kthye një muaj më vonë në Kosovë, në përpjekje për të gjetur familjen 
e  tij, të cilët pas kësaj vdekje i thanë se e kishin braktisur fshatin e 
tyre,  Brestovc, dhe ikën së bashku me mijëra familje të tjera si ata përtej 
kufirit  shqiptaro -shqiptar. 
"Ka pasur 200 shtëpi në Brestovc, dhe gjashtëdhjetë e tetë persona u vranë 
në  atë fshat të vogël," tha ai. 
"Duke parë qindra e mijëra njerëz nëpër kampe refugjatësh, në kampe të  
improvizuara, në Maqedoni, Shqipëri e tjerë, shtëpi të shkatërruara dhe të  
kallura, gjakderdhje në Kosovë dhe njerëz që jetonin si kafshët, ky imazhi 
ishte  gdhendur në zemrën time," tregon Berisha, teksa kujton për një përvojë që 
e bëri  atë të bëjë diçka të vyer për vendin e tij - për Kosovën që ai e do 
sa jetën e  tij. 
Ai tani ka një ekip shumëkombësh të punës, që punon për të, dhe ka me vete  
një letër zyrtare që ka marrë nga Ministria e Jashtme e Kosovës, për t'a 
dhënë,  zyrtarisht dhe me protokoll dorë më dorë, në çdo vend që ai viziton, 
me me  avionin e tij privat Cessna 172 - me një motor." Letra, thotë ai është 
një  kërkesë formale për njohje ose për të thënë faleminderit për ata që 
kanë bërë  tashmë këtë për Kosovën." 
"Nga 193 shtete në botë, 76 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 
dhe  93 prej tyre ai i ka vizitur në këtë mison, ndërkohë që në Afrikë ka 
vizituar 50  shtete nga 53 që ka ky kontinetë dhe vetëm 12 prej tyre, e kanë 
njohur deri  tani, ndërsa i mbetet të kaloi dhe tre shtete si Egjyptin Entire 
dhe ndoshta  edhe Libinë që është në luftë" tha ai. 
Ai ka problem tani zonën e ndalim-fluturimit të NATO-s do të thotë se ai do 
 të duhet të rri larg nga Libia tani për tani, por ndryshe ai ka vetëm një  
zgjedhje të shkeli dhe Egjiptin e Eritrea për të shkuar pastaj sigurisht në 
 Evropë dhe "kush e di!?" ndoshta ai niset në se siguron fonde.... edhe në 
Azi e  Oqeani. 
"Por ata duhet të jenë relativisht më të lehtë," thotë Berisha me një  
buzëqeshje. 
Gjatë vizitës në 53 vende afrikane, në një bisedë eskluzive për gazetën  
kombëtare Bota Sot, me gazetarin tonë në SHBA - Beqir Sina, piloti shqiptarë  
James Berisha sjellë një sërë sfidash që është ndeshur në kontinetin e "Arit 
të  Zi" në Afirkë, me aeroplanin e tij Cessna 172 - me një motor. Ai flet 
këtu duke  përfshirë edhe një fluturim - ku "është detyruar që të ndryshojë 
rrugën e tij,  pasi i refuzohet hyrja nga Gambia. 
Por, pilot me përvojë thotë se fluturimi më i frikshm i tij - ka qënë gjatë 
 këtij misioni ai në mes të ajrit gjatë përshkrimit të Oqeanit Atlantik nga 
 Veriu. 
"Unë pashë vdekjen "me sy", kur po fluturoja nga Greenlanda për në Islandë, 
 në maj të vitit të kaluar," tha ai. 
Alternatori i aeroplanit u prish kur kisha bërë katër orë udhëtim, tregon  
Berisha, dhe se e vetmja mënyrë që arrita për të shmangur perplasjen dhe  
fundosjen në oqean - ishte duke transferuar karburantin me dorë në një tank  
kryesore. 
"Përndryshe unë do të duhej të përfundoja nën ujë 45 minuta para se të 
arrija  në Islandë." 
I pyetur nëse ai do të fluturojë në jug të Sudanit, e cila është gjithashtu 
 në kërkim për vete të një njohje të plotë ndërkombëtare, kur ajo do të 
shkëputet  nga veriu i këtij vendi Afrikan më më 9 korrik, piloti nga Kosova 
thotë se ai  nuk e kishte planifikuar fillimisht, por tani ndoshta e 
përfundon. 
  
Gjatë bisedës tonë ai fletë edhe për një tragjedi, të cilën ju e keni 
mësuar  nëpërmjet lajmeve të gazetës kombëtare Bota Sot, dhe shtypit tjetër 
shqiptar dhe  atij botëror. 
  
Ai tregon me detaje kur një cilindër shpërtheu në një lartësi 8.500 metra,  
duke e detyruar atë për të bërë ulje të detyruar në -tokë, në mes të një 
rruge  me pluhur në shkretëtirën sudaneez, kur atii i kishin mbetur vetëm tre 
vende të  përshkronte gjithë kontinentin afrikan. 
Por 39-vjeçari pilot nga Kosova, pavarësisht nga sfidat logjistike të 
gjetjes  së një motor të ri , për të dërguar në Sudan, i cili me gjithë 
transportin  kushton rreth 35 mijë dollar, dhe kufizimet e financimit dhe rreziqet e 
mundshme  përpara, thotë se është i vendosur t'a çojë misionin e tij deri në 
fund. 
"Nëse unë vdes nga ajo që unë jam duke bërë, kjo është vetëm për mua. Në  
pyetje thotë ai është se "Kush po përfiton nga ky mison dhe vetëpërgjigjet 
"janë  dy milionë njerëz në Kosovë. Kjo është ajo që është e rëndësishme për 
mua,"  thotë piloti Berisha . 
"Unë e dua vendin tim, e dua popullin tim dhe unë dua të i them gjithë 
botës  të dinë se kush është vendi im dhe çfarë kërkon vendi im Kosova." 
  
Në faqen zyrtare të internetit Fluturojë për Kosovën Berisha citohet të 
ketë  thënë: "Më duket se kam jetuar gjithë jetën time në përgatitje për këtë 
moment.  Morali im tani është i mirë dhe asgjë nuk mund ta ndalojë fluturimin 
tim.  
  
Kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjatë vitit të kaluar vendosi se  
shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka "dhunuar" ndonjë ligj ndërkombëtar, më 
 në fund u ndal edhe "arsytimi" kundër pavarësisë së saj, si Serbia dhe 
Rusia. Në  fakt Beogradi kishte bërë një "lëvizje të guximshme" të kërkuarit 
për mendimin e  Gjykatës Ndërkombëtare" në se shpallja e pavarësisë ishte e 
ligjshme apo  jo". 
Pavarësia e Kosovës do të thotë se ajo do të përcaktojë fatin e popullit të 
 Kosovës. Ajo është e mbështetur nga Evropa Perëndimore dhe SHBA, por 
refuzohet  nga Serbia dhe aleatja e saj e fortë sllavo otodokse Rusia, Kosova 
shpalli  pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt 2008, duke e bërë atë të shtetin më 
të ri në  Europë, që dri tani ka marrë 76 njohje zyrtare. 
Pra, 76 vende që e kanë njohur tashmë sovranitetin Kosovës, përfshijnë 22  
anëtarë të Bashkimit Evropian, dhe shtet më të fuqishme të botës si SHBA,  
Kanadaja, Japonia, Argjentina, Italia, Franca, Britania e Madhe, dhe disa nga 
 vendet nga vendet Arabe dhe Karaibet dhe 12 vendeve afrikane. 
Piloti nga Kosova James Berisha i tha Bota Sot, se "Mu deshë një kohë e 
gjatë  vitin e kaluar për t'u parapërgatitur për fluturimin e radhës që 
përfshinte ,  Greqinë, Maltën dhe gjithë kontinetin afrikan. Kjo kryesishtë 
konsitojë në  mblëdhjene fondeve, të cilat gjithësesi nuk ishin të mjaftueshme , 
siç e tregojë  edhe koha vetë.  
  
Në pyetjen tonë rreth asaj se ku konsiston ky mison? 
Berisha përgjigjet se i gjithë ky mision në këtë pjesë të hemisferës ,  
kryesishtë konsitojë në mblëdhjen e sigurimin e fondeve, të cilat, gjithësesi  
nuk ishin të mjaftueshme , siç e tregojë edhe koha vetë, fluturimin vazhdoi 
me  sukses deri ditën, kur një nga pjesët e brëndëshme të motorit ekspoldoi 
në ajër  duke rrezikur edhe jetën time. 
Lidhur me sigurimin e ndihmave dhe parave, për të përballuar misionin tim  
nëpër kontinetin afrikan - përveçëse, donatorve privat, me shtetin tim 
Kosovën  jam i zhgënjyer totalisht. Nuk është mirë të flasë për shtetin tim, por, 
ja që  ky është realiteti: "jam me të vërtet i "lënduar shpirtërisht" në 
këtë  aspekt. 
Por, nuk mundem të mos faleminderojë zonjën Vlora Çitaku ish ministren e  
punëve të jashtëme të Kosovës, e cila e ndihmojë misionon tonë me 10 mijë 
euro.  Ministri i ri i Kosovës, Enver Hoxhaj u desh dy muaj që me "zor" të më 
jap 10  mijë euro. 
Kërkesa jonë ka qënë qysh në fillim për 30 - 35 mijë euro - mbasi ne kishim 
 parashikuar çdo gjë çfarë mund të ndodhte. Megjithatë, mund të deklarojë 
që  fluturimi nëpër Afrikë, deri tani me siguri që i ka kaluar të 100 mijë  
dollarët........ 
  
Beqir Sina: Çfarë problemesh keni hasur gjatë fluturimit tuaj nëpër  ato 
shtete afrikane të cilat janë "mikesha" të vjetra të Serbisë ? 
James Berisha: Kemi hasur në vështërsi në më shumë se gjysmën e vendeve  
afrikane, të cilat ose kanë lidhje mjaft të mira me Rusinë ose edhe me Serbin
ë.  Kemi pasur edhe probleme të ndryshme me disa shtete të cilat janë "anti  
amerikane " në Afrikë. Kudo në këto vende na nxirrnin probleme të mëdha 
gjatë  qëndrimit atje, kur mësonin se ne ishim me misionin për sensabilizmin e 
njohjes  së Kosovës. 
Më është dashur të përdorë gjatë këtij udhëtimi në Afrikë, tre pasaportat  
sipas vendeve; pasaportën, Amerikane në disa vende, të Kosovës dhe një 
pasaportë  diplomatike që ma dha një kolegë belgë, përfaqësues i organizatës 
humanitare  "Sovereign Military Order of Malta". 
  
  
Beqir Sina: Ku mendoni se keni qënë me efikas në këtë fluturim në  misionin 
tuaj "Fluturimi për Kosovën"? 
James Berisha : Kam qënë në Kape Verde, ku ministria e punëve të jashtëme 
më  premtojë se sipas Amendmentit 2 të Kushtetutës së vendit të tyre, ku 
thuhej se:"  Çdo popull në botë ka të drjetë të jetojë i lirë e i pavarur ". 
Kape Verde, me  këtë premtuan zyrtarët e lart të saj duhet të njohën këtë të 
drejtë atyre  vendeve me kushtetutë. Çka sipas minsitrit të jashtëm të Kape 
Verdes, mos njoha  është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit të tyre.  
Mirëpo, këtu qëndronte një problem tjetër; Kape Verde, ka një sërë  
mvarrveshjesh të madha ekonomike e financiare, dhe ushtarake, me Rusinë, dhe  është 
e ndikuar 100 përqind nga politika ruse në këtë drejtim. 
Ndërkohë që kam parë disa shtete të tjera, të Afrikës, të cilat duket se po 
 lëvizin në këtë drejtim mbasi ato janë vende që kanë lidhje të mira me 
SHBA,  Britaninë e Madhe dhe Francën, të cilat po "lobojnë" edhe ato për 
pavarësinë e  Kosovës.  
S.p.sh vrejta që Republika e Togos në këtë drejtim ishte shumë afër njohjes 
 së Kosovës. Botswana edhe ajo duket se ishte në të njëtën rrugë për 
njohjen e  Kosovës. Në Afrikë unë personalisht kam dorzuar në çdo shtetet ku kam 
qëndruar  kërkesën zyrtare të Kosovës për njohjen e saj - dhe medojë se shumë 
prej vendeve  Afrikane do të shkojnë shumë shpejt drejt njohjes së saj. 
  
Beqir Sina: Këtij misioni tash po i vjen edhe fundi , cili do të jetë  hapi 
tjetër për pilotin shqiptar James Berisha ? 
James Berisha: Po vërtet që po i vjen fundi dhe ka për të ardhur gjithësesi 
-  duke pranuar se kam arritur një sukses dhe kam bërë një gjë të mirë për 
Kosovën  . Në përgjigje të pyetjes suaj do të thoja se nisur nga fakti që 
Kosova ka shumë  nevojë sot për një akademi aviacioni, le t'ja fillojmë 
njëherë nga e para "step  -by step - shkallë- shkallë" të ngremë të paktën një 
shkollë të vogël  futurimi. 
Unë jamë një pilot dhe instruktor që mund të jap një ndihmesë të madhe, 
duke  përgatitur pilotët e rinjë kosovar. Kam një eksperiencë të gjatë dhe 
aeroplanin  tim privat, çka mund të ndihmojë shumë shtetin tim të ri Kosovën. 
Unë e kam filluar qysh në moshën 23 vjeç, fluturimin me aeroplan në 
Akademinë  e Sigurisë dhe Fluturimit në Vero Beach, Florida. E bërë këtë që të 
realizohet  ëndrra ime e fëmijërisë për t'u bërë nesër një mësues pilotësh dhe 
të  fluturimit.  
Ekseprienca ime me fluturimin ka qenë për disa vjet në qiellin arktikë të  
Alaskës, motit tropikalë e Floridës, përgjatë plazheve të bukura të 
Kalifornisë,  si dhe motit të nxehtë flakërues e Teksasit e Arizonës. Punova të 
fitojë sa më  shumë eksperiencë për për aerokompaninë Sierra Ëest Airlines duke 
fluturuar në  disa nga vendet më interesante në Tokë. 
Pra hapi tjetër është shkolla - një instruktor që jam vetë aeroplanin e kam 
 po vetë dhe te sigurojë anën finaciare për hapjen e kësaj shkolle dhe  
ligjistacionin për të hapur këtë shkollë. 
Beqir Sina: Në fluturimin tuaj nëpër Afrkë, a pate rastë të takohesh  me 
shqiptarë ? 
James Berisha : Do t'ju duket paksa e pa besueshme - por gati në çdo shtet  
afrikanë kam gjetur shqiptarë. Shumica e tyre janë punonjës të organizatave 
të  ndryshme humanitare dhe Kombeve të Bashkuara. Vetëm në Sudan ishin 
rreth 50  shqiptarë të Kosovës, shumica, të cilëve sapo mësuan aksidentin tim, 
nëpër  shtypit sudanez, menjëherë më orfuan të gjitha ndihmat dhe mblodhën 
rreth 5 mijë  dollar . Si dhe më siguruan fjetjen dhe ushqimin. 
Beqir Sina: Çfarë mendimi keni për median shqiptare si e ka  përcjellur 
mision tuajin ? 
James Berisha : Jamë i mendimit se media shqiptare vuan ende pasojat e  
"mentalitetit komunistë" të, të shkruarit. Shumë mjete të informimit në Kosovë 
,  Shqipëri, dhe viset shqiptare, kanë akoma gazetarë dhe poliitik 
editoriale  tipike komuniste. Shpesh here lajmet e mija ose janë censuruar ose janë 
hequr  nga faqja e tyre e infromimit, nëse ka pasur ndonjë "atakim" 
dashamirës, qoftë  ky drejtuar tek ndonjë institucion qeveritar ose ndonjë personi që 
ka medien nën  kontroll.  
Për medien dua të faleminderojë gazetën kombëtare Bota Sot, dhe axhensisë  
prestigjoze të lajmeve në gjuhën shqip në Maqedoni INA - Illyria News 
Agency, të  cilat kan qënë mjaft, profesionale, korrekte dhe në kohë me lajmin e 
marrë nga  ky fluturim, pa e censuruar atë. Andaj kam shumë rezerva për 
medien shqiptare  përndryshe nga ajo ndërkombëtare, e cila, ka pasqyruar 
gjithëçka ashtu siç unë  kam deklaruar dhe ashtu siç ka qënë fluturimi. 
Kam pasur rastë që jam intervistuar me një gazetë në Kosovë, për dy orë- 
dhe  në gazetë kan dalë vetëm "dy rreshta" ose lajmi nuk është dhënë fare. Pra 
këtu  them se ka një problem të madh.......!? 
Beqir Sina: Një mesazh falemnderimi ! 
  
James Berisha : Mbasi lista është e gjatë, ju kërkojë ndjesë që nuk mundem 
ti  përmend të gjithë me rradhë, por me ndërgjegje u flamnderohem sejcilit 
nga  individët dhe oragnizatorët të cilët, kan ndihmuar, ndihmuan dhe janë 
duke  kontribuar në mbledhjen e fondeve si:  
Abdyl Konjuhi në Anchorage,Alaska 
Tom Duhani në Detroit,MI 
Nail Spahiu në New York,NY 
Beqir Mustafa dhe Abdurrahim Halimi në Khartoum,Sudan 
Shaban Berisha në Lausanne,Zvicerr 
Lumnije Gashi në Kosovë 
Në këtë botë nuk ekziston asnjë mënyrë me të cilën mund t'i falënderoja  
mjaftueshëm njerëzit që më ndihmuan Jam jashtëzakonisht i lumtur që aeroplani  
tani është në vend të sigurt dhe të mbrojtur dhe nuk është më në 
shkretëtirë nën  përkujdesjen e policisë, të cilët e kanë ruajtur edhe në temperaturat 
që janë  ngritur deri në 47°C . 
Dëshira ime mbetet që aeroplanin me motorin e dëmtuar t'a dërgojë në muzeun 
 kombëtar të Kosovës. Mbes më shumë shpresë që do ta arrij këtë, falë 
ndihmës dhe  mbështetjes tuaj. 
 

Bisedoi BEQIR SINA
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.