Faik Konica – Jeta ne Uashington - P erfaqesuesi Moral i Shqiperise ne Uashington
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FAIK KONICA - JETA NË UASHINGTONPërfaqësuesi Moral i Shqipërisë në UashingtonNga FRANK SHKRE_ (http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=OPINONEEDITORIALE&article=15501) FAIK KONICA - JETA NE UASHINGTON Perfaqesuesi Moral i Shqiperise ne Uashington Nga FRANK SHKRELI E Enjte, 07.07.2011, 05:14pm (GMT+1) Kohet e fundit me ra ne dore libri Faik Konica – Jeta ne Uashington, i autorit Ilir Ikonomi, botuar nga shtepia botuese Onufri, nje liber ky qe pershkruan vitet e shumta te jetes se Faik Konices ne kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara, si perfaqsues zyrtar i Shqiperise, gjate nje periudhe shume te veshtire per Shqiperine dhe kombin shqiptar. Ne te njejten kohe, libri eshte edhe nje pasqyre e veprimtarise se shqiptareve te Amerikes ne ate kohe, me te gjitha problemet dhe shqetsimet e komunitetit shqiptaro-amerikan ne lidhje me fatin e kombit, ne fillim te shekullit te kaluar. Por mbi te gjitha, mendoj une, Ilir Ikonomi ia del t'i paraqese lexuesit ne imtesi jeten e Faik Konices, patriotit dhe atdhetarit po se po, por gjithashtu edhe Faik Konicen demokratin e gershetuar me nje kulture pluraliste perendimore, te cilen e deshironte edhe per Shqiperine. Ilir Ikonomi, me aftesi te theksuar, paraqet Konicen si ministrin shqiptar ne Uashington i cili me nder e dinjitet perfaqesoi dhe luftoi per te drejtat e Shqiperise dhe te shqiptareve, por ne te njejten kohe ai po ndiqte edhe gjendjen e atehershme politike ne atdhe ndaj te ciles ishte shpeshhere shume kritik. Per hir te objektivitetit, jam i detyruar te rrefej qe ne fillim se Ilir Ikonomin e kam pasur koleg kur une punoja ne Zerin e Amerikes, dhe ku ai eshte gjithnje i punesuar, dhe per te cilin kam respektin me te madh si person, si profesionist, dhe si gazetar i dores se pare. Libri, Faik Konica – Jeta ne Uashington, eshte rezultat i shkelqyeshem i ketij profesionalizmi. Jo vetem ne qe e njohim dhe kemi punuar me Ilir Ikonomin, por komuniteti shqiptaro-amerikan, perfaqsues i denje i te cilit ishte Faik Konica, dhe shqiptaret kudo, me plot te drejte mund te mburren me kete veper te perpunuar, te dokumentuar dhe te perpiluar per mrekulli. Eshte kenaqesi e posacme per gjakun e shprishur te nje emigranti te lexoje nje liber, te shkruar nga nje emigrant tjeter, e per me teper nga nje koleg, qellimi i te cilit eshte vetem e vetem per te zbardhur historine patriotike dhe per te zhdukur thashe e themet dhe genjeshtrat rreth njerit prej figurave me te shquara te historise se kombit. Autori dhe botuesi meritojne lavderime dhe urime. Libri prej 380 faqesh, i ilustruar me shume fotografi personalitetesh historike nga periudha e Konices ne Uashington, eshte nje veper madheshtore e nje kompetenti, ku perveç fakteve mire te dokumentuara mbi jeten private te Faik konices, ne kete liber, lexuesi mund te gjeje nje pjese te historise sone kombetare siç pasqyrohej ne arkivat e shumeta diplomatike -- qe shume prej tyre shohin per here te pare driten e diellit -- si edhe ne shtypin amerikan te kohes, qe siç duket shume prej tyre ishin te pa shfrytezuara deri tani, fakte e dokumenta ne lidhje me jeten dhe veprimtarine e Faik Konices --shpesh keto te shtremberuara nga historianet komuniste te Shqiperise gjate 50-vjeteve te kaluar. Sic mund te shihet nga shenimet ne fund te faqeve te librit, autori ka perdorur arkivat perkatese ne Amerike, ne Tirane dhe gjetke, se bashku me shume vepra e dokumentacion te huaj, ku pershkruhen marredhenjet shpesh te nderlikuara dhe problematike te Faik Konices me Mbretin Zog, me Fan Nolin, me perfaqsuese te qeverise fashiste italiane dhe personalitete te tjera politike, si edhe lidhjet e ngushta dhe miqesine qe Konica gezonte me Uashingtonin zyrtar te asaj kohe, pothuaj si asnje diplomat tjeter i huaj i akredituar ne Uashington. Megjithese ne mendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan kur flitet per Vatren, Diellin dhe veprimtarine patriotike te shqiptareve te Amerikes ne fillim te shekullit te kaluar, Konica e Noli permenden sikure jane nje person, me mendime dhe qellime te njejta – hollesite qe sjelle Ikonomi ne kete liber, tregojne se marredhenjet midis ketyre dy gjiganteve ishin plot kontradikta e shpesh shume te ashpera. Jeta ne Uashington e Faik Konices, eshte nje dokumentar udherrefyes se si duhet te sillet e te veproje nje diplomat qe perfaqeson nje vend te vogel ne kryeqytetin e diplomacise boterore, siç eshte Uashingtoni. Megjithese siç ve ne dukje edhe autori, Konica nuk kishte patur mundesi te zhvillonte lidhje te ngushta me Kongresin Amerikan, marredhenjet e tij ne te gjitha nivelet tjera te shoqerise dhe te politikes -- me perfaqsues te deges ekzekutive te qeverise amerikane, duke perfshire Shtepine e Bardhe dhe Departmentin e Shtetit, ishin te shkelqyera. Besoj se arsyeja qe Konica nuk kishte zhvilluar kontakte te ngushta me Kongresin, ishte se Kongresi ne ate kohe nuk merrej aq shume me punet e jashteme, siç ndodhe sot. Per me teper, ai kishte zhvilluar dhe kultivuar kontakte personale e miqesore, te cilat duke u bazuar ne pervojen time shume vjeçare ne Uashingon, jane po aqe te rendesishme, ne mos me te rendesishme se kontaktet zyrtare. Autori ve ne dukje lidhjet dhe kontaktet e Faik Konices me gazetare e shkrimtare, me diplomate vendas dhe te huaj, me njerez te kultures e te fushave te tjera, te cilat per mendimin tim jane nje pasqyrim i rolit shembullor te Konices se si duhet te sillet, jo vetem nje diplomat por edhe nje shqiptar i thjeshte qe eshte i interesuar per avancimin e interesave te kombit shqiptar ne kete vend dhe kudo ne bote. Ai ishte i vetdijshem per rolin e rendesishem qe luante ne mbrojtje te interesave te Shqiperise ne Uashington sa qe ishte gati te rrinte ne Uashington edhe si "perfaqsues jozyrtar i ndergjegjes shqiptare", vetem e vetem qe Shqiperia te kishte nje ze ne Uashington, edhe pas pushtimit te Shqiperise nga Italia. Autori shkruan per lidhjet e ngushta dhe respektin qe shume amerikane kishin per Konicen. Ai duket se e kishte shume te lehte te bente nje tranzicion pa asnje problem nga shoqerimi me amerikane te fushave te ndryshme ne takime e biseda me komunitetin e atehershem shqiptaro-amerikan. Siç tha edhe autori ne nje interviste ne Tirane, askush me mire se Faiku nuk mund ta luante rolin e ambasdaorit ne Uashington – ai ishte erudit, anglishtja e tij ishte e perkryer dhe kishte lidhje te ngushta me komunitetin shqiptar te Amerikes. E verteta eshte se Konica admirohej njesoj si nga qarqe te ndryshme amerikane ashtu edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Autori citon Nelo Drizarin, kryeredaktor i gazetes Dielli, i cili e quante Faik Konicen si "shembull per te tjeret". "Nuk rrojne te gjithe shqiptaret per te ngrene buke, kane mbetur edhe nga ata njerez me veti kreshnike qe nderojne traditat dhe vendin e shqiptareve", shkruante Drizari. Megjithese kishte marredhenje te nderlikuara me Zogun, Faik Konica pranon, per hir te dashurise se tij per kombin e vet, ta perfaqesoj ate ne Uashington pasi besonte se "Shqiperia e Zogut ende e dobet dhe e rrethuar nga armiq, kishte nevoje per paqe dhe disipline, per bashkim te brendshem dhe per respekt jashte". Ambasadori amerikan ne Tirane ne vitin 1925, Çarls Hart i dergon telegram Uashingtonit duke e pershkruar ambasadorin e ri te Shqiperise ne Uashington si nje njeri "qe ka qendruar larg politikes personale dhe asnjehere nuk eshte shprehur ne favor te kesaj ose asaj qeverie shqiptare. Edhe prej atyre, te cilet i ka kundershtuar, ai njihet jo si politikan, por si njeri qe parapelqen poziten origjinale te patriotit, nje specie per te cilen disa vezhgues deklarojne me kokefortesi se pothuajse eshte zhdukur mes shqiptareve te se ashtuquajtures klase e larte." Eshte e pa mundur te lexojsh librin e Ilir Ikonomit per Faik Konicen e te mos mendosh per gjendjen aktuale politike ne Shqiperi dhe troje tjera shqiptare ne Ballkan. Duket sikure historia nuk ka ndryshuar shume, apo ndoshta perseritet. Nje nder meritat e ketij libri eshte se autori , me mjeshteri ve ne dukje, kontributin e Konices ne tolerimin e mendimeve dhe te qendrimeve politike ndryshe, pasi megjithese Konica nuk kishte shume simpati per Mbretin Zog, ai prapseprap pranon emerimin prej tij si Minister Fuqiplote. Nga ana tjeter, kejo tregon edhe tolerancen e Zogut ndaj nje kundershtari politik. Libri radhite kundershtimet dhe nderlikimet politike qe kishte me Zogun dhe njerezit rreth tij, duke e paraqitur Konicen para nesh si nje "mendje e ndritur dhe nje zemer qe ka rrahur gjithehere per vendin e vet", tha Profesor Sami Repishti ne vlersimin e tij per librin. Disa recensore me te drejte e kane cilesuar vepren e Zotit Ikonomi si nje sfide ndaj historiografise komuniste por edhe si nje udherrefyes per politikanet e sotem e te ardhem shqiptare per menyren se si duhet vepruar me kundershtarin politik, per hir te interesave madhore me te cilat perballet kombi. Jane ca raste historike kur zeri i partive dhe i kundeshtimeve duhet te pushoje perpara nje interesi me te larte, pat thene me nje rast Faik Konica. Kejo eshte nje thirrje e Konices qe degjohet ane e mbane ketij libri. Kejo eshte nje ushtime qe percjelle ky liber per aktualitetin politik ane e mbane botes shqiptare. Ilir Ikonomi mjesheterisht i paraqet lexuesit Faik Konicen si nje shembull fleksibiliteti dhe kompromisesh politike kurdohere qe e nevojite interesi i kombit. "Une i lodhur s’jam aspak dhe do te isha gati te vazhdoja luften me force po te kish lufta ndonje qellim. Po qellim lufta s’ka dhe s’mund te kete. Fan Noli dhe une kemi luftuar per nje guverne te nje tipi te perparuar. Ahmed Zogu ka luftuar per nje guverne te nje tipi me konservativ. Ahmed Zogu na mundi dhe na mundi me themel...Ne Amerike, kane nje zakon qe i munduri i shterngon doren mundesit". Ne te njejten kohe, sipas Konices "guverna duhet te kete nje ngjyre kombetare dhe morale. Njeres me te shkuar jo te paster te perjashtohen nga qeveria..... dhe indipendenca e gjykatoreve te nderohet". "Jeta ne Uashington" e diplomatit te pare shqiptar eshte gjithashtu shembull per tu ndjekur nga çdo diplomat shqiptar, ne cilindo vend te botes, pasi sipas Konices, "per hir dhe nder te Shtetit, njeres qe perdorin poziten e tyre per te tregtuar, ose njeres qe lozin kumar, nuk duhet te perdoren per punet e jashtme....se perfaqsonjes qesharake ose pa dinjitet diskreditojne Shtetin." Prandaj ky liber duhet te jete lexim i detyrueshem per diplomatet shqiptare, sepse sic tha edhe Ministri i jashtem shqiptar, Zoti Haxhinasto gjate takimit me autorin ne Tirane ne Prill, "libri i Ikonomit ne kete drejtim eshte unik dhe sjelle nje studim qe i ka munguar diplomacise shqiptare." Por mbi te gjitha, libri i Ilir Ikonomit eshte gjithashtu nje dokument edhe i perpjekjeve te Faik Konices per te vendosur miqesi dhe marredhenje te ngushta midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara – marredhenje keto qe ai i kultivoi pa pushuar dite e nate, gjate gjithe jetes se tij ne Uashington. Siç thote edhe autori, "Faiku ne fjalimet e tij ai permendte shpesh nevojen qe shqiptaret te mesonin disa vlera amerikane, si puna dhe shpirti praktik e humanitar". Dhe ne nje interviste me rrjetin televiziv amerikan NBC, Faik Konica thote se "Levizja shqiptare per pavaresi u frymezua nga ideale amerikane si edhe nga kujtimet e se kaluares. Ishin refugjatet shqiptare ne Shtetet e Bashkuara qe i dhane forcen asaj levizjeje." Libri gjithashtu perpiqet te hedhe drite mbi disa figura te emigracionit, te ndaluara e te censuruara nga regjimi komunist, por bashkohas te Konices, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Fan Noli, e te tjere. Ikonomi shkruan se, njeri nder ta, At Gjergj Fisha megjithse pranoi te behej anetar i Akademise italiane te Arteve dhe te Shkencave nen fashizmin, "Fishta nuk i sherbeu politikisht Italise dhe nuk beri asgje qe te demtonte pavaresine e vendit te vet." Ishte fati i keq i kombit dhe i tyre, qe Faik Konica dhe bashkohesit e tij u denuan me mergim te perjeteshem. Njerezit me te medhej e me te zgjedhur te kombit, si Faik Konica, qe linden e u rriten ne prehnin e saj, nuk u shperblyen sic duhet—as kur ishin gjalle dhe as post mortem -- me mirekuptim, nderime e njohje por, perkundrazi vetem perjetuan vuajten, mergimin, salvimet dhe nganjehere edhe vrasjet. Mundi i Ilir Ikonomit ne nje pune kaq te madhe, pasqyron pasionin dhe dashurine prej gazetari qe ai posedon per te zbuluar te verteten per Faik Konicen, nje patriot dhe personalitet te dalluar te komunitetit shqiptaro-amerikan dhe te historise se kombit shqiptar -- me te gjitha sukseset dhe te metat e tij, si person dhe si politikan. Kete ai e ka bere me plot sukses duke i servirur lexuesit dokumenta te pa zbuluar me pare. Vepra e tij, Faik Konica – Jeta ne Uashington, eshte pa dyshim, nje kontribut i rendesishem ne historiografine shqiptare dhe diplomacine, por ne te vertete eshte edhe nje veper interesante me burime te pa njohura deri tani dhe e dobishme per tu lexuar nga te gjithe, prandaj nuk mund e leshova nga dora duke e lexuar fund e maje, me vemendje dhe perfitim.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 21 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 114.3 KB) - not displayed