Gjykata e Hages liron nje kriminel serb
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Gjykata e Hages liron nje kriminel serb BEQIR SINA, New York Krimet e luftes qe mban Sljivançanin jane krime te njejta s ato te Milei Merksiç komandanti i tij - ata te dy jane pergjegjes per, torturat, rrahjet dhe vrasjet ne fermen e Ovçares por edhe per ato qe ndodhen me pase kur ata te dy ishin ne krye te sherbimeve operacionale pra krimet e renda ndaj pupollsise se pafajshme ne luften e Bosnjes dhe Kosoves. Sljivancanin: Arrested ne 2003 Hage Holand -- Gjykata e Hages ka liruar kriminelin serb Veselin Slivançanin, 58 vjeçar dhe ish oficer i larte i ushtrise jugosllave. Ai ishte denuar me 17 vjet burgim nga gjykata e Hages pasi u shpall fajtor per vrasjen e 194 te burgosurve te semure gjate luftes ne Kroaci. Avokati i gjykates se Hages, Patrik Robinson, deklaroi se arsyeja e lirimit te Slivançanin eshte sjellja e tij shume e mire ne burgun e Hages dhe kontributi ne meremetimin e librarise se burgut. Slivançanin qendroi per 2 432 dite ne nje burg ne Beograd dhe ne burgun e Hages dhe tashme eshte kthyer ne banesen e tij ne Beograd. Veselin Sljivançanin Veselin Sljivançanin ka lindur ne 1953 ne afersi te qytetit Zabljak ne Mal te Zi. Ai ishte nje i oficer i lart ne ushtrine ish- jugosllave dhe komandant operacional per ushtrine ish- jugosllave ne fazat e fundit te rrethimit te Vukovarit. Ai ishte vartes i kolonel Merksiçit. Sljivançanin: Arrestohet ne 2003 Nje dite pasi ushtria ish jugosllave moren kontrollin e spitalit te Vukovarit, Major Sljivançanin urdheroi infermieret dhe mjeket per te mbledhur per nje takim. Ndersa takimi ishte duke u zhvilluar, ushtaret serb kan nxjerr me force nga spitali rreth 300 njerez , ne mesin e tyre paciente te plagosur, personelin e spitalit, dhe disa nga ushtaret te cilet ishin futur aty per t'u mbrojtur me renjen e qytetit, pati dhe aktiviste politike kroat dhe civile te tjere qe kerkuan strehim ne ate spital. Ata u derguan ne fermen e Ovçares dhe te pakten me shume se 200 prej tyre u gjeten te vrare. Pas kesaj masakre ne Vukovar, Sljivançanin u promovua ne rangun e kolonelit dhe qe vendosur ne komanden e nje brigade te madhe ushtarke ne Podgorice, kryeqytetin e Malit te Zi, kur filloi lufta ne Kosove. Krimet e luftes qe mban Sljivançanin jane krime te njejta s ato te Milei Merksiç komandanti i tij - ata te dy jane pergjegjes per, torturat, rrahjet dhe vrasjet ne fermen e Ovçares por edhe per ato qe ndodhen me pase kur ata te dy ishin ne krye te sherbimeve operacionale pra krimet e renda ndaj pupollsise se pafajshme ne luften e Bosnjes dhe Kosoves. Ai u arrestua nga forcat e sigurise ne Beograd ne qershor te 2003 pas nje "perleshje" 10-ore mes te policise serbe dhe perkrahesve te tij kokeforte .Ai iu eshte dorezuar gjykates se Hages, duke u denuar me 17 vjet burg dhe mbasi beri gati gjysmen e denimit u "lirua" gjoja per sjellje te mire..
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 6.9 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 44.1 KB) - not displayed