| Newsgroups |
gmane.politics.region.albania.shqiperia |
| Message-ID |
<[email protected]> |
_http://www.rilindjademokratike.com/RD%2012%20korrik/koment.htm#Fundi_
(http://www.rilindjademokratike.com/RD%2012%20korrik/koment.htm#Fundi) i
Rrugës së vetme
_Studente shqiptare ne Hamburg , Gjermani_ (http://www.illyria.de/)
Fundi i "Rruges se vetme"
nga Halil RAMA
Me perfundimin e betejes ligjore per procesin elektoral te dates 8 maj,
nje proces transparent dhe ne perputhje me ligjet ekzistuese, merr fund dhe
"E vetmja rruge", ne te cilen udhetonin se prapthi lidershipi socialist dhe
suita e tij. Kjo per faktin se Kolegji Zgjedhor argumentoi se, kerkesa e
PS-se per pavlefshmeri te procesit zgjedhor ne Tirane ishte e pabazuar ne
ligj, duke lene ne fuqi vendimin e KQZ-se te 25 qershorit qe shpallte Lulzim
Bashen, fitues te gares elektorale per Bashkine Tirane, me 93 vota me shume
se kandidati socialist, Edi Rama. Ky vendim i Kolegjit shenon dhe fundin e
"Rruges se vetme", ne te cilen tentoi t'i degdiste shqiptaret lidershipi
socialist. Kesisoj, Trupa e gjykatesve te Kolegjit Zgjedhor qe legjitimoi
verdiktin e qytetareve te Tiranes pati shansin historik te legjitimoje fitoren
e te gjithe shqiptareve. Kjo per faktin, se fitorja e Bashes na dha te
gjitheve mundesine per ta pare politiken te lidhur me interesin e qytetareve.
Fitorja eshte e jashtezakonshme dhe u arrit fale nje fushate elektorale
shume pozitive. Ajo eshte nje fitore ndaj kryetarit socialist te Bashkise, por
dhe ndaj liderit te opozites shqiptare, per te cilin alternative e vetme
ishte "E vetmja rruge!".
"E vetmja rruge", slogani elektoral i PS-se per zgjedhjet e 8 majit,
s'ishte gje tjeter veçse ekzibicionizem politik. Ajo ishte moskokeçarje e
spikatur, e cila e ka zhytur Tiranen ne nje qerthull problemesh te perditshme per
te gjithe qytetaret.
Pas pervetesimit te ideve e vizionit te Lulzim Bashes per punesimin e te
rinjve dhe çlirimin nga ngerçi i informalitetit te tejskajshem,
kryeqytetasit votuan me 8 maj rrugen e arsyes dhe te urtesise. Ata kurrsesi nuk mund
t'i riktheheshin e besonin rruges se individualizimit dhe acarimit te jetes
politike, rruges se aventures dhe ekstazes, qe shton konfliktualitetin dhe
pengon progresin.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor qe legjitimoi fitoren e Bashes ne krye te
Bashkise se Tiranes shenon njekohesisht fundin e "Te vetmes rruge" te Edi
Rames, fundin e udhetimit te tij ne delir drejt gllaberimit te çdo llokume
pushteti. Tirana nuk mund t'i besonte me ketij njeriu qe kerkonte pushtet te
pakufishem, pasi nje pushtet i pakufishem eshte nje pushtet i mjere. Kjo edhe
per faktin se, obsesioni i zotit Rama se politika fillon nga Bashkia e
Tiranes, dhe rruga e opozites jane vajtje-ardhjet mes Bashkise dhe selise se
PS-se ishte nje kosto te rrezikshme si per qytetaret e Tiranes, ashtu edhe
per fatin e tij politik.
"E vetmja rruge" (qe predikoi lidershipi socialist) solli izolimin e
tejskajshem te vendit, solli vellavrasjen me luften e klasave, e cila filloi qe
ne vitin 1943 ne Konferencen e Mukjes. Perfundimi i rruges se vetme, nje
rruge qorre pa alternative, pa mendimin ndryshe, ishte vuajtja dhe mjerimi qe
e kaploi vendin. Qe me uzurpimin e PS-se, destruksionizmin dhe daljen nga
sistemi, Edi Rama e beri prone te veten rrugen e vetme.
Le te marrim nje tipar te rruges se vetme te dikurshme: Luften kunder
imperializmit dhe social-imperializmit. Ajo lufte ishte kunder gjithçkaje
perendimore, deri te vrasja dhe persekutimi i intelektualeve, qe kishin kryer
studimet ne Perendim dhe sipas ideologjise komuniste, ishin "infektuar" atje,
qe nga risite ne muzike, pikture, letersi, pa bere fjale per sistemin
demokratik borgjez, qe ishte krim i rende...
Ky virus diktatorial shfaqet ne kete kohe me mospranimin e nderkombetareve
kur eshte fjala per "rrugen e vetme" te Edi Rames. Nderkombetaret
keshillojne qe te zhvillohen debatet ne Parlament, kurse social-komunistet bejne te
kunderten, nuk marrin pjese atje dhe kur shkojne, tregojne grushtet ose u
bien bilbilave dhe zileve, duke te kujtuar tregun e kuajve. Per veprimet
jodemokratike qe bejne me te gjithe arsenalin e propagandes se tyre shpifese,
socialistet thone se, "jemi vend i pavarur, nuk varemi nga te huajt", "nuk
kane pse ambasadoret futin hundet ne punet tona"...
Kjo rruge qorre e Edi Rames ka te beje me mospranimin e sistemit.
Mospranimi i sistemit çon ne vellavrasje. Pasoje e sloganit "Rruga e vetme" ishte
edhe dhuna e ushtruar para Kryeministrise me 21 janar, e cila çoi ne vrasje
dhe plagosje, per pushtetin e enderruar te Edvinit. Por shqiptaret, te
bindur se Shqiperia, nuk ka nje rruge te vetme zhvillimi, votuan me 8 maj per
hapesirat e pafundme te lirise se tyre sociale dhe ekonomike. Kjo vote
deshmoi se e ardhmja e shqiptareve eshte gjithmone me e forte se e tashmja e
Rames, se egoja e tij per pushtet te perjetshem.
Miti i perjetesise se pushtetit te Edvinit u rrezua te premten. Kryeqyteti
ka tashme nje kryetar te ri Bashkie dhe ai eshte demokrati Lulzim Basha,
me 93 vota me teper se rivali i tij Edi Rama. Votat e qytetareve u numeruan
dhe sistemi i ankesave funksionoi, duke mbyllur ne menyre te plote kete
proces, qe i shkaktoi humbje te dyfishte Edi Rames ne garen e tij te katert
per kreun e Bashkise, por edhe si humbje politike per nje kryetar opozite.
Tashme gjithkush e ka te qarte se, procesi zgjedhor per pushtetin vendor i
mbajtur me 8 maj ishte me i miri qe Shqiperia ka pasur ndonjehere, edhe pse
pati nje vonese per daljen e rezultatit te Tiranes, u faktua funksionimi i
shtetit ligjor, duke çuar ne nje fitore te merituar te Lulzim Bashes nga çdo
pikepamje. Tirana do te drejtohet nga Lulzim Basha, i cili ofron politika
reale per zgjidhjen e problemeve te strehimit, hipotekimin e banesave te
reja, rritjen e punesimit, garantimin e nje infrastrukture moderne dhe
shtimin e hapesirave te gjelberta ne kryeqytet. Ai ka shpallur si prioritet gjate
mandatit te tij si kryebashkiak qytetaret dhe vizionin e tyre.
Duke prekur fusha konkrete te problemeve ne Tirane, Basha premton mbi te
gjitha transparence dhe perkushtim per qytetaret e kryeqytetit.