Bie numri i shqiptareve ne Mal te Zi ne 4.91%

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Bie  numri i shqiptareve ne Mal te Zi ne 4.91% 
 
Sipas  portalit te shqiptareve nen Mal te Zi, Malesia ( _www.malesia.org_ 
(http://www.malesia.org/)  ) -  thuhet se ne Podgorice jane publikuar diten e 
marte rezultatet e regjistrimit te  popullsise ne Malin e Zi, i cili u 
zhvillua nga data 1 deri me 15 prill te ketij  viti. 

Sipas rezultateve te publikuara nga Enti i Statistikes se Malit te  Zi dhe 
Monstat ne Malin e Zi jetojne 625.266 banore, nga i cili numer 44,98 per  
qind malazez, 28,73 per qind serbe, 8.65 boshnjake, shqiptare 4.91, myslimane  
3.31, kroate 0.97 per qind.

Zyrtaret e Monstat-it thane para gazetareve  se 42.88 per qind te shtetasve 
te Malit te Zi flasin gjuhen serbe, 36.97 per  qind ate malazeze dhe 5,27 
per qind gjuhen shqipe.

Nese krahasohen te  dhenat nga tri regjistrimet e fundit: 1991, 2003 dhe 
2011 vihet re nje renie e  vazhdueshme e numrit te shqiptareve. Ne vitin 1991 
ishin 6.57% shqiptare, ne  vitin 2003 ishin 5.03% dhe tani se fundmi numri 
bie ne 4.91%.

Ne komunat  ku gravitojne shqiptaret situata eshte si me poshte:
- Ne Ulqin gjithsej ka  19921 banore nga te cilet 14076 shqiptare apo 
70,66%.
- Ne Podgorice, ku  garviton Tuzi me rrethine, ka 185937 banore nga te 
cilet 9538 jane shqiptare apo  5,13%.
- Ne Plave ka gjithsej 13108 banore prej te cileve 2475 jane shqiptare  apo 
18,88%.
- Ne Tivar ka gjithsej 42048 banore prej te cileve 2515 jane  shqiptare apo 
5,98%.
- Ne Rozhaje ka gjithsej 22964 banore prej te cileve  1158 jane shqiptare 
apo 5,04%. /Malesia.Org/



Bie numri i shqiptarëve në Mal të Zi në 4.91%

 
 
Sipas portalit të shqiptarëve nën Mal të Zi, Malësia ( _www.malesia.org_ 
(http://www.malesia.org/)  ) - thuhet se në Podgoricë  janë publikuar ditën e 
martë rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Malin e  Zi, i cili u 
zhvillua nga data 1 deri më 15 prill të këtij viti. 

Sipas  rezultateve të publikuara nga Enti i Statistikës së Malit të Zi dhe 
Monstat në  Malin e Zi jetojnë 625.266 banorë, nga i cili numër 44,98 për 
qind malazez,  28,73 për qind serbë, 8.65 boshnjakë, shqiptarë 4.91, myslimanë 
3.31, kroatë  0.97 për qind.

Zyrtarët e Monstat-it thanë para gazetarëve se 42.88 për  qind të shtetasve 
të Malit të Zi flasin gjuhën serbe, 36.97 për qind atë  malazeze dhe 5,27 
për qind gjuhën shqipe.

Nëse krahasohen të dhënat nga  tri regjistrimet e fundit: 1991, 2003 dhe 
2011 vihet re një rënie e vazhdueshme  e numrit të shqiptarëve. Në vitin 1991 
ishin 6.57% shqiptarë, në vitin 2003  ishin 5.03% dhe tani së fundmi numri 
bie në 4.91%.

Në komunat ku  gravitojnë shqiptarët situata është si më poshtë:
- Në Ulqin gjithsej ka  19921 banorë nga të cilët 14076 shqiptarë apo 
70,66%.
- Në Podgoricë, ku  garviton Tuzi me rrethinë, ka 185937 banorë nga të 
cilët 9538 janë shqiptarë apo  5,13%.
- Në Plavë ka gjithsej 13108 banorë prej të cilëve 2475 janë shqiptarë  apo 
18,88%.
- Në Tivar ka gjithsej 42048 banorë prej të cilëve 2515 janë  shqiptarë apo 
5,98%.
- Në Rozhajë ka gjithsej 22964 banorë prej të cilëve  1158 janë shqiptarë 
apo 5,04%.  /Malesia.Org/
clip_image001.jpg (image/jpeg, 19 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.