Ceremoni impresive, mbushur plot me ndjenja te forta respekti, ne Uashington

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)  
_www.albdreams.net_ (http://www.albdreams.net)   
Capitol  Hill: Kongresisti i vdekur Tom Lantosh, u nderua me portretin 
zyrtare ne  Kongresin Amerikan - gjate nje ceremonie impresive, mbushur plot me 
ndjenja te  forta respekti, ne kryeqytetin amerikan, Uashington DC  
BEQIR  SINA, Washington D.C 
Tom  Lantosh - Shqiperia, Kosova, liria, pavaresia - te drejtat e tyre te 
dhunuara  dhe shtypja e genocidi serb ushtruar sistematikisht ndaj tyre nga 
regjimi i  Millosheviqit  
 

Capitol  Hill Washington DC:  Ne ndertesen e Kongresit te SHBA - Capitol 
Hill, dje, u zhvillua ceremonia e  perurimit te portretit zyrtar te 
kongresmenit, qe vdiq tre vjet me pare Tom  Lantos. Ne kete ceremoni mori pjese edhe 
nje delegacion shqiptarve te Amerikes,  i kryesuar nga Liga Qytetare 
Shqiptaro-Amerikane, lobi i pare shqiptar ne SHBA,  qe udhehiqet nga Presidenti i 
saj, ish-kongresisti republikan i New Yorkut, Joe  DioGuardi dhe bashkeshortja 
e tij nje shkrimtare amerikane, Shirley Cloyes  DioGuardi, Keshilltare e 
Çeshtjeve Ballkanike per politiken e jashtme, analiste,  dhe aktiviste e te te 
drejtave te njeriut, se bashku me disa anetare te Bordit  te Lidhjes 
Qytetare z. Ferro Gjonbalaj, z. Zef Balaj, z. Gjergj Dedvukaj dhe z.  Mustafa 
Xhepa, anetare ky i Bordit te Drejtoreve te organizates  Albanian-American 
Freedom House - AAFH. 
Ky grup i shqiptareve te udhehequr nga DioGuardi, erdhen ne kete ceremoni 
ne  Kongresin e SHBA, siç thane ata; per te nderuar figuren e kongresmenit 
Tom  Lantosh, i cili njihej edhe si nje mik i deshmuar i shqiptareve dhe 
veçanerisht,  per lidhjet e tij me ish kolegun ne kongres, zotin Joseph J. 
DioGuardi. Por, ata  erdhen edhe per te dhene nje respekt, ne zbulimin e portretit 
zyrtare te ish -  Kryetarit i Komitetit te Marredhenieve Nderkombetare Tom 
Lantos, nje mik i  shquar i shqiptareve, i njohur ne Washington si kampion i 
te drejtave te  njeriut, avokati per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe 
kongresmeni qe beri  aq shume per lirine dhe pavaresine e Kosoves, ne disa 
seanca degjimore  sponsorizuar nga DioGuardi, dhe shembjen e komunizimit ne  
Shqiperi. 

Ai u dallua edhe me  koleget e tij ne Kongresin e SHBA, ish kongresmenin 
republikan i Illinoit, i  ndjeri Henry Hyde, ish kongresmenin republikan i New 
Yorkut, tani ne pension,  Ben Gilman, teksa ata dy dekadat e fundit nxorren 
disa rezoluta, te  sponsorizuara nga Liga Qyetare, kunder regjimit te 
Millosheviqit qe po ushtronte  dhune dhe genocid te papare ndaj shqiptarve ne 
torjet e tyre etnike. Ata e  ngriten zerin dfisa here duke kerkuar se bashku me 
kongresmen dhe senator, te  tjere, miq te shquar dhe te deshmuar te 
shqiptareve ne Washington, per lirine  dhe pavaresine e Kosoves, per me shume te 
drejta per shqiptaret ne trojet e tyre  . 
Hapja  dhe drejtimi i kesaj ceremonie nga vajza e tij Katrina Lantosh  
Swett  
Ceremonia e vendosjes zyrtare te portretitit: Toma Lantosh, ne murin e  
portreteve te salles se Komitetit te Marredhenieve Nderkombetare, ku ai sherbeu 
 per disa mandatura edhe si kryetar i saj, u shoqerua nga nje prezantimi i 
nje  videodukumentari dedikuar jetes dhe veprimtarise e tij. Dokumentari i 
shkurter i  pergatitur nga nipi i tij, tregonte rreth jetes per te filluar 
nga vendlindja, e  me pas qendrimi ne kampet e paraburgimit ne Hungari, vijimi 
i shkolles dhe  martesa e tij me vajzen e bukur çifute Annette Tilleman 
edhe ajo nje e mbijetuar  nga kampet e çfarrosjes naziste, dhe ne fund 
sherbimi, i tij per 14 mandate deri  sa vdiq ne Kongresin Amerikan, ku ai qe shquar 
gjithmone, per te "luftuar" per  mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te 
njeriut ne mbare  boten. 
Folen ne kete ceremoni miqte si dhe anetaret e me te ngushte te familjes se 
tij,  e veja Annette me te, dy vajzat, dhendri i tyre ambasadori Richard 
Swett,  koleget e tij nga Kongresi dhe Senati i SHBA. Foli dhe kryetaria e 
Komitetit per  Marredhenie Nderkombetare, republikania e Florides kongresitja 
Ileana Ros -  Letinen, Senatori Harry Reid, senatori John Karry ish kandidat 
per president te  SHBA, ish-Kryetarja e Dhomes se Perfaqesuesve, Nancy 
Pelosi, dhe kongresistet  Hojer Steney dhe Howard Berman.  

Portreti  zyrtar i ish Kongresmenit Demokrate te Kalifornise Tom Lantosh, u 
zbulua nga  gruaja e tij, Annette Tilleman - Lantosh dhe dy bijat e tij 
Annette Lantos Dick  dhe Katrina Lantos Sweett 

Me shume emocione ne  kete ceremoni prekse, ku moren pjese dhjetra te ftuar 
te tjere, mes tyre dhe  ambasador i Hungraise dhe Izraelit ne Washington, 
perfaqesuesi i liderit  shpirteror Tibetian Dalia Lama, kane folur per jeten 
dhe punen e Tom Lantosh Me  kete rast foli dhe kolegu i tij i njohur 
kongresmeni demokrat i Illinoisit zoti  Dennis Kucinich, Kongresmeni Brad Sherman, 
Kongresmenia Shelly Berkley, dhe  Jackie Speier, Kongresmeni James McGovern, 
dhe ambasadori Richard Swett burri i  se bijes Katrina Lantos Swett
Ne perurimin e protretit zyrtar te ish  kongresmenit Tom Lantosh mbesa e 
tij nje soprano e re amerikane - dhe e  talentuar, kendoi me plot pasion nje 
pjese te zgjedhur klasike, te kushtuar  dashurise dhe patriotizmit te 
Shteteve te Bashkuara 

Ceremonia zyrtare e vendosjes se protretit te ish-kongresistit Tom Lantos, 
u  mbyll me dy fjalime mjaft emocionale qe "shperthyen edhe lot" dashurie e  
mallengjimi nga vajza e tij Annette Lantos Tillemann - Dick dhe 
bashkeshortja e  tij Annette Tilleman Lantosh. 
Oratoret thane se Tom Lnatos erdhi ne Shtetet e Bashkuara si nje i 
mbijetuar i  Holokaustit nga Hungaria pa asnje para ne xhep. dhe u ngrit per t'u 
bere me vone  kongresmen dhe kryetar i Komitetit per Pune te Jashtme. Pervojat 
tragjike te  rinise se tij e bene Lantoshin nje kampion elokuent dhe te 
zjarrte per te  luftuar dhe per te mbrojtur te te drejtave te njeriut per te 
gjithe njerezit,  kudo ne bote. Per kete pune per aq sa sherbeu ai u be shenje 
dalluese e  sherbimit te tij ne Kongres. 
Ata thane se ky portret i bukur bashkon tematika te ndryshme te jetes Tom  
Lantos. Ai pasqyrohet me shikimin e tij inteligjent dhe te paster. Keto jane 
 syte e nje njeriu qe kishte brenda tyre "gerryjtjen" e stuhive te shumta 
dhe te  njeriut qe e dinte " se pas furtunave nje dite e mire do te agonte" 
per  te. 
Mbi shpatullat e tij eshte pikturuar nje poster i vogel i diplomatit 
suedeze  Raoul Wallenberg, nje hero i rendesishem i Holokaustit, i cili, ishte 
pergjegjes  per te shpetuar jeten e Tom Lantosh gjate luftes se Dyte Boterore. 
Ne portretin  Tom Lantosh eshte dhe tavolina me nje foto te çifit ideal te 
asaj kohe Tom dhe  Annette qe duken te dashur e te qeshur - Annette edhe kjo 
eshte vete me familjen  e saj nje i mbijetuar Holokaustit hungarez, i cila 
ishte frymezimi i burrit te  saj Tom, partner, dhe shoku i shpirtit per gati 
70  vjet. 

Tom Lantos, ishte gjithashtu nje  avokat i perkushtuar per te drejtat e 
kafsheve, per kete ne prehrin e tij ne  portret eshte vendosur edhe konija e 
vogel Gigi . Tom dhe Annette se bashku qen  simbol i shpetimit.Ylli i Davidit, 
shihet ne portret ne shpine te librit, ai  eshte reference per krenarin e 
thelle te Tom ne trashegimine e tij çifute, dhe  flamurin amerikan ne 
medalonin ne jake te xhaketes se tij qe deshmon per  dashurine dhe perkushtimin e 
tij - per vendin e tij te adoptuar qe ai sherbeu ne  Kongres per 28 vjet me 
radhe deri sa vdiq. 
Tom  Lantosh - Shqiperia, Kosova, liria, pavaresia - te drejtat e tyre te 
dhunuara  dhe shtypja e genocidi serb ushtruar sistematikisht ndaj tyre nga 
regjimi i  Millosheviqit  
Maj 1990, Ish-Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Perez de 
Cueller,  Kongresmeni Amerikan, Tom Lantosh, dhe ish kongresmeni Jospeh J. 
DioGuardi,  ishin te paret nga prendimi qe mberrijne ne Shqiperin komuniste, 
totalitare,e te  izoluar teresisht, e mbytyr ne skamje e mizori, qe bene nje 
vizite
treditore.  Ata u takuan me ish kryetarin e at'hereshem te fundit komunist, 
Ramiz Aline, dhe  i kerkuan atij te ndrronte kursin, e te hapte vendin e 
tij drejt  perendimit. 
Lantosh, mbetet keshtu nje nga mbeshtetesit e palodhur i njerezve te 
shtypur. Ai  gjate karjeres se tij nuk ka ngurruar te ndermarre hapa te pazakonte, 
kur ka  qene fjala per rrezimin e tiraneve. Ai ka qene i gatshem te takohet 
me udheheqes  te tille si Ramiz Alia ne Tirane, Gaddafi ne Libi, me 
udheheqjen e Korese se  Veriut dhe me shume te tjere, te cilet nuk jane aspak 
popullore dhe me te cilet  eshte nje rrezik te takoheshe. Rrezik ne kuptimin e 
politikes se brendeshme  amerikane. Tom Lantosh gjithnje e ka kuptuar se sa 
rendesi do te kishte hapja e  ketyre vendeve dhe se nje pjese e kesaj hapjeje, 
e heqjes qafe te ketyre  diktatoreve, ishte hyrja ne keta vende. Ai ishte i 
gatshem te rrezikonte emrin e  tij personal duke u takuar me, Ramiz Aline, 
Moumar Al Gadafin, me udheheqjen e  Korese se Veriut dhe me shume te tjere. 
Pas tri dekash sherbimi publik, anetari i njohur i Kongresit amerikan, Tom  
Lantosh, njeri nga mbeshtetesit e fuqishem te te drejtave te njeriut, u 
terhoq  krejt paprimtas. Demokrati Lantosh, kryetar i Komisionit te Jashtem te 
Dhomes se  Perfaqesuesve, ka luajtur nje rol te jashtezakonshem ne perhapjen 
e lirise ne  bote, portreti i kongresmenit Lantosh eshte i njohur 
gjithashtu edhe si nje nga  mbeshtetesit e pavaresise se Kosoves shume kohe perpara 
se kjo çeshtje te merrte  rendesine qe ka sot ne skenen nderkombetare. Ai u 
dallua ne aktivitetin e tij  edhe si mbrojtes i çeshtjes shqiptare ne teresi, 
kampioni i lirise e i  demokracise ne Shqiperi. Si bashkethemelues i grupit 
te Kongresit per te drejtat  e njeriut ne vitin 1983, Lantosh ka mbeshtetur 
ndihmen per ish vendet komuniste  te Europes Lindore dhe te ish Bashkimit 
Sovjetik. Ai ka qene nje kritik i hapur  i shkeljeve te te drejtave te 
njeriut ne bote, edhe kur zeri i tij ishte ze i  pakices se vogel.  
Cloyes  DioGuardi: Lantosh, ka qene "i perkushtuar emocionalisht dhe  
intelektualisht"   

Zonja Shirley  Cloyes DioGuardi, e cila eshte Keshilltare e Çeshtjeve 
Ballkanike e LQSHA, ka,  thene mbas vdekjes se tij se ", Lantosh ka qene sipas 
saj "i perkushtuar  emocionalisht dhe intelektualisht" per t'a ndihmuar 
popullin shqiptar. Ai ka  qene i zotuar qe "t"i trajtoje problemet e tyre ne 
nivelet me te larta ne  Washington DC, pra, dhomen e perfaqesuesve - Kongresin 
Amerikan."Kongresmeni  demokrat i Kalifronise, Tom Lantosh, ka qene i gatshem 
per te nderkombetarizuar  Çeshtjen e Shqiptareve kudo,. Tom Lantosh, ka qene 
ligjevenes demokrat, i  Kalifornise, ai ishte me origjine hebreje, i 
mbijetuari nga kampet e çfarrosjes  - Holokausitit.  

Nderkohe, duhet te permendet se Tom  Lantosh eshte nderuar edhe me çmimin 
"Paqe per Ballkanin": nje shqiponje prej  alabastri te gedhendura ne 
Shqiperi, nga skulptoret shkodran, ku shqiponja  shqiptare qendron krenare mbi nje 
cope dru qershie, qe sherben si baze dhe mbane  te gedhendur nje kushtim ne 
formen e mbishkrimit "Albanian American Civic League  - Balkan Peace Award- 
July 2, 2003". Ky çmim ndahej sipas tradites, qe kishte  krijua kjo organizat 
lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe iu dha atij  gjate nje 
ceremonie impresive, mbushur plot me ndjenja te forta respekti, ne  kryeqytetin 
amerikan, Uashington DC, me 2 Korrik 2003. 
Ne kete kontekest, DioGuardi presidenti i LQSHA, ka thene, atehere se ia 
jepte  kete çmim mikut te tij dhe te shqiptarve Tom Lantosh, pasi ai ka 
deshmuar pa  ekuivoke, mbeshtetjen e tij per aspiratat demokratike te shqiptarve 
te Kosoves.  Lantosho ka thene DioGuardi, ka dhene kontributin institucional 
gjate kesaj  periudhe, si deshmi se po veprone sipas interesave jetesore te 
vete Shteteve te  Bashkuara te Amerikes, e komunitetit nderkombetar i 
angazhuar, per te arritur  paqe te qendrueshme dhe stabilitet ne Ballkan, e me 
gjere . DioGuardi, ka  deklaruar se e pati bere kete zgjedhje per Lantosh, per 
te rikujtuar punen e  madhe, qe ka bere ai per pavarsine e Kosoves, 
Rezolutat per Kosoven. Njera prej  tyre e cila eshte dhe e para ne historin e 
rezolutave te Kosoves ne kongres;  Rezoluta qe njihet H. Con. Res. 162 dhe eshte 
paraqitur ne vitin 1987, korrik  15, kongresi 100-te e firmosur nga 55 
kongresmen amerikan 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Capitol Hill: Kongresisti i vdekur Tom Lantosh,  u nderua me portretin 
zyrtarë në Kongresin Amerikan - gjatë një ceremonie  impresive, mbushur plot me 
ndjenja të forta respekti, në kryeqytetin amerikan,  Uashington DC 
 
 
 
 



BEQIR SINA, Washington  D.C
 
 
 
 



Tom Lantosh - Shqipëria, Kosova, liria,  pavarësia - të drejtat e tyre të 
dhunuara dhe shtypja e genocidi serb ushtruar  sistematikisht ndaj tyre nga 
regjimi i Millosheviqit 
 
 
 





Capitol Hill Washington DC:  Në ndërtesën e Kongresit të SHBA - Capitol 
Hill, dje, u zhvillua ceremonia e  përurimit të portretit zyrtar të 
kongresmenit, që vdiq tre vjet më parë Tom  Lantos. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe 
një delegacion shqiptarve të Amerikës,  i kryesuar nga Liga Qytetare 
Shqiptaro-Amerikane, lobi i parë shqiptar në SHBA,  që udhëhiqet nga Presidenti i 
saj, ish-kongresisti republikan i New Yorkut, Joe  DioGuardi dhe bashkëshortja 
e tij një shkrimtare amerikane, Shirley Cloyes  DioGuardi, Këshilltare e 
Çështjeve Ballkanike për politikën e jashtme, analiste,  dhe aktiviste e të të 
drejtave të njeriut, së bashku me disa anëtarë të Bordit  të Lidhjes 
Qytetare z. Ferro Gjonbalaj, z. Zef Balaj, z. Gjergj Dedvukaj dhe z.  Mustafa 
Xhepa, anëtarë ky i Bordit të Drejtorëve të organizatës  Albanian-American 
Freedom House - AAFH.



 
 
 
 
         Ky grup i shqiptarëve të  udhëhequr nga DioGuardi, erdhën në këtë 
ceremoni në Kongresin e SHBA, siç thanë  ata; për të nderuar figurën e 
kongresmenit Tom Lantosh, i cili njihej edhe si  një mik i dëshmuar i shqiptarëve 
dhe veçanërisht, për lidhjet e tij me ish  kolegun në kongres, zotin Joseph 
J. DioGuardi. Por, ata erdhën edhe për të dhënë  një respekt, në zbulimin e 
portretit zyrtarë të ish - Kryetarit i Komitetit të  Marrëdhënieve 
Ndërkombëtare Tom Lantos, një mik i shquar i shqiptarëve, i njohur  në Washington si 
kampion i të drejtave të njeriut, avokati për Mbrojtjen e të  Drejtave të 
Njeriut dhe kongresmeni që bëri aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e  
Kosovës, në disa seanca dëgjimore sponsorizuar nga DioGuardi, dhe shëmbjen e  
komunizimit në Shqipëri.


Ai u dallua edhe me  kolegët e tij në Kongresin e SHBA, ish kongresmenin 
republikan i Illinoit, i  ndjeri Henry Hyde, ish kongresmenin republikan i New 
Yorkut, tani në pension,  Ben Gilman, teksa ata dy dekadat e fundit nxorrën 
disa rezoluta, të  sponsorizuara nga Liga Qyetare, kundër regjimit të 
Millosheviqit që po ushtronte  dhunë dhe genocid të paparë ndaj shqiptarve në 
torjet e tyre etnike. Ata e  ngritën zërin dfisa herë duke kërkuar së bashku me 
kongresmen dhe senator, të  tjerë, miq të shquar dhe të dëshmuar të 
shqiptarëve në Washington, për lirinë  dhe pavarësinë e Kosovës, për më shumë të 
drejta për shqiptarët në trojet e tyre  .
 
 
 

Hapja dhe drejtimi i kësaj ceremonie nga vajza e tij Katrina  Lantosh Swett 
 
 
 



       Ceremonia e vendosjes zyrtare të  portretitit: Toma Lantosh, në 
murin e portreteve të sallës së Komitetit të  Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku ai 
shërbeu për disa mandatura edhe si kryetar i  saj, u shoqërua nga një 
prezantimi i një videodukumentari dedikuar jetës dhe  veprimtarisë e tij. 
Dokumentari i shkurtër i përgatitur nga nipi i tij, tregonte  rreth jetës për të 
filluar nga vendlindja, e më pas qëndrimi në kampet e  paraburgimit në 
Hungari, vijimi i shkollës dhe martesa e tij me vajzën e bukur  çifute Annette 
Tilleman edhe ajo një e mbijetuar nga kampet e çfarrosjes  naziste, dhe në fund 
shërbimi, i tij për 14 mandate deri sa vdiq në Kongresin  Amerikan, ku ai qe 
shquar gjithmonë, për të "luftuar" për mbrojtjen e lirive dhe  të drejtave 
të njeriut në mbarë botën.

 
 
      Folën në këtë ceremoni miqtë si dhe anëtarët  e më të ngushtë të 
familjes së tij, e veja Annette me të, dy vajzat, dhëndri i  tyre ambasadori 
Richard Swett, kolegët e tij nga Kongresi dhe Senati i SHBA.  Foli dhe 
kryetaria e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, republikania e  Floridës 
kongresitja Ileana Ros - Letinen, Senatori Harry Reid, senatori John  Karry ish 
kandidat për president të SHBA, ish-Kryetarja e Dhomës së  Përfaqësuesve, 
Nancy Pelosi, dhe kongresistët Hojer Steney dhe Howard Berman. 




Portreti zyrtar i ish Kongresmenit Demokratë të Kalifornisë Tom  Lantosh, u 
zbulua nga gruaja e tij, Annette Tilleman - Lantosh dhe dy bijat e  tij 
Annette Lantos Dick dhe Katrina Lantos Sweett


Me shumë emocione në këtë ceremoni  prekse, ku morën pjesë dhjetra të ftuar 
të tjerë, mes tyre dhe ambasador i  Hungraisë dhe Izraelit në Washington, 
përfaqësuesi i liderit shpirtëror Tibetian  Dalia Lama, kanë folur për jetën 
dhe punën e Tom Lantosh Me këtë rast foli dhe  kolegu i tij i njohur 
kongresmeni demokrat i Illinoisit zoti Dennis Kucinich,  Kongresmeni Brad Sherman, 
Kongresmenia Shelly Berkley, dhe Jackie Speier,  Kongresmeni James McGovern, 
dhe ambasadori Richard Swett burri i së bijës  Katrina Lantos Swett
Në përurimin e protretit zyrtar të ish kongresmenit Tom  Lantosh mbesa e 
tij një soprano e re amerikane - dhe e talentuar, këndoi me plot  pasion një 
pjesë të zgjedhur klasike, të kushtuar dashurisë dhe patriotizmit të  
Shteteve të Bashkuara


Ceremonia zyrtare e vendosjes  së protretit të ish-kongresistit Tom Lantos, 
u mbyll me dy fjalime mjaft  emocionale që "shpërthyen edhe lot" dashurie e 
mallëngjimi nga vajza e tij  Annette Lantos Tillemann - Dick dhe 
bashkëshortja e tij Annette Tilleman  Lantosh.



 
 
 
         Oratorët thanë se Tom  Lnatos erdhi në Shtetet e Bashkuara si një 
i mbijetuar i Holokaustit nga  Hungaria pa asnjë para në xhep. dhe u ngrit 
për t'u bërë më vonë kongresmen dhe  kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme. 
Përvojat tragjike të rinisë së tij e  bënë Lantoshin një kampion elokuent 
dhe të zjarrtë për të luftuar dhe për të  mbrojtur të të drejtave të njeriut 
për të gjithë njerëzit, kudo në botë. Për  këtë punë për aq sa shërbeu ai u 
bë shenjë dalluese e shërbimit të tij në  Kongres.



 
 
      Ata thanë se ky portret i bukur bashkon  tematika të ndryshme të 
jetës Tom Lantos. Ai pasqyrohet me shikimin e tij  inteligjent dhe të pastër. 
Këto janë sytë e një njeriu që kishte brenda tyre  "gërryjtjen" e stuhive të 
shumta dhe të njeriut që e dinte " se pas furtunave  një ditë e mirë do të ago
nte" për të.



 
 
 
        Mbi shpatullat e tij është  pikturuar një poster i vogël i 
diplomatit suedeze Raoul Wallenberg, një hero i  rëndësishëm i Holokaustit, i cili, 
ishte përgjegjës për të shpëtuar jetën e Tom  Lantosh gjatë luftës së Dytë 
Botërore. Në portretin Tom Lantosh është dhe  tavolina me një foto të çifit 
ideal të asaj kohe Tom dhe Annette që duken të  dashur e të qeshur - Annette 
edhe kjo është vetë me familjen e saj një i  mbijetuar Holokaustit hungarez, 
i cila ishte frymëzimi i burrit të saj Tom,  partner, dhe shoku i shpirtit 
për gati 70 vjet.


Tom Lantos, ishte gjithashtu një  avokat i përkushtuar për të drejtat e 
kafshëve, për këtë në prehrin e tij në  portret është vendosur edhe konija e 
vogël Gigi . Tom dhe Annette së bashku qen  simbol i shpëtimit.Ylli i Davidit, 
shihet në portret në shpinë të librit, ai  është referencë për krenarin e 
thellë të Tom në trashëgiminë e tij çifute, dhe  flamurin amerikan në 
medalonin në jakë të xhaketes së tij që dëshmon për  dashurinë dhe përkushtimin e 
tij - për vendin e tij të adoptuar që ai shërbeu në  Kongres për 28 vjet me 
radhë deri sa vdiq.
 
 
 



Tom Lantosh - Shqipëria, Kosova, liria, pavarësia - të drejtat e  tyre të 
dhunuara dhe shtypja e genocidi serb ushtruar sistematikisht ndaj tyre  nga 
regjimi i Millosheviqit 
 
 
 



     Maj 1990, Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve  të Bashkuara, Perez 
de Cueller, Kongresmeni Amerikan, Tom Lantosh, dhe ish  kongresmeni Jospeh 
J. DioGuardi, ishin të parët nga prendimi që mbërrijnë në  Shqipërin 
komuniste, totalitare,e të izoluar tërësisht, e mbytyr në skamje e  mizori, që bënë 
një vizitë
treditore. Ata u takuan me ish kryetarin e  at'hereshëm të fundit komunist, 
Ramiz Alinë, dhe i kërkuan atij të ndrronte  kursin, e të hapte vendin e 
tij drejt perendimit.



 
 
 
 
       Lantosh, mbetet kështu një nga  mbështetësit e palodhur i njerëzve 
të shtypur. Ai gjatë karjerës së tij nuk ka  ngurruar të ndërmarrë hapa të 
pazakontë, kur ka qenë fjala për rrëzimin e  tiranëve. Ai ka qenë i gatshëm të 
takohet me udhëheqës të tillë si Ramiz Alia në  Tiranë, Gaddafi në Libi, me 
udhëheqjen e Koresë së Veriut dhe me shumë të tjerë,  të cilët nuk janë 
aspak popullorë dhe me të cilët është një rrezik të takoheshe.  Rrezik në 
kuptimin e politikës së brendëshme amerikane. Tom Lantosh gjithnjë e  ka kuptuar 
se sa rëndësi do të kishte hapja e këtyre vendeve dhe se një pjesë e  kësaj 
hapjeje, e heqjes qafe të këtyre diktatorëve, ishte hyrja në këta vende.  Ai 
ishte i gatshëm të rrezikonte emrin e tij personal duke u takuar me, Ramiz  
Alinë, Moumar Al Gadafin, me udhëheqjen e Koresë së Veriut dhe me shumë të  
tjerë.



 
 
 
              Pas tri dekash shërbimi publik, anëtari i njohur i Kongresit 
amerikan, Tom  Lantosh, njëri nga mbështetësit e fuqishëm të të drejtave të 
njeriut, u tërhoq  krejt paprimtas. Demokrati Lantosh, kryetar i Komisionit 
të Jashtëm të Dhomës së  Përfaqësuesve, ka luajtur një rol të 
jashtëzakonshëm në përhapjen e lirisë në  botë, portreti i kongresmenit Lantosh është i 
njohur gjithashtu edhe si një nga  mbështetësit e pavarësisë së Kosovës shumë 
kohë përpara se kjo çështje të merrte  rëndësinë që ka sot në skenën 
ndërkombëtare. Ai u dallua në aktivitetin e tij  edhe si mbrojtës i çështjes 
shqiptare në tërësi, kampioni i lirisë e i  demokracisë në Shqipëri. Si 
bashkëthemelues i grupit të Kongresit për të drejtat  e njeriut në vitin 1983, Lantosh 
ka mbështetur ndihmën për ish vendet komuniste  të Europës Lindore dhe të 
ish Bashkimit Sovjetik. Ai ka qenë një kritik i hapur  i shkeljeve të të 
drejtave të njeriut në botë, edhe kur zëri i tij ishte zë i  pakicës së vogël. 
 
 
 
 
 



Cloyes DioGuardi: Lantosh, ka qënë "i perkushtuar emocionalisht dhe  
intelektualisht" 




Zonja Shirley Cloyes  DioGuardi, e cila është Këshilltare e Çështjeve 
Ballkanike e LQSHA, ka, thënë  mbas vdekjes së tij se ", Lantosh ka qënë sipas 
saj "i perkushtuar emocionalisht  dhe intelektualisht" për t'a ndihmuar 
popullin shqiptar. Ai ka qënë i zotuar që  "t"i trajtoje problemet e tyre në 
nivelet më të larta në Washington DC, pra,  dhomën e përfaqësuesve - Kongresin 
Amerikan."Kongresmeni demokrat i Kalifronisë,  Tom Lantosh, ka qënë i gatshëm 
për të ndërkombëtarizuar Çështjen e Shqiptarëve  kudo,. Tom Lantosh, ka qënë 
ligjëvënës demokrat, i Kalifornisë, ai ishte me  origjinë hebreje, i 
mbijetuari nga kampet e çfarrosjes - Holokausitit. 




Ndërkohë, duhet të përmendet se  Tom Lantosh është nderuar edhe me çmimin 
"Paqe për Ballkanin": një shqiponjë  prej alabastri të gëdhëndura në 
Shqipëri, nga skulptorët shkodran, ku shqiponja  shqiptare qëndron krenare mbi një 
copë dru qershie, që shërben si bazë dhe mbanë  të gëdhëndur një kushtim në 
formën e mbishkrimit "Albanian American Civic League  - Balkan Peace Award- 
July 2, 2003". Ky çmim ndahej sipas traditës, që kishte  krijua kjo organizat 
lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe iu dha atij  gjatë një 
ceremonie impresive, mbushur plot me ndjenja të forta respekti, në  kryeqytetin 
amerikan, Uashington DC, më 2 Korrik 2003.



 
 
 
     Në këtë kontekest, DioGuardi presidenti i LQSHA,  ka thënë, atëhere se 
ia jepte këtë çmim mikut të tij dhe të shqiptarve Tom  Lantosh, pasi ai ka 
dëshmuar pa ekuivoke, mbështetjen e tij për aspiratat  demokratike të 
shqiptarve të Kosovës. Lantosho ka thënë DioGuardi, ka dhënë  kontributin 
institucional gjatë kësaj periudhe, si dëshmi se po vepronë sipas  interesave 
jetësore të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e komunitetit  ndërkombetar i 
angazhuar, për të arritur paqe të qendrueshme dhe stabilitet në  Ballkan, e 
me gjerë . DioGuardi, ka deklaruar se e pati bërë këtë zgjedhje për  
Lantosh, për të rikujtuar punën e madhe, që ka bërë ai për pavarsinë e Kosovës,  
Rezolutat për Kosovën. Njëra prej tyre e cila është dhe e para në historin e  
rezolutave të Kosovës në kongres; Rezoluta që njihet H. Con. Res. 162 dhe 
është  paraqitur në vitin 1987, korrik 15, kongresi 100-të e firmosur nga 55 
kongresmen  amerikan
Lonatos%20135.JPG (image/jpeg, 40.8 KB) - not displayed
Lonatos042.JPG (image/jpeg, 36 KB) - not displayed
Lonatos050.JPG (image/jpeg, 27.5 KB) - not displayed
Lonatos055.JPG (image/jpeg, 23 KB) - not displayed
Lonatos058.JPG (image/jpeg, 26.5 KB) - not displayed
Lonatos065.JPG (image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed
Lonatos077.JPG (image/jpeg, 25.1 KB) - not displayed
Lonatos086.JPG (image/jpeg, 34.8 KB) - not displayed
Lonatos100.JPG (image/jpeg, 46.2 KB) - not displayed
Lonatos104.JPG (image/jpeg, 39.6 KB) - not displayed
Lonatos112.JPG (image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
Lonatos114.JPG (image/jpeg, 32.3 KB) - not displayed
Lonatos133.JPG (image/jpeg, 25.2 KB) - not displayed
Lonatos136.JPG (image/jpeg, 42 KB) - not displayed
Lonatos141.JPG (image/jpeg, 42.1 KB) - not displayed
Lonatos145.JPG (image/jpeg, 25.7 KB) - not displayed
Lonatos147.JPG (image/jpeg, 33.4 KB) - not displayed
Lonatos163.JPG (image/jpeg, 23.6 KB) - not displayed
Lonatos176.JPG (image/jpeg, 27.9 KB) - not displayed
Lonatos181.JPG (image/jpeg, 20 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.