Muhammedi a.s. sfidon Biblën

ajni sinani <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

Muhammedi a.s. sfidon
Biblën  

 

“Sikur ai (Muhammedi), në mënyrë të rreme, të na kishte vesh ndonjë fjalë, Ne
do ta kapnim atë për
dorën e djathtë. Pastaj me siguri që do t’ia prisnim damarin e qafës.
E askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.” (El
Hakka: 44-47)

 

“Kurse profeti që do të
kishte guxim të fliste, i tradhtuar prej pacipësisë, në emrin tim, çka unë nuk
i urdhërova të flas, ose flet në emër të hyjnive të huaja, le të vritet".
(Ligji i Përtërirë: 18/20). 

 

Ajni Sinani

 

Njeriu e ka të lindur ndjenjën e adhurimit dhe nuk e ka
fituar si rezultat i ndikimeve të jashtme. Megjithatë, faktorët e jashtëm mund
të luajnë rol pozitiv por  edhe mund ta afektojnë
dhe fikin këtë dritë të brendshme. Nga dyshimi drejt besimit të vërtetë duhet të
përshkohet një distancë. Nga e pavërteta
drejt të vërtetës duhet të bëhen hapa të guximshëm që të arrihet imani i thellë
dhe bindja e paluhatshme. Njeriu, si krijesa më e përsosur në gjithësi, është i
thirrur ta përdorë mendjen dhe arsyen e shëndoshë, që është amanet prej Zotit, në
mënyrë që t’i rezistojë stuhive të detit të injorancës dhe padijes duke
shfrytëzuar anijen shpëtuese, që të dalë i sigurt në breg. Vetëm kështu ai mund
ta shpëtojë veten e tij dhe të fitojë kënaqësinë e Krijuesit në ketë botë dhe
shpëtimin në botën tjetër.

 

Perëndia e Dhiatës së Vjetër zotohet dhe
kërcënohet se nuk do të lërë të ketë profet të rremë, në mënyrë që të mos thotë
“në emrin e Tij një gjë për të cilën Ai nuk e ka urdhëruar ta thotë”, prandaj
ai profet i rremë do të vritet dhe do të mbytet me shpatë:

 

“Prandaj kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim pa
qenë të dërguar nga unë, dhe shpallin: "Nuk do të ketë as shpatë, as uri
në këtë vend", këta profetë do të zhduken nga shpata dhe nga uria.”
(Jeremia: 14/15)

 

Në citatet e sipër theksuara biblike thuhet qartë se profeti i rremë do të
zhduket, pra do të mbytet.  Prandaj
shtrohet pyetja: në qoftë se vërtet Muhammedi a.s. ishte një profet i rremë,
sikurse pretendojnë të krishterët, atëherë pse Perëndia nuk e vrau atë duke e çuar
në vend zotimin që e ka dhënë në Bibël?! A mos Perëndia u tregua i paaftë dhe
dështoi për ta vrarë atë?! Apo Perëndia gënjen?!

 

Sipas asaj që thuhet në Bibël, Perëndia i dënon
profetët dhe njerëzit e shtëpisë së tyre me dënimin më të rëndë të mundshëm: 

“Pastaj fjala e Zotit iu drejtua
Jehuhit, birit të Hananit, kundër Baashas, duke thënë: "Të kam ngritur nga
pluhuri dhe të kam bërë princ të popullit tim Izraelit, por ti ke ndjekur
rrugën e Jeroboamit dhe ke bërë të mëkatojë popullin im, Izraeli, duke
provokuar zemërimin tim me mëkatet e tij; prandaj do të zhduk Baashan dhe
shtëpinë e tij dhe do ta bëj me shtëpinë tënde atë që kam bërë me shtëpinë e Jeroboamit,
birit të Nebatit. Ata të Baashas që do të vdesin në qytet do t'i hanë

qentë, dhe ata që do të vdesin në ara do t'i hanë
shpendët e qiellit".” (Ligji i parë i mbretërve: 16/ 1-4).

Pra, a mos Perëndia dështoi në largimin e të keqes me mosdënimin dhe
zhdukjen e Muhammedit a.s., familjes dhe shokëve të tij në qoftë se ai paska
qenë një profet i rremë?! Pse Perëndia nuk veproi me të sikurse veproi me
Baashas-in? Madje Zoti do të mund të akuzohej si i padrejtë për shkak se Ai, i
ka mundësuar -- sipas bindjes të krishterëve 
- një profeti të rremë të shtrijë ndikimin e tij tek një e katërta e
njerëzimit! 

 

Madje, si ndodhi që Perëndia të dënojë profetin e vërtetë dhe të mos dënojë
një profet “që shtiret”, por ta shtyjë dënimin e tij për në botën tjetër, duke
lejuar që ai të përhapë mesazhin e tij “të rremë” për 23 vjet dhe fenë e tij ta
besojnë një e katërta e njerëzimit?!   

Jo vetëm kaq, por statistikat botërore tregojnë se Islami është feja me
përhapje më të shpejtë mbi rruzullin tokësor, kurse në vitin 2025 do të jetë
feja e parë në botë. 

 

Si mundet që një mashtrues të mashtrojë gjithë ata miliarda njerëz për 14
shekuj me radhë?! Prandaj, me plotë të drejtë, Thomas Karlajl pyet: “A mund ta
pranojë mendja e shëndoshë njerëzore se kjo pejgamberi (e Muhamedit a.s.), të
cilën e kanë  pranuar miliona njerëz, të
mund të jetë e sajuar apo mashtrim?! Sikur gënjeshtra dhe mashtrimi të
përhapeshin në mënyrë kaq masive në botë, atëherë jeta do të ishte marrëzi dhe
pa qëllim dhe më mirë do të ishte të mos ishte fare! A e keni parë ndonjë njeri
që të ketë mundur të sajojë ndonjë fe dhe të ketë arritur të popullarizohet dhe
të përhapet në këtë mënyrë?!”

 

Për rrjedhojë, në bazë të
asaj që lexojmë tek Ligji i Përtërirë dhe Jeremia, ne konkludojmë se Muhammedi
a.s. është i dërguar i vërtetë i Zotit sepse ai nuk ka vdekur i vrarë.  

 

Krejt ndryshe ka ndodhur
me Shën Palin që është vrarë, ashtu sikurse thotë Bibla se do të vriten
profetët e rremë që nuk i ka dërguar Zoti.

 

Përveç kësaj, ne gjejmë se Muhammedi a.s. është i vetmi në mesin e
pejgamberëve dhe lajmëtarëve të Zotit, së bashku me Davudin a.s., që Zoti ia ka
hapur kryeqytetin e sundimit të tij në jetën e tij, ku ai hyri në Mekë si fitimtar
dhe me dinjitet. Kjo nuk i ka ndodhur ndonjërit
prej pejgamberëve përveç Davudit a.s.

 

Muhammedi a.s. nuk e zgjodhi Mekën për kryeqytet të mbretërisë së tij, sepse
ai nuk ishte një mbret, por një lajmëtar dhe i dërguar i Zotit. Ai e la Mekën
ashtu siç është, Qyteti i Zotit, Një dhe të
Vetëm, dhe vazhdoi të jetojë në Medinë të cilën e nderoi me jetën dhe vdekjen e
tij, selami dhe paqja e Allahut qoftë mbi të.

 

Zoti e mbrojti Muhammedin a.s. 

“O i Dërguar! Komuniko atë që të
është zbritur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke
përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve...” (El Maideh: 67).   

 

Realiteti tregon se Zoti jo vetëm që nuk e ndëshkoi Muhammedin a.s. por e mbrojti
dhe e ruajti nga injorantët dhe mosbesimtarët. Një herë erdhi një beduin, i
cili nxori shpatën e tij dhe tha: O Muhammed, kush
të mbron nga unë? Pejgamberi a.s. i tha: “Allahu”.  Beduinit filloi t’i dridhet dora dhe i ra
shpata nga dora. Pastaj Pejgamberi i Zotit e mori shpatën dhe i tha: po tani ty kush të
mbron nga unë? 

 

Armiqtë e të Vërtetës Hyjnore u munduan ta vrisnin të Dërguarin e Allahut
në shtëpinë e tij, në shpellë, gjatë hixhretit, në luftëra e beteja dhe në
shumë situata të tjera. Por, sikurse është e ditur, ata nuk arritën ta vrisnin.
Kjo ngase ai ishte nën mbrojtjen e Allahut, sikurse na thotë Krijuesi në
Kur’anin fisnik: “O i Dërguar! Komuniko
atë që të është zbritur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e
ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve...” (El
Maideh: 67).   

 

Prandaj a
Listen

Read phonetically

i që nuk e beson Mesazhin dhe Pejgamberllëkun e Muhammedit a.s. në realitet
është mohues i Zotit! 

 

Falënderimi i qoftë Allahut i cili na ka bërë muslimanë
dhe na ka lartësuar me Islam dhe kjo mjafton si mirësi. Sado ta adhurojmë
Krijuesin tonë, madje edhe po të kishim me qindra jeta si jeta jonë, nuk do t’i
dilnim hakut dhe ta falënderonim vetëm për një mirësi prej mirësive të shumta
që na ka dhuruar neve. 

 

Elhamdulilah, jemi të kënaqur që Allahu është Zoti ynë, Muhammedi
a.s. pejgamberi ynë dhe Islami feja jonë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.