Levi Aron perbindeshi qe vrau 8 vjeçari n, del ne gjyq kete jave

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Levi  Aron perbindeshi qe vrau 8 vjeçarin, del ne gjyq kete jave 
BEQIR SINA, New York 
Avokati  mbrojtes i tij ka argumentuar ne Gjykate se klienti qe ai mbron 
eshte i semure  menderisht: '..degjon zera dhe vuan nga  halucinacionet' 





Levi  Aron, perbindeshi i Brooklyn

BENSONHURST  BROOKLYN NYC - Fqinjet e mostres me origjine hebreje, thone se 
Levi Aron, njeriu  qe u vetedeklarua i pafajshem ndaj akuzave per vrasje te 
shkalles se pare kete  jave, ishte perpjekur te rrembeje femije dhe me pare.

Ne lagjen e banuar  nga komuniteti hebrenj, tani flitet hapur per ngjarjen 
makabre qe tronditi  qytetin javen e kaluar. 

Lajmi i krahasueshem me nje film horror ne New  York tmerroi opinionin pak 
kohe me pare, kur policia gjeti ne frigorifer mbetje  njerezore te trupit te 
nje femije 8 vjeçar. 

I akuzuari do te dale ne  gjyq pasi dyshohet se ka "perdhunuar, vrare dhe 
bere copa - copa me thike nje  femije po te komunitetit te tij i quajtur 
Leiby Kletky, djali i nje çifti me  origjine hebreje'', shkruhej ne mediat 
vendase. 

Policia tha se "Pjese te trupit u gjeten dhe ne  koshin e plehrave, poshte 
shtepise se te akuzuarit dhe disa pjeset e trupit jane  gjetur ne 
frigoriferin e 35 vjeçarit, Levi Aron, i cili eshte arrestuar  menjehere me akuzen e 
vrasjes."

Leiby  Kletzky

Zisa  Berkowitz nje banore e ketij komuniteti u tha gazetareve se Levi Aron 
ishte  perpjekur te rrembente dhe djalin e saj teksa luante nje dite me te 
rinjte  jashte bllokut. 

Ngjarja sipas saj kishte ndodhur ne dy vitet e fundit,  por ajo kishte qene 
"e frikesuar" nga komuniteti hebrej ta bente nje denoncim te  tille.

Dhe nje burim tjeter anonim ka thene se Levin Aron kishte ndaluar  nje dite 
nje djale 11-vjeçar ne Borough Park, nje jave para se ai te akuzohej  per 
vrasjen e Leiby Kletzky.

Nje "mik" i tij ne Facebook thote gjithashtu  qe Aron kishte shkruar ne 
faqen e tij; "pelqej me shume djemte e moshes 10 deri  ne 15 vjeç ne Brooklyn, 
sepse, ka shume djem te mire ketu."

"Pas  vetedeklarimit jo fajtor per akuzat e ngritura ndaj tij te enjten, 
Aron eshte  aktualisht duke u mbajtur per nje testim psiqiatrik, pasi ka gjasa 
qe ai te beje  vetevrasje. Ai degjon zera dhe vuan nga halucinacionet," tha 
avokati i  tij.

Por nje hetues vrasjesh ne pension i NYPD, Joseph  Pollini beson se nje 
kerkese e tille e avokatit te Levin Aron "nuk do te kete  sukses" per 
papergjegjshmeri.

Komuniteti Çifut Ortodoks i New York-ut,  lajmeroi policine javen e kaluar 
se ne: "Komunitetin e tyre mungonte nje femije  8 vjeçar. Ky komunitet me 
policine u vune ne kerkim ne gjithe lagjen per dy dite  me radhe. Per fat te 
keq, trupi i 8 vjeçarit u gjend ne nje menyre te  paimagjinueshme dhe teper 
te çuditshme. "I perdhunuar, vrare me thike dhe ndare  ne disa pjese te 
futura ne thase plastik - disa pjese te trupit te tij ishinin  futur ne 
frigorifer te tjerat ishin hedhur ne grumbullin e plehrave" deklaroi  policia. 

Numeri nji i policise se New Yorkut, Reimond Kelli, deklaroi  se: "femija 
duket se kishte humbur rrugen dhe ishte ne kerkim te gjetjes se  prinderve te 
tij pas largimit nga shkolla dhe kthimit ne shtepi ne nje lagje  hebreje ne 
Brooklyn".

Komisioneri i policise Keli, deklaroi para  gazetarve se Aron qendronte i 
qete ne shtepine e tij kur policia kishte hyre  brenda per hetime duke 
ndjekur gjurmet dhe e ka pyetur ate se ku ndodhej femija  8 vjeçar. Mostra nuk 
kishte folur por kishte treguar me gisht nga kuzhina, vend  ku policia ka 
gjetur gjurme gjaku ne dorezen e frigoriferit”, tregoi Kelli ne  nje konference 
per shtyp. 
Levi Aron përbindëshi që vrau 8 vjeçarin, del në gjyq  këtë javë 
 
 
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
 
Avokati mbrojtës i tij ka argumentuar në Gjykatë se klienti që ai mbron  
është i sëmurë mendërisht: '..dëgjon zëra dhe vuan nga halucinacionet'





























Levi  Aron, përbindëshi i Brooklyn

BENSONHURST BROOKLYN NYC - Fqinjët e  mostrës me origjinë hebreje, thonë se 
Levi Aron, njeriu që u vetëdeklarua i  pafajshëm ndaj akuzave për vrasje të 
shkallës së parë këtë javë, ishte përpjekur  të rrëmbejë fëmijë dhe më parë.

Në lagjen e banuar nga komuniteti  hebrenj, tani flitet hapur për ngjarjen 
makabre që tronditi qytetin javën e  kaluar. 

Lajmi i krahasueshëm me një film horror në New York tmerroi  opinionin pak 
kohë më parë, kur policia gjeti në frigorifer mbetje njerëzore të  trupit të 
një fëmije 8 vjeçar. 

I akuzuari do të dalë në gjyq pasi  dyshohet se ka "përdhunuar, vrarë dhe 
bërë copa - copa me thikë një fëmijë po të  komunitetit të tij i quajtur 
Leiby Kletky, djali i një çifti me origjinë  hebreje'', shkruhej ne mediat 
vendase. 

Policia tha se "Pjesë të  trupit u gjetën dhe ne koshin e plehrave, poshtë 
shtëpisë së të akuzuarit dhe  disa pjesët e trupit janë gjetur në 
frigoriferin e 35 vjeçarit, Levi Aron, i  cili është arrestuar menjëherë me akuzën e 
vrasjes."

Leiby  Kletzky

Zisa Berkowitz një banore e këtij komuniteti u tha  gazetarëve se Levi Aron 
ishte përpjekur të rrëmbente dhe djalin e saj teksa  luante një ditë me të 
rinjtë jashtë bllokut. 

Ngjarja sipas saj kishte  ndodhur në dy vitet e fundit, por ajo kishte qënë 
"e frikësuar" nga komuniteti  hebrej ta bënte një denoncim të tillë.

Dhe një burim tjetër anonim ka  thënë se Levin Aron kishte ndaluar një ditë 
një djalë 11-vjeçar në Borough Park,  një javë para se ai të akuzohej për 
vrasjen e Leiby Kletzky.

Një "mik" i  tij në Facebook thotë gjithashtu që Aron kishte shkruar në 
faqen e tij; "pëlqej  më shumë djemtë e moshës 10 deri në 15 vjeç në Brooklyn, 
sepse, ka shumë djem të  mirë këtu."

"Pas vetëdeklarimit jo fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij  të enjten, 
Aron është aktualisht duke u mbajtur për një testim psiqiatrik, pasi  ka gjasa 
që ai të bëjë vetëvrasje. Ai dëgjon zëra dhe vuan nga halucinacionet,"  tha 
avokati i tij.

Por një hetues vrasjesh  në pension i NYPD, Joseph Pollini beson se një 
kërkesë e tillë e avokatit të  Levin Aron "nuk do të ketë sukses" për 
papërgjegjshmëri.

Komuniteti Çifut  Ortodoks i New York-ut, lajmëroi policinë javën e kaluar 
se në: "Komunitetin e  tyre mungonte një fëmijë 8 vjeçar. Ky komunitet me 
policinë u vunë në kërkim në  gjithë lagjen për dy ditë me radhë. Për fat të 
keq, trupi i 8 vjeçarit u gjend  në një mënyrë të paimagjinueshme dhe tepër 
të çuditshme. "I përdhunuar, vrarë me  thikë dhe ndarë në disa pjesë të 
futura në thasë plastik - disa pjesë të trupit  të tij ishinin futur në 
frigorifer të tjerat ishin hedhur në grumbullin e  plehrave" deklaroi policia. 

Numëri nji i policisë së New Yorkut, Reimond  Kelli, deklaroi se: "fëmija 
duket se kishte humbur rrugën dhe ishte në kërkim të  gjetjes së prindërve të 
tij pas largimit nga shkolla dhe kthimit në shtëpi në  një lagje hebreje në 
Brooklyn".

Komisioneri i policisë Keli, deklaroi  para gazetarve se Aron qëndronte i 
qetë në shtëpinë e tij kur policia kishte  hyrë brenda për hetime duke 
ndjekur gjurmët dhe e ka pyetur atë se ku ndodhej  fëmija 8 vjeçar. Mostra nuk 
kishte folur por kishte treguar me gisht nga  kuzhina, vend ku policia ka 
gjetur gjurmë gjaku në dorezën e frigoriferit”,  tregoi Kelli në një konferencë 
për shtyp.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 29.4 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 7.5 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 18.9 KB) - not displayed
clip_image004.jpg (image/jpeg, 7.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.