Boksieri dhe politikani i keq Gruevski, -
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Boksieri dhe politikani i keq Gruevski, - Nga Beqir Sina Me beri pershtypje dhe me kishte nxitur kureshtjen shkrimi i prillit te 2008 ne “Ta Nea” greke me nje titull sarkazem “Gruevski, boksieri i keq nga Shkupi”. Si sot e mbaje mend mire paralajmerimin dhe mesazhin e keq me shkronja te zeza ne titull qe i atribuohej kryeministrit qe serish sfidoi politikat oponente ne Maqedoni, ne zgjedhjet e fundit. Duke aluduar ne analizen greke, Gruevski gjate karrieres se tij ne boks kishte perjetuar nje fitore dhe nje humbje, ndersa me pas kishte varur dorezat, per te realizuar ambiciet dhe enderrat e tij. Ai ne politike sigurisht po ka humbje aq sa edhe ne boksin e tij amator. Gruevski mund te konsiderohet nje grekofil i heshtur, dhe se pikerisht figurat e ketij soji qe nuk kane identitet te qartesuar, behen me te frikshem dhe me patriote. Familja e tij ka rrenjet e thella ne qytetin grek te ashtuquajtur Lerin, territor nen administrim grek, ku gjenden edhe varret e te pareve te tij. Sa here qe eshte ky tip politikani ne politiken maqedonase, ai konsiderohet si zgjedhja me e keqe per greket. Gruevski per dallim nga lideret e tjere te te gjitha periudhave te tranzicionit ne Maqedoni, eshte nje nga politikanet me te paparashikueshem, njeri qe nuk mban premtimin, aleancat dhe i pasigurte ne bashkeqeverisje. Ai nuk arriti asnjehere te krijoje nje aleance te shendoshe, qofte indirekte me ndonje nga partite shqiptare. Ne kete menyre nga qeverisja dhe froni i pushtetit, Gruevski arriti qe te terheq rreth tij dhe te joshe shume politikan shqiptare, duke i mbajtur per llogarite e tij dhe me pas duke i flakur. Ai ne kete menyre arriti qe te luaje lojen perfekte me partite shqiptare. Zgjedhjet e 5 qershorit e forcuan serish figuren e tij, por ai momentalisht nuk disponon me fuqine qe te mund te kryeje strategjite dhe planet e tij permes miratimi te Ligjeve, per shkak se nuk gezon mbeshtetjen absolute, sikur qe kishte mandatin e kaluar, kur nuk i nevojiteshin as votat e partise shqiptare te koalicionit. Ai mund te jete i kushtezuar dhe mund te vihet ne sprove apo kusuritje, ne rast se partia shqiptare BDI do te dij te luaj lojen apo nuk do te jete nje mashe e kryeministrit, ashtu siç perceptohet dhe akuzohet nga shumica e elektoratit shqiptar dhe opozites. Pas gjitha ketyre fitoreve, Gruevski ne te gjitha sondazhet eshte politikani me i urryer ne mesin e shqiptareve, duke shkuar ne kuotat e 90 per qind te mendimit negativ ndaj tij. Por, nga ana tjeter, ai eshte sfidues dhe i adhuruar tek elektorati maqedonas, i cili per disa here po e mban ne pushtet ate, duke e quajtur nje hero dhe te cilit i kushtohen edhe kenge folklorike maqedonase. Pjesa me e madhe e shqiptareve nuk ka besim tek ky kryeminister i cili vazhdon te realizoje projekte nje etnike, nje partiake e nje religjoze dhe ne fund tenton qe Maqedonine ta beje shtet vetem te popullit maqedonas. Kryeministri i Maqedonise, Nikola Gruevski, duhet te shihet tani mire se sa "boksieri i keq" do te vijoje skenaret e tij qe mund te jene vazhdimesi e befasive dhe projekteve te mendjes se tij. Boksieri dhe politikani i keq Gruevski, - Nga Beqir Sina Më bëri përshtypje dhe më kishte nxitur kureshtjen shkrimi i prillit të 2008 në “Ta Nea” greke me një titull sarkazëm “Gruevski, boksieri i keq nga Shkupi”. Si sot e mbajë mend mirë paralajmërimin dhe mesazhin e keq me shkronja të zeza në titull që i atribuohej kryeministrit që sërish sfidoi politikat oponente në Maqedoni, në zgjedhjet e fundit. Duke aluduar në analizën greke, Gruevski gjatë karrierës së tij në boks kishte përjetuar një fitore dhe një humbje, ndërsa më pas kishte varur dorezat, për të realizuar ambiciet dhe ëndërrat e tij. Ai në politikë sigurisht po ka humbje aq sa edhe në boksin e tij amator. Gruevski mund të konsiderohet një grekofil i heshtur, dhe se pikërisht figurat e këtij soji që nuk kanë identitet të qartësuar, bëhen më të frikshëm dhe më patriotë. Familja e tij ka rrënjët e thella në qytetin grek të ashtuquajtur Lerin, territor nën administrim grek, ku gjenden edhe varret e të parëve të tij. Sa herë që është ky tip politikani në politikën maqedonase, ai konsiderohet si zgjedhja më e keqe për grekët. Gruevski për dallim nga liderët e tjerë të të gjitha periudhave të tranzicionit në Maqedoni, është një nga politikanët më të paparashikueshëm, njeri që nuk mban premtimin, aleancat dhe i pasigurtë në bashkëqeverisje. Ai nuk arriti asnjëherë të krijojë një aleancë të shëndoshë, qoftë indirekte me ndonjë nga partitë shqiptare. Në këtë mënyrë nga qeverisja dhe froni i pushtetit, Gruevski arriti që të tërheq rreth tij dhe të joshë shumë politikan shqiptarë, duke i mbajtur për llogaritë e tij dhe më pas duke i flakur. Ai në këtë mënyrë arriti që të luajë lojën perfekte me partitë shqiptare. Zgjedhjet e 5 qershorit e forcuan sërish figurën e tij, por ai momentalisht nuk disponon me fuqinë që të mund të kryejë strategjitë dhe planet e tij përmes miratimi të Ligjeve, për shkak se nuk gëzon mbështetjen absolute, sikur që kishte mandatin e kaluar, kur nuk i nevojiteshin as votat e partisë shqiptare të koalicionit. Ai mund të jetë i kushtëzuar dhe mund të vihet në sprovë apo kusuritje, në rast se partia shqiptare BDI do të dij të luaj lojën apo nuk do të jetë një mashë e kryeministrit, ashtu siç perceptohet dhe akuzohet nga shumica e elektoratit shqiptar dhe opozitës. Pas gjitha këtyre fitoreve, Gruevski në të gjitha sondazhet është politikani më i urryer në mesin e shqiptarëve, duke shkuar në kuotat e 90 për qind të mendimit negativ ndaj tij. Por, nga ana tjetër, ai është sfidues dhe i adhuruar tek elektorati maqedonas, i cili për disa herë po e mban në pushtet atë, duke e quajtur një hero dhe të cilit i kushtohen edhe këngë folklorike maqedonase. Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk ka besim tek ky kryeministër i cili vazhdon të realizojë projekte një etnike, një partiake e një religjoze dhe në fund tenton që Maqedoninë ta bëjë shtet vetëm të popullit maqedonas. Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, duhet të shihet tani mirë se sa "boksieri i keq" do të vijojë skenaret e tij që mund të jenë vazhdimësi e befasive dhe projekteve të mendjes së tij.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 14.6 KB) - not displayed