Proteste para selise se Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju-Jork,
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Proteste para selise se Organizates se Kombeve te Bashkuara ne
Nju-Jork,"per Ramushin dhe mbrojtjen e vlerave te UÇK -es
BEQIR SINA New York
Kosova kerkon drejtesi, jo kamuflime dhe lufte per te prishur imazhin
Dag Hammarskjold Plaza - OKB New York : Nje proteste qe organizatori tha
se ishte thirrur nga Komuniteti shqiptar ne SHBA, u mbajte sot, para selise
se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, per mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave
te luftes se UÇK-se. Kjo proteste u mbajte diten hene ne mesdreke, ne
menyre paqesore, sheshin e njohur te demostratave te shqiptareve Dag
Hammarskjold Plaza ne New York, perballe nderteses se Organizates se Kombeve te
Bashkuara - .
Ne kete proteste e cila zgjati me shume se dy ore moren pjese dhjetra vete
- kishte ardhur edhe nje grup protestuesish nga Çikagoja , anetare keta te
organizates Shqiptaro - Amerikane nga Çikagoja, te cilet thane se kishin
udhetuar per te protestuar ne New York, per me shume se 10 ore. Grupi i
protestuesve erdhi i veshur bluzat e kuqe me protretin e Ramush Hardinajt ne
gjoks. Protestuesit nga Çikagoja, te veshur me bluza me mbishkrimin " Free
Ramush Haradinaj" ("Liri per Ramush Hardinaji") dhe ne menyra te ndryshme,
duke bartur dhe parulla, flamuj kombetare Shqiptar dhe te SHBA-ve, duke
brohoritur disa here "Ramushi-Ramushi" - UÇK- UÇK", protestuan disa ore per
lirimin dhe pafajesin e atyre qe po mbahen ne burg.
Nderkohe, qe edhe folesit e tjere, te cilet e moren fjalen ne kete
proteste, kerkuan me kembengulje qe te ndalen proceset e montuara kunder
ish-ushtareve te UÇK-se, lirimin e te burgosurve, te cilet po vuajne denimin e tyre
vetem pse kane qene luftetare te lirise. Protestuesit kerkuan pershpejtimin
e rigjykimit ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkeluftetareve
te tij dhe te rikonfirmohet pafajesia e tyre. Ata kerkuan nga SHBA dhe
komuniteti nderkombetar, te beje veprime konkrete duke i bere presion Serbise
per kthimin e pengjeve te luftes dhe qe te arrestohen te gjithe kriminelet
serb qe kane bere krime ne Kosove dhe qe sot sillen te lire neper Serbi dhe
ne veri te Kosoves.
Protesta :
Protesta u hape me eksekutimin e hymneve kombetare te te dy vendve ate te
Shqiperise dhe SHBA. Protesten e drejtoje Julinda Daci. Me pase
protestuesit zhvilluan nje parakalim te qete per rreth barrikadave te ngritura nga
policia dhe qendruan ne heshtje perpara stendave me fotografite te njerezve te
vrare dhe maskaruar gjate luftes ne Kosove, shumica e tyre femije, gra dhe
te moshuar civile.Protestuesit u perulen me respekt perpara ketyre
viktimave te terrorit serb - dhe denuan ne heshtje genocidin e papare serbe ne
Kosove.
Folesi kryesore i kesaj proteste, publicisti Besim Muhadri albanolog, dhe
shkrimtar shqiptar nga Kosova, qe jeton ne SHBA, tha se "Kosova sot eshte e
ngulfatur nga procese te montuara politike, qe mbahen dhe pritet te mbahen
ne gjykatat e saj. Proces ku ne shenjester te te gjitha te keqijave jane
ish ushtaret e UÇK-es, te asaj ushtrie e cila diti dhe ia arriti te ktheje
dinjitetin e neperkembur te shqiptareve.Vlerat e saj po neperkemben dhe po
demtohen rende.
Me tej Muhadri theksoje se Proceset politike qe jane duke u zhvilluar dhe
qe pritet te zhvillohen ndaj ish ushtareve te UÇK-se, jane nje imazh i keq
jo vetem per kete ushtri, por per tere popullin shqiptar dhe luften e
drejte dhe vetemohuse te bere per liri dhe pavaresi - Imazh i keq per pavaresine
dhe prespektiven europiane te Kosoves.
Kosova kerkon drejtesi, jo kamuflime dhe lufte per te prishur imazhin
thuhej ne fjalen e tij
"Jemi te bindur ceku ai ne fjalen e tij se Shtetet e Bashkuara te
Amerikes, ky shtet i cili ne momentet te caktuara dhe tejet te renda te ekzistences
shqiptare diti te ruaje dhe te perkrahe popullin tone, edhe kesaj rradhe
do te dije dhe do te na ndihmoje, ashtu sikurse qe jemi te bindur se nje gje
te tille do ta bejne edhe miqte tane europiane, te cilet perkrah SHBA,
ishin ne krahun tone, ne anen e se drejtes sone."
Gjate fjales se tij Muhadri shprehu bindjen se bijte tane me te mire, qe
dje diten te luftojne per lirine e Kosoves, per pavaresine e saj, edhe sot
do te dijne qe te mbrojne dinjitetin e shtetit te Kosoves, te ushtrise sone,
theksoje ai qe ishte pararoje e lirise dhe e pavaresise se vendit tone.
Per kete do te nenvizonte zoti Muhadri, ne jemi te bindur se drejtesia do
te trumfoje, por proceset e filluara ne gjykaten nderkombetare te Hages
ndaj gjeneralit dhe ish Kryeministrit te Kosoves, z. Ramush Haradinaj duhet te
fillojne sa me shpejt qe te jete e mundur, sepse jemi te bindur se ai aty
po mbahet padrejtesisht vetem, e vetem se ai diti te luftoje dhe te
sakrifikoje aq shume per lirine e Kosoves.
Ai beri thirrje se "Zoti Haradinaj i duhet Kosoves dhe zhvillimit te
procesvee pozitive te saj dhe se
mbajtja kaq gjate dhe mosfillimi i procesit te ri-gjykimit te zotit
Haradinaj me shoke, u shpreh ai eshte nje padrejtesi tjeter karshi asaj se aty po
mbahet pa asnje deshmi."
Zoti Muhadri duke mbyllyr fjalen e tij potencio se ne anen tjeter,
kriminelet serbe, te cilet gjate luftes ne Kosove bene krimet me monstruoze,
vazhdojne te enden te lire, ne pjesen veriore te Mitrovices qe tashme eshte bere
nje njolle e deshtimit edhe per Bashkesine nderkombetare.
Pas tij fjalen ne gjuhen angleze e mbajti avokati shqiptar Pjerin Lumaj,
duke ia lene vendin fjales se zotit Frank Vernuccio, Jr., J.D. (co-host nga
Radio WVOX 1460 AM)
Zoti Frank Venuccio tha ne fjalen e tij se "Per lirine nuk ka kufi dhe ajo
nuk vjen kurr si nje dhurate, po nuk luftove dhe nuk sakrifikove - kete e
dine SHBA, kete e dine mire dhe populli i Kosove si cili luftoje me te
drejte per liri e pavaresi.' Ne, Amerikanet vijoje ai kurr nuk do te harrojme
te gjithe ata qe luftuan me UÇK per te mbrojtur ata njerez te pafajshem te
kercenuar nga gjenocidi serbe ne Kosove. Ne jemi ketu t'u themi Kombeve te
Bashkuara, se ne do te mbrojme te drejtat e te gjithve atyre qe luftuan per
lirine e Kosoves.
Miku i shqiptareve ne SHBA- avokati i njohur Stiv Kaufman dergoje nje
leter e cila u lexua nga Esad A. Rizai, presidenti i Fondacionit "Shoqeria
Shqipetaro - Amerikane" ne Nju Jork,
Ne letren e avokatit te njohur Amerikan theksohej se :"Ashtu si ushtaret e
guximshem Amerikan qe duke luftuar per pavaresine e Amerikane, u
konsideruan kriminele dhe terroriste nga Qeveria Britanike, keta burra dhe gra te
UÇK-se, luftuan kunder tiranise e forcave pushtuese te komanduara prej
qeverise serbe, duke shpresuar se nje dite populli i tyre te gezoje te njejten
liri qe kan Amerikanet tani . Ashtu si historia njeh aktet e tyre dhe luften
e tyre historike duke i nderuar perjetesisht heronjet, dhe luftetaret,
patriotet Amerikan, historia tani duhet te njohin keta trima burra dhe grate qe
luftuan me ndershmeri per çlirimin, lirine dhe pavaresine e popullit te
tyre. Une me modesti pasi e di mire sespse luftuan ata kerkoje me forcen e
zerit tim qe keta luftetare te pafajshem te lirohen dhe te ndalet sulmi ndaj
tyre, sepse ata duhet njihen mire per rolin e tyre si luftetaret e lirise
dhe te nderohen se Freedom Fighters and Liberators ."
E mori fjalen ne kete proteste dhe perfaqesuesi i grupit te protestuesve
nga Çikagoja zoti Gazmend Lleshi
Zoti Lleshi tha se qe te nderosh luften e ndershme dhe heroike te UÇK-es,
do te thote qe te respektosh vlerat e asaj lufte, qe ne duhet ta ruajm dhe
t'a mbrojme me krenari.Lufta Çlirimtare, u shpreh ai ne Kosove nuk ndodhi
rastesisht, ajo erdhi mbas nje okupimi te gjate dhe te eger serb mbi Kosoven
dhe ajo ishte menyra e vetme per çlirim, liri e pavaresi, ajo ishte lufta
dhe gjaku i derdhur ne ket lufte heroike.
Me pas ai theksoje se mirepo, fatkeqesisht kjo lufte dhe skarifica sublime
e ushtrave te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne vend qe te shperblehej,
ajo nga njerez si Dick Marty, e te tjere u mundua te njolloset. Ushtaret e
UÇK-es, ne vend qe te shperbleheshin duke i integruar ne jeten civile dhe
politike te Kosoves, se lire, atje ndodhi e kunderta - shumica e tyre
perjetuan perndjekjen dhe burgosjen duke i ngarkuar me krime te pa bera, vetem e
vetem se ishin luftetar qe luftuan per lirin e atdheut te tyre.
Per kete ai permendi rastin siç tha Llleshi, ate me makaber ate me Ramush
Haradinajn dhe ushtaret e tij te cilet, pasi u gjykuan dhe dolen te
pafajshem dhe mori fund çdo gje nga Gjykata Nderkombetare per Krimet e Luftes ne
ish Jugosllavi, u kthyen prape si te akuzuar nga e njejta gjykate dhe per te
njejtat akuza dhe kjo ndodhi per te kenaqur dhe permbushur deshirat serbe
, qe shqiptaret te mbahen te shtypur dhe me kete rast nga Haga.".
Ne protesten para selise se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, per
mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave te luftes se UÇK-se, folen dhe ish luftetari
Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, zoti, Gani Shehu, ish udheheqesi i "Fondacionit
Vendlindja Therret" ne SHBA, zoti Shefki Mexhuvani, poeti Naim Balidemaj,
gazetari Qazim Doda , veprimtari dhe aktivisti i dalluar i çeshtjes Çame ,
zoti Sali Bollati, Dr. Skender Kodra - Kryetari i Akademis se Shkencave
Shqiptaro-Amerikane, me qender ne New-York, Professor Muharrem Dika.
Dr. Skender Kodra - Kryetari i Akademis se Shkencave Shqiptaro-Amerikane,
tha se sa krenar ndihej ai sot qe i biri i tij ishte luftetar i Batalionit
Atlantiku, i perber me luftetar shqiptare qe nga SHBA, shkuan ne Kosove,
per te luftuar se bashku me vellezerit e motrat e tyre ne Kosove, per
çlirimin dhe lirin e Kosoves.
Dr Kodra, shprehu pakenaqesine e thelle ndaj vendimit te Hages, dhe e
quajti ate tersisht te padrejte per t`i mbajtur ne paraburgim dhe per te
rigjykuar peseri luftetaret e lirise, dhe ish komandatin e UÇK-es, Ramush
Haradinaj ish Kryeministrin e Kosoves.
"Me kete veprim, theksoi Dr. Kodra, po deshmohet se drejtesia
nderkombetare ka deshtuar ne ndeshkimin e krimineleve dhe krimeve qe ka bere shteti i
Serbise kunder popujve dhe te drejtes se tyre per liri e pavaresi. Edhe
njehere Haga deshmoi se politika i ka futur drejtperdrejt duart ne drejtesi dhe
per pasoje merr vendime krejtesisht te papranueshme per luftetare te
sprovuar qe e deshen lirine dhe luftuan per çlirimin e vendit te vet.Duke i
futur ne te njejtin targ kriminelin dhe viktimen"
Protesta u mbyll e qete dhe pa probleme per policine njujorkeze e cila e
vrojtoje nga afer duke faleminderuar protestuesit per kulturen e treguar ne
sheshin e njohur te demostratave te shqiptareve Dag Hammarskjold Plaza ne
Nee York, perballe nderteses se Organizates se Kombeve te Bashkuara - .
Protesta ishte edhe nje here nje thirrje per Oragizaten e Kombeve te
Bashkuara dhe SHBA se lufta e UÇK-se ishte nje lufte e drejte per liri dhe
pavaresi te Kosoves dhe se mbajtja neper burgje dhe etiketimi i luftetareve te
lirise eshte nje e padrejte e madhe qe i behet jo vetem atyre qe dhane
gjithçka paten nga vetja, por edhe luftes dhe sakrifices se atyre bijeve dhe
bijave te Kosoves, per liri e pavaresi..
Protestë para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në
Nju-Jork,"për Ramushin dhe mbrojtjen e vlerave të UÇK -ës
BEQIR SINA New York
Kosova kërkon drejtësi, jo kamuflime dhe luftë për të prishur imazhin
Dag Hammarskjold Plaza - OKB New York : Një protestë që organizatori tha
se ishte thirrur nga Komuniteti shqiptar në SHBA, u mbajtë sot, para selisë
së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave
të luftës së UÇK-së. Kjo protestë u mbajtë ditën hënë në mesdrekë, në mënyrë
paqësore, sheshin e njohur të demostratave të shqiptarëve Dag Hammarskjold
Plaza në New York, përballë ndërtesës së Organizatës së Kombeve të
Bashkuara - .
Në këtë protestë e cila zgjati më shumë se dy orë morën pjesë dhjetra vetë
- kishte ardhur edhe një grup protestuesish nga Çikagoja , anëtarë këta të
organizatës Shqiptaro - Amerikane nga Çikagoja, të cilët thanë se kishin
udhëtuar për të protestuar në New York, për më shumë se 10 orë. Grupi i
protestuesve erdhi i veshur bluzat e kuqe me protretin e Ramush Hardinajt në
gjoks. Protestuesit nga Çikagoja, të veshur me bluza me mbishkrimin " Free
Ramush Haradinaj" ("Liri për Ramush Hardinaji") dhe në mënyra të ndryshme,
duke bartur dhe parulla, flamuj kombëtarë Shqiptar dhe të SHBA-ve, duke
brohoritur disa herë "Ramushi-Ramushi" - UÇK- UÇK", protestuan disa orë për
lirimin dhe pafajësin e atyre që po mbahen në burg.
Ndërkohë, që edhe folësit e tjerë, të cilët e morën fjalën në këtë
protestë, kërkuan me këmbëngulje që të ndalen proceset e montuara kundër
ish-ushtarëve të UÇK-së, lirimin e të burgosurve, të cilët po vuajnë dënimin e tyre
vetëm pse kanë qenë luftëtarë të lirisë. Protestuesit kërkuan përshpejtimin
e rigjykimit ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve
të tij dhe të rikonfirmohet pafajësia e tyre. Ata kërkuan nga SHBA dhe
komuniteti ndërkombëtar, të bëjë veprime konkrete duke i bërë presion Serbisë
për kthimin e pengjeve të luftës dhe që të arrestohen të gjithë kriminelët
serb që kanë bërë krime në Kosovë dhe që sot sillen të lirë nëpër Serbi dhe
në veri të Kosovës.
Protesta :
Protesta u hapë me eksekutimin e hymneve kombëtare të të dy vendve atë të
Shqipërisë dhe SHBA. Protestën e drejtojë Julinda Daci. Më pasë protestuesit
zhvilluan një parakalim të qetë për rreth barrikadave të ngritura nga
policia dhe qëndruan në heshtje përpara stendave me fotografitë të njerëzve të
vrarë dhe maskaruar gjatë luftës në Kosovë, shumica e tyre fëmijë, gra dhe
të moshuar civilë.Protestuesit u përulën me respekt përpara këtyre
viktimave të terrorit sërb - dhe dënuan në heshtje genocidin e paparë serbë në
Kosovë.
Folësi kryesorë i kësaj proteste, publicisti Besim Muhadri albanolog, dhe
shkrimtar shqiptar nga Kosova, që jeton në SHBA, tha se "Kosova sot është e
ngulfatur nga procese të montuara politike, që mbahen dhe pritet të mbahen
në gjykatat e saj. Proces ku në shënjestër të të gjitha të këqijave janë
ish ushtarët e UÇK-ës, të asaj ushtrie e cila diti dhe ia arriti të kthejë
dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve.Vlerat e saj po nëpërkëmbën dhe po
dëmtohen rëndë.
Më tej Muhadri theksojë se Proceset politike që janë duke u zhvilluar dhe
që pritet të zhvillohen ndaj ish ushtarëve të UÇK-së, janë një imazh i keq
jo vetëm për këtë ushtri, por për tërë popullin shqiptar dhe luftën e drejtë
dhe vetëmohuse të bërë për liri dhe pavarësi - Imazh i keq për pavarësinë
dhe prespektivën europiane të Kosovës.
Kosova kërkon drejtësi, jo kamuflime dhe luftë për të prishur imazhin
thuhej në fjalën e tij
"Jemi të bindur ceku ai në fjalën e tij se Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, ky shtet i cili në momentet të caktuara dhe tejet të rënda të ekzistencës
shqiptare diti të ruajë dhe të përkrahë popullin tonë, edhe kësaj rradhe
do të dijë dhe do të na ndihmojë, ashtu sikurse që jemi të bindur se një gjë
të tillë do ta bëjnë edhe miqtë tanë europianë, të cilët përkrah SHBA,
ishin në krahun tonë, në anën e së drejtës sonë."
Gjatë fjalës së tij Muhadri shprehu bindjen se bijtë tanë më të mirë, që
dje ditën të luftojnë për lirinë e Kosovës, për pavarësinë e saj, edhe sot do
të dijnë që të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, të ushtrisë sonë,
theksojë ai që ishte pararojë e lirisë dhe e pavarësisë së vendit tonë.
Për këtë do të nënvizonte zoti Muhadri, ne jemi të bindur se drejtësia do
të trumfojë, por proceset e filluara në gjykatën ndërkombëtare të Hagës ndaj
gjeneralit dhe ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj duhet të
fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse jemi të bindur se ai aty
po mbahet padrejtësisht vetëm, e vetëm se ai diti të luftojë dhe të
sakrifikojë aq shumë për lirinë e Kosovës.
Ai bëri thirrje se "Zoti Haradinaj i duhet Kosovës dhe zhvillimit të
procesvee pozitive të saj dhe se
mbajtja kaq gjatë dhe mosfillimi i procesit të ri-gjykimit të zotit
Haradinaj me shokë, u shpreh ai është një padrejtësi tjetër karshi asaj se aty po
mbahet pa asnjë dëshmi."
Zoti Muhadri duke mbyllyr fjalën e tij potencio se në anën tjetër,
kriminelët serbë, të cilët gjatë luftës në Kosovë bënë krimet më monstruoze,
vazhdojnë të enden të lirë, në pjesën veriore të Mitrovicës që tashmë është bërë
një njollë e dështimit edhe për Bashkësinë ndërkombëtare.
Pas tij fjalën në gjuhën angleze e mbajti avokati shqiptar Pjerin Lumaj,
duke ia lënë vendin fjalës së zotit Frank Vernuccio, Jr., J.D. (co-host nga
Radio WVOX 1460 AM)
Zoti Frank Venuccio tha në fjalën e tij se "Për lirinë nuk ka kufi dhe ajo
nuk vjen kurr si një dhuratë, po nuk luftove dhe nuk sakrifikove - këtë e
dinë SHBA, këtë e dinë mirë dhe populli i Kosovë si cili luftojë me të
drejtë për liri e pavarësi.' Ne, Amerikanët vijojë ai kurr nuk do të harrojmë të
gjithë ata që luftuan me UÇK për të mbrojtur ata njerëz të pafajshëm të
kërcënuar nga gjenocidi sërbë në Kosovë. Ne jemi këtu t'u themi Kombeve të
Bashkuara, se ne do të mbrojmë të drejtat e të gjithve atyre që luftuan për
lirinë e Kosovës.
Miku i shqiptarëve në SHBA- avokati i njohur Stiv Kaufman dërgojë një
letër e cila u lexua nga Esad A. Rizai, presidenti i Fondacionit "Shoqeria
Shqipetaro - Amerikane" në Nju Jork,
Në letrën e avokatit të njohur Amerikan theksohej se :"Ashtu si ushtarët e
guximshëm Amerikan që duke luftuar për pavarësinë e Amerikane, u
konsideruan kriminelë dhe terroristë nga Qeveria Britanike, këta burra dhe gra të
UÇK-së, luftuan kundër tiranisë e forcave pushtuese të komanduara prej
qeverisë serbe, duke shpresuar se një ditë populli i tyre të gëzojë të njëjtën
liri që kan Amerikanët tani . Ashtu si historia njeh aktet e tyre dhe luftën e
tyre historike duke i nderuar përjetësisht heronjët, dhe luftëtarët,
patriotët Amerikan, historia tani duhet të njohin këta trima burra dhe gratë që
luftuan me ndershmëri për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e popullit të
tyre. Unë me modesti pasi e di mirë sespse luftuan ata kërkojë me forcën e
zërit tim që këta luftëtarë të pafajshëm të lirohen dhe të ndalet sulmi ndaj
tyre, sepse ata duhet njihen mirë për rolin e tyre si luftëtarët e lirisë
dhe të nderohen se Freedom Fighters and Liberators ."
E mori fjalën në këtë protestë dhe përfaqësuesi i grupit të protestuesve
nga Çikagoja zoti Gazmend Lleshi
Zoti Lleshi tha se që të nderosh luftën e ndershme dhe heroike të UÇK-ës,
do të thotë që të respektosh vlerat e asaj lufte, që ne duhet ta ruajm dhe
t'a mbrojmë me krenari.Lufta Çlirimtare, u shpreh ai në Kosovë nuk ndodhi
rastësisht, ajo erdhi mbas një okupimi të gjatë dhe të egër sërb mbi Kosovën
dhe ajo ishte mënyra e vetme për çlirim, liri e pavarësi, ajo ishte lufta
dhe gjaku i derdhur në kët luftë heroike.
Më pas ai theksojë se mirëpo, fatkeqësisht kjo luftë dhe skarifica sublime
e ushtrave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vend që të shpërblehej,
ajo nga njerëz si Dick Marty, e të tjerë u mundua të njolloset. Ushtarët e
UÇK-ës, në vend që të shpërbleheshin duke i integruar në jetën civile dhe
politike të Kosovës, së lirë, atje ndodhi e kundërta - shumica e tyre përjetuan
përndjekjen dhe burgosjen duke i ngarkuar me krime të pa bëra, vetem e
vetëm se ishin luftëtar që luftuan për lirin e atdheut të tyre.
Për këtë ai përmendi rastin siç tha Llleshi, atë më makabër atë me Ramush
Haradinajn dhe ushtarët e tij të cilët, pasi u gjykuan dhe dolën të
pafajshëm dhe mori fund çdo gjë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në
ish Jugosllavi, u kthyen prapë si të akuzuar nga e njëjta gjykatë dhe për të
njëjtat akuza dhe kjo ndodhi për të kënaqur dhe përmbushur dëshirat sërbe ,
që shqiptarët të mbahen të shtypur dhe me këtë rast nga Haga.".
Në protestën para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për
mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, folën dhe ish luftëtari
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zoti, Gani Shehu, ish udhëheqësi i "Fondacionit
Vendlindja Thërret" në SHBA, zoti Shefki Mexhuvani, poeti Naim Balidemaj,
gazetari Qazim Doda , veprimtari dhe aktivisti i dalluar i çështjes Çame ,
zoti Sali Bollati, Dr. Skender Kodra - Kryetari i Akademis së Shkencave
Shqiptaro-Amerikane, me qendër në New-York, Professor Muharrem Dika.
Dr. Skender Kodra - Kryetari i Akademis së Shkencave Shqiptaro-Amerikane,
tha se sa krenar ndihej ai sot që i biri i tij ishte luftëtar i Batalionit
Atlantiku, i përbër me luftëtar shqiptarë që nga SHBA, shkuan në Kosovë,
për të luftuar së bashku me vëllezërit e motrat e tyre në Kosovë, për
çlirimin dhe lirin e Kosovës.
Dr Kodra, shprehu pakënaqësinë e thellë ndaj vendimit të Hagës, dhe e
quajti atë tërsisht të padrejtë për t`i mbajtur në paraburgim dhe për të
rigjykuar pesëri luftëtarët e lirisë, dhe ish komandatin e UÇK-ës, Ramush
Haradinaj ish Kryeministrin e Kosovës.
"Me këtë veprim, theksoi Dr. Kodra, po dëshmohet se drejtësia
ndërkombëtare ka dështuar në ndëshkimin e kriminelëve dhe krimeve që ka bërë shteti i
Serbisë kundër popujve dhe të drejtës së tyre për liri e pavarësi. Edhe
njëherë Haga dëshmoi se politika i ka futur drejtpërdrejt duart në drejtësi dhe
për pasojë merr vendime krejtësisht të papranueshme për luftëtarë të
sprovuar që e deshën lirinë dhe luftuan për çlirimin e vendit të vet.Duke i
futur në të njëjtin targ kriminelin dhe viktimën"
Protesta u mbyll e qetë dhe pa probleme për policinë njujorkeze e cila e
vrojtojë nga afër duke faleminderuar protestuesit për kulturën e treguar në
sheshin e njohur të demostratave të shqiptarëve Dag Hammarskjold Plaza në
Neë York, përballë ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara - .
Protesta ishte edhe një herë një thirrje për Oragizatën e Kombeve të
Bashkuara dhe SHBA se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë për liri dhe
pavarësi të Kosovës dhe se mbajtja nëpër burgje dhe etiketimi i luftëtarëve të
lirisë është një e padrejtë e madhe që i bëhet jo vetëm atyre që dhanë
gjithçka patën nga vetja, por edhe luftës dhe sakrificës së atyre bijëve dhe
bijave të Kosovës, për liri e pavarësi..
OKB073.JPG
(image/jpeg, 29.6 KB) - not displayed
OKB090.JPG
(image/jpeg, 51.3 KB) - not displayed
OKB098.JPG
(image/jpeg, 27.8 KB) - not displayed
OKB103.JPG
(image/jpeg, 54.3 KB) - not displayed
OKB109.JPG
(image/jpeg, 48.1 KB) - not displayed
OKB112.JPG
(image/jpeg, 39.8 KB) - not displayed
OKB116.JPG
(image/jpeg, 45.3 KB) - not displayed
OKB119.JPG
(image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
OKB126.JPG
(image/jpeg, 53.6 KB) - not displayed
OKB005.JPG
(image/jpeg, 49.1 KB) - not displayed
OKB008.JPG
(image/jpeg, 46.5 KB) - not displayed
OKB009.JPG
(image/jpeg, 63.9 KB) - not displayed
OKB014.JPG
(image/jpeg, 56.2 KB) - not displayed
OKB018.JPG
(image/jpeg, 43.8 KB) - not displayed
OKB019.JPG
(image/jpeg, 13.5 KB) - not displayed