Dana Rohrabacher : Kosova, Shqiperia, Cameria dhe te drejta e shqiptarve
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane takohet ne Uashington me Kongresmenin Dana Rohrabacher nga BEQIR SINA, Washington D.C Kongresmeni Dana Rohrabacher riperseriti qendrimin dhe pozicionin e tij per çeshtjen e Mitrovices siç ka deklaruar edhe me pare, ku ai thote se :" Çdo tentative per te bere "de facto" ndarjen e veriut te Kosoves - "de jure" mendoje se duhet t'i ktheje Kosoves Luginen e Presheves". Capitol Hill - WASHINGTON D.C: Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane, Joe DioGuardi dhe Keshilltarja e Çeshtjeve Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi e informoi kongresistin Dana Rohrabacher, ne nje takim ne zyren e tij ne Uashington, DC, per situaten konstante ne Kosove, te provokimeve te vazhdueshme te serbeve ne veri te Kosoves, dhe deshtimin sipas tyre te bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit, dhe rendesia qe ka pavaresia e Kosoves, shtetit te saj per ruajtjen e integritetit territorial te Kosoves. Ata diskutuan gjithashtu, edhe per çeshtjen e regjistrimit te ardhshm ne Maqedoni, si dhe ne detaje diskriminimin e vazhdueshem qe po ndodh ndaj shqiptareve ne Mal te Zi dhe sidomos atyre shqiptareve ne Luginen e Presheves. Nje diskutim i gjate dhe i gjere ne kete takim pati edhe çeshtja ende e pazgjidhur, 65 -vjeçare e shqiptareve te Çamerise . Pjesemarres ne kete takim dhe bashkebisedues ishin disa anetaret e bordit te Lidhjes Qytetare, zoti Zef Balaj, z. Gjergj Dedvukaj, dhe z. Fero Gjonbalaj. Nderkohe. qe zoti Mustafa Xhepa, anetare i bordit te drejtorve te te Shtepise se Lirise Shqiptaro-Amerikane, u ftua nga Liga Qytetare, per t'u bashkuar me grupin e LQSHA per te folur ne nje diskutim rreth krimeve te komunizmit gjate sundimit 50 vjeçar, dhe situates politike ne Shqiperi. Qysh ne fillim te diskutimeve Kongresmeni Dana Rohrabacher riperseriti qendrimin dhe pozicionin e tij per çeshtjen e Mitrovices, ashtu dhe siç ka deklaruar edhe me pare, ku ai thote se :" Çdo tentative per te bere "de facto" ndarjen e veriut te Kosoves - ne "de jure" mendoje se duhet t'i ktheje Kosoves Luginen e Presheves". (Congressman Dana Rohrabacher reiterated his position from the past that any attempt to make the de facto partition of northern Kosova de jure would mean that the Presheva Valley would have to be returned to Kosova.) Per, sa i perket Maqedonise, ai ra dakord qe regjistrimi atje ka te nevojshme qe te monitorohet nga afer nga komuniteti nderkombetar, per shkak se ka indikacione se atje jane duke u bere perpjekje per te zvogeluar numerin e popullsise shqiptare ne regjistrat shteteror. Regjistrimi i popullsise atje, sipa tij duhet te jete ne menyre qe te zbatohen rregullat ne baze te Marreveshjes se Ohrit qe do t'i jepte shqiptareve perfaqesimin ne te gjitha aspektet e jetes ne krahasim me ato qe kan maqedonasit, si dhe te lejojne perdorimin e gjuhes shqipe ne te gjitha institucionet ne sferen publike. Gjera keto qe jane pjese e Marreveshjes se Ohrit , por qe nuk duken se jan te permbushura deri tani edhe 10 vjet mbas neshkrimit te kesaj marrveshje. Ish-kongresisti Joe DioGuardi i dorezoi kongresistit Dana Rohrabacher nje permbledhje dokumentash te pergatitura nga zoti Mustafa Xhepa, ku flitetet per kryengritjen e Spaçit, 38 vjet me pare ne 23 maj 1973, ne burgun e te burgosurve politike. Rohrabacher ndoqi me vemendje te madhe dhe u interesua posaqerishte per ate çfare ndodhi ne Shqiperi gjate sundimit te shtetit komuniste, nga diktatori Enver Hoxha per 50 vjet. Diskutim i posaçme iu kushtua ne kete takim atyre ngjarjeve te 38 dhe 27 vjeteve me pare ne burgjet e diktatures komuniste, ne ate te Spaçit dhe me pas te Qafe-Barit. Aty ku ka patur dy revolta te burgosurish, rebelime kunder kushteve çnjerezore ne burg, por me thirrje te hapura kunder diktatures dhe komunizmit. Te dyja revoltat, i thane folesit kongresmenit Rohrbacher te vetmet ne te gjitha burgjet politike te perandorise komuniste ndodhen ne muajin maj, ne data te njejta, 22 e 23, ajo e Spaçit ne vitin 1973 dhe 11 vjet me vone ne Qafe-Bari dhe u shtypen me gjak e hekur, me burgime e pushkatime barbare te 6 te burgosurve politike. Me tej ata theksuan se Burgjet politike si ky i Spaçit dhe i Qafe Barit per te burgosurit politik ishin qe ata te detyruar te punojne si punetore skllav ne minierat e bakrit dhe te pirit nga regjimi komunist i Enver Hoxhes, i cili e sundoi Shqiperine per me shume se gjysme shekulli ( 1944-1991). Sipas dokumenteve qe iu dorzuan atij thuhej se :" Revolta Tre-ditore e te burgosurve politik u shtyp me forcen e policise speciale dhe kater lideret e revoltes u ekzekutuan me pushkatim. Ne dokumente thuhej gjithashtu se rreth 2,000 te burgosur politike ishin burgosur ne burgun e Spaçit dhe Qafe Barit, te cilet ishin dy nga burgjet politike me famekeq nder te 40 burgjeve dhe kampeve te punes se detyruar gjate sundimit 50 vjeçar komunist. Ne keto burgje dhe kampet e interrnimit gjate rregjimit te Enver Hoxhes, u derguan te gjithe ata qe u quajten kundershtare, shqiptare patriot e atdhetar, pronaret e vertet te gjithe ata qe per gati pesedhjete iu kundervune regjimit stalinisto komunist ne Shqiperi u quajten armiq. Shirley Cloyes DioGuardi, theksoi se lufta e vazhdueshme politike ne Shqiperi ka shume te beje me faktin se edhe elita politike qe erdhi ne pushtet me vone , mbas 1990 pra - mbasi ra regjimi i Enver Hoxhes, nuk kishte sjell me pase as edhe nje nga anetaret e regjimit te Hoxhes, per te gjykuar per ato çfare bene per 50 vjet ose per te krijuar nje komision per te verteten dhe per te identifikuar autoret e krimeve nen sundimin komuniste dhe per te dhene qysh ne fillim demshperblimet per mijera viktima. Çeshtja e Çamerise dhe ngjarjet e fundit ne kufirin greko shqiptar ne takimin me kongresmenin republikan te Kalifornise Dana Rohrabacher, paten nje diskutim te gjere dhe te gjate dhe me shume interes nga te dyja palet Aty u diskutua lidhur me ate te ndalimit te autoriteteve greke te shqiptareve te lindur ne Çameri qe ata te ktheheshin ne shtepite e tyre "me te vetmin argument se atyre nuk u lejua hyrja ne Greqi ngaqe vetem e vetem se ata jane te regjistruar me pashaport çame". Fjala ishte per dy raste e fundit dhe pikerishte ai i nje çift te moshuarish nga qyteti i Vlores, qe 4 muaj me pare nuk jane lejuar te hyjne ne Greqi vetem sepse vendlindja e tyre ishte Çameria:(Bebi dhe Maria Bajrami, te dy me origjine nga Çameria, por vetem gruaja Maria e lindur ne fshatin Margelliç, qe gjendet sot ne territorin e Greqise, kishin marre rrugen per te takuar kater femijet e tyre, prej dy dekadash emigrante te ligjshem ne Greqi.) Diskutime me fakte iu paraqiten nga bashkebiseduesi Kongresmenit republikan te Kalifornise Dana Rohrabacher duke kerkuar edhe ndihmen e tij qe te ngreje zerin per mohimin e çeshtjes çame nga ana e qeverise Greke dhe per çeshtjen e gjuhes shqipe dhe te te drejtave arsimore dhe te qendrimit te shqiptareve qe jetojne ne Greqi, duke kerkuar qe ato te jene te barabarta me ato qe shqiptaret u kane shtrire keto te drejta minoritet greke qe jetojne ne jug te Shqiperise. Kongresmeni republikan i Kalifornise Dana Rohrabacher duke marre parasyshe kerkesat e bashkebiseduesit tha se eshte i gateshem qe te punoje me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane ne venien ne dukje ne Kongresin Amerikan, se per kete ka standard te dyfishte, mes minoritetit grek qe jeton ne jug te Shqiperise dhe shqiptareve qe jetojne ne Greqi.Bashkebiseduesit ne takim ne fund te tij thane se ata mbeten teper te kenaqur nga niveli i interesimit dhe kujdesi i qarte qe shfaqi kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane takohet në Uashington me Kongresmenin Dana Rohrabacher nga BEQIR SINA, Washington D.C Kongresmeni Dana Rohrabacher ripërsëriti qëndrimin dhe pozicionin e tij për çështjen e Mitrovicës siç ka deklaruar edhe më parë, ku ai thotë se :" Çdo tentativë për të bërë "de facto" ndarjen e veriut të Kosovës - "de jure" mendojë se duhet t'i kthejë Kosovës Luginën e Preshevës". Capitol Hill - WASHINGTON D.C: Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane, Joe DioGuardi dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi e informoi kongresistin Dana Rohrabacher, në një takim në zyrën e tij në Uashington, DC, për situatën konstante në Kosovë, të provokimeve të vazhdueshme të serbëve në veri të Kosovës, dhe dështimin sipas tyre të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe rëndësia që ka pavarësia e Kosovës, shtetit të saj për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës. Ata diskutuan gjithashtu, edhe për çështjen e regjistrimit të ardhshm në Maqedoni, si dhe në detaje diskriminimin e vazhdueshëm që po ndodh ndaj shqiptarëve në Mal të Zi dhe sidomos atyre shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Një diskutim i gjatë dhe i gjërë në këtë takim pati edhe çështja ende e pazgjidhur, 65 -vjeçare e shqiptarëve të Çamërisë . Pjesëmarrës në këtë takim dhe bashkëbisedues ishin disa anëtarët e bordit të Lidhjes Qytetare, zoti Zef Balaj, z. Gjergj Dedvukaj, dhe z. Fero Gjonbalaj. Ndërkohë. që zoti Mustafa Xhepa, anëtarë i bordit të drejtorve të të Shtëpisë së Lirisë Shqiptaro-Amerikane, u ftua nga Liga Qytetare, për t'u bashkuar me grupin e LQSHA për të folur në një diskutim rreth krimeve të komunizmit gjatë sundimit 50 vjeçar, dhe situatës politike në Shqipëri. Qysh në fillim të diskutimeve Kongresmeni Dana Rohrabacher ripërsëriti qëndrimin dhe pozicionin e tij për çështjen e Mitrovicës, ashtu dhe siç ka deklaruar edhe më parë, ku ai thotë se :" Çdo tentativë për të bërë "de facto" ndarjen e veriut të Kosovës - në "de jure" mendojë se duhet t'i kthejë Kosovës Luginën e Preshevës". (Congressman Dana Rohrabacher reiterated his position from the past that any attempt to make the de facto partition of northern Kosova de jure would mean that the Presheva Valley would have to be returned to Kosova.) Për, sa i përket Maqedonisë, ai ra dakord që regjistrimi atje ka të nevojshme që të monitorohet nga afër nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak se ka indikacione se atje janë duke u bërë përpjekje për të zvogëluar numërin e popullsisë shqiptare në regjistrat shtetëror. Regjistrimi i popullsisë atje, sipa tij duhet të jetë në mënyrë që të zbatohen rregullat në bazë të Marrëveshjes së Ohrit që do t'i jepte shqiptarëve përfaqësimin në të gjitha aspektet e jetës në krahasim me ato që kan maqedonasit, si dhe të lejojnë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet në sferën publike. Gjëra këto që janë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit , por që nuk duken se jan të përmbushura deri tani edhe 10 vjet mbas nëshkrimit të kësaj marrveshje. Ish-kongresisti Joe DioGuardi i dorëzoi kongresistit Dana Rohrabacher një përmbledhje dokumentash të përgatitura nga zoti Mustafa Xhepa, ku flitetet për kryengritjen e Spaçit, 38 vjet më parë në 23 maj 1973, në burgun e të burgosurve politikë. Rohrabacher ndoqi me vëmendje të madhe dhe u interesua posaqërishtë për atë çfarë ndodhi në Shqipëri gjatë sundimit të shtetit komunistë, nga diktatori Enver Hoxha për 50 vjet. Diskutim i posaçmë iu kushtua në këtë takim atyre ngjarjeve të 38 dhe 27 vjetëve më parë në burgjet e diktaturës komuniste, në atë të Spaçit dhe më pas të Qafë-Barit. Aty ku ka patur dy revolta të burgosurish, rebelime kundër kushteve çnjerëzore në burg, por me thirrje të hapura kundër diktaturës dhe komunizmit. Të dyja revoltat, i thanë folësit kongresmenit Rohrbacher të vetmet në të gjitha burgjet politike të perandorisë komuniste ndodhën në muajin maj, në data të njëjta, 22 e 23, ajo e Spaçit në vitin 1973 dhe 11 vjet më vonë në Qafë-Bari dhe u shtypën me gjak e hekur, me burgime e pushkatime barbare të 6 të burgosurve politikë. Më tej ata theksuan se Burgjet politike si ky i Spaçit dhe i Qafë Barit për të burgosurit politik ishin që ata të detyruar të punojnë si punëtorë skllav në minierat e bakrit dhe të pirit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili e sundoi Shqipërinë për më shumë se gjysmë shekulli ( 1944-1991). Sipas dokumenteve që iu dorzuan atij thuhej se :" Revolta Tre-ditore e të burgosurve politik u shtyp me forcën e policisë speciale dhe katër liderët e revoltës u ekzekutuan me pushkatim. Në dokumente thuhej gjithashtu se rreth 2,000 të burgosur politikë ishin burgosur në burgun e Spaçit dhe Qafë Barit, të cilët ishin dy nga burgjet politike më famëkeq ndër të 40 burgjeve dhe kampeve të punës së detyruar gjatë sundimit 50 vjeçar komunist. Në këto burgje dhe kampet e interrnimit gjatë rregjimit të Enver Hoxhës, u dërguan të gjithë ata që u quajtën kundërshtarë, shqiptarë patriot e atdhetar, pronarët e vërtet të gjithë ata që për gati pesëdhjetë iu kundërvunë regjimit stalinisto komunist në Shqipëri u quajtën armiq. Shirley Cloyes DioGuardi, theksoi se lufta e vazhdueshme politike në Shqipëri ka shumë të bëjë me faktin se edhe elita politike që erdhi në pushtet më vonë , mbas 1990 pra - mbasi ra regjimi i Enver Hoxhës, nuk kishte sjell më pasë as edhe një nga anëtarët e regjimit të Hoxhës, për të gjykuar për ato çfarë bënë për 50 vjet ose për të krijuar një komision për të vërtetën dhe për të identifikuar autorët e krimeve nën sundimin komunistë dhe për të dhënë qysh në fillim dëmshpërblimet për mijëra viktima. Çështja e Çamërisë dhe ngjarjet e fundit në kufirin greko shqiptar në takimin me kongresmenin republikan të Kalifornisë Dana Rohrabacher, patën një diskutim të gjërë dhe të gjatë dhe me shumë interes nga të dyja palët Aty u diskutua lidhur me atë të ndalimit të autoriteteve greke të shqiptarëve të lindur në Çamëri që ata të ktheheshin në shtëpitë e tyre "me të vetmin argument se atyre nuk u lejua hyrja në Greqi ngaqë vetëm e vetëm se ata janë të regjistruar me pashaport çamë". Fjala ishte për dy raste e fundit dhe pikërishtë ai i një çift të moshuarish nga qyteti i Vlorës, që 4 muaj më parë nuk janë lejuar të hyjnë në Greqi vetëm sepse vendlindja e tyre ishte Çamëria:(Bebi dhe Maria Bajrami, të dy me origjinë nga Çamëria, por vetëm gruaja Maria e lindur në fshatin Margëlliç, që gjendet sot në territorin e Greqisë, kishin marrë rrugën për të takuar katër fëmijët e tyre, prej dy dekadash emigrantë të ligjshëm në Greqi.) Diskutime me fakte iu paraqitën nga bashkëbiseduesi Kongresmenit republikan të Kalifornisë Dana Rohrabacher duke kërkuar edhe ndihmën e tij që të ngrejë zërin për mohimin e çështjes çame nga ana e qeverisë Greke dhe për çështjen e gjuhës shqipe dhe të të drejtave arsimore dhe të qëndrimit të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, duke kërkuar që ato të jenë të barabarta me ato që shqiptarët u kanë shtrirë këto të drejta minoritet grekë që jetojnë në jug të Shqipërisë. Kongresmeni republikan i Kalifornisë Dana Rohrabacher duke marrë parasyshë kërkesat e bashkëbiseduesit tha se është i gatëshëm që të punojë me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane në vënien në dukje në Kongresin Amerikan, se për këtë ka standard të dyfishtë, mes minoritetit grek që jeton në jug të Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi.Bashkëbiseduesit në takim në fund të tij thanë se ata mbetën tepër të kënaqur nga niveli i interesimit dhe kujdesi i qartë që shfaqi kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher.
Lonatos004.JPG
(image/jpeg, 41.9 KB) - not displayed
Lonatos007.JPG
(image/jpeg, 44.5 KB) - not displayed
Lonatos011.JPG
(image/jpeg, 43.3 KB) - not displayed
Lonatos020.JPG
(image/jpeg, 36.4 KB) - not displayed
Lonatos027.JPG
(image/jpeg, 42.8 KB) - not displayed
Lonatos002.JPG
(image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed