Engel miku i madh i shqiptareve mori ç mimin nderi me i larte i Meksikes
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Engel miku i madh i shqiptareve mori çmimin nderi me i larte i Meksikes NGA BEQIR SINA, New York Çmimi nderi me i larte i Meksikes ,"Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekes" akorduar nga qeveria meksikane eshte urdheri per dekorimin me te larte qe jepet nga shteti i Meksikes, te gjithe atyre shtetasve te huaj, qe njihen per miqesine e tyre me popullin meksikan Rep. Eliot Engel receives the Order of the Aztec Eagle award from Mexican Ambassador Arturo Sarukhan Casamitjana. Washington, DC - Kongresmeni demokrat i New Yorkut, Eliot Engel i njohur tashme si miku i madh i shqiptareve, keto dite i u dha çmimi nderi me i larte i Meksikes ,"Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekes" akorduar nga qeveria meksikane te marten ne mbremje. Urdheri per dekorimin me te larte te dhene nga shteti i Meksikes, eshte i caktuar per te gjithe ata shtetas te huaj, qe njihen per miqesine e tyre me popullin meksikan . Kongresisti Engel nje mik i deshmuar i shqiptareve ne Kongresin amerikan eshte ka qene -kryetar i Nenkomitetit te Puneve te Jashtme per hemisferen perendimore, dhe eshte aktualisht anetar i ketij komiteti. Ai mori , Medaljen "Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekes" , nje prej nderimeve me te larta te Meksikes ne Washington. Disa nga marresit te fundit te çmimit ,"Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekes" perfshijne personalitete te larta nga mbare bota si:- Sen Edward Kennedy, Presidenti Dwight Eisenhower, presidenti i Afrikes se Jugut Nelson Mandela, themeluesi i Microsoft Bill Gates, dhe mbretereshae Anglise Elizabeth II. "Une kam punuar ngushte me Presidentin meksikan Felipe Kalderon per te forcuar partneritetin e shkelqyer midis Shteteve te Bashkuara dhe Meksikes, dhe une e pranoj kete çmim me mirenjohje te thelle dhe respekt te perjetshem. Dy vendet tona ndajne jo vetem nje kufi 2000-milje, por vlerat dhe idealet e ngjashme. Meksika eshte nje partner natyror per Shtetet e Bashkuara, dhe presidenti Kalderon ka qene nje udheheqes nga me te guximshemit per te ndihmuar Meksiken ne keto kohe te erreta te luftes kundra droges ", tha kongresmeni Engel ndersa po pranonte urdherin per dekorimin e tij me çmimin ,"Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekes" "Kongresmeni Eliot Engel eshte anetar i Kongresit njeri prej atyre ligjevenesve amerikan qe ne vitet e fundit eshte bere nje aktor kyç ne ndertimin e marredhenieve te mira - mbi nivelin e papare te bashkepunimit qe gezojne sot Meksika dhe SHBA , si dhe kontribues qe dialogu yne nisi te lulezoje mbi çeshtjet rajonale dhe globale. Ne kemi gjetur nje aleat i vertete me Kongresmenin Engel. Ne angazhimin e tij ne rritje me rajonin tone, ai shpejt e kuptoi se per shkak te ndervaresise mbizoteruese mes Meksikes dhe SHBA-ve, duke punuar se bashku eshte menyra me e mire per t'u perballur me sfida te perbashketa, "tha Ambasadori meksikan ne Shtetet e Bashkuara, Arturo Sarukhan Casamitjana. Kongresmeni Eliot Engel shtoi, "Se bashku, ne kemi sfiduar fuqine ne rritje e bandave narko- trafikante dhe kemi netraulizuar ndikimin e tyre ne te dy anet e kufirit. Ne kemi luftuar kunder shitjes se armeve te paligjshme, dhe trafikun e qenijeve njerezore, e protitucionit, te cilat me vite kane marre jeten e Meksianve shume amerikaneve pergjate kufirit SHBA- Meksike. Ne do te vazhdojme kete lufte deri sa te dy popujt tane dalin te sigurt, ashtu si do te dalim si kombe qe bejme perpara ne miqesine tone. " Kongresiti Engel njihet ne Meksike se ka mbeshtetur fuqimisht Iniciativen Merida, nje program i projektuar per te ofruar ndihme ne Meksike dhe Amerike Qendrore per te luftuar dhunen narko- trafikante. Eliot Engel ka paraqitur nje studim ne Merida pse ndihma u ngadalesua ne fund te administrates Bush. Megjithate mbas kesaj thuhet se progresi eshte bere gjate administrates Obama ne ndaljen e programit permes burokracise dhe sigurimin e fondeve te nevojshme. Zoti Engel gjithashtu ka qene vazhdimisht duke e "shtyre" administraten Obama, ashtu siç beri me administraten e meparshme, per te zbatuar Aktin e Kontrollit te armeve te vitit 1968 dhe per te ndaluar importin e armeve vdekjeprurese. Ndalimi i importit te armeve te zjarrit u zbatua nga presidentet George HW Bush dhe Bill Klinton. Kongresiti Eliot Engel nuk beson se automatiket AK-47 - ne ushtri jane arme te stilit - qe mund te konsiderohen si nje arme sportive- ushtarake, dhe keshtu nuk duhet te importohen sipas Akte Kontrollit te Armeve 1968. "Armet dhe droga jane rrenja e te gjitha problemeve qe perballet sot Meksika, dhe se bashku ne mund te ndryshojme gjerat. Nese amerikanet do te parandalojne konsumimin e droges qe vjen nga Meksika, do te parandalojne dhe armet e zjarrit nga duart e krimineleve dhe trafikantve, dhe Meksika do te jete ne gjendje shume me mire sesa eshte sot ", tha kongresmeni demokrat i New Yorkut Eliot Engel i njohur dhe si miku i madh i shqiptareve. "Hapi tjeter eshte thote ai dhe caktimi i nje fondi dhe nje ligji te reformes gjitheperfshirese te imigracionit qe perfitimet jane per te te dy vendet duke punuar per reformat e sistemit te cilat deri tani kan çuar ne shume probleme mes dy vendeve. " tha ne fund te fjales se tij kongresmeni demokrat i New Yorkut, Eliot Engel i njohur tashme si miku i madh i shqiptareve, teksa mori çmimin nderi me i larte i Meksikes , "Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekes" akorduar nga qeveria meksikane te marten ne mbremje. Engel miku i madh i shqiptarëve mori çmimin nderi më i lartë i Meksikës NGA BEQIR SINA, New York Çmimi nderi më i lartë i Meksikës ,"Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekës" akorduar nga qeveria meksikane është urdhëri për dekorimin më të lartë që jepet nga shteti i Meksikës, të gjithë atyre shtetasve të huaj, që njihen për miqësinë e tyre me popullin meksikan Rep. Eliot Engel receives the Order of the Aztec Eagle award from Mexican Ambassador Arturo Sarukhan Casamitjana. Washington, DC - Kongresmeni demokrat i New Yorkut, Eliot Engel i njohur tashmë si miku i madh i shqiptarëve, këto ditë i u dha çmimi nderi më i lartë i Meksikës ,"Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekës" akorduar nga qeveria meksikane të martën në mbrëmje. Urdhëri për dekorimin më të lartë të dhënë nga shteti i Meksikës, është i caktuar për të gjithë ata shtetas të huaj, që njihen për miqësinë e tyre me popullin meksikan . Kongresisti Engel një mik i dëshmuar i shqiptarëve në Kongresin amerikan është ka qënë -kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për hemisferën perëndimore, dhe është aktualisht anëtar i këtij komiteti. Ai mori , Medaljen "Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekës" , një prej nderimeve më të larta të Meksikës në Washington. Disa nga marrësit të fundit të çmimit ,"Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekës" përfshijnë personalitete të larta nga mbarë bota si:- Sen Edward Kennedy, Presidenti Dwight Eisenhower, presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela, themeluesi i Microsoft Bill Gates, dhe mbretëreshae Anglisë Elizabeth II. "Unë kam punuar ngushtë me Presidentin meksikan Felipe Kalderon për të forcuar partneritetin e shkëlqyer midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, dhe unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje të thellë dhe respekt të përjetshëm. Dy vendet tona ndajnë jo vetëm një kufi 2000-milje, por vlerat dhe idealet e ngjashme. Meksika është një partner natyror për Shtetet e Bashkuara, dhe presidenti Kalderon ka qenë një udhëheqës nga më të guximshëmit për të ndihmuar Meksikën në këto kohë të errëta të luftës kundra drogës ", tha kongresmeni Engel ndërsa po pranonte urdhërin për dekorimin e tij me çmimin ,"Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekës" "Kongresmeni Eliot Engel është anëtar i Kongresit njëri prej atyre ligjëvënësve amerikan që në vitet e fundit është bërë një aktor kyç në ndërtimin e marrëdhënieve të mira - mbi nivelin e paparë të bashkëpunimit që gëzojnë sot Meksika dhe SHBA , si dhe kontribues që dialogu ynë nisi të lulëzojë mbi çështjet rajonale dhe globale. Ne kemi gjetur një aleat i vërtetë me Kongresmenin Engel. Në angazhimin e tij në rritje me rajonin tonë, ai shpejt e kuptoi se për shkak të ndërvarësisë mbizotëruese mes Meksikës dhe SHBA-ve, duke punuar së bashku është mënyra më e mirë për t'u përballur me sfida të përbashkëta, "tha Ambasadori meksikan në Shtetet e Bashkuara, Arturo Sarukhan Casamitjana. Kongresmeni Eliot Engel shtoi, "Së bashku, ne kemi sfiduar fuqinë në rritje e bandave narko- trafikante dhe kemi netraulizuar ndikimin e tyre në të dy anët e kufirit. Ne kemi luftuar kundër shitjes së armëve të paligjshme, dhe trafikun e qënijeve njerëzore, e protitucionit, të cilat me vite kanë marrë jetën e Meksianve shumë amerikanëve përgjatë kufirit SHBA- Meksikë. Ne do të vazhdojmë këtë luftë deri sa të dy popujt tanë dalin të sigurt, ashtu si do të dalim si kombe që bëjmë përpara në miqësinë tonë. " Kongresiti Engel njihet në Meksikë se ka mbështetur fuqimisht Iniciativën Merida, një program i projektuar për të ofruar ndihmë në Meksikë dhe Amerikë Qendrore për të luftuar dhunën narko- trafikante. Eliot Engel ka paraqitur një studim në Merida pse ndihma u ngadalësua në fund të administratës Bush. Megjithatë mbas kësaj thuhet se progresi është bërë gjatë administratës Obama në ndaljen e programit përmes burokracisë dhe sigurimin e fondeve të nevojshme. Zoti Engel gjithashtu ka qenë vazhdimisht duke e "shtyrë" administratën Obama, ashtu siç bëri me administratën e mëparshme, për të zbatuar Aktin e Kontrollit të armëve të vitit 1968 dhe për të ndaluar importin e armëve vdekjeprurëse. Ndalimi i importit të armëve të zjarrit u zbatua nga presidentët George HW Bush dhe Bill Klinton. Kongresiti Eliot Engel nuk beson se automatikët AK-47 - në ushtri janë armë të stilit - që mund të konsiderohen si një armë sportive- ushtarake, dhe kështu nuk duhet të importohen sipas Aktë Kontrollit të Armëve 1968. "Armët dhe droga janë rrënja e të gjitha problemeve që përballet sot Meksika, dhe së bashku ne mund të ndryshojmë gjërat. Nëse amerikanët do të parandalojnë konsumimin e drogës që vjen nga Meksika, do të parandalojnë dhe armët e zjarrit nga duart e kriminelëve dhe trafikantve, dhe Meksika do të jetë në gjendje shumë më mirë sesa është sot ", tha kongresmeni demokrat i New Yorkut Eliot Engel i njohur dhe si miku i madh i shqiptarëve. "Hapi tjetër është thotë ai dhe caktimi i një fondi dhe një ligji të reformës gjithëpërfshirëse të imigracionit që përfitimet janë për të të dy vendet duke punuar për reformat e sistemit të cilat deri tani kan çuar në shumë probleme mes dy vendeve. " tha në fund të fjalës së tij kongresmeni demokrat i New Yorkut, Eliot Engel i njohur tashmë si miku i madh i shqiptarëve, teksa mori çmimin nderi më i lartë i Meksikës , "Eagle Azteca - Shqiponja e Aztekës" akorduar nga qeveria meksikane të martën në mbrëmje.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 89.9 KB) - not displayed