RD : _http://www.rilindjademokratike.com/RD%2024%20korrik/intervista.htm_
(http://www.rilindjademokratike.com/RD%2024%20korrik/intervista.htm)
_Home l Redaksia l Forumi l Rreth Nesh l Arkiva l Kontakt l E_
(http://www.rilindjademokratike.com/RD%2024%20korrik/intervista.htm)
55 ; l_http://www.gazeta55.al/_ (http://www.gazeta55.al/)
Ish-ambasadori i pare i SHBA ne Shqiperi e cileson mazoleumin e diktatorit
jo funksional dhe nje veper te shemtuar
Rajerson: Piramida, grumbull plehu per nje perbindesh
Ish-ambasadori i pare i Shteteve te Bashkuara ne Tirane pas rrezimit te
komunizmit William Rajerson ne nje interviste me gazetarin e "Bota Sot", ne
SHBA, Beqir Sina, vlereson si te shkelqyera marredheniet 20-vjeçare mes
Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise. Rajerson thekson se 20-vjetori i ketyre
marredhenieve kujton partneritetin e Shqiperise me SHBA, perparimin e bere
nga Shqiperia sot, premtimin e se ardhmes se saj, sidomos per te arritur
synimin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian pasi tashme Shqiperia eshte
anetare e NATO-s. Duke i'u referuar letres se ish-Sekretarit amerikan te
Shtetit, James Baker, "Mesazhi qe nuk u dhashe shqiptareve para 20 vitesh",
Rajerson thekson se fjalet e Baker jane deshmi e mbeshtetjes se Shteteve te
Bashkuara per Shqiperine. Lidhur me situaten politike ne vend, ai shpreson qe
Shqiperia do te gjeje rrugedalje dhe do te dije te dale nga problemet
politike qe ka. Ne menyre te veçante, ai ndalet tek projekti i ndertimit te
Parlamentit te ri dhe shembja e Piramides, simbol dhe monument i diktatorit Enver
Hoxha. Ai thekson edhe njehere se Piramida ne Tirane eshte vulgare dhe
estetikisht merzitese, jo funksionale ndersa e cileson ate si nje grumbull
plehu per nje perbindesh.
- Zoti Ambasador Uilliam Rajerson, Shqiperia dhe Shtetet e Bashkuara
shenuan 20-vjetorin e rivendosjes se marredhenieve diplomatike, çfare kujton per
ju ky 20-vjetor? E bej kete pyetje qe ne fillim, pasi ju keni qene
ambasadori i pare ne Tirane, mbas rivendosjes se marredhenieve SHBA - Shqiperi?
Rivendosja e marredhenieve Shqiperi-SHBA 20 vjet me pare, pra, me 15 mars
2011 jane nje mesazh qe percjellin ato mes popullit shqiptar dhe popullit
amerikan. Teksa dy popujt tane shenuan kater muaj me pare njezete vjet te
marredhenieve te rivendosura diplomatike, pas nje nderprerjeje prej 52
vitesh, viti 1991 ishte me te vertete nje fillim i ri - jo vetem per marredheniet
tona dypaleshe, por edhe per zhvillimin e Shqiperise si nje vend
demokratik dhe nje partner nderkombetar dhe mik me SHBA. 20-vjetori i ketyre
marredhenieve kujton partneritetin e Shqiperise me SHBA, me kujton perparimin e
bere nga Shqiperia sot, premtimin e se ardhmes se Shqiperise, sidomos per te
arritur synimin e anetaresimit ne Bashkimin Europian mbasi Shqiperia tani
eshte anetare e NATO-s.
-A jane karakterizuar marredheniet shqiptaro-amerikane nga bashkepunimi,
respekti dhe sinqeriteti i ndersjellte?
Do te thoja dhe do te vleresoja keshtu, pak a shume po, por jo qe ne
fillim ashtu siç mendohej. Natyrisht, fillimi ishte nje periudhe per te dyja
palet si Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia, kohe kur kemi shikuar
njeri-tjetrin me "klimen e mosbesimit" qe kishte lene e kaluara komuniste e
Shqiperise.
- Ne se nuk eshte sekret sot zoti ambasador, çfare vendi zinin ne ate kohe
çeshtje te tilla si ajo e Kosoves, apo e te drejtave te shqiptareve ne Mal
te Zi, Maqedoni, dhe Luginen e Presheves ?
Punet diplomatike atehere ishin shume te ndara. Per ne diplomatet dhe
politikanet qe ishim ne Shqiperi, kishim mjaft pune per te bere vetem me
Shqiperine, e cila po dilte e "shkaterruar" nga vete izolimi totalitar. Njerezit
vetem donin te largoheshin......Nderkohe, qe problemet ne ish-Jugosllavine
e atehershme ishin pune per koleget tane amerikane ne Beograd.
- Çfare problemesh dhe kerkesash kishit me shume ju si ambasada e pare ne
Tirane? Ne ate kohe per çfare, "trokiten ne deren" e ambasades suaj
shqiptaret qe sapo kishin dale nga regjimi i Enver Hoxhes?
Ne, si personale ambasada e SHBA ne Tirane u morem me shume me
identifikimin e atyre femijeve ose familjeve qe kishin pasur shtetesine amerikane,
jemi marre me shume me pronat e shqiptaro-amerikaneve dhe pasurive te tyre.
Jemi marre me shume me shqiptaret qe kishin te drejte per nenshtetasine
amerikane. Shume prej tyre i pajisem me dokumenta te rregullata udhetimi drejt
SHBA, ku jetojne edhe sot e kesaj dite si qytetare amerikane.
- Si u priten ketu ne Shtetet e Bashkuara, sipas informacioneve qe kishtit
ju atehere fillimet e levizjes demokratike te Shqiperise 20 vjet me pare?
Nga vete qytetaret amerikane, pra populli amerikan, shumica e tyre nuk
kishin nje ide se çfare po ndodhete ne Shqiperi. Te pakta ishin shkrimet e
gazetave me te medha amerikane qe shkruanin se si po zhvilloheshin ngjarjet
atje. Shqiperia kishte pasur nje izolim kaq te forte sa qe shume pak njihej
ne SHBA. Ndersa, shqiptaret e Amerikes mund te them se ishin shume te
interesuar dhe i mirepriten ndryshimet.
- Ju shkuat fillimisht ne Shqiperi ne prill te vitit 1991, ne nje kohe te
veshtire, cilat ishin pershtypjet e para qe patet per vendin qe e vuajti me
se shumti diktaturen komuniste?
Ne ditet te para, une e kisha shume te veshtire te besoja se kam qene ne
Evrope. Varferia dhe skamja ka qene ekstreme aq e dukshme se disa here kam
menduar se jam ne "boten e trete" e jo ne Shqiperi, qe ndodhej ne zemer te
Evropes. Te vuajturit ne Shqiperi sipas mendimit tim kane qene, per aq sa
pashe une ne fillim, pothuaj 95 perqind te popullsise. Mendoj se, Shqiperia
mund te krahasohej vetem me BRSS ne kohen e Stalinit, ose me Korene e
Veriut.
- A mendoni se, sot te pakten per ata qe vuajten ne burgjet politike dhe
kampet i internimit jane realizuar aspiratat e tyre dhe a eshte bere ajo qe
duhej bere per kete shtrese sot pas 20 vjeteve?
Kjo eshte pergjigje qe nuk do shume koment. "Per fat shume te keq, jo! ose
shume pak nga se çfare duhej bere"
-Kur erdhi Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, ne qershor te vitit
1991 ne Shqiperi, atij ju be nje pritje madheshtore nga populli shqiptar,
kujtoj mitingun e Tiranes, ku ishit dhe ju i pranishem. A e prisnit ju nje
pritje te tille, apo ishte ajo nje surprize per ju dhe per zotin Baker?
Kjo ishte per mua nje surprize e madhe dhe me pak nje surprize per Zotin
Baker. Mos harroni, qe dy dite me pare se te vinte ne Tirane zoti Baker, une
isha ne nje pritje me diplomatin Kristofer Hill ne Kavaje, dhe nje dite me
vone ne nje pritje madheshtore ne Kruje.
- Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker shkroi nje leter, muajin e
kaluar ku thuhej nder te tjera "Mesazhi qe nuk u dhashe shqiptareve para
20 vitesh"?
Pajtohem plotesisht me letren e ish-Sekretarit amerikan te Shtetit, James
Baker, ish-shefit tim te asaj kohe. Kjo leter tregon qarte se, SHBA nuk e
harrojne kurre Shqiperine dhe eshte nje gje e mire per te treguar qe edhe
Zoti Baker, 20 vjet mbasi e vizitoje ate vend se ka harruar Shqiperine dhe
gjen ratin t'i drejtohet popullit dhe politikaneve shqiptare si nje mik.
-Ju keni qene ambasador i SHBA ne Shqiperi nga viti 1991 deri ne 1994.
Cilat jane disa nga ngjarjet qe ju kane lene me teper mbrese?
Jane ngjarje dhe mbresa te panumerta. Ndoshta nje mikpritje aq te mire -
qe nuk di te krahasohet me ndonje vend tjeter te botes.
-Shqiperia tani eshte anetare e NATO-s, ne pritje te nje ftese per
anetaresim ne BE. Megjithate, atje vazhdon te kete nje politike konfliktualiteti,
Edi Rama dhe opozita ka bllokuar disa here Parlamentin çka nese e keni
verejtur "e ka demtuar edhe imazhin e Shqiperise", ju si i shikoni keto
zhvillime?
Une shpresoj se, Shqiperia do te gjeje rrugedalje dhe do te dije te dale
nga problemet politike qe ka. (E kam te njejten shprese per vendim tim! se
do te beje diçka qe te ndihmoje Shqiperine tani).
-Keni thene ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" se, "Dua te jem ne
Shqiperi per 100-vjetorin e pavaresise ne vitin 2012. Dhe ndoshta deri
atehere ndertesa e Parlamentit do te jete dhe duhet te jete tjeter ne Bulevard
dhe Monumenti (Piramida) i atij njeriu te tmerrshem qe njihet si Piramida do
te jete hequr. Mendoj se ajo nuk eshte aspak funksionale?
Po kam thene dhe them perseri, se nuk eshte me te vertete aspak
funksionale! Jo, aspak! edhe nga brenda ajo eshte si nje tende gjigante prej guri e
pakuptimte".
- Nje pyetje tjeter eshte per Piramiden e Enverit - A mendoni se ajo eshte
pjese e historise se Shqiperise?
Ne nje kuptim, piramida eshte nje pjese e historise, por ne thelb ajo
eshte nje monument per nje perbindesh. Ajo eshte gjithashtu e shemtuar, shume -
shume e shemtuar, dhe jofunksionale. Jo, e perseris aspak!
-Ju pyes edhe nje here, se pretendimi i atyre qe jane kunder prishjes se
Piramides eshte: "Se ajo eshte funksionale? Ju lutem komentin tuaj per te
mbasi ju e keni pare dhe vizituar Piramiden edhe me pare? - .
Po, une edhe e perdora ate si nje vend per te dhene pritjen e lamtumires,
kur u largova nga Shqiperia. Une e zgjodha ate Monument (Piramiden)
perkunder faktit se, hapesira nuk ishte e pershtatshme, por e bera kete pjeserisht
per te treguar se Hoxha as edhe aty nuk sundonte me.
- A mund te krahasohet (siç e krahasoi ambasadori i Danimarkes) Piramiden
e Enverit ne Tirane si e njejte me, Kullen Eifel ne Paris, Piramidat e
Egjiptit, Qytetin e ndaluar ne Pekin, Kronborg ne Danimarke apo Observatorin
Mount Eashington ne Uashington?
Jo kurre dhe aspak!. Piramida ne Tirane eshte vulgare dhe estetikisht
merzitese.
- Pyetja e fundit zoti Ambasador Rajerson, si do ti cilesoni reagimet qe
kohet e fundit kane dale kunder prishjes se Piramides?
Une nuk e kuptoj se si diçka te shemtuar po ta mbulosh me mermer e ben te
bukur: nje grumbull plehu i mbuluar me mermer eshte ende nje grumbull
plehu.
Intervistoi: BEQIR SINA
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.