Bujar Kaloshi 15 vjet pas vrasjes !

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Bujar  Kaloshi 15 vjet pas vrasjes ! 
BEQIR  SINA, New York 
Krimi  ende i pandeshkuar, apel per bashkevuajtesit! 
BENSONHURST  BROOKLUN  NY :  26 korrik 2011! 15 vjetori i vrasjes se  
kolonel Bujar Kaloshit, dhe 55 vjetori i lindjes se tij eshte nje dite e  
vecante. Eshte pikerisht kjo date e cila mbart mbi vete nje kujtim te trishtuar,  
largimin nga jeta te nismetarit themelues te Shoqates Antikomuniste 
Demokratike,  demokratit te flaket - pinjollit te atdhetarizmit dhe patriotizmit - te 
 paharruarit, Bujar Kaloshit. Kjo date! perkujtimore ne nderim te emrit dhe 
 vepres se demokratit dhe antikopmunistitn Bujar Kaloshi, qe ne fillimin e  
levizjes demokratike ne vend, atije qe shume shpejte u be njeri prej 
nismetareve  dhe orginazatoreve te proceseve demokratike ne Lushnje, themelues i 
Partise  Demokratike ne qytetin e Lushnjes, bene thirrje per me shume 
drejtesi  . 
15  vjet pas vrasjes, prej ketu fillon hapja e dosjeve te diktatures 

Bujar Xhevdet Kaloshi (bir i nje prej familjeve  me ne ze te krahines se 
Dibres) lindi ne nje kamp internimi ne nje fshat te  Lushnjes, Grabian. 
Pinjolli i Kaloshve, i rritur dhe edukuar me traditat me te  vyera atdhetare te 
familjes nga ai edhe rridhte, do te ishte nga te paret qe u  rreshtua ne 
frontin e antidiktatures, qe ne fillimet e levizjes demokratike ne  qytetin e 
Lushnjes. Ai u be ne ate kohe nismetar dhe njeri nder themeluesit e  deges se 
Partise Demokratike te Shqiperise, ne Lushnje. 
Vrasja e Bujar Kaloshit, eshte e lidhur ngushte me demokracine  lirine dhe 
funksionimin e demokracise vullnetin dhe deshirne e te te gjithe  qytetareve 
te Shqiperise, dhe segmenteve te shoqerise, te cilat respektojne  parimet 
demokratike dhe shtetin e se drejtes per te rivendosur ne vendin e  merituar 
te atyre vlerave, pjese e rendesishme e te cilave eshte vleresuar edhe  
Bujar Kaloshi. Bujar Kaloshi ka qene nje nga personalitetet e rendesishme, i  
cili ne te njejten kohe konvergonte ne vetvete nje prejardhje nga nje shtrese 
e  persekutuar, nga nje familje me tradita nacionaliste dhe individualisht 
si nje  person qe ishte vene totalisht ne sherbim te levizjes per 
demokratizimin dhe  lirine ne Shqiperi 


Ne themelet e demokracise se  saj, Shqiperia, ka shume pishtare, te cilet u 
bene kurban qe demokracia te  jetoje. Dhe demokracia do jetoje, ajo do te 
kaperceje edhe keto pengesa, apo  ferra qe neokomunistet partiak perpiqen t'i 
ngjizin ne trupin e saj te njome.  Demokratet shqiptare, ata qe e duan 
vertet Shqiperine, nuk do lejoje kurre qe  njerez te tille si politikane dhe 
drejtues partishe te majata me prejardhje ish  komuniste, qe jane sot me pa te 
drejte ne krye te tyre, ata qe, dhe kjo eshte  provuar, jane mbreter te 
skafizmit dhe emigrimit, qe jane kapot e trafikut te  mishit te bardhe ata qe e 
çuane kete vend drejt grminave te pafundme, ujerave te  turbullta. Pikerisht 
per kete e dhane jeten njerezit qe e deshen demokracine dhe  Shqiperine.  

Personifikim  njeriut te vendosur per te zbatuar ligjin 
Pas fitores se demokracise familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta dhe femijet 
(dy  djem e dy vajzat) u vendosen ne nje lagje periferike ne Tirane. Bujari 
per  aftesite dhe shkollimin e larte u emerua drejtor i personelit ne 
Policine  Financiare dhe me pase deri sa u vra Drejtor i Pergjitheshem i 
Brugjeve. Postet  e ngarkuara nga qeveria demokratike, per aq sa sherbeu, i 
konceptoi si nje  detyre me ndergjegje te larte kombetare, si obligim i njerit prej 
perfaqesueseve  te kesaj shtrese, per pastrimin e shtetit demokratik nga 
njerezit e korruptuar e  te inkriminuar, nga nostalgjiket e regjimit te vjeter 
dhe te depertuarit aty nga  rradhet e ish Sigurimit te Shtetit. 
Bujari Kaloshi, per aq sa i kontribuoi demokracise se brishte ne Shqiperine 
post  komuniste, perfaqesonte me te gjitha vetite figuren e zyrtarit te 
ndershem e  korrekt, te perkushtuar e te disiplinuar si rralle kush tjeter. Ai  
personifikonte njeriun e vendosur per te zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e 
ligjit  deri ne vdekje. 
Krimi  i pandeshkuar, apel per bashkevuajtesit 
Vrasja  e Bujar Kaloshit, padyshim qe ishte dhe mbetet nje krim i shemtuar, 
i nje dore  vrastare qe i merrte urdherat nga kupola e kuqe. Por kjo vrasje 
e kryer nga  eksponentet me famekeqe te Organizates kriminale “Hakmarrja 
per Drejtesi” ishte  njeherazi dhe nje mesim per bashkevuajtesit, nje mesim 
per ata qe e kane kaluar  mbi “shpinen” e tyre egersine e rregjimit komunist. 
Ishte dhe mbetet mesim per  ata qe kane dashur e duan demokracine, dhe 
qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja)  paraqitej edhe si simbol per t’u bashkuar 
kunder atyre qe nuk e duan demokracine  e prosperitin e Shqiperise, por 
enderrojne ende rregjimin komunist. Krimi i  pandeshkuar mbetet apel per 
bashkevuajtesit e Bujar  Kaloshit. 

……Persekutimi  i familjes “Kaloshi” dhe i te afermeve te saj nga 
diktatura komuniste e ka  zanafillen qe ne vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi ne 1956 
ne Grabian - Lushnje,  aty ku edhe kreu shkollen fillore, tetevjeçare dhe te 
mesme, pa iu dhene  ndonjehere e drejta, si biri e nje familje te 
persekutuar, te vijonte studimet e  larta. Me fillimin e levizjes demokratike ne 
vend, ai shume shpejte u be njeri  prej nismetareve dhe orginazatoreve te 
proceseve demokratike ne Lushnje,  themelues i Partise Demokratike ne qytetin e 
Lushnjes. Mbas ardhjes se  demokracise u emrua Drejtor i Departamentit te 
Policise Financiare. Me 1995,  pasi perfundoi studimet dhe u diplomua ne 
Fakultetin e Drejtesise dhe Kolegjin  Ushtarak(Lae Faculty and Military College ) u 
emerua Drejtor i Pergjitheshem i  Burgjeve me graden Kolonel. 

Koha  per ndeshkimin e bandes kriminale qe vrau Bujar Kaloshin 

Zbardhja e aktit terrorist te  vrasjes se kolonelit Bujar Kaloshit, me 26 
korrik 1996 - sot, eshte thirrje per  drejtesi.., eshte apel per ndeshkimin 
ligjor qe duhet te marre banda kriminale e  inkuadruar ne te ashtuquajturen 
Organizata “Hakmarrja per Drejtesi” . 
Ne kete 15-vjetor te vrasjes, figura e Bujar Kaloshit duhet vendosur ne  
piedestalin e figurave te ndritura te kombit. Ai u vra ne mbrojtje te shtetit  
ligjor qe vetem nje vit me pas, gjate rebelimit te armatosur 
mafiozo-komuist te  ’97-tes do te shkemoqej qe nga themelet per t’u rimarre me arme nga 
te pinjollet  e sistemit me gjakatar te njerezimit. 
Apeli i kesaj vrasje lules  se demokracise ne Shqiperi, Bujar Kaloshit 
merrte rendesi ne kohen e  rigjallerimit te veprimtarise kriminale te 
ekpsonenteve te Organizates  “Hakmarrja per Drejtesi”, qe siç u vertetua dhe nga 
hetimi parlamentar i  veprimtarise se tyre, ajo ka pasur mbeshtetjen e qarqeve 
mafioze politike te se  majtes, krereve te saj veshur edhe me imuntetin e 
deputetit socialist. Vete  debati parlamentar rreth Raportit te Komisionit 
Hetimor, ose debati rreth  shikimit te dosjeve te Sigurimit te Shtetit(hapja e 
dosjeve) qe u kundershtua me  force nga Partia Socialiste deshmon qartazi per 
inkriminimin e krereve te se  majtes, me ne krye kryetarin e tyre Edi 
Ramen, Gramoz Ruçin , Skender Gjinushin,  & co, qe nxisin e inkurajojne krimin e 
organizuar ne  Shqiperi. 
Me shume se kurre, sot eshte koha per ndeshkimin e bandes krinimale qe vrau 
 kolonel Bujar Kaloshin. Denimin e te te gjithe atyre qe fshihen e 
mbijetojne ne  pentukun e e atyre krimeve te diktatures ne Shqiperi ku zyrtarisht 
jane  ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 
gra. Kane  vdekur ne burg 1 065 persona. Kane humbur aftesine mendore 408 
vete. Kane vdekur  ne internim 7 022 vete. Ne 50 vjet diktature komuniste, nga 
kjo shtrese jane  kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.  
Kush  ishte Bujar Kaloshi  

Bujar Kaloshi (nga familjet e medha te Dibres) lindi ne internim ne nje  
fshat te Lushnjes me 1956. I kultivuar me traditat atdhetare te familjes, 
Bujari  do te ishte nga te paret qe u rreshtua ne frontin e antidiktatures qe ne 
 fillimet e levizjes demokratike. Ai ishte njeri nder themeluesit e deges 
se  Partise 
Demokratike  te Shqiperise ne Lushnje. Pas fitores se demokracise familja e 
Bujarit u vendos  ne Tirane dhe Bujari u emerua drejtor i personelit ne 
Policine Financiare. Ai e  konceptoi kete detyre si nje obligim per pastrimin e 
ketij organizmi nga  njerezit e korruptuar e te inkriminuar, nga 
nostalgjiket e regjimit te vjeter  dhe te depertuarit aty nga radhet e ish Sigurimit 
te Shtetit. Bujari  perfaqesonte figuren e zyrtarit te ndershem e korrekt, te 
perkushtuar e te  disiplinuar si rralle kush tjeter, njeriun e vendosur per 
te zbatuar ligjin.   
I  ndjeri Bujar Kaloshi,eshte nderuar me Urdhrin e Larte “Nderi i Kombit” 
me  motivacionin:“Per kurajon e shfaqur ne qendresen ndaj diktatures 
komuniste ne  Shqiperi,per kontributin e çmuar ne vendosjen e demokracise dhe 
konsolidimin e  institucioneve te shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi eshte nderuar 
edhe me titullin  “Pishtari i Demokracise” dhe “Martir i Demokracise”. Bujar 
Kaloshi u vra nga  banda kriminale ne mengjesin e dates 26 korrik 1996, me 
arme zjarri ne rrugen  perpara shtepise se tij ne Tirane.  
 
 
 
Tirane-  Presidenti i Republikes, Bamir Topi dekoroi ish-drejtorin e 
Pergjithshem te  Burgjeve, Bujar Kaloshi  (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”
. 
 
Bujar Kaloshi 15 vjet pas vrasjes ! 
BEQIR SINA, New  York 
Krimi ende i pandëshkuar, apel për  bashkëvuajtësit!

 
 
 


BENSONHURST  BROOKLUN NY :  26 korrik 2011! 15 vjetori i vrasjes së  
kolonel Bujar Kaloshit, dhe 55 vjetori i lindjes së tij është një ditë e  vecantë. 
Është pikërisht kjo datë e cila mbart mbi vete një kujtim të trishtuar,  
largimin nga jeta të nismëtarit themelues të Shoqatës Antikomuniste 
Demokratike,  demokratit të flakët - pinjollit të atdhetarizmit dhe patriotizmit - të  
paharruarit, Bujar Kaloshit. Kjo datë! përkujtimore në nderim të emrit dhe  
veprës së demokratit dhe antikopmunistitn Bujar Kaloshi, që në fillimin e  
lëvizjes demokratike në vend, atijë që shumë shpejtë u bë njëri prej 
nismëtarëve  dhe orginazatoreve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i 
Partisë  Demokratike në qytetin e Lushnjes, bënë thirrje për më shumë 
drejtësi. 
15 vjet pas vrasjes, prej këtu fillon hapja e dosjeve  të diktaturës 




Bujar  Xhevdet Kaloshi (bir i një prej familjeve më në zë të krahinës së 
Dibrës) lindi  në një kamp internimi në një fshat të Lushnjës, Grabian. 
Pinjolli i Kaloshve, i  rritur dhe edukuar me traditat më të vyera atdhetare të 
familjes nga ai edhe  rridhte, do të ishte nga të parët që u rreshtua në 
frontin e antidiktaturës, që  në fillimet e lëvizjes demokratike në qytetin e 
Lushnjes. Ai u bë në atë kohë  nismëtar dhe njëri ndër themeluesit e degës së 
Partisë Demokratike të  Shqipërisë, në Lushnjë.



 
Vrasja e Bujar Kaloshit, eshte e lidhur ngushte me demokracine lirine  dhe 
funksionimin e demokracise vullnetin dhe deshirne e te te gjithe qytetareve  
te Shqiperise, dhe segmenteve te shoqerise, te cilat respektojne parimet  
demokratike dhe shtetin e se drejtes per te rivendosur ne vendin e merituar 
te  atyre vlerave, pjese e rendesishme e te cilave eshte vleresuar edhe Bujar 
 Kaloshi. Bujar Kaloshi ka qene nje nga personalitetet e rendesishme, i 
cili ne  te njejten kohe konvergonte ne vetvete nje prejardhje nga nje shtrese 
e  persekutuar, nga nje familje me tradita nacionaliste dhe individualisht 
si nje  person qe ishte vene totalisht ne sherbim te levizjes per 
demokratizimin dhe  lirine ne Shqiperi 


Ne themelet e demokracise  se saj, Shqiperia, ka shume pishtare, te cilet u 
bene kurban qe demokracia te  jetoje. Dhe demokracia do jetoje, ajo do te 
kaperceje edhe keto pengesa, apo  ferra qe neokomunistet partiak perpiqen t'i 
ngjizin ne trupin e saj te njome.  Demokratet shqiptare, ata qe e duan 
vertet Shqiperine, nuk do lejoje kurre qe  njerez te tille si politikane dhe 
drejtues partishe te majata me prejardhje ish  komuniste, qe jane sot me pa te 
drejte ne krye te tyre, ata qe, dhe kjo eshte  provuar, jane mbreter te 
skafizmit dhe emigrimit, qe jane kapot e trafikut te  mishit te bardhe ata qe e 
çuane kete vend drejt grminave te pafundme, ujerave te  turbullta. Pikerisht 
per kete e dhane jeten njerezit qe e deshen demokracine dhe  Shqiperine. 


Personifikim  njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin



Pas  fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta dhe 
fëmijët (dy djem  e dy vajzat) u vendosën në një lagje periferike në Tiranë. 
Bujari për aftësitë  dhe shkollimin e lartë u emërua drejtor i personelit në 
Policinë Financiare dhe  më pasë deri sa u vra Drejtor i Përgjithëshëm i 
Brugjeve. Postet e ngarkuara nga  qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i 
konceptoi si një detyrë me ndërgjegje  të lartë kombëtare, si obligim i njerit prej 
përfaqësueseve të kësaj shtrese,  për pastrimin e shtetit demokratik nga 
njerëzit e korruptuar e të inkriminuar,  nga nostalgjikët e regjimit të vjetër 
dhe të depërtuarit aty nga rradhët e ish  Sigurimit të Shtetit.
 



Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë 
post  komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të 
ndershëm e  korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai  
personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e 
ligjit  deri në vdekje.






Krimi  i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit

 
 




Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, 
i një  dore vrastare që i merrte urdhërat nga kupola e kuqe. Por kjo vrasje 
e kryer nga  eksponentët më famëkeqë të Organizatës kriminale “Hakmarrja për 
Drejtësi” ishte  njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për 
ata që e kanë kaluar  mbi “shpinën” e tyre egërsinë e rregjimit komunist. 
Ishte dhe mbetet mësim për  ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe 
qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja)  paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar 
kundër atyre që nuk e duan demokracinë  e prosperitin e Shqipërisë, por 
ëndërrojnë ende rregjimin komunist. Krimi i  pandëshkuar mbetet apel për 
bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.


……Persekutimi  i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga 
diktatura komuniste e ka  zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 
në Grabian - Lushnje,  aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të 
mesme, pa iu dhënë  ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të 
persekutuar, të vijonte studimet e  larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në 
vend, ai shumë shpejtë u bë njëri  prej nismëtarëve dhe orginazatorëve të 
proceseve demokratike në Lushnje,  themelues i Partisë Demokratike në qytetin e 
Lushnjes. Mbas ardhjes së  demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të 
Policisë Financiare. Më 1995,  pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në 
Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin  Ushtarak(Laë Faculty and Military College ) u 
emërua Drejtor i Përgjithëshëm i  Burgjeve me gradën Kolonel.







Koha  për ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin



Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 
korrik  1996 - sot, është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin 
ligjor që  duhet të marrë banda kriminale e inkuadruar në të ashtuquajturën 
Organizata  “Hakmarrja për Drejtësi” .
 



Në këtë 15-vjetor të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit duhet vendosur në  
piedestalin e figurave të ndritura të kombit. Ai u vra në mbrojtje të shtetit  
ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur 
mafiozo-komuist të  ’97-tës do të shkëmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga 
të pinjollët  e sistemit më gjakatar të njerëzimit.
 




Apeli i kësaj vrasje lules së demokracisë në Shqipëri, Bujar Kaloshit 
merrte  rëndësi në kohën e rigjallërimit të veprimtarisë kriminale të 
ekpsonentëve të  Organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, që siç u vërtetua dhe nga 
hetimi  parlamentar i veprimtarisë së tyre, ajo ka pasur mbështetjen e qarqeve 
mafioze  politike të së majtës, krerëve të saj veshur edhe me imuntetin e 
deputetit  socialist. Vetë debati parlamentar rreth Raportit të Komisionit 
Hetimor, ose  debati rreth shikimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit(hapja e 
dosjeve) që u  kundërshtua me forcë nga Partia Socialiste dëshmon qartazi për 
inkriminimin e  krerëve të së majtës, me në krye kryetarin e tyre Edi Ramën, 
Gramoz Ruçin ,  Skënder Gjinushin, & co, që nxisin e inkurajojnë krimin e 
organizuar në  Shqipëri.





Më shumë se kurrë, sot është koha për ndëshkimin e bandës krinimale që vrau 
 kolonel Bujar Kaloshin. Dënimin e të të gjithë atyre që fshihen e 
mbijetojnë në  pentukun e e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri ku zyrtarisht 
janë  ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 
gra. Kanë  vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 
vetë. Kanë vdekur  në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga 
kjo shtresë janë  kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim. 







Kush ishte Bujar Kaloshi 

Bujar Kaloshi (nga familjet e mëdha të Dibrës) lindi në internim në një 
fshat të  Lushnjës më 1956. I kultivuar me traditat atdhetare të familjes, 
Bujari do të  ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës që në 
fillimet e  lëvizjes demokratike. Ai ishte njëri ndër themeluesit e degës 
së  Partisë









Demokratike të Shqipërisë në Lushnjë.  Pas fitores së demokracisë familja e 
Bujarit u vendos në Tiranë dhe Bujari u  emërua drejtor i personelit në 
Policinë Financiare. Ai e konceptoi këtë detyrë  si një obligim për pastrimin e 
këtij organizmi nga njerëzit e korruptuar e të  inkriminuar, nga 
nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga  radhët e ish Sigurimit 
të Shtetit. Bujari përfaqësonte figurën e zyrtarit të  ndershëm e korrekt, të 
përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër,  njeriun e vendosur për 
të zbatuar ligjin. 
 
 
 

    I ndjeri Bujar Kaloshi,është nderuar me Urdhrin e Lartë  “Nderi i Kombit
” me motivacionin:“Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj  diktaturës 
komuniste në Shqipëri,për kontributin e çmuar në vendosjen e  demokracisë dhe 
konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi  është 
nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i  Demokracisë”. 
Bujar Kaloshi u vra nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26  korrik 1996, 
me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë. 















 

 


 
 





 



 
 
Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi ish-drejtorin e  
Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi (pas  vdekjes) me Urdhrin “Nderi i  Kombit”
.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 43.5 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 39.9 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 45.8 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.