Keshilli i Sigurimit "mbrapa dyerve te mbylluar" situaten me te fundit ne Kosove
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ne New York, diskutoje "mbrapa dyerve te mbylluar" situaten me te fundit ne Kosove BEQIR SINA, New York Ambasadoret nuk do te kene takim ashtu siç ishte folur me pare per t'u mbajtur neser e premte ashtu si dhe kerkoje Serbia UNTED NATIONS - NEW YORK : Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ne New York, diskutoje "mbrapa dyerve te mbylluar" situaten me te fundit ne Kosove - perkatesisht ngjarjet e ketyre diteve ne veri te saj me nje kerkese te Beogradit mbas marrjes nen kontroll te pikave kufitare 1 dhe 31 nga ana e autoriteteve te qeverise se Kosoves. Megjithse burimet rreth ketij takimi kane qene teper te kufizuara - u tha se ambasadoret nuk do te kene takim ashtu siç ishte folur me pare per t'u mbajtur neser e premte ashtu si dhe kerkoje Serbia . Nderkohe sipas ambasadoreve mbledhja e rradhes pritet te mbahet ne 5 gusht nje muaj me heret sesa ishte parashikuar ne kalendarin e ketyre takimeve . Gjithashtu, keto dite ne New York po qendron edhe ministri i jashtem i Kosoves zoti Enver Hoxhaj dhe kontraparti i tij serb ministri i jashtem Vuk Jeremiq. Nderkohe sipas nje deklerate per shtyp te shperndar sot per gazetaret ne ne selin e OKB-es, thuhet se: "Forca paqeruajtese te Kombeve te Bashkuara ne Kosove shprehu shqetesim te thelle per situaten e vazhdueshme ne veri te Kosoves dhe u beri thirrje te gjitha paleve te permbahen nga marrja e çfaredo veprimi qe mund te perkeqesojne situaten." Ne deklerate thuhet me tej se Serbet ne Kosove, sulmuan nje post kufitare kete mesjave, sipas raporteve te medias, ndersa njesite policore nga Kosova ishin gjithashtu te perfshire ne kete situate duke u perpjekur per te marre kontrollin mbi dy kalimet kufitare, ku thuhet se ne perleshjet te pakten nje polic eshte vrare, dhe disa te tjere u plagosen. Robert Sorenson, Kryetar i Misionit te OKB-se Administrates se Perkohshme ne Kosove (UNMIK), ka denuar fuqishem dhunen dhe tha se dialogu i bazuar ne respektin e ndersjellte eshte e vetmja rruge qe Kosova duhet te ece perpara. "UNMIK-u eshte i gatshem per te ndihmuar ne perpjekjet per te qetesuar situaten," tha ai, duke u bere thirrje te gjitha paleve per te punuar me Misonin e Bashkimit Evropian per Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Forcen e Nderkombetare te Mbrojtjes se Kosoves (KFOR) per te rivendosur rendin dhe zgjidhjen e çeshtjeve atje. Per kete thuhet ne deklerate edhe anetaret e Keshillit te Sigurimit kishin caktuar edhe konsultime kete pasdite ne seline e OKB-se ne Nju Jork mbi zhvillimet e fundit ne Kosove. Nderkaq, po sot pas dite ne sallen e konferencave te shtypit ne Pallatin e Qelqet me gazetaret e akredituar ne OKB u mbajte per kete situate nje konference shtypi te cilen e drejtoje vete Zedhenes i Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki-moon zoti Martin Nesirky Ne pyetjen e korrespondetit te BBC se "Dje ne mbremje, serbet sulmuan nje post te sigurise ne mes te Serbise dhe Kosoves dhe nje polic u vra ku sipas BBC, sot ishte dashur te jete nje takim urgjent OKB-se, . A eshte kjo e vertete se ky takim eshte takim urgjent apo ky eshte pjese e konsultimeve te Keshillit te Sigurimit per Kosoven ? Zedhenes i Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki-moon zoti Martin Nesirky, iu pergjegje pyetjes se : "Une mendoj se siç thashe edhe me pare, se gjithçka eshte e sakte,ashtu siç thashe, ne oren 15:00 te mbasdites, se ka nje sesion te Keshillit te Sigurimit me konsultime, me fjale te tjera, me dyer te mbyllura, per Sudanin dhe UNMIK-un, Misioni i OKB-se ne Kosove." Dhe une mendoj se çdo gje eshte ne ate kontekst te temave qe do te ngrihen. Ai theksoi gjithashtu duke vene ne dijeni, se Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara zoti Ban Ki-moon - do te te kete nje takim me Ministrin e Jashtem te Serbise, Vuk Jeremiq ne oret e vona te pasdites. Te pakten kjo eshte planifikuar te behet, dhe pas tij do te kete nje deklerate zyrtare rreth atij takimi. Mirepo per te sqaruar me teper, tha ai dhe zoti Robert Sorenson, i cili eshte zyrtari- me i lart ne krye te Misionit te OKB - Administrates se Perkohshme ne Kosove, UNMIK-u, ka shprehur sot me ane te nje deklerate shqetesimin e tij te thelle per situaten ne Kosove ngjarjet ne veri te saj . Ku zoti Sorenson ka bere thirrje te gjitha paleve te permbahen nga çdo veprim qe mund te perkeqesojne me tej situaten. Dhe padyshim, UNMIK-u denon ashper dhunen dhe beson se dialogu bazuar ne respektin e ndersjelle eshte menyra per te zgjidhur dallimet. Dhe kjo eshte ajo qe kam edhe per ju tha Zedhenes i Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki-moon zoti Martin Nesirky . Perveç kesaj, UNMIK-u eshte padyshim e gatshme te ndihmoje ne perpjekjet per te qetesuar situaten, thuhet sipas deklerates se z. Sorenson. Dhe ne menyre te qarte, KFOR, Forca Mbrojtese e Kosoves, dhe EULEX-it, Misioni i Bashkimit Evropian, kane nje rol te qarte ne ndihmen per te rivendosur rendin dhe per te ndihmuar per te zgjidhur ato dallime qe kan ata atje. Ne kete konfrence shtypi nje gazetar tjeter pyeti :' Dikush tha se ka pasur edhe nje delegacion qe vjen nga ... nga Kosova, nga Prishtina sot ne Kombet e Bashkuara ne New York. A ka pasur ndonje kerkese te Zyres se Sekretarit te Pergjithshem per t'u takuar me ministrat nga Kosova? Zedhenes i Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki-moon zoti Martin Nesirky tha shkurt se :" Une nuk mundem te pergjigjem per kete, por nese une kam per te siguruar informacionin e duhur dhe te sakte shume shpejt do t'ju a beje te ditur. UNMIK-u ne Kosove qendron atje qe nga viti 1999, kur forcat e NATO-s debuan nga Kosova trupat e armates ish- jugosllave ne mes te luftimeve te pergjakshme etnike ndermjet ushtrise serbe dhe popullit shqiptare te Kosoves . Kosva ne vitin 2008, shpalli pavaresine e saj nga Serbia, pavaresi kjo qe eshte e njohur deri tani nga 76 vende, perfshire edhe ato vendet qe jane me te fuqishmet e botes. Me shume se gjysma e atyre vende qe njohin Kosoven jane anetare te Keshillit te Sigurimit te OKB . Pavaresine e Kosoves Rusia dhe Kina nuk e kan njohur nderkohe qe Serbia e kundershton.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 33.3 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 55.8 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 35.4 KB) - not displayed