| Newsgroups |
gmane.politics.region.albania.shqiperia |
| Message-ID |
<[email protected]> |
Thirrja e Serbise u refuzua nga OKB
Mbahen vetem konsultime me dyer te mbyllura dhe jo takim urgjent i
ambasadorve te KS
UNITED NATIONS NY : Ka perfunduar seanca e jashtezakonshme e KS te OKB-se
per Kosoven, qe ne oret e para te mengjesit te sotem. Seanca u zhvillua me
dyer te mbyllura.
Ne deklaraten e tij per shtyp para gazetareve ministri i Jashtem i
Serbise, Vuk Jeremiç, ka thene se veprimet e njeanshme ne veri nuk po e
destabilizojne vetem ate pjese, por tere rajonin, madje ka ushtruar dhe nje sere
pyetjesh, si: Pse EULEX-i i la serbet lokale pa mbrojtje?. Por sipas tij Serbia
nuk do te lejoje te lendohet dhe ka quajtur te pakuptimite vazhdimin e
bisedimeve.
Nderkohe, nga ana tjeter, Keshilli i Sigurimit, i Kombeve te Bashkuara ka
refuzuar thirrjet e Serbise per nje takim te veçante te Keshillit.
Ndersa Peter Viting, ambasadori gjerman, tha se Bashkimi Evropian ishte
organi i pershtatshem per trajtimin e vales aktuale te dhunes ne Kosove.
Kurse sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Mun, pranoje te zhvilloje
nje takim ne zyren e tij me ministrin e Jashtem te Serbise Vuk Jeremiç, ku
leshoi dhe nje deklarate, ne te cilen thuhet se kreu i Kombeve te Bashkuara
ka shprehur shqetesimin e tij me veprimin e papritur, qe çoi ne perkeqesim
in e situates ne veri te Kosoves, si dhe ka mirepritur thirrjen e
presidentit serb, Boris Tadiç, per qetesi dhe mesazhin se vendi i tij mbetet i
angazhuar ne zgjidhjen e problemeve ekzistuese mes Beogradit dhe Prishtines
permes dialogut./BEQIR SINA/