New York: polica arreston nje grup vajzash qe dolen nudo ne rruge

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 (http://www.hermesnews.org/) 
New York, polica arreston një grup vajzash që dolën nudo  në rrugë
 
 
 


BEQIR SINA , New York 
 
 
 
 


Vajzat u thanë gazetarve se 'ishin zhveshur për të bërë art' 


























New  York

MANHATTAN NEW YORK CITY - "Nuk është rasti i parë dhe nuk do ta  lëmë të 
përsëritet më", deklaroi komisari i policisë së New Yorkut, Ray Kelly,  ndërsa 
tërhoqi vëmendjen qytetarëve njujorkez se "lira e të drejtat e njeriut  
kanë kufi''. 

Gjithçka, ndodhi këto orët e para të mëngjesit në qytetin e  New Yorkut në 
një kohë piku kur qyteti fillon të "ziejë" nga lëvizjet e  qytetarëve që 
nxitonin të shkonin në punë.

Një grup vajzash të reja aty  rreth të njëzetave të zhveshura lakuriq po 
pozonin dhe filmoheshin duke  pretenduar se ato dhe producenti i tyre po 
"bënin art" natyral.

Qytetarët  janë habitur me bukuroshet e "pa ndrojtura", siç tha njeri prej 
tyre "ne ndoshta  ishim mësuar që të shohim që dikush është zhveshur kur ka 
patur nxehte: ka disa  njerëz që zhvishen vetëm apo ne grup për ndonjë 
fushatë, apo në shenjë  proteste a ndonjë diçka tjetër të kësaj natyre, por jo në 
këtë mënyrë".  

Në vend, vajzat e zhveshura u thanë gazetarve se ''ishin zhveshur për të  
bërë art". 

Artisti njujorkez Zefrey Throwell kishte grumbulluar rreth 50  femra të 
bukura dhe po qëndronte para ndërtesës së Wall Street, duke zgjedhur  vajzat që 
më pas i vendoste në pjesë të ndryshme të zonës.

Videofotografi  i "Videos and photos of Throwell's Ocularpation" afër 
rrugës Wall Street, tha se  ky është projekti i fundit që kishte për realizim një 
videoje në këtë rrugë të  njohur në qytetin tonë.

Raportet e kanalit televiziv të qytetit NY1 thanë  se sot pas orës 7 të 
mëngjesit, policia zbarkoi në rrugën Wall Street duke  arrestuar vajzat që i 
gjeti të zhveshura dhe tre prej personave kryesorë të  përfshirë, në këtë 
"projekt-arti" të Throwell. Ata arrestuan dhe një roje të  studios, bashkë me 
një preson që policia tha se ishte ndërmjetësi i aksioneve të  këtij projekti.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.