“Babane e takova ne qeli nje dite pa ra vdekjes,ishte mbuluar me krimba”

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Intervista/  Flet Viktor Adami, djali i te nderuarit nga ambasada e SHBA “
Babane e takova ne  qeli nje dite para vdekjes,ishte mbuluar me krimba”  
 
TIRANE  (kortezi gazeta Panorama) : 
Trak.  Trak. Trak... Me 9 qershor 1947, ne burgun e Tiranes, mes zhurmimeve 
nga me te  ndryshmet, ishin shkruar ne memorie te kohes edhe trokitjet e 
ndrojtura te  kepuceve te nje djali pesevjeçar, qe i frikesuar per vdekje, 
mbeshtetej e  ngjishej pas trupit te se emes. Dikur, ne brendesi, njera pas 
tjetres ishin  hapur dy dyer te renda dhe me pas, kur syte u ishin mesuar me 
erresiren, ata  kishin dalluar ne qoshe silueten e palevizshme te nje njeriu 
qe nuk jepte shenja  jete. E ema ishte afruar duke i folur tjetrit ne emer. 

Vetem atehere  djali pese vjeç kishte kuptuar se figura e njeriut te 
shtrire ne rreze te murit  duhet te ishte i ati. Por tjetrit i ishte dashur shume 
kohe te reagonte, te  arrinte te nxirrte fjale nga goja. Saktesisht kishte 
shtrydhur me perdhune nga  fyti ca tinguj te ngjirur, si te nje njeriu me 
gjuhe te prere, qe ne teresine e  tyre kishin arritur te formulonin vetem nje 
fraze me kuptim, nje amanet:  “Kujdesu per femijet!”. Pastaj djali 5 vjeç 
kishte pare me tmerr se si dora e se  emes ishte mbushur me krimba ne momentin 
kur kishte prekur shpatullen e te  shoqit. Keshtu femija e kishte humbur 
vetedijen. Kishte nisur te ngasherehej aq  fort sa pak kohe me pas, me te 
mberritur ne shtepi, e ema kishte konstatuar me  tmerr nje rritje te shpejte te 
temperatures.
Njeriu qe rrefen kete pjeses te  historise se jetes se tij, me te frikshmen 
e te frikshmeve, quhet Viktor Adami  eshte dhe djali i Loni Adamit, 
ish-sekretarit te ambasades amerikane ne Tirane  ne vitet 1929-1939, qe dy dite me 
pare u nderua me ane te nje memoriali nga  Ambasadori Xhon Uithers. Per fat 
te mire Viktori nuk vdiq nga temperatura qe e  kishte mbajtur te lidhur per 
pese dite ne shtrat, nuk vdiq edhe 24 ore me pas,  kur nga dritarja vezhgoi 
nje ushtarak me motor qe ndaloi para portes se shtepise  se tyre, duke i 
dhene me ze te larte, se emes, Andromaqit, lajmin e vdekjes se  te shoqit. Ai 
jetoi per te pare rrezimin me rrapellime te diktatures dhe  diktatoreve 
shqiptare, jetoi per te pare respektimin e nenes dhe nderimin e te  atit.

Sekretari i Ambasades USA dhe fashizmi 
“Im ate, Loni Adami, me  origjine nga Progri i Korçes, ishte nje nga 
studentet me te mire te Shkolles  Teknike Amerikane, qe sot njihet si shkolla ‘
Harri Fulc’. Ne vitin 1929,  menjehere pasi kishte mbaruar shkollen, ai i’u 
rekomandua nga Harri Fulci  ambasadorit amerikan, çarls Hart, si nxenesi me i 
mire dhe njohes i disa gjuheve  te tjera te huaja, veç anglishtes”, nis 
rrefimin per te atin Viktor Adami. Pas  ketij rekomandimi Loni Adami kishte 
sherbyer ne kete ambasade per 10 vjet me  radhe, deri ne mbyllje, ne rolin e 
sekretarit. Pra, kishte momente, kur ne  mungese te ambasadorit dhe konsullit, 
ai mbetej autoriteti me i larte. Nderkohe,  nga Shtetet e Bashkuara te 
Amerikes, ku kishte punuar per nje kohe si emigrant,  ishte kthyer edhe Kol 
Kuqali, kunati i Loni Adamit, apo burri i se motres.  Viktori nuk di te sqaroje 
rrethanat, por edhe Kol Kuqali, i cili u nderua ne te  njejten menyre nga 
Ambasadori Amerikan Xhon Uithers, kishte gjetur pune ne te  njejten ambasade si 
perkthyes ne vitin 1929.
Me pushtimin e Shqiperise,  ambasada amerikane kishte mbyllur dyert dhe 
Loni Adami e Kol Kuqali ishin  detyruar te gjenin pune te tjera. I pari, Loni 
Adami, kishte hapur nje  shtypshkronje te vogel, ndersa Kol Kuqali bashke 
Jovan Adamin, vellane e Lonit,  kishin marre me koncesion minieren e qymyrgurit 
ne Krrabe te Tiranes. 
“Babai  u lidh shpejt me levizjen antifashiste dhe rrjedhimisht me 
komunistet. Njihet se  ne shtypshkronjen e tij u shtyp numri i pare i ‘Zerit te 
Popullit’, por edhe nje  numer pambarim materialesh te tjera propagandistike. 
Babai na ka rrefyer nje  detaj kur ne shtypshkronje kishin hyre dy ushtare 
gjermane. “Me te pare dy  ushtaret, punetori, Kristo Trajani, qe ishte vetem 16 
vjeç, kishte ndalur punen  e ishte zbardhur ne fytyre, pasi ishte duke 
shtypur trakte komuniste. Por ne  kete kohe aty ishte shfaqur babai, qe kishte 
nisur te komunikonte ne  gjermanisht. Ushtaret te habitur nga gjuha e memes 
se tyre, kishin pyetur me  miresjellje se çfare ishin duke shtypur dhe babai 
krejt i qete u kishte thene se  behej fjale per nje shpallje te Ministrise 
se Puneve Botore. Me tej ai u kishte  shpjeguar gjermaneve se shtypshkronja 
ishte fare e vogel dhe se si e tille nuk  mund te bente me shume se blloqe e 
flete, pra nuk mund te bente gazeta. Kete  menyre te arsyetuari e kishte 
bere sepse gjermanet nderkohe po kerkonin te  gjenin vendshtypjen e gazetes ‘
Zeri i Popullit’ qe e mendonin te realizuar ne  nje shtypshkronje me moderne. 
Ah, kete e ka rrefyer edhe artistja Violeta  Manushi, qe punonte ne 
shtypshkronjen e babait”, rrefen Viktori historine e te  atit me komunistet. Nje 
histori qe do te trashej edhe me shume kur ne Shqiperi  do te zbarkonin 
misionet anglo-amerikane. 

Arrestimi nga  komunistet
Sipas Viktorit, i ati ishte angazhuar shpejt me anglo-amerikanet.  Kjo per 
shkak se vete Harri Fulci ne kete kohe ishte i vendosur ne Kajro te  
Egjiptit, ku anglo-amerikanet kishin shtabin e luftes qe ishte pergjegjes edhe  per 
misionet ne Shqiperi. “Pra ishte Harri Fulci ai qe u rekomandonte  
misionareve pikerisht tim ate si njeri te beses dhe si njeri me mundesi  kontakti. 
Keshtu qe te gjithe anetaret e misioneve ushtarake anglo-amerikane me  te 
mberritur ne Shqiperi orientoheshin nga im ate”, rrefen Viktori. Ne janar  1945 
ne Shqiperi kishte mberritur ne krye te nje misioni vete Harri Fulci. Ai e  
kishte thirrur Loni Adamin ne ndertesat e ish-ambasades Amerikane. Misioni  
kishte per detyre te testonte situaten ne Shqiperi dhe te vendoste kontakte 
 kryesisht me intelektualet. 
“Ne kete kohe Kol Kuqali, kunati i babait, ishte  zgjedhur deputet nga 
populli. Shtepia e tij por edhe zona e Krrabes, ku kishte  minieren, kishin qene 
qendra te rezistences antifashiste. Ne librin e tij ‘Kur  hidheshin 
themelet e Shqiperise se re” Enver Hoxha shkruan: U takova ne shtepine  e Kol 
Kuqalit me Kol Tromaren...” Me tej sipas shpjegimeve te Viktor Adamit,  
delegacioni qe shkoi ne Mukje kishte qendruar per tri dite me radhe ne shtepine  e 
babait te tij. Behej fjale per personalitete te kalibrit te Ymer Dishnices,  
Abaz Kupit, Gogo Nushit, Nako Spirut, Omer Nishanit e te tjere. Pra ne 
shtepite  e Loni Adamit dhe ne ate te kunatit te tij Kol Kuqali ishin bere shume 
biseda,  per me teper ne keto biseda kishin marre pjese me shumice edhe 
anglo-amerikanet.  Pikerisht keto, por edhe tendencen e te dyve ne perkrahjen e 
nje sistemi politik  demokratik, me pjesemarrjen e te gjitha forcave 
politike, Enver Hoxha nuk i  pelqeu. 
“Keshtu, dikur babait i shtetezojne shtypshkronjen dhe fshehtazi  behet 
gati arrestimi. Kol Kuqali nderkohe e sinjalizon qe te largohet ne fshat,  ne 
Korçe, duke i thene se situata eshte e turbullt”, rrefen i biri i Loni  
Adamit. Por komunistet e arrijne Loni Adamin edhe ne Korçe. E arrestojne ne 10  
tetor 1946, madje e akuzojne per tentative arratisjeje.  

Torturat 

“Une  isha fare i vogel, vetem 5 vjeç, kur nena na mori bashke me vellame, 
pak me te  madh, per te shkuar ne burg, te babai. Ai na mungonte prej me 
shume se 8 muajsh.  Me vone kam mesuar se si kishte arritur nena te futej ne 
burg. Babane e kishin  respektuar nje numer i madh komunistesh, ne dyert e te 
cileve nena kishte  trokitur. Por pa mundur te ndryshonte asgje ne fatin e 
tij. Nje fat i vendosur  diku lart, nga nje njeri, vendimet e te cilit mund t’
i kthente mbrapsht vetem  ndonje force shume madhore”, flet Viktori duke e 
shoqeruar kete me tundje  mohuese te kokes. 
Loni Adamin e kishin torturuar fillimisht per tre muaj ne  Korçe. Sipas te 
birit, Viktorit, te atin e akuzonin si agjent te amerikaneve i  rekrutuar ne 
shkollen teknike dhe i kerkonin qe te firmoste qe misioni amerikan,  i cili 
erdhi ne Shqiperi ne vitet 1945-1946, erdhi me qellim per te permbysur  
pushtetin popullor. 
“Por babai, si idealist qe ishte, nuk mund te dilte  jashte bindjeve te 
veta. Nuk firmoste edhe pse torturat ishin bere me te renda  pasi e kishin 
sjelle ne Tirane. Me kane thene se e kane rrahur sa i ka rene  mishi cope, se i 
kane thyer shpatullen dhe njeren kembe, se e kane varur ne  tavan dhe i kane 
futur trupin ne uje te ftohte deri ne fyt, se e kane shpuar me  shufra 
hekuri te skuqur. Neve na kane lejuar ta takojme vetem nje dite para se  te 
jepte shpirt ne qeli. Na mori mamaja me vete, mua dhe vellane, qe ishte nje  vit 
me i madh ne moshe. Kujtoj se u hapen dy pale dyer. Dhoma ku ishte babai  
ishte e erret, pa dritare. Mamaja iu afrua dhe u mundua ta levizte. Aty vuri 
re  se atij i kishin thyer shpatullen dhe njeren kembe dhe se keto i ishin 
mbushur  me krimba. Une dola duke qare me te madhe me te bertitura...”, 
rrefen Viktori  mbase ngjarjen me te tmerrshme te jetes se tij. 
Per  habi, po ate dite qe Loni Adami kishte dhene shpirt, ne nje tjeter 
qeli ishte  vetevarur edhe Kol Kuqali qe kishte vetem 10 dite i arrestuar. Ai 
ishte babai i  dy djemve deshmore te Luftes Antifashiste, njeri i vdekur ne 
kampin e shfaroses  te Mathausenit ne Gjermani, tjetri ne kampin e 
Prishtines. Pas çlirimit Kol  Kuqali kishte permbushur edhe funksionin e zv/drejtori 
te Bankes Shqiptare, por  ishte perplasur me Enver Hoxhen pasi kishte qene 
kunder barazimit te lekun me  dinarin jugosllav, nje veprim qe ne vitin 1946 i 
konvertoi shqiptaret nga te  pasur ne te varfer per vetem disa muaj kohe. 
Gjithsesi pas arrestimit, Kol  Kuqali, kunati i Loni Adamit, deputeti i 
zgjedhur nga populli, nuk u kishte  dhene me shume kohe kenaqesie komunisteve ta 
torturonin. Neper dokumentet qe  komunistet kane lene pas thuhet se Kol 
Kuqali, Loni Adami, gazetari Sabri  Dajlani dhe Drita Kosturi, e fejuara e Qemal 
Stafes, akuzoheshin si agjente te  imperializmit amerikan. Trupat e Kol 
Kuqalit dhe Loni Adamit, sipas disa  rrefimeve te deshmitareve okulare, jane 
futur ne varr masiv ne vendin e quajtur  Bregu i Lumit ne Tirane dhe 
familjaret edhe sot e kesaj dite nuk kane mundur t’i  gjejne. Madje kane humbur edhe 
shpresat pas kerkimeve te shumta.  

Rivleresimi
 

Komunizmi e godet ashper familjen e Loni Adamit pas vdekjes  se tij ne 
burg. Internim ne keneten e Durresit dhe moslejim i zonjes se shtepise  te 
ushtronte profesionin e mesimdhenies. Gjithsesi fale nderhyrjeve te ndryshme,  
Andromaqi Adami arrin te gjeje veten ne profesionin e dashur te saj pas vitit  
1956, qe kishte ngjarje kulmuese Konferencen e Tiranes. 

Pjesa tjeter e viteve, deri me 1991, mund te permblidhet me  nje fraze per 
familjen Adami: Lufte per mbijetese. Ne te njejtin vit, pa i  treguar asgje 
se emes, Viktor Adami, me te mesuar se ne Hotel “Dajti” ne Tirane  kishte 
mberritur ambasadori i pare i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Rajerson,  
niset fshehurazi ta takoje. Dhe ia arrin. Ia arrin ta ule ne kafe dhe t’i  
rrefeje me nje anglishte te qeruar, si bir i denje i Loni Adamit, historine e  
familjes se tij. Qe pas ketij takimi, qe e le te shokuar, ambasadori am
erikan,  nje antikomunist i njohur, viziton dhe ndihet si ne shtepine e vet ne 
banesen  modeste te Adameve ne Tirane. Permes bisedave te shumta, Andromaqi, 
gruaja e  Loni Adamit dhe nena e Viktorit, i rrefen nje sekret ambasadorit 
Rajerson. I  rrefen sesi ne vitin 1939, ne kohen kur trupat italiane po hynin 
ne Tirane,  kishte marre dhe kishte fshehur ne bodrumin e ambasades stemen e 
saj.  
“Shkojne  ne dy ne ambasade, kerkojne ne nje depo dhe e gjejne po atje ku 
nena thoshte se  e kishte fshehur. Ambasadori amerikan nuk i mbajti dot lotet”
, rrefen Viktori.  Por ka edhe nje tjeter pjese. Nje tjeter histori te 
ndodhur ne korrik 1991, ne  pervjetorin e festes se Shteteve te Bashkuara te 
Amerikes. 
“Ambasadori  Rajerson dha nje pritje ne Hotel “Dajti”. Na ftoi edhe ne, 
mua me nenen,  sigurisht. Ne mes te salles ishin kater kolltuqe te vendosur 
perballe  njeri-tjetrit. Erdhi Presidenti Ramiz Alia me ministrin e Jashtem, 
Muhamet  Kapllani dhe u ulen. Nje vend mbeti bosh. Ne kete kohe ambasadori 
Rajerson u  ngrit dhe ftoi nenen time: Zonja Andromaqi ejani ketu. Dhe i 
drejtohet Ramizit:  Kjo zonje eshte perfaqesuese e Shteteve te Bashkuara ne 
Shqiperi. Ramizi habitet  dhe pyet se cila eshte. Nena ia kthen: Nuk me njeh ti 
mua se kush jam? Ishe  kalama kur vije ne shtepine time dhe takoje Omer 
Nishanin, Nako Spirun, Ymer  Dishnicen...”, rrefen Viktori momentin kur nena e 
tij eshte ndier me krenare se  kurre qe ishte gruaja e Loni Adamit, 
ish-sekretarit te Ambasades Amerikane ne  Shqiperi ne vitet 1929-1939.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.