"Ja ç’mund te mesojne politikanet p rej kolosit te dijes"

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Bota Sot ; _www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)  


 
 
Gazeta Metropol ne Tirane 
_http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71657_ (http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71657) ,
 
Gazeta Dielli _http://www.gazetadielli.com/_ (http://www.gazetadielli.com/) 

 
 
Agjencia e Lajmeve ne shqip Illyria news Agency INA ne Maqedoni 
_http://www.ina-online.net/_ (http://www.ina-online.net/) 

 
 
Portali VOAL ne Zvicer _http://www.voal-online.ch/_ 
(http://www.voal-online.ch/) 
 
 
Portali Albdreams _http://www.albdreams.net/_ (http://www.albdreams.net/) 
Interviste  ekskluzive per Bota Sot nga SHBA, me gazetarin Ilir Ikonomi, 
autor i librit  “Faik Konica – Jeta ne Uashington” 
Libri  i ri “Faik Konica – Jeta ne Uashington”:"Ja ç’mund te mesojne 
politikanet prej  kolosit te dijes" 
 
WASHINGTON  D.C: Ilir Ikonomi punon prej dy dekadash si gazetar i Zerit te 
Amerikes ne  Uashington. Me pare ka qene perkthyes ne Radio Tirana, pastaj 
korrespondent i  agjencise prestigjoze te lajmeve, Reuters.  
Se fundi Z. Ikonomi na befasoi duke iu paraqitur opinionit tone edhe si  
shkrimtar - ai eshte autor i librit “Faik Konica, jeta ne Uashington”.  
Libri eshte pritur mjaft mire nga kritika si edhe tek lexuesi shqiptar ne  
Shqiperi, Kosove, viset e tjera shqiptare dhe ne diaspore. Por me sa duket, 
nga  ky liber mund te nxjerrin mesime edhe politikanet ne Shqiperi e Kosove, 
 megjithese autori thote se nuk e ka shkruar me kete synim ne  mendje. 
Nga nje kendeveshtrim tjeter, ky liber shihet edhe si diçka e veçante per 
te  njohur nga afer figuren e Konices - perveç te dhenave te reja interesante 
qe na  dhuron, autori na tregon se si ka marre rrugen dhe ka rizbuluar 
shtepine e  Konices, tashme gati germadhe, ne ate qe dikur ishte pjese e 
prefektures se  Janines. Zoti Ikonomi flet me hollesi ne liber per jeten e Konices 
ne  Uashington, deri sa ai mbylli syte ne nje apartament te kryeqytetit 
amerikan.  
Ne nje interviste, autori i tha gazetarit tone ne SHBA, Beqir Sina, se “
Konica  ishte njeri i pergjegjshem dhe patriot i ndershem. Me keto cilesi 
fisnike te  karakterit, ai u perpoq per qendrueshmerine dhe nderin e shtetit 
shqiptar. Ne  vija te trasha, mendoj se kjo eshte ajo qe mund te mesohet nga 
Konica, ndonese  kane kaluar shume dekada nga koha kur ai jetoi”.  
Bazuar  ne deshmi te zbuluara ne arkivat amerikane, britanike dhe 
shqiptare, libri “Faik  Konica – Jeta ne Uashington”, hedh drite mbi marredheniet 
komplekse te Konices  me Zogun, marredheniet e Konices me qeverine e SHBA, 
miqesine dhe polemikat mes  Konices dhe Nolit, si dhe polemikat me Koste 
Çekrezin ne  Uashington. 
Intervisten e plote mund t'a lexoni me  poshte: 
Ju keni qene aktiv ne keto dy dekadat e fundit si  gazetar i “Zeri i 
Amerikes” ne mbulimin e shume ngjarjeve, por nuk ju kishim  pare te botonit libra. 
Çfare ju nxiti te shkruanit biografine “Faik Konica, Jeta  ne Uashington”? 
 
Ilir  Ikonomi :  Shtysa e pare qe me beri t’i hyj kesaj pune ishte 
zbrazetia e madhe, e  pajustifikueshme ne informacionin qe ekzistonte per kete 
periudhe te rendesishme  te jetes se Faik Konices. Ndersa gjate 20 viteve te 
fundit ishte shkruar per  veprimtarine e Konices ne Evrope ne kapercyell te 
shekullit, si dhe per kohen e  tij ne Boston, pak flitej per jeten e tij ne 
Uashington si ambasador i Zogut ne  SHBA, pra, nga viti 1926 deri me 1942. 
Mendoj se ekzistonte nje pershtypje sikur  Konica ne Uashington nuk kishte bere 
gje tjeter veçse kishte mburrur Mbretin Zog  dhe kishte jetuar ne luks. Edhe 
ata qe kishin mendim me pozitiv per Konicen e  kesaj periudhe ndoshta 
druanin te shkruanin nga frika se mos i prishnin imazhin.  Pra, kjo kishte mbetur 
nje periudhe e erret, plot te panjohura. Ky mister ne  fakt e kishte burimin 
te hija e thelle qe regjimi komunist i Shqiperise kishte  hedhur per dekada 
te tera mbi kete figure te rendesishme shqiptare. Ne kohen e  komunizmit, 
ishte gati e ndaluar te flisje per Konicen. Kishte ndonje studiues  te rralle 
ne Shqiperi qe ishte marre me revisten Albania, por kjo mbetej ne  kufijte 
e kuriozitetit. Persa i perket periudhes se Uashingtonit, nuk behej  fjale, 
pasi Konica kishte qene ambasador i Mbretit Zog, dhe Zogu shihej nga  
regjimi obskurantist i Hoxhes si “armiku i madh” i popullit  shqiptar. 
: Dhe çfare zbuluat pasi i hyte  studimit? 
Ilir  Ikonomi :  Zbulova shume fakte qe me binden se Konica ishte nje 
patriot i padiskutueshem,  perveçse nje dijetar i klases se pare. Mburrjet e tij 
per Mbretin Zog nuk ishin  levdatat e nje ambasadori servil. Perkundrazi. 
Konica shquhej per pavaresine e  mendimit qe ia jepte dija e tij e thelle. Kur 
lavderonte Mbretin Zog, ai ne te  vertete lavderonte Shqiperine. Ne ate 
kohe, Shqiperia shihej si nje vend i  varfer, i parendesishem dhe mbi te gjitha 
i paqendrueshem. Gazetat amerikane  flisnin shpesh me ironi per shqiptaret 
dhe per mbretin e tyre. Ideja e Konices  ishte t’i tregonte botes se, 
ndonese nje shtet i sapokrijuar, Shqiperia ishte  tashme nje entitet i qendrueshem 
qe kishte nje njeri te mençur dhe te forte ne  krye te saj. 
Ky liber nuk i ngjan nje monografie te zakonshme  me renditje datash dhe 
faktesh, por ka edhe nje dimension artistik. Perse  zgjodhet nje menyre te 
tille paraqitjeje? 
Ilir  Ikonomi :  Deshira ime ishte qe ky liber te lexohej jo vetem nga 
historianet. Per Konicen  ka nje kuriozitet te madh te shqiptaret, qofshin 
njerez qe e njohin historine  por edhe tek me te rinjte, te cilet jane natyrisht 
me larg asaj pjese te  historise dhe me afer informacionit qe vjen nga 
mjetet e teknologjise moderne si  FaceBook, YouTube, etj. Prandaj, une e 
konceptova librin ne formen e nje tregimi  per historine e Shqiperise, ku lexuesi, i 
vjeter apo i ri, te gjeje veten e tij,  pra ta shohe veten si pjese e kesaj 
historie. Desha te terhiqja edhe ate pjese  te lexuesve qe jane indiferente 
ndaj historise sone por te cileve nuk u mungon  deshira per te patur ne 
dore nje liber te mire artistik. Prandaj, “Faik Konica,  Jeta ne Uashington”, 
eshte konceptuar per nje kategori te gjere lexuesish. Libri  jep sqarime per 
kohen kur zhvillohen ngjarjet dhe, aty ku une e ndjej se lexuesi  nuk e 
perballon dot informacionin e shumte, ndalem dhe e lejoj ate te marre  fryme 
duke kaluar ne rrefime per jeten personale te Konices, ose ne fakte te  tjera 
me pak te lodhshme. Me pak fjale, ky liber eshte konceptuar qe t’i  sherbeje 
eksluzivisht lexuesit dhe aspak autorit. 
Çfare burime arkivore te "paprekura” keni  shfrytezuar per te shkruar kete 
liber dhe a jane shterruar keto  burime? 
Ilir  Ikonomi :  Kryesisht keto kane qene burimet arkivore ne Amerike dhe 
ne Shqiperi. Arkivi  Kombetar amerikan ne Maryland ka qene nje burim i 
pazevendesueshem per mua,  sepse aty kam gjetur nje pjese te korrespondences se 
Legates amerikane ne Tirane  me Sekretarin amerikan te Shtetit, ku permendej 
edhe Konica, drejtperdrejt ose  terthorazi. Ne Arkivin Qendror te Shtetit ne 
Tirane, kam gjetur korrespondencen  e Mekembesise Mbreterore me Ministrine e 
Jashtme italiane ku flitej mbi  perpjekjet e italianeve per ta bere per 
vete Konicen ne vitin 1940. Ndersa ne  Qendren e Studimeve Shqiptare ne Londer 
gjeta dokumente per marredheniet e  Konices dhe Zogut. Natyrisht, gjurmimi i 
dokumentit nuk ka qene pune e lehte por  nuk duhet ta fsheh se edhe fati me 
ka ndihmuar. Duhet te pohoj se, me e veshtire  se sa zbulimi i nje 
dokumenti eshte te jesh ne gjendje ta vleresosh ate dhe ta  vendosesh ne kontekstin 
e te gjitha ngjarjeve. Nje dokument historik eshte si  nje pjeseze e lojrave 
“puzzle” – ai te fut ne mendime se cila duhet te jete  pjeseza tjeter me 
te cilen ajo lidhet. Ai te ben te kerkosh me me ngulm detajin  tjeter qe 
mungon per te plotesuar te teren. Prandaj i gjithe ky kerkim per  Konicen me çoi 
ne disa arkiva, ne Uashington, Filadelfia, Nju Jork dhe Çikago.  Ato qe 
ishin shkruar deri tani per Konicen, une i merrja si reference, por parim  im 
ne kete pune ka qene qe te mos i besoja asgjeje qe kisha lexuar apo degjuar  
pa e pare me syte e mij dokumentin. Jam i bindur se burimet arkivore per 
Konicen  nuk jane shterrur, sa me shume te kerkosh aq me shume do te gjesh. 
Meqenese  Konica kishte korrespondence me shume personalitete te kohes dhe e 
kishte zakon  te shkruante letra, jam i bindur se se duhet te ekzistoje nje 
mal i madh  korrespondence ende te pazbuluar, qe i takon periudhes se tij ne 
Uashington.  
Perse ishte Konica nje nder diplomatet me te  pelqyer te Uashingtonit, ku 
normalisht shtetet e botes akreditonin ambasadoret  me te mire?  
Ilir  Ikonomi :  Faik Konica ishte nje njeri mjaft i kulturuar. Kishte nje 
edukim te larmishem qe  e kishte marre ne shkollat e Evropes si dhe me vone, 
ne Harvard. Dinte shume  gjuhe te huaja – disa thone 14 – disa prej te 
cilave dime se i perdorte  shkelqyeshem. Njihte mire linguistiken, letersine, 
artin, historine,  etnografine. Veç kesaj kishte nje emer te madh si njeri 
prej udheheqesve aktive  te levizjes kombetare shqiptare. Kjo kulture e gjere 
perendimore dhe pervoje e  Konices e bente ate te shihej me respekt ne 
Uashington nga zyrtaret, diplomatet  dhe gazetaret, aq sa per te qarkullonin edhe 
anekdota. Habia e madhe ishte se,  nje shtet i vogel dhe i varfer si 
Shqiperia, kishte si ambasador nje njeri kaq  te ditur. Por Konica nuk ishte 
thjesht diplomati erudit. Ai e shfrytezonte  kulturen e tij per te reklamuar 
vendin e vet me çdo menyre. Ai jepte intervista  ne radion kombetare amerikane 
ku fliste per Shqiperine, te kaluaren dhe kulturen  e saj te vjeter, jepte 
ligjerata neper universitete per historine dhe  etnografine shqiptare dhe 
shoqerohej me diplomate dhe gazetare te njohur te  kohes. 
Dy nga personazhet kryesore te librit tuaj, Konica  dhe Mbreti Zog, kane 
patur marredhenie dinamike, here me miqesi e here me  armiqesi mes tyre. Por 
nga libri eshte e veshtire te nxjerrim nje vleresim per  secilin prej tyre ne 
keto marredhenie. A nuk meriton lexuesi te dije qendrimin  tuaj? 
Ilir  Ikonomi :  Keto kane qene marredhenie shume interesante dhe te 
nderlikuara. Zogu dhe Konica  kane patur miqesi qysh gjate Luftes se Pare 
Boterore, kur te dy ndodheshin ne  Vjene. Zogu ishte rreth 20 vjet me i ri se Konica 
dhe e quante ate “professor”.  Keta ishin dy personalitete mjaft te 
ndryshme nga formimi kulturor por i  bashkonte dashuria per Shqiperine, deshira 
per ta pare vendin e tyre sa me mire.  Siç ndodh rendom, ngjarjet e medha dhe 
rrethanat e veshtira i afrojne ose i  armiqesojne njerezit, i bejne ata te 
kene ndonjehere dyshime ndaj njeri-tjetrit,  qofte edhe ndaj atij qe dikur e 
kane quajtur mik. Shqiperia nuk kishte kohe qe  ishte krijuar si shtet dhe 
perballej me dilema te shumta. Ne liber, jam  perpjekur t’i jap portretet e 
Konices dhe Zogut ashtu siç kane qene, pa  zbukurime, pra teresisht mbi bazen 
e dokumenteve. Mes te dyve ka patur periudha  acarimesh. Ne periudhen 
1922-1924, Konica e ngjyente penen ne helm kur shante  Ahmet Zogun. Me vone, kur 
u be ambasador, publikisht ai e ngrinte ne qiell  Zogun, me mendimin se i 
bente reklame shtetit shqiptar, ndonese terthorazi  shfaqte pakenaqesi ndaj 
disa sjelljeve te tij. Pas vitit 1939, kur Shqiperia u  pushtua nga Italia, 
Konica i nxorri ne shesh keto pakenaqesi, por ne fund te  jetes, ne vitin 
1942, kur te dy pane rrezikun e madh qe i kanosej se ardhmes se  Shqiperise deri 
ne mundesine e shuarjes se saj si shtet, vendosen te  bashkepunojne 
perseri. Siç shihet, perplasja mes te dyve, qe sigurisht duhet te  ishte edhe nje 
perplasje egosh, u be e parendesishme kur mendon se te dy ata  deshironin te 
miren e vendit. Kur Konica vdiq, Zogu shprehu hidherim te  sinqerte, madje 
mori persiper te gjitha shpenzimet e varrimit, ndonese Vatra nuk  pranoi. Une 
si autor kam dashur ta le ne dore te lexuesit per te gjykuar dhe nuk  kam 
marre persiper te jap vleresime personale per keto dy figura. Detyra ime ka  
qene te jem i paanshem dhe i balancuar ne menyren e paraqitjes se fakteve  
historike. 
A mos jeni treguar me i ashper sa duhet ne  trajtimin qe i beni Konices dhe 
Nolit, duke i meshuar se tepermi armiqesise mes  tyre, e cila ne fund te 
fundit rezultoi te ishte e  perkohshme? 
Ilir  Ikonomi :  Dokumentet historike jane kokeforta. Ato tregojne pa 
medyshje se Konica dhe Noli  kane qene armiq per nje periudhe jo te shkurter 
kohe. Nga viti 1925 e deri me  1937, ata thuajse nuk i kane folur njeri-tjetrit. 
Kjo nisi si nje polemike me  shkrime ne shtyp kur ne fuqi ne Tirane erdhi 
Ahmet Zogu, i cili permbysi  qeverine e Nolit. Pra, shkak i armiqesise u be 
çeshtja nese duhej mbeshtetur apo  jo Zogu. Por ne vitin 1931-32, polemika 
degjeneroi ne sharje, madje Konica, i  cili tashme ishte bere ambasador i 
Mbretit Zog ne Uashington, nderhyri prane  autoriteteve te larta amerikane qe 
Noli te mos lejohej te shkelte me ne Amerike  (sepse Noli jetonte ne Hamburg 
dhe vinte ne SHBA me vize te perkohshme). Edhe  kjo periudhe eshte paraqitur 
ne liber pa mbajtur anen e askujt. Duhet theksuar  se, si Konica edhe Noli, 
ishin njerez mjaft te ditur, ishin perjashtime mes  shqiptareve te kohes, si 
ne Shqiperi ashtu edhe mes emigracionit. Por nuk ka pse  te na duket çudi 
qe dy personalitete, edhe pse mjaft te kulturuara, te mos  kishin trillet e 
tyre te karakterit, inatet dhe egot e tyre. Mendoj se  pershkrimi i 
hollesishem i ketij rivaliteti te ashper nuk e ul aspak figuren e  tyre, perkundrazi 
e ben me te prekshme nga lexuesi dhe i jep atij nje perfytyrim  me te sakte 
te realitetit te asaj kohe. 
Ne baze te dokumenteve qe keni gjetur, a duhet te  arrijme ne perfundimin 
se polemika mes te dyve ishte ajo midis nje komunisti dhe  nje 
anti-komunisti? 
Ilir  Ikonomi :  Argumenti qe Konica u paraqiti zyrtareve amerikane ishte 
se Noli qe nje  komunist, por ne te vertete, armiqesia kishte te bente me 
politiken shqiptare –  Konica ishte pro Zogut, pasi sipas tij, Mbreti Zog 
perfaqesonte qendrueshmerine,  ndersa Noli, si revolucionar, donte permbysjen e 
regjimit, me te cilin kishte  hesape te vjetra. Lidhur me çeshtjen nese ishte 
apo jo Noli komunist, ka patur  mjaft diskutime. Vertet Noli e simpatizonte 
Mosken dhe kishte qene i ndikuar nga  ide te majta, bolshevike, por ashtu 
siç dilte edhe nga raportet qe Departamenti  i Shtetit kishte marre rreth 
tij, ai nuk ishte anetar i ndonje partie komuniste  madje ne nje rast ai ishte 
shprehur se me mire te mos e kishte fare mbeshtetjen  morale dhe financiare 
te bolshevikeve, sepse ata nuk pelqeheshin ne Shqiperi. Me  pas, kur erdhi 
ne Amerike, ai i deklaroi nje gazete te Bostonit se e tere ajo qe  thuhej per 
te si bolshevik “ishte nje shaka”, pra se ai nuk ishte komunist.  
Pavaresisht se ç’ide kishte Noli ne koken e tij, polemika dhe rivaliteti me  Konicen 
ishte ne thelb per çeshtje krejt te tjera, siç e shpjegova pak me  siper. 
Ne kapitullin ku pershkruhet vizita e motrave te  Mbretit Zog ne SHBA, ne 
mars 1938, spikat sidomos pjesmarrja e princeshave ne  meshen e Nolit ne 
Boston, ku ishte edhe Konica. Ju pershkruani nje skene mjaft  interesante 
pajtimi mes kundershtareve te vendosur politike. A e keni menduar  kete si nje 
mesazh pajtimi per politiken e sotme  shqiptare? 
Ilir  Ikonomi :  Kjo skene gati sureale, ku, ne mes te Bostonit, nje prift 
ortodoks bekonte tri  princesha muslimane dhe lutej per te vellane e tyre, 
me te cilin kishte qene  armik per vdekje, u beri pershtypje edhe gazetareve 
te kohes dhe ajo eshte  perfshire ne liber krejt natyrshem, pa idene per te 
dhene ndonje mesazh. Por ai  qe deshiron te lexoje mes rreshtash, mund te 
dalloje disa gjera. Dua te them ne  paranteze se ishte Mbreti Zog ai qe e 
afroi Nolin ne fund te vitit 1933, kur i  dha para te sherohej nga semundja e 
rende, duke bere keshtu nje gjest pajtues.  Duket se Zogu ia vleresonte atij 
aftesite e medha. Te sotmit mund te marrin  shembull nga kjo. Noli ia 
shperbleu Mbretit duke i pritur motrat e tij me nje  meshe madheshtore, çka vulosi 
edhe fundin e armiqesise mes tyre. Raste te  ngjashme pajtimi ne historine 
tone mund te gjesh shume. Por edhe ne liber ka  disa te tille. Aty flitet, 
per shembull, per pajtimin e Konices me Nolin ne  vitin 1937, si dhe te 
Konices me Zogun me 1942. Ashtu si sot, edhe atehere,  politika shqiptare ka qene 
mjaft konfliktuale. Por megjithese eshte e veshtire  te besh krahasime me 
nje periudhe aq te larget, kam pershtypjen se mjaft nga  personalitetet e 
atehershem, Zogu, Konica dhe Noli, por jo vetem ata, ishin me  idealiste dhe me 
te ndjeshem ndaj interesave te vendit se sa ç’shikojme te  ndodhe sot. Ne 
ditet tona, kur debati politik duhet te ishte shume me i  kultivuar, sepse 
politikanet bejne mjaft udhetime ne Perendim, sa ne Rome,  Bruksel, Strasburg 
dhe Uashington, dhe ulen ne biseda me shume personalitete  boterore, te vjen 
çudi kur shikon acarime te panevojshme dhe fyerje te hapura  per 
kundershtarin me betime per te mos u pajtuar kurre. Besoj se nje lexues i  kujdeshem i 
librit “Faik Konica – Jeta ne Uashington”, do te dije t’i beje vete  
krahasimet dhe te nxjerre vete perfundime. 
Menjehere pas pushtimit te Shqiperise nga Italia  me 7 prill 1939, qeveria 
amerikane vendosi te vazhdoje ta njohe Faik Konicen,  por pas dy muajsh ia 
mohoi privilegjet diplomatike.  Perse? 
Ilir  Ikonomi :  Mendoj se SHBA shikonte situaten ne nje veshtrim me te 
gjere se sa thjesht  interesat e Shqiperise. Shqiperia ishte e parendesishme 
perpara asaj qe po  afrohej, luftes ne Evrope. Ne ate kohe, Amerika bente 
perpjekje per ta terhequr  Musolinin ne anen e vet qe ai te mos shkonte deri ne 
fund pas qerres se  Hitlerit, i cili po kercenonte me lufte te pergjithshme. 
Kuptohet, vazhdimi i  njohjes se Konices do ta komplikonte kete politike te 
amerikaneve. Nga ana  tjeter, Italia fashiste, duke e aneksuar Shqiperine, 
mori persiper edhe  funksionet diplomatike te shtetit shqiptar, pra te 
gjitha perfaqesite e huaja ne  Tirane u mbyllen, duke perfshire edhe legaten 
amerikane. Uashingtoni u detyrua  te terhiqte ministrin e tij fuqiplote, Hju 
Grant, nga Shqiperia dhe nuk kishte  kuptim qe te vazhdonte te njihte 
perfaqesuesin e Zogut ne SHBA. De jure, SHBA  nuk e njohen asnjehere pushtimin 
italian te Shqiperise, sepse ai ishte nje akt i  papranueshem per moralin e 
vendeve demokratike. Kjo doli qarte edhe ne  deklaraten historike pro Shqiperise 
te bere nga Sekretari amerikan i Shtetit,  Cordel Hull, me 10 dhjetor 1942, 
pak dite para vdekjes se Konices.  
A u befasuat kur zbuluat dokumente qe flisnin per  marredheniet e fshehta 
te Konices me fashistet italiane ne Uashington ne vitin  1940? A ju shkoi 
mendja se Konica e shiti veten per para tek italianet?   
Ilir  Ikonomi :  Te them te drejten u befasova kur zbulova se ne mars te 
atij viti, italianet i  dhane Konices para, te cilat ai ua kishte kerkuar 
vete. Ne qarqe te caktuara,  madje edhe ne ndonje liber te botuar gjate 
periudhes se komunizmit ne Shqiperi,  eshte folur se Konica paguhej nga italianet. 
Mirepo, duke qemtuar neper keto  dokumente, fillova te zbuloj se e verteta 
nuk ishte aq e thjeshte sa dukej. Me  lejoni t’jua shpjegoj. Pas pushtimit 
italian te Shqiperise, legata shqiptare ne  Uashington u zhyt ne borxhe te 
medha. Faturat e saj nuk ishin paguar qysh para  pushtimit dhe ketu hynte edhe 
rroga dhe pensionet e Konices, i cili u vu ne nje  pozite financiare te 
veshtire. Konica ne fillim i kerkoi Zogut qe t’ia paguante  keto borxhe (Zogu ne 
ate kohe ishte larguar nga Shqiperia), sepse ato ishin nje  detyrim i 
shtetit shqiptar. Zogu pagoi vetem nje pjese te vogel dhe kjo e  zemeroi Konicen. 
Pas disa muajsh, Konica i shkroi leter Musolinit. Ai u tha  italianeve se 
keto borxhe ishin nje detyrim i tyre sepse ishte pushtimi italian  qe kishte 
shkaktuar nderprerjen e funksionimit te qeverise shqiptare. Italianet  
pranuan te paguajne, Konica i falenderoi dhe u premtoi se do te shikonte  
mundesine per te qene i dobishem ne te ardhmen. Kete thone dokumentet italiane  qe 
kam zbuluar. 
A u be ai i dobishem per ta?   
Kjo  eshte nje histori interesante. Konica shkroi ne ate kohe broshuren “
Sfondi i  Konfliktit Italo-Grek”, ku, ne baze te dokumenteve historike, 
shpjegonte se si  ishte helenizuar me dinakeri Epiri, dikur shqiptar, dhe se si 
greket ishin  perpjekur te ndryshonin raportet e popullsise ne Çamerine qe 
banohej ne pjesen  derrmuese nga shqiptare. Kjo broshure u pa me interes nga 
italianet, te cilet ne  ate kohe pergatiteshin te sulmonin Greqine dhe u 
kishin premtuar shqiptareve se  do t’ua kthenin Çamerine. Keshtu, Konica u be i 
dobishem per italianet, por ne  te vertete ai po e shfrytezonte kete rast per 
te shprehur, permes nje studimi  historik, pikepamje qe nuk ishin thene 
ndonjehere ne menyre kaq te artikuluar.  Dhe te mos harrojme se keto pikepamje 
shpreheshin nga nje njeri me mjaft  autoritet mes amerikaneve. Ky eshte nje 
studim brilant i Konices qe, per fat te  keq, nuk eshte permendur shume, 
pasi eshte pare nga historianet si propagande  pro-italiane. Pra, ne kete rast 
nuk kuptohej se kush po e shfrytezonte tjetrin,  italianet Konicen, duke i 
kerkuar te shkruante kunder Greqise, apo Konica  italianet, duke u marre para 
per te shlyer borxhet dhe njekohesisht duke  paraqitur hapur pikepamjen se 
Çameria duhej t’i kthehej Shqiperise. Konica e  thoshte edhe vete, duke 
cituar Garibaldin, se per te shpetuar atdheun, nuk  kishte rendesi nese 
bashkepunoje edhe me djallin. 
Perse Faik Konica ishte aq i ndjeshem dhe  vigjilent ndaj Greqise?  
Sepse  ai ishte nga Konica, nje qyteze dikur e banuar nga shqiptare, por qe 
Konferenca  e Londres e vitit 1913 ia dha Greqise. Ky rajon ruante kujtime 
te trishtuara nga  shpernguljet me dhune te familjeve shqiptare, prandaj 
edhe Faiku ishte aq i  ndjeshem. Ne nje rast ai shkruante se “çfaredo qe Italia 
i ka bere Shqiperise,  ka qene e nje natyre politike; ajo qe Greqia i ka 
bere Shqiperise ka qene me  teper se sa diçka politike, nje agresion kunder 
shtepive dhe nderit te  familjeve”. Historia na tregon se edhe me pas, Greqia 
nuk hoqi dore nga synimet  ndaj jugut te Shqiperise dhe Konica i trembej 
shume kesaj, prandaj ishte kaq i  ndjeshem. 
Per cilen pjese te rrefimit tuaj do te donit te  kishit zbuluar me shume 
dokumente?  
Do  te desha te kisha zbuluar me shume nga korrespondenca e Konices me 
Mbretin Zog  para pushtimit te Shqiperise. Arkivat nuk na tregojne shume per 
kete periudhe.  Une e di se ata komunikonin me letra dhe telegrame dhe kam 
gjetur vetem nje te  tille si dhe natyrisht telegramet e urimit qe Zogu 
shkembente me Vatren. Por nje  dore e mistershme i ka zhdukur te gjitha te tjerat. 
Çfare toni kane patur keto  letra dhe telegrame? A i jepte Konica keshilla 
Zogut? A e kritikonte hapur? Ja  per keto do te desha te kisha zbuluar me 
shume. 
Çfare eshte ende mister per ju nga jeta e Konices  ne Uashington? 
Shume  gjera ende mbeten te panjohura, sepse eshte e pamundur qe nje autor 
i vetem t’i  zbuloje te gjitha. Por do te desha te dija me shume per 
shkrimet ne forme  studimesh qe Konica duhet te kete bere gjate kesaj periudhe. 
Konica ka qene me  shume njeri i dhene pas leximit se sa pas te shkruarit. Por 
ne dime se perveç  artikujve qe botonte ne Dielli, ai ka shkruar nje 
permbledhje me pershtypje nga  udhetimi qe beri ne Shqiperi me 1928. Ka shkruar 
edhe nje liber per historine e  Shqiperise, te cilin nuk e perfundoi dot per 
arsye te panjohura. Me pas, shume  vite pas vdekjes se tij, doreshkrimi u gjet 
dhe u botua ne forme te redaktuar  dhe te plotesuar nga njerezit e Nolit. A 
thua vetem kaq te kete shkruar Konica  ne 16 vitet e tij te jetes ne 
Uashington. Me behet te besoj se ai duhet te kete  lene edhe gjera te tjera. Nese 
ka shkruar, ku gjenden ato? Kjo per mua mbetet  nje mister, ashtu siç mbetet 
mister edhe fati i rreth tre mije librave qe ai  kishte ne biblioteken e 
tij. 
Çfare mendoni se mund te mesojne politikanet e  sotem shqiptare nga 
diplomati, shkrimtari dhe politikani Faik  Konica? 
Sigurisht,  meson vetem ai qe ka deshire te mesoje. Ne themi shpesh qe 
Konica ishte njeri i  madh per nga dija e thelle dhe vizioni qe demonstronte per 
krijimin dhe  konsolidimin e shtetit shqiptar. Degjojme se si politikanet 
shqiptare here pas  here citojne thenie te shkeputura te Konices kryesisht te 
marra nga revista e  tij Albania. Politikanet duhet te maten mire kur 
permendin Konicen, sepse ka  mundesi qe disa gjera qe ata i citojne si aforizma 
jashte kontekstit te jene  thene pikerisht per te goditur disa vese te tyre. 
Mendoj se nese politikanet e  sotem do te mund te mesonin diçka nga Konica, 
ne radhe te pare ata duhet te  mesojne perfaqesimin me kulture te postit qe 
mbajne si sherbetore te atyre qe i  kane zgjedhur. Çdo gjest dhe çdo fjale e 
tyre i ben nder Shqiperise dhe  shqiptareve kur behet dhe thuhet si duhet. 
Shqiperia eshte ende nje vend qe ka  nevoje te fuqizohet, pasi ka dale nga 
trauma te medha historike. Sot ajo e  kerkon fuqizimin permes hyrjes ne 
rrjedhat e medha evropiane, perfshirjes ne  Bashkimin Evropian. Por a duhet qe 
politika ne Shqiperi te jete aq e ashper dhe  intolerante kur nje shtet tjeter 
i posalindur shqiptar, Kosova, kerkon perkrahje  morale dhe shembuj te 
qeverisjes se mire? Mendoj se me nje vizion te tille duhet  te gjykojne 
politikanet e sotem. Konica ishte njeri i pergjegjshem dhe patriot i  ndershem. Me 
keto cilesi fisnike te karakterit, ai u perpoq per qendrueshmerine  dhe 
nderin e shtetit shqiptar. Ne vija te trasha mendoj se kjo eshte ajo qe mund  te 
mesohet nga Konica, ndonese kane kaluar shume dekada nga koha kur ai  jetoi. 
Çfare "befasie" na keni rezervuar per te ardhmen?  Çfare keni ne plan te 
shkruani pas ketij libri? 
Deshira  ime eshte te shkruaj diçka qe te mund te shprehe disa nga vlerat 
me te mira qe  ne kemi si komb dhe t’u sherbeje lexuesve shqiptare ne 
kuptimin patriotik te  kesaj fjale. Por nuk eshte e lehte te perballesh me lexuesin 
e sotem, i cili  eshte mjaft i sofistikuar, prandaj ende jam ne kerkim. 
Intervistoje BEQIR SINA
Lonatos%20220.JPG (image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed
beqir.jpg (image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
Lonatos%20217.JPG (image/jpeg, 32.1 KB) - not displayed
LIBRIFAIKKONICA.jpg (image/jpeg, 58 KB) - not displayed
Lonatos%20220.JPG (image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed
Lonatos%20219.JPG (image/jpeg, 36.5 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.