Edhe une kam me dal me ju me e mbrojt Piramiden

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.rilindjademokratike.com/RD%2012%20gusht/koment.htm_ 
(http://www.rilindjademokratike.com/RD%2012%20gusht/koment.htm)  
 
Edhe une kam me dal me ju me e mbrojt Piramiden 
Jozef  Radi 
Piramiden  kam pase rast me e pa nder te parat dite, kur andrra e 
vazhdimsise vertitesh si  nji skifter i panginjun mbi kokat e lodhuna te nji populli, 
qe prej kohesh e  kishte humbe pusullen nga duhej ece e nga mundej me u 
projektue e ardhmja e tij.  Me pak fjale, kur u shfaq Piramida, partia prej 
kohesh e kish zhyte krejt nji  popull drejt bjerrjes se plote te respektit ndaj 
vetvetes...   
Si  vizitor i edukuem me pa pertej asaj çka dukej... s'mundem me e mohue as 
 madheshtine fillestare t'asaj vepre, as at shkelqim lebyres e te mermerte 
aty  mbrenda saj, as at konceptim djallzor ku ishte jo veç diktatori, tashma 
fantazem  e mermerte, por edhe e shoqja me krejt institutin e saj famzi, 
edhe ndjeksi e  mkambsi i tij ma i zellte me at zanin e holle si violine e 
dyte, edhe e bija  arkitekte "qe aty nisi, aty mbaroi...", edhe dhandrri 
kolanecas, te tane te  mbledhun aty kokmekok, me qite ne drite nji veper ku lavdia 
dhe frika ishin ne  kufijte ma te eperm te tmerrit, bash aty ne qendren e 
kryeqytetit ma te  terrorizuem e ma te gjymtuem te Lindjes... 
Diktatore  gjithfarllojit ka pase krejt Lindja, po kerkush prej tyne 
s'guxoi me shkue aq  pertej ne histori e ne delir, sa me u krahasue me egjiptasit 
e tremije vjetve ma  pare, apo aztekasit e mavonshem... Ne po! Sigurisht, jo 
vetem guxuem po tashma  edhe ia mbrritem guximshem kesaj "lavdie"... 
Tutankhamuni i Tiranes kish mbjelle  aq shume pionere, flamurtare e ndjeksa, sa 
s'e kish pá t'arsyeshme me ia ba  vedit Piramiden... i sigurt se ajo fare 
piramidale e derdhun mbas tij, kish me e  tejkalue edhe atê... 
E kam  pá at Piramide ne ditet e saj ma te lavdishme dhe gjithnji kam 
mendue se  mashtrimi dhe frika sado me zgjate s'munden me sundue ne perjetsi...   
Mbas  ma pak se tri dekadash, sot Piramida e Tutankhamunit te Tiranes asht 
nen shenjen  e gishtit poshte... Kjo ngjarje qe ka zgjue guximin e shume 
prej atyne qe e kane  dashte Tutankhamonin e Tiranes e qe sot me plot te drejte 
kerkojne me e mbrojte  ate... Nese nisemi nga dhimbja per mundin dhe 
djersen e derdhun ne at mbrapshti  te historise, edhe une i bashkohem idese me e 
lane njâshtu ne kambe, pa harrue  se ma shume se djerse e mund, aty âsht 
derdhe gjak, eshtna e dhimbe njerzore.  Asht pikrisht ky gjak e kto eshtna, qe 
po luftohet me u harrue gjithqysh, e qe e  bajne ket hukubet te mbetun ne 
kambe midis Tiranes, deshmine ma sublime te  poshtnimit te vetvetes ne 
vazhdimsi...  
Po  une sot s'due me marre persipri zhguljen e kesaj mostre, une jam gati 
me u  bashkue me mbrojtesit ma t'flakruem te saj dhe deshiroj me e çue zanin 
deri ne  kupe te qielles me e mbrojte me gjithe mjetet e mundshme legjitime 
ket  makabritet te vazhdimesise... me nji kusht te vetem qe: Gjithe 
keshtjellaret e  kesaj vepre, - qe tash na ka mbî nder sy shemtueshem, (degradim 
arkitektural i  se keqes e deshmi e asaj çka s'duhet harrue), - me mbrojte se 
bashku, edhe nji  barake, ne nji ish-kamp internimi... E pse jo!!! E keqja 
âsht bashkudhtare e  jetes njerzore... ajo rrezikon gjithnji me u perserite ne 
permasa edhe ma  tragjike... prej indiferences...  
...edhe  une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... me te gjithe JU qe 
flakeroni  prej idese se mbrojtjes se saj, sikur ndonji prej jush, prej 
atij grupi te  pafund shkrues-folesish te perditshem, te bashkohesh me mue per 
me e mbrojte ket  barake te randomte internimi, hjedhun midis baltes se 
Myzeqese...   
...edhe  une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... po te bashkohesh 
kush me mue me  e mbrojte ket qoshe barake ne Saver, ku asht perkthye 
"Orlando i çmendun" i  Ariostos prej perkthyesit Guljelm Deda... ku kaloi ditet e 
fundit te jetes  figura historike e Çamerise, Rexho Plaku, se bashku me te 
shoqen Mirushen,  motren e Teme Sejkos, nji grue qe rrallekush ka shpernda 
miresi dhe fisnikeri si  ajo.  
...edhe  une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... po te vinte qofte 
edhe nji dite  te vetme Artan Lame i arkivave, e me e fotografue per arkiven 
e vet historike,  edhe ket qoshe barake, ku malesorja heroine Gjylije 
Kolgjini, e shoqja e Tahir  Kolgjinit, rriti kater vajza dhe djalin e vetem, 
Ahmetin, te cilin pa i mbushe  njizet vitet ia futen ne burg... at qoshe barake 
qe s'ka ndie ndonjihere feste  ma te madhe se martesa e atij djali te imte, 
te vetem, e jetim me babe gjalle,  mbas daljes prej burgut te pare...  
...edhe  une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden me mish e me 
shpirt... nese  merobazet do te kishin qofte edhe nji qindarke dinjitet me çue zanin 
me e  shpetue ket qoshe te mjere e te katandisun, ku ndrydhen rinine e tyne 
djemte e  vajzat e familjeve Dukagjini, Kalivioti, Kulla e Hoxha. E ku 
ngrysi ditet e  mbrame mbas daljes nga burgu i gjate, burri fisnik e fjalepak, 
Anton  Dukagjini...  
...edhe  une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... sikur shtypi dhe 
mediat te  kishin kurajo me e sensibilizue opinionin, - se ne histori s'ka 
objekte te medha  e objekte te vogla, ka vetem objekte... - dhe halli i njasaj 
piramide qe kahera  shemton kryeqytetin e shqiptareve, e shperndan 
gjymtimin dhe duhmen e saj mbare  ketij vendi... s'asht i vetmi objekt i asaj epoke 
per me u mbrojte "gjer ne  piken e fundit te gjakut"...  
Po  t'i shofesh si vlera: si Baraka e Atyne qe andrronin lirine, ashtu dhe 
Piramida  e Atij qe ia kishte vu thonjte ne fyt lirise, jane katandise si 
mozotmakeq...   
Me e  mbrojte ket Barake prej rrenimit, une them se ia vlen ma shume se me 
mbrojte at  Piramide. Ajo Barake mund ta mbronte Piramiden, po deri sot s'ka 
dale kush me e  mbrojte ket Barake, prandaj me thoni, si mundem me dale e 
me e mbrojte Piramiden  me Ju!!! Nji zâ bahet koral, nese shihet pertej 
vogelsinave te randomta, pertej  simboleve, pertej interesave meskine e 
t'perkohshme, pertej nostalgjise per  Luigjin XIV... pertej kohes qe jetojme... po 
larg, larg... diku ne t'ardhme...   
Per  fat te keq, ende nder ne s'âsht kuptue si duhet fakti se tue e mbrojte 
te keqen  shkaktuese, kemi mbrojte burimin e se keqes, e duke mos i mbrojte 
te keqijat e  shkaktueme, nji dite kemi me u ba serish ne e keqja e pesueme 
ne nji bote qe  shurdhohet perdite e ma shume...  
Ndoshta  kjo pamje permbys e se vertetes e bân edhe ma te trishte pamjen e 
ktyne dy  objekteve historike, e ban edhe ma te dhimbshme mbrojtjen tone 
mjerane, sepse  perdite e ma shume po keputet lidhja mes te vertetave historike 
dhe kujteses  kolektive te nji populli, nji populli qe ende çoroditet drejt 
se ardhmes, nga  kanga e Sirenave te Uliksit...  
Eh,  sa kisha me dashte edhe une me JU me e mbrojte (jo veç) Piramiden...
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.