Soros, nen akuze per tentative vrasje
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://www.rilindjademokratike.com/_ (http://www.rilindjademokratike.com/) Vajza 28-vjeçare nga New York-u: Me premtoi 50 milione dollare dhe apartament qe te heshtja BEQIR SINA, New York Soros, nen akuze per tentative vrasje MANHATTAN - NYC : Miliardieri 80-vjeçar George Sorros eshte vene nen akuze per tentative vrasjeje te nje vajze 28-vjeçare. Sipas gazetes konservative te perditshmes njujorkeze "New York Post" miliarderi 80-vjeçar eshte ne gjyq me 28 -vjeçaren , e cila "pretendon" se ka qene e dashura e Sorosit. Adriana Ferreyr ka ngritur padi ne Gjykaten e Manhattan te merkuren. Ylli 28-vjeçar brazilian i telenovelave pohon, se 80-vjeçari Soros i dha apartamentin 1.9 milione ne pjesen lindore te Manhattan nje te dashure te re. Avokati i Ferreyr, Robert Hantman, tha se gjithçka do ta vendose gjyqi. Ferreyr ndjek studimet ne Universitetin "Columbia", ndersa çifti eshte takuar ne 2006. Aktivisti i njohur i te majtes ne Europen Lindore, i ka premtuar 28-vjeçares Adriana Ferreyr nje apartament ne Manhatan, dhe para per te mbyllur çeshtjen. Por, sipas gazetes konservative njujorkeze "Post", thuhet se çeshtja nuk perfundon, duke i dhene asaj nje apartament ne Manhattan, dhe 50 milione dollare, pasi 28-vjeçarja, mundet ta padise ate, per nje tentative vrasjeje, duke e mbytur. Ferreyr pranon se, marredheniet e saj pese-vjeçare me Soros u perkeqesuan pas nje grindjeje, e cila per pak ishte drejt nje perfundimi fatal. Ngjarja "horror" sipas saj - ka ndodhur ne kohen kur te dy po qendronin, duke bere dashuri ne nje apartament luksoz, ku jeton miliarderi George Soros ne rrugen "East 85th-and-Lexington Avenue". Gazeta "Post" raporton se, "Ndersa 80-vjeçari me 28-vjeçaren po kryenin marredhenie seksuale ne nje nate romantike se bashku, ai i peshperiti asaj ne vesh se kishte ndermend qe t'i ofroje nje apartament nje gruaje tjeter po nga vendet ish-komunsite, me te cilen ishte njohur nepermjet atyre qe punojne per zyrat e tij ne keto vende. Sipas padise, "Ndersa ishin ende ne shtrat, Soros goditi Ferreyr ne te gjithe fytyren dhe vazhdoi te vinte duart ne fyt, ne nje perpjekje per t'a mbytur ate", thuhet ne padine e saj. Ndersa me pas, siç pretendohet ne padi, ai tentoi ta gjuante ate me nje abazhur dhe mendohet se ai e humbi kete, duke u thyer nje llambe ne dysheme, ku dhe ajo preu kemben dhe ku u deshen tre qepje. Sipas nje raporti te policise, ajo thirri policine, por nuk u ngriten akuza. Vajza 28-vjeçare i ka thene se pse ma shkatarrove jeten time, duke me genjyer dhe me more nga vendi im, ku une nuk mund te kthehem me". Ferry, thuhet ne padi se e ka thirrur policine ne momentin qe ajo eshte sulmuar dhe plagosur, por nuk ka bere akuza, ne ate kohe, pas premtimeve te marra nga ana e Soros se do t'i jepte asaj 50 milione dollare. Zedhenesi i Sorosit, ne New York, tha se, "Kjo eshte ajo historia qe ka genjyer 28-vjeçaria Adriana Ferreyr! Ajo eshte duke bere kete padi per te parashtruar nje akuze qe te perfitoje 50 milione dollare kunder George Soros. Sipas tij, kjo eshte nje perpjekje e hapur per t'i "shkundur xhepat" George Soros-it, keshtu qe padia e saj, tha ai, eshte joserioze dhe teresisht pa merita dhe e "trilluar"". Avokati i Soros i tha gjithashtu gazetes "Post", se, "Kjo eshte nje padi qe behet per te marre sa me shume para dhe nje apartament ... ankesa e 28 -vjeçares, sipas tij eshte e mbushur me akuza te rreme dhe eshte padyshim nje perpjekje per te nxjerre para nga "xhepat" e klientit tim, i cili eshte nje njeri shume i pasur dhe i "ndershem". Policia, thote se e ka hetuar incidentin ne fshetesi, mbasi mori vajzen ne spital me çarje ne kembe, duke mos permendur asnjehere se kur ndodhi ngjarja dhe nese kishim te benin me nje ngjarje, e cila ishte nje sulm fizik apo ndodhi e rastit, pra aksident. Vete George Soros, nuk pranoi asnjehere se e ka goditur me ambazhurin qe gjendej ne "koken e krevatit", vajzen 28-vjeçare, dhe e quajti kete nje "trillim te saj per para. "Ferryr, sipas shtypit njujorkez ka qene nje ish-aktore, ne vendin e saj ne opera per femije, e cila tani studion ne Universitetin e Columbias ne New York. Historia Soros e pa per here te pare Ferreyr, ne nje dreke ne Hamptons ne vitin 2006 dhe i kerkoi numrin e telefonit. Ndersa marredheniet e tyre zgjaten, ai e mori ate ne udhetime rreth botes. Kur ajo gjeti "shtepine enderr" te saj ne 30 St E. 85, vetem dy blloqe larg nga ajo e Soros, ai ra dakort per t'ia blere ate, pretendon avokati i saj. Por, vetem disa dite pasi u nenshkrua kontrata, ai e theu ate dhe lejoi nje tjeter grua per t'a marre ate. Ai i premtoi se do t'i blinte nje tjeter apartament, kete here 4.3 milione dollare, por perseri theu premtimin. Ndersa Ferreyr tha se, si rezultat i kesaj ajo mori medikamente per shkak se vuante nga depresioni i vazhdueshem dhe ankthi. Ferreyr, nje femije aktor u be nje yll telenovelash ne Brazil ne serialin "Marisol" ne vitin 2002, ndersa eshte duke studiuar Ekonomi dhe Filozofi ne Universitetin "Columbia". Ajo thote se, ishte shkaterruar nga fundi i papritur i "marredhenies serioze dhe te rendesishme. "Por ajo ishte edhe me e lenduar se Soros e "fyeu dhe e vuri ne siklet ate, duke i dhene banesen e pare te nje gruaje tjeter". Dokumentat thone se ai i kerkoi falje dhe ofroi per te blere nje tjeter apartament, nje vlere 4.300.000 asaj, por perseri ai e theu fjalen e tij. Avokati i saj, Robert Hantman, tha se, "eshte per te ardhur keq qe Ferreyr, u detyrua te qendronte ne Gjykate, ndersa duhej te ishte zgjidhur si nje çeshtje private. Tashme do ta vendose Gjykata". Sipas nje publikimi te "Forbes" ne mars, pasuria e Soros vleresohet 14.5 bilion dollare. Kush eshte Xhorxh Soros? Xhorxh Soros lindi me 12 gusht 1930 ne Budapest. Me 1947 emigron ne Angli dhe diplomohet ne Shkollen Ekonomike te Londres, me 1952. Pas 4 vjetesh, me 1956 largohet per ne SHBA dhe fillon veprimtarine financiare ne bursat e Londres dhe Nju-Jorkut. Me 1969, krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund), nje firme private menaxhimi, e cila jep konsulence per investimet dhe e ka prezantuar Xhorxh Sorosin si nje nga financieret me te suksesshem ne bote. E filloi aktivitetin bamires me 1979, kur krijon ne Nju Jork Fondin e Shoqerise se Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale te Shoqerise se Hapur, fillimisht ne Hungari (1984) pastaj ne Bashkimin Sovjetik (1987). Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet ne mese 50 vende ne Evropen Qendrore dhe Juglindore, ish-BS, Afriken e Jugut, Ameriken Latine dhe SHBA.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 15.9 KB) - not displayed