Konventa e 65-te e AANO-se ( 5,6,7 Gusht 2011 ne Qendren Westin, Washington DC)

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Konventa e 65-te e AANO-se ( 5,6,7 Gusht 2011 ne Qendren Westin,  
Washington DC) 
Nga  Uashington D.C Ardian Murraj. 
Albanian-American National Organization (AANO), e njohur si  Organizata 
Kombetare Shqiptaro-Amerikane mbajti ne Washington DC, Konventen  Vjetore te 
gjashtedhjete e peste. Ky takim treditor u zhvillua ne fundjaven e  pare te 
muajit Gusht nga datat 5, 6 dhe 7-2011 ne Westin Hotel .  
Washington  D.C: Dita e pare ishte ajo e mireseardhjes se afro 200 
pjesmarresve, njohjes me  njeri-tjetrin si shqiptare me origjine qe jane shtire ne 
shtete te ndryshme te  SHBA-se dhe Kanadase. Ketu vlen te permendet puna e 
mire e çdo dege te AANO-se  qe i perket pra nje gjeografie ku mund te 
permendim nga lindja e kontinentit,  Masaçusetsin , Kenektikatin, Nju Jorkun, 
Pensilvanine, Floridan, Çikagon,  Miçiganin, Ohajon, Illinois, Nevada, 
Uashingtonin DC dhe duke u ngjitur ne veri  per Kanadane me Toronton dhe Ontario. 
Thuajse qe nga viti 1947 me nismen e kesaj  organizate jane mbajtur takimet 
vjetore ne disa qytete te njohur te ketyre  shteteve duke perfshire edhe 
konventen e vitit 2006 e cila u mbajt ne  kryeqytetin Shqiptar, Tirana. 
Nje pjese e  mire e ketij informacioni dhe histori te AANO-s nder vite e 
gershetuar kjo edhe  me historine e Shqiperise ishin vendosur ne nje kend te 
veçante “Dhoma e  Kultures”, prane mjediseve te hotelit ku u zhvillua 
veprimtaria.  
Drejtuesit  e organizates kishin mundesine e mbajtjes se disa mbledhjeve te 
veçanta ne dobi  te mbarevajtjes se AANO-se ndersa per pjesmarresit salla 
qendrore “ National  Ballroom” do te ishte pjesta e festes dhe e harese se 
kenges dhe muzikes  popullore e cila i ishte besuar per kete zbavitje 
treditore kengetares se njohur  Ermira Babaliu dhe orkestrines se saj. 
Per  organizatoret pjesa me kulmore e takimit te 65-te ishte nata e dyte ku 
u  drejtuan fjalime te shkurtera pershendetse dhe u dhane vleresimet 
vjetore te  propozuara me pare nga deget e Nju Jorkut dhe Çikagos, Bostonit dhe 
Usterit.  Ceremonine e çeli z. Riçard Rafail i cili drejdoi mireseardhjen dhe 
prezantoi  tryezen kryesore me funksionaret e organizates si dhe miqte e 
ftuar,  perfaqesuesit e shtetit shqiptar, Konsullin e Rep. Shqiperise Spase dhe 
 Ambasadorin e Kosoves Avni Spahiu.  
Zoti  A.Spahiu duke shprehur pershendetjet e shtetit dhe popullit te 
kosoves veçoi  rendesine qe ka puna e bere nga AANO si nje organizatat me te 
vjetra ne diaspore  per vlerat e ruajtjes se identitetit kombetar, te kultures, 
gjuhes dhe traditave  shqiptre ketu ne amerike prej kaq shume vitesh. 
Shqiparet e  pare emigrante te mbrritur ne amerike theksoi ne fjalen e tij 
zoti Spase erdhen  me nje enderr per nje jete me te mire, por ne veten e vet 
çdo familje mbajti  fort lidhjet me vendlindjen e paraardhesve dhe 
shqiperine e per shume vite me  rradhe ata u bene me punen dhe arritjet e tyre nje 
shembull i mire si individe  te shquar po aq persa i perket edhe forcimit te 
miqesise dhe bashkepunimit mes  dy shteteve. Me tej ai theksoi dhe disa 
aspekte nga arritjet e viteve te fundit  ne Shqiperi siç jane antaresimi ne 
NATO, Levizja e Lire e qytetareve si dhe  pueen qe qeverise shqiptare i del per 
me tej ne te ardhmen drejt arritjes se  standarteve per anetaresimin e plote 
ne Europen e Bashkuar. 
Ne fjalen e  saj bashkekryetarja e konventes zj. Lea Bita tregoi se qe prej 
fillimeve te saj  kjo organizate pavaresisht nga perkatesite fetare dhe 
politike i kushtoi nje  rendesi te veçante çeshtjes se ruajtjes se identitetit 
shqiptar permes gjuhes  shqipe. Kjo ka shume rendesi sot qe te forcohet ne 
brezat e rinj te emigranteve  dhe sidomos te atyre brezave qe kane lindur dhe 
do te lindin ketu. 
Ferit  Nazarko, kryetari i AANO-se tregoi se qellimet e kesaj kane mbetur 
te  pandryshueshme qe prej themelimit te saj ne vitin 1946, identiteti, gjuha 
 shqipe, forcimi i lidhjeve dhe krenaria si shqipetar ashtu sikurse dhe  
paraardhesit nisen me perkushtim ne punen e tyre, kjo na ben edhe ne sot te  
perpiqemi dhe te jemi krenar. Nje nga pikat e forta qe AANO ka ne vemendje 
eshte  Fondi i Edukimit, prej te cilit gjate 56 viteve qe kur kjo pune ka 
nisur jane  mbeshtetur ne bursat e studimeve dhe kane perfituar mbi 300 
studente. Ne fushat  e tyre ata jane diplomuar me rezultate te larta dhe per kete ne 
ndihemi vertete  te shperblyer dhe krenar. 
Blerina  Vila zonjusha qe mban Kuroren e Mbretereshes Kombetare per vitin 
2010 nga  Detroit, pershendeti duke treguar pervojen e saj ne vlerat e bukura 
qe ajo dhe  familja e saj ruajne nga tradita dhe kultura shqiptare. 
Johanna  Fundos per Komitetin dhe Fondet e Edukimit dha nje pasqyrim te 
shkurter per  perfituesit nder vite te bursave studentore. Edhe kete vit permes 
aplikimeve  jane pese studente te rinj qe do te mbeshteten. Ajo qe do te 
permiresoje me tej  kete qellim eshte mbeshtetja e donatoreve te cilet jane 
treguar bujare dhe  shpresojme se do te jene te tille edhe me tej ne te 
ardhmen. Me kete rast zonja  Fundos prezantoi dy perfitueset e bursave Kimberli 
Osvald dhe Linda Semaja te  cilat gjithashtu shprehen perpara te pranishemve 
falenderimet dhe mirenjohjet e  tyre.  
Teksa  mbremja vazhdonte me bisedat dhe miqesite e keto mjedise, çastet e 
shumpritura  ishin dhenia e çmimeve vjetore “Shqiptari i Vitit” dhe “ 
Arritjet Jetesore”.  
Julia Black  njohu te pranishmit me çmimin e pare, “Shqiptari i Vitit” per 
artistin-fotograf  Fadil Berisha. Ishin dega e Chikagos dhe e Nju Jorkut 
ato qe propozuan kete  figure te sukseshme dhe me tej ajo beri te njohur nje 
pershkrim jetesor dhe  arritjet artistike ne karrieren e Fadil Berishes. Me 
kete rast, ne emer te zotit  Berisha vleresimi per mungese pjesemarrjeje u 
terhoq nga z. Avni Mustafa i cili  fillimisht kerkoi ndjese per mungesen e 
zotit Fadil pasi punimet e konventes  kane pekuar ne kohe me nje turrne pune qe 
artisti fotograf kishte planifikuar  per ne Shqiperi dhe Kosove. Megjithate 
ai percolli falenderimin dhe nderin e  madh qe AANO dhe bashkesia shqiptare 
i bejne zotit Fadil Berisha dhe sigurisht  per te ndare sebashku vlerat dhe 
shpirtin si shqiptar. 
Ne vijim  nga dega e Usterit ishte zonja Nensi Kaspick e cila pershkroi 
jeten dhe arritjen  jetesore te piktorit-ikonograf Dhimitri Çika, “Shqiptari i 
Vitit” duke u  perqendruar ne vlerat artistike qe ai i dha ne dhjete vitet e 
fundit zbukurimit  me ikone te Kishes Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shen 
Marise” se Usterit, e  cilesusr si nje nder veprat e rralla te Amerikes se 
Veriut, e projektuar nga  arkitekte shqiptare dhe e zbukuruar mjeshterisht nga 
duart e piktorit-ikonograf  Dhimitri Çika. Duke falenderuar te gjithe per 
kete vleresim, Dhimitri Çika  theksoi se kjo kishe ka pershkrimet e tabllove 
biblike ne gjuhen shqipe. Kjo ka  ardhur si nje kerkese dhe domosdoshmeri e 
brezave paraardhes te emigranteve ne  Uster dhe qe materializimi saj u arrit 
ne fillimet e shekullit te 21-te si nje  perpjekje e shqiptareve per te 
mbajtur gjalle kulturen dhe gjuhen shqipe permes  asaj perkatesie besimi qe 
sollen me vehte paraardhesit emigrante e qe u vendosen  ne qendrat prane 
Bostonit. Une uroj qe ta gezojme sebashku dhe pershume vite  kete Kishe, kjo eshte 
nje arritje e perbashket dhe ky eshte edhe vleresimi me i  rendesishem per 
punen time; do te veçonte Dh. Çika. 
Mes  percjelljes me duartrokitje e mori fjalen arkitektja Shpresa Theodhosi 
nga  Bostoni e cila prezantoi jeteshkrimin dhe vleresimin per “Arritjet 
Jetesore”  dhene zotit William N. Johns (Vasil Kamenica). Billi duke marre 
fjalen sigurisht  dhe duke perjetesusr pervojen e tij gati shtatedhjetevjçare ne 
perpjekjet e  bashkesise shqiptare veçoi se gjithshka e arritur sikurse dhe 
projekte te reja  qe i kemi vene vetes pe me tej na kujtojne ate thenie te 
vjeter :- “trimi i mire  me shoke shume”, me te cile ne do te jemi ne 
gjendje qe kurdohere te jemi te  sukseshem. Ky eshte edhe urimi dhe falenderimi 
im per te gjithe  juve. 
Mbremja pas  ligjeratave pershendetese i la vend muzikes dhe valleve 
popullore, ku shpesh  sheshi i vallezimit pushtohej nga shumengjyreshi i kostumeve 
popullore qe kishin  sjelle grupi te rinj te kercimtareve te Kishes se 
Usterit te drejtuar me  mjeshteri nga valletari i pasionuar Dhimitraq Demiri. 
Vallet shpesh gezonin  pjesmarrjen e thuajse te te te ftuarve te çdo moshe dhe 
shoqeroheshin kendeshem  nga muzike e perzgjedhur e Ermira Babaliut nga te 
gjitha trevat e vendit. Per  disa ore folku shqiptar zbukuroi Konventen e 
65-te te Organizates Kombetare  Shqiptaro- Amerikane, nje veprimtari qe do te 
mbetet ne kujtese dhe qe do te  perseritet ne vitet e ardheshme ne te tjera 
shtete mikpritese te Amerikes se  Veriut dhe po ashtu me te tjere shqiptaro 
amerikane te sukseshem ne arritjet e  jetes se tyre. 
Perkthimi  ose pershtatja e biografive ne paraqitjen e mbremjes sipas 
botimit Trumbeta e  AANO-se 
Vleresimi  “Shqiptari i Vitit” i jepet nga SHKSHA nje shqiptaro-amerikani 
i cili i ka dhene  nje sherbim te çmuar bashkesise. 
Pergezimet  per fituesit e ketij viti shkojne per, Z. Fadil Berisha dhe Z. 
Dhimitri  Çika. 
Fadil  Berisha i lindur ne Shqiperi, femijerine e tij e kaloi me se shumti 
ne Kosove.  Ai eshte nje nga fotografet me fame ne bote i diplomuar ne NY ne 
Institutin e  Teknologjise per Silet e Veshjeve. Ne tre dhjetevjeçaret e 
fundit ai ndertoi nje  karriere te pasur dhe me nje larmi personalitetesh nga 
fusha te ndryshme.  Spikasin sportiste te famshem si Roxher Federer, Emit 
Smith, Fill Mikelson,  aktore si Halle Berri, sipermarres si Donald Trupp dhe 
personalitete te  politikes si Bill Klinton. 
Fadil  Berisha njihet si fotografi zyrtar i Mis SHBA-se, Mis Universit qe 
prej vitit  2002. Ai gjithashtu njihet si fotograf i kerkuar edhe prej shume 
revistave nisur  nga Glamour tek Vouge. 
Prane dhe i  dashur ne zemrat e shqiptarve, Fadil Berisha fotografoi ne 
Kosove gjate  periudhes se luftes qe nga viti 1998 dhe nxiti Fondin e Shpetimit 
te Kosoves  prej te cilit perfituan ndihma mjaft bashkekombas shqiptar. Qe 
prej vitit te  kaluar , kohe edhe kur ai u propozua per vleresimin “
Shqiptari i Vitit” ai nisi  bashkepunimin me revisten “Veshtrimi e Shqiponjes” 
botim dy here ne vit qe  promovon turizmin ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, Kjo 
reviste si nje  udherrefyese e vendeve, bukurive dhe e ushqimit ne keto 
vende pasqyron edhe  fotografi te mrekullueshme te njerzve atje ( Shiperi, 
Kosove dhe  Maqedoni). 
Fadil  Berisha ka qene nje njeri me perkushtim te forte per bashkesine 
shqiptare dhe  ndihmesa e tij veçmas ne vitin e fundit eshte e shkelqyer. Ne e 
pershendesim ate  per arritjet dhe e pergezojme me gjithe zemer. 
Nje tjeter  perfitues i vleresimit “Shqiptari i Vitit” eshte Dhimitri 
Çika,  piktor-ikonograf. Gjate pranveres ai perfundoi zbukurimin me ikona te 
Kishes se  “Shen Marise” ne qytetin e Usterit, Masaçusets. Me nje perqendrim 
dhjetvjeçar Z  Çika dorezoi nje veper artistike pas nje perpjekje dhe pune te 
permasave te  medha. Frymezimi nga afresku klasik dhe pas Bizantin 
pershkojne kete veper dhe  njekohesisht ajo eshte nje burim frymezimi per besimtaret 
dhe per cilindo qe e  ka vizituar kishen mepare gjate punimeve apo tani e 
tutje pas  perfundimit. 
Dhimiter  Çika u lind ne Korçe, me 1955. Si djalosh ai u shqua ne vizatim 
dhe pikture dhe  u nxit mjaft nga kujdesi i prinderve per te ndjekur rrugen e 
artit. Ai perfundoi  studimet ne liceun Artistik “Jordan Misja” te Tiranes 
dhe ca vite me vone me  1984 u diplomua piktor-grafist ne Institutin e 
Larte te Arteve. Punoi ne  Institutin e Monumenteve te Kultures, ne 
departamentin e Artit Bizantin dhe pas  Bizantin si piktor restaurator per rreth 12 vjet 
e cila i sherbeu si frymezim  dhe si nje pervoje njohjeje nga afer me 
artistet e epokes Bizantine si edhe per  punen e tij te metejshme ne pikturen e 
lire dhe ikonografine. 
Ne vitin  1992 ai largohet si emigrant dhe vendoset ne Selanik te Greqise. 
Realizoi mbi  1300 piktura dhe punime artistike te cilat i ekspozi ne 
galerite e Selanikut,  Larises dhe Athines. 
Ne vitin  1998 Dhimitri shtegtoi me gjithe familjen ne Boston per t’u 
vendosur dy vite me  vone ne qytetin e Usterit, periudhe kohe teciles prej 
atehere ai ja kushtoi  zbukurimit ikonografik te Kishes Orthodokse Shqiptare “
Fjetja e Shen Marise”. Ne  Nentor te vitit 2009, Deget e Bostonit dhe te Usterit 
te SHKSHA e propozuan  Dhimitrin ne adrese te Presidences se shtetit 
shqiptar me vleresimin “Mjeshter i  Madh”, per arritjen jetesore dhe realizimin 
ikonografik te KOSH  “FSHM”. 
Kisha  shqiptare e Usterit eshte nje tregues i shkullit te 21-te persa i 
perket  ikonografise ne Ameriken e Veriut dhe e krijuar nga puna dhe duart e 
shqiptaro  amerikanit Dhimitri Çika... 
Nje pune qe  ne po e vleresojme dhe qe me plot besim ne te ardhmen vlerat e 
kesaj pasurie  shqiptare do te rriten... 
SHKSHA  vlereson me çmimin e “Arritjeve Jetesore” per vitin 2011 Z Uilliam 
N Xhons, nga  Holdeni i Masaçusetsit. 
Nje nga  anetaret e perjetshem te shoqates, i palodhur dhe perhere i 
perkushtuar per  bashkesine shqiptare ne SHBA. 
Me emrin  Vasil Kamenica, ai u lind ne Korçe me 1932-in. Familja e tij 
emigroi ne SHBA kur  ai ishte 6 vjeç. Billi mori mesime ne Uster ne Shkollen 
Tregtare dhe me pas ne  Akademine e Usterit. Ai eshte martuar me Loreta Xhons 
prej 54 vitesh, jetojne ne  Holden, prane Usterit dhe kane tre femije te 
rritur Karen Dono, Sandra Dionis  dhe Mark Xhons si dhe 9 nipa dhe mbesa te 
mrekullueshem. Tani ai eshte ne  pension, ka lene pas vitet si biznesmen i 
sukseshem ne fushen e restoranteve dhe  gjithnje e sheh te jete ndihmues dhe i 
palodhur per shqiptaret, kishen shqiptare  dhe bashkeqytetaret e tij. Gjate 
jetes se tij ka marre çmime dhe vleresime per  punen e tij ku perfshihen 
Vleresimi per te Krishteret dhe Hebrenjte, Bisnesmeni  i Vitit, Medaljen e Shen 
Gjergjit ( Nedrimi i Larte I Kishes Orthodokse  Shqiptare) dhe vleresime si 
nder shqiptaret me te shquar te diaspores dhene prej  qeverise shqiptare. 
Billi ka sherbyer si kreyetar i Bordit te KOSHFSHM,  perfaqesues i Arqiodiezes 
Shqiptare, Kryetar i Fondit te Luftes kunder Kancerit,  anetar i Klubit 
Kiuianis, dhe i nderuar edhe nga Shoqata e biznesit te  Uebsterit. Ne Nentor 
2009 atij iu dorezua çmimi “Antoni Thanas” per bashkesine  shqiptare. Ai eshte 
shembull i perpjekjeve dhe perkushtimit mes  bashkeatdhetareve dhe me 
gjere.  
Çmimi P”per arritje jetesore “ nga SHKSHA ne 65 vjetorin  e saj dhe ne 
konventen vjetore te Uashingtonit ijepet per punen epalodhur qe z.  Xhons ka 
bere ne sherbim te bashkesise shqiptare
amIWDCaano(20).JPG (image/jpeg, 37 KB) - not displayed
amIWDCaano(24).JPG (image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
amIWDCaano(25).JPG (image/jpeg, 39.9 KB) - not displayed
amIWDCaano(26).JPG (image/jpeg, 52 KB) - not displayed
amIWDCaano(27).JPG (image/jpeg, 34.8 KB) - not displayed
amIWDCaano(34).JPG (image/jpeg, 30.1 KB) - not displayed
AMustafaj.JPG (image/jpeg, 33.8 KB) - not displayed
amWDCaano(3).JPG (image/jpeg, 62.7 KB) - not displayed
amWDCaano(15).JPG (image/jpeg, 46.1 KB) - not displayed
amWDCaano(19).JPG (image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
amWDCaano(29).JPG (image/jpeg, 52.2 KB) - not displayed
amWDCaano(30).JPG (image/jpeg, 34 KB) - not displayed
amWDCaano(31).JPG (image/jpeg, 33.9 KB) - not displayed
amWDCaano(57).JPG (image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
amWDCaano(59).JPG (image/jpeg, 33.5 KB) - not displayed
amWDCaano(61).JPG (image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
amWDCaano(69).JPG (image/jpeg, 32.2 KB) - not displayed
amWDCaano(89).JPG (image/jpeg, 43.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.