Anisa Dema : Endrra amerikane e nje aktoreje shqiptare

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.gazetametropol.com/_ (http://www.gazetametropol.com/)  
Anisa  Dema : Endrra amerikane e nje aktoreje shqiptare  
E  vendosur ne Nju Jork eshte nje prej artisteve te reja ne boten e filmit 
qe  kerkon te ece ne boten amerikane dhe me tej.  
E  angazhuar ne disa role ne teater dhe film, ky eshte vetem fillimi per 
Anisa  Demen, e cila ne kete interviste per gazeten e Tiranes METROPOL rrefen 
per jeten  e saj si aktore e re ne Nju Jork, pervojen e deritanishme dhe 
projektet.   
Nje  aktore e re shqiptare ne Nju Jork. Sa e veshtire eshte te gjesh “udhen”
 drejt  suksesit ne nje ambient te tille?  
Siç  dihet, Nju Jorku eshte nje nga qytetet me te rendesishem ne boten e 
aktrimit,  sidomos te teatrit. Per kete arsye shume aktore vijne ne kete qytet 
te magjishem  per te provuar shansin e tyre e per te “gdhendur” udhen dhe 
identitetin e tyre  si aktor. Ne te njejten kohe, eshte nje nga vendet me me 
shume konkurs per  aktrim, thjesht per faktin qe ka kaq shume aktore dhe 
aktore duke konkurruar per  te arritur objektivin e tyre. Eksperienca ime deri 
tani ne Nju Jork ka qene  shume e vlefshme per disa arsye. Me ka dhene 
shume kuraje, shprese dhe  konfidence per talentin tim, por edhe me ka mesuar se 
si te veproje me  gjakftohtesi dhe me kembe ne toke per çdo rast ne aktrim 
qe mund te me dali  para. Kam qene me shume fat qe brenda tre viteve qe kam 
jetuar ne Nju Jork kam  gjetur dhe krijuar mundesi te konkurroje dhe te 
fitoje per shume role te  ndryshme qe testuan aftesite e mia si aktore. Vjet, 
brenda nje viti, konkurrova  dhe fitova nje rol per nje komedi angleze “Joking 
Apart”, ne nje nga teatret dhe  studiot me te respektuara ne Nju Jork, T. 
Schreiber Studio, ku kane studiuar dhe  luajtur shume aktore te njohur, si 
Eduart Norton. Ne vere, kur isha ne Shqiperi,  konkurrova per nje rol ne film 
me metrazh te shkurter te regjisorit Andamion  Murataj, “Nje sy mbyllur”. 
Per mua ishte nje eksperience shume e veçante qe te  kthehesha ne vendin tim 
e per here te pare te luaja nje rol ne shqip. Isha teper  e lumtur te punoja 
me nje regjisor aq te dedikuar dhe te talentuar dhe me nje  kast po te 
tille. Me pas, kam vazhduar te konkurroje dhe te fitoje role te  ndryshme neper 
pjese teatrale ne Nju Jork. Besoj se Nju Jorku eshte nje qytet qe  kerkon 
shume dedikim dhe pune per te arritur ate qe do, por kur vjen koha qe te  
krijohen mundesite per rrugen qe do, shperblimet jane te shumta.   
Ju  keni vite qe jetoni ne SHBA, megjithate fillesat e para te deshires per 
tu marre  aktrim kane lindur shume me pare qe kur ishit ne Shqiperi. Çmund 
te thoni per  ato vite?  
Kam  shume kujtime te embla nga femijeria ime ne Fier dhe me nostalgji e 
melankoli e  kujtoj shume shpesh ate kohe te shtrenjte. Edhe pse kthehem atje 
here pas here,  e kuptoj qe ajo kohe qe kam kaluar para se te vija ne 
Amerike, nuk kthehet me.  Mendoj se ka qene kjo kohe e femijerise ne Fier qe ka 
krijuar dhe kultivuar  kriteret e personalitetit tim dhe te kureshtjes 
artistike. E mbaj mend si tani  me sa padurim prisja te shikoja filmat shqiptare qe 
jepeshin ne televizor nate  pas nate. Nuk me besohej qe kaq ngjarje 
interesante, komplekse, te trishta apo  komedike ishin te sajuara dhe qe mund te 
krijoheshin me njerez qe nuk ishin kete  karakter, domethene me aktore. Nga 
kjo çudi dhe naivitet qe kisha si femije me  lindi kurioziteti dhe deshira per 
te arritur te njejten gje: te krijoja apo te  replikoja ngjarje dhe 
karaktere qe ta terhiqnin aq shume spektatorin qe ai te  ndjente te njejten dhimbje 
apo gezim si karakteret e ngjarjes. Madje kjo eshte  arsyeja me e madhe qe 
e adhuroj artin e aktrimit, se ne nje fare menyre na jep  mundesine te kemi 
me teper ndjeshmeri per njeri- tjetrin, thjesht duke ndjekur  pervojen e 
jetes se karaktereve te ndryshem qe mbase brenda jetes sone nuk mund  ti kishim 
njohur. Besoj se ky aspekt na mbledh si njerez.  
Si  vijoi me pas rruga juaj drejt profesionizimit artistik? E kujtoni heren 
e pare  kur jeni ngjitur ne skene ne SHBA?  
Une  kam levizur me familjen ne Amerike ne moshen 11 vjeçe. Kuptohet, 
atehere dija  shume pak per Ameriken, por ishte nje eksperience siç rezultoi me 
pas, plot me  mesime dhe gjithashtu me shume te papritura. Pas gjimnazit, 
isha e etur per dije  dhe vazhdova te studioja shkenca politike dhe filozofi ne 
Indiana University.  Aty mora dhe bazat akademike te pergatitjes per 
aktrim, ku u specializova ne  aktrim, per kamera, si edhe ne teatrin klasik dhe te 
improvizimit. Pas  diplomimit, avancova ne shkolle per jurisprudence. Por, 
pas vitit te pare e  ndjeva thelle mungesen e aktores brenda meje, ndaj 
vendosa te largohesha nga  shkolla e te rikthehesha tek aktrimi dhe te ndiqja 
endrrat e mia ne Nju Jork, ku  mu hapen me shume oportunitete. Sa per rolin e 
pare qe kam luajtur ne SHBA, ka  qene ne gjimnaz, ku luajta ne nje spektakel 
“Broadway musical” qe titullohej  “Babes in Arms”. Kisha vite qe studioja 
teater, por kjo ishte hera e pare qe  konkurroja per rol dhe fitova. Ka 
qene nje eksperience e shkelqyer per mua dhe  me bindi perfundimisht qe kjo 
ishte rruga ime. E mbaj mend si tani heren e pare  qe kam ndjere emocionet qe 
krijohen ne sekondat para se te dalesh ne skene apo  lumturine qe ndjen kur 
salla e mbushur me spektatore reagon e qesh me te madhe  pas nje tregimi 
humoristik, ose lotet qe mund te ndjellesh te spektatoret nga  emocionet e 
thella. Jane ndjenja qe nuk replikohen kollaj dhe te pakten mua me  binden qe pa 
aktrimin nuk mund te jetoja dot.  
Gjate  gjithe pervojes suaj cilin moment do te veçonit si me te arririn e 
ku e shihni  veten me te realizuar ne interpretim?  
Eshte  e veshtire te zgjedhesh nje moment apo nje rol qe mund te jete me i 
realizuari  ne interpretim, sidomos se une kam luajtur si ne komedi, por 
edhe ne drame, ku  rolet ndryshojne shume nga njeri-tjetri dhe kane te bukurat 
e tyre. Por, nese  mund te zgjedh nje, do te ishte nje rol me emrin Bonnie, 
qe kam luajtur ne  dramen "Hurlyburly" ne studion kur merrja klasa ne Nju 
Jork. Duhet te luaja nje  mama te re me nje jete shume te shthurur dhe 
dramatike dhe me skena ku ajo vete  ishte e plagosur fizikisht, pasi ishte e 
rrezuar nga makina. Per mua, ky rol ka  qene me i veshtiri, me kompleks dhe me se 
fundi, me shperblyes. Veshtiresia me e  madhe, mendoj une, per nje aktor kur 
luan nje rol jo-pozitiv dhe shume te  ndryshem nga vetvetja eshte qe te 
gjeje karakteristika sadopak pozitive tek ai  karakter dhe se si ta 
interpretoje kete brenda rrethanave te drames. Kur kap  diçka te karakteri qe te hap 
nje dritare te vogel brenda shpirtit te nje  karakteri te tille, fillon te 
kuptosh arsyet se si nje karakter mund te kete nje  jete te tille. Kur kam 
luajtur kete karakter e kam humbur veten dhe ka qene nje  nga heret e para qe 
ndjehesha me vertete ne thellesi te nje karakteri apo jete  te tjeter njeriu. 
Kjo ndjenje kulminante eshte nje nga shperblimet me te medhaja  per nje 
aktor.  
Impenjimet  tuaja te deritanishme se shumti kane qene bashkepunime me 
komunitetin artistik  shqiptar ne Nju Jork dhe ne SHBA. Sa i lidhur eshte ky 
komunitet dhe sa i  angazhuar ne jeten artistike ne teresi?  
Sot  per fatin tim te mire, por edhe te kombit ne pergjithesi, artistet 
shqiptare ne  Nju Jork po krijojne dita dites nje profil te forte dhe pozitiv 
per kulturen  shqiptare. Merite te paçmuar per kete ringjallje te kultures 
shqiptare ne Nju  Jork kane dy vellezerit Tollja nga Lura: Fredi dhe Ernesti, 
te cilet gradualisht  po e shnderrojne kete institucion te rendesishem te 
lagjes te Brodueit Producers  Club te Manhatanit ne nje qelize jetike te 
kultures shqiptare ne Nju Jork. Ketu  eshte nje tradite ku lidhjet dhe network 
midis artisteve shqipfoles jane aq te  rendesishem sa edhe shume shpesh “
Producers Club” ve ne dispozicion skenat,  kinemate dhe dhomat e provave te tyre 
per teatrin, filmat apo shfaqjet e  ndryshme artistike te artisteve 
shqiptare. Gjithe keto ndodhin vetem disa hapa  larg “Majestic Theater” qe shfaq “
Phantom of the Opera” apo disa nga shfaqjet me  te rendesishme te kultures 
amerikane te Brodueit. Thjesht keto vitet e fundit,  per shembull, ka 
pothuajse çdo muaj ndonje shfaqje teatrale apo shfaqje te  filmave shqiptare te 
realizuar nga komuniteti i artisteve shqiptare jo vetem ne  Nju Jork, por edhe 
nga qytetet e tjera te Amerikes. Kemi pasur shume  bashkepunime me aktore apo 
regjisore te ndryshem qe kane lindur nga takimet apo  evenimentet qe kane 
ndodhur tek Producers Club. Ne fakt, ne Shtator do te kemi  perseri nje 
shfaqje teatrale tek Producers Club e quajtur “Invitation to a  Marriage”. Kjo 
eshte nje komedi e shkruar ne anglisht nga Roland Uruçi qe ben  fjale per dy 
familje shqiptare, nje nga Tirana, dhe nje nga Kosova qe jeton ne  Amerike. 
Me gjithe kenaqesi mund te them se do te luaj ne kete komedi bashke me  8 
aktore te tjere nga te tere rajonet mbareshqiptare. Kjo eshte vetem nje nga  
shembujt se si lidhjet qe jane krijuar tek Producers Club kane mbjelle shume  
projekte te tjera.  
Cilet  jane ata regjisore me te cilet keni shume deshire te punoni dhe ajo 
qe aspironi  ne boten e filmit dhe aktrimit?  
Patjeter  aspiroj qe ta kem aktrimin karrieren time per sa me shume vite 
dhe qe te  interpretoj sa me shume role qe me japin frymezim dhe me testojne 
sa me shume  kapacitetin tim si aktore. Do te kisha shume deshire te punoja 
me regjisore  shqiptare, perveç Andamion Muratajt edhe me Fatmir Koçin, 
Gjergj Xhuvanin dhe  Dhimiter Anagnostin, se e vleresoj shume punen e tyre dhe 
çfare kane arritur per  artin shqiptar. E kam pasur enderr per shume kohe, por 
nje dite do te doja shume  te punoja me regjisore amerikane si: Martin 
Scorcese, Woody Allen, Steven  Soderbergh, vellezerit Cohen dhe patjeter Joshua 
Marston.  
Çrol  luan familja ne jeten tende dhe sa te ka perkrahur ne ate qe ben dhe 
zgjedh?   
Prinderit  e mi si dhe vellai im qe eshte vete aktor, gjithmone me kane 
dhene kuraje dhe  perkrahje, jo vetem per aktrim, por ne çdo sfide te jetes. Sa 
me thelle te  angazhohesh me artin, aq me shume rritet konkurrenca dhe ka 
shume te papritura,  sidomos kur je ne nje vend te huaj. Prandaj eshte dhe e 
veshtire ndonjehere edhe  per prinderit ta pranojne jeten e artit per 
femijet e tyre, pa asnje lloj  garancie per te ardhmen. Por jam shume mirenjohese 
dhe me fat qe familja ime me  ka ndihmuar dhe inkurajuar qe ne moshe te 
vogel dhe me ka bere te besoj qe çdo  gje ishte e mundshme dhe mund te arrihej 
nese perkushtohesha dhe nese kisha  vullnet te mesoja e te punoja deri ne 
vetesakrifice.  
Çmund  te thoni per Anisen ne te perditshmen e saj?  
Mundohem  te jem sa me shume aktive dite per dite me projekte dhe 
evenimente qe kane te  bejne me artin. Kjo eshte diçka qe me jep shume kenaqesi, por 
perveç kesaj,  punoj ne fushen e finances ne Manhatan dhe ate kohe te lire 
qe me mbetet pas  pune apo pas aktrimit, mundohem ta shpenzoj me shoqerine 
dhe te afermit e mi,  ose duke eksploruar qytetin. Me pelqen shume muzika, te 
shkruaj, te lexoj, te  udhetoj ne vende te ndryshme aq sa kam mundesi dhe te 
provoj sa me shume  aktivitete te reja. Veç nje jete kemi, apo jo?! 
Intervistoje  gazeta METROPOL 
 
Anisa  Dema  
Stage  Credits include: Joking Apart by Alan Ayckbourn, (T. Schreiber 
Studio)  The Irresistible Rise of Fatlinda Paloka (The Producers' Club); Rock  is 
Rrok in Albanian, variety show (The Producers' Club); Fatal  Attraction: A 
Greek Tragedy (Playwrights Project); and 3 seasons of weekly  improvisation 
shows in the improv troupe Full Frontal Comedy, including  appearances at 
the Second City: Chicago College Improv Fest and Dirty South  Improv Fest. 
Film and television credits include the 8th season on Slow Children  at Play, 
WTIU; and One Eye Shut, (dir. Andamion Murataj). Anisa is thankful to  be 
working with such a great cast and crew and would like to thank all of her  
friends and family for their constant support.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 28.1 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 14.7 KB) - not displayed
clip_image005.jpg (image/jpeg, 37.3 KB) - not displayed
clip_image007.jpg (image/jpeg, 23.8 KB) - not displayed
clip_image008.jpg (image/jpeg, 122.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.