Diaspora, ndërgjegjja e kombit nga Dr.Nail Draga
(http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2011/08/Libri_DIASPORA-DHE-VENDLINDJA_Xheladin-Zeneli.jpg) Botimi i librave të ndryshëm varësisht
prej temave të cilat trajtojnë paraqet një moment të veçantë për autorin
dhe mjedisin përkatës. Por, kur autori është nga diaspora nuk ka dilemë së
ai botim tek opinioni i gjerë merr vlera emocionale. Dhe nuk ka si të jetë
ndryshe sepse diaspora shqiptare është ndërgjegja e kombit tonë.
Gamës së gjerë të botimeve që trajtojnë shqiptarët në Mal të Zi i shtohet
edhe libri Diaspora dhe vendlindja të autorit Xheladin Zeneli. Libri në
fjalë është i karakterit publicistik dhe paraqet një përmbledhje të artikujve,
intervistave dhe dëshmive që në fokus kanë pozitën dhe statusin e
shqiptarëve në Mal të Zi.
Është për tu përshëndetur angazhimi dhe guximi i autorit i cili tash dy
dekada jeton dhe punon në Nju Jork(SHBA) që trajton tema të tilla që
ekskluzivitet kanë çështjen kombëtare shqiptare në ketë mjedis. Ndonse i larguar
nga vendlindja autori me vemendje ka përcjellur ngjarjet duke analizuar dhe
komentuar ata sipas qasjes personale.
Artikujt e botuar dëshmojnë në mënyrë transparente qasjen analitike për
çështjen shqiptare në Mal të Zi. Autori përveç së afron argumente ai ka qasje
kritike ndaj dukurive dhe devijimeve nga pushtetarët e Malit të Zi të
cilët nuk kanë pasur gadishmëri dhe vullnet politik si më parë edhe tash për
realizimin praktik të të drejtave për pakicat kombëtare sipas standardëve
ndërkombëtare. Duke parë mos koordinimin e subjekteve politike të shqiptarëve
ai apelon se është momenti i fundit që këto subjekte të lenë anash interesat
e ngushta personale apo të klaneve të ndryshme, por të gjejnë kompromis
për çështjet madhore, që është pozita dhe statusi politik i shqiptarëve në
Mal të Zi. Çështjet përkatëse autori i trajton pa subjektivizëm duke mos qenë
konformistë, por kritik dhe parimor ashtu si i ka hije një personi me
imazhin e formuar intelektual. I pakënaqur me pozitën e shqiptarëve në ketë
mjedis autori jep dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Malit të
Zi në fund të vitit 1991 dhe largohet nga vendlindja kur ish-Jugosllavia
ishte në shpërbërje të plotë dhe shovinizmi serbomadh ishte në ekspansion.
Autori më zemër të plagosur emigron nga vendlindja por më vehte bartë kujtime
të hidhura të cilat i ka përjetuar personalisht.
Në veçanti përkujton atë të mobilizimit të shqiptarëve për luftë dhe
dezertimit të tyre në Sutorman në korrik të vitit 1991, duke përkujtuar fatin
tragjik të kosovarëve në Tivar më 1 prill 1945.
Dhe është pikërisht ky mobilizim fatkeq që ndikoj në emigrimin e dhunshëm
të rinisë shqiptare duke u larguar pa dëshirë nga vatrat e tyre familjare.
Një emigrim i tillë pati pasoja të vazhdueshme sepse pas fëmijve shkuan
edhe antarët e tjerë të familjeve duke lënë të shkreta vendbanimet e tyre.
Autori i librit na ofron të dhëna më interes për diasporën shqiptare e cila
përveç së ka ndihmuar materialisht në vendlindje ajo po ashtu është
angazhuar edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi.
(http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2011/08/Xho-Dioguardi_Xheladin-Zeneli.jpg)
Në ketë aspekt është edhe dëshmia në Kongresin amerikan(30 tetor 2003),
por edhe mbledhja e fakteve për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi organizuar
nga Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane, ku ka qenë i pranishëm kongresmeni
Tom Lantosh, presidenti i Ligës Xho Dioguardi etj.Një veprim i tillë
dëshmon qartë pasionin kombëtar të diasporës sonë për të avancuar pozitën dhe
statusin politik të shqiptarëve në trojet e tyre në Mal të Zi edhe në
instancat më të larta të shtetit amerikan. Ne këtë botim autori paraqet homazhe
për personalitetet e shquara të politikës amerikane të cilët janë angazhuar
drejtpërdrejtë për prezantimin e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe asaj
në Mal të Zi, para Kongresit amerikan, sikurse ishin Tom Lantosh dhe Henri
Hajd. Janë pikërisht këta miq të shqiptarëve dhe të parimeve demokratike të
cilët njoftuan opinionin e gjerë në lidhje me pozitën dhe statusin e
shqiptarëve në Mal të Zi.
(http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2011/08/Perurimi-i-librit-DIASPORA-dhe-VENDLINDJA-nga-Xheladin-Zeneli.jpg)
Botimin e pasuron një rezime në gjuhën angleze për çështjet me interesante
të cilat janë trajtuar, duke i ofruar edhe lexuesve anglisht folës dëshmi
të përgjithshme për çështjen shqiptare. Kronologjia e prezantuar ne libër
për periudhën prej dy dekadave(1990-2010), paraqet një dosje në minianturë
për ngjarjet më të rënëdishme në skenën politike dhe shoqërore për shqiptarët
në Mal të Zi. Nuk ka dilemë se ajo mund të pasurohet dhe të zgjerohet,
madje mund të jetë edhe inspirim për hulumtime të ndryshme publicistike.
Ndërsa albumi i prezantuar botimin e pasuron në mënyrë të veçantë sepse
shumë çka prezantohet në mënyrë faktografike, që është cilësi e botimeve
serioze në botën bashkëkohore. Këtij vlerësimi duhet shtuar edhe përgatitjen
cilësore teknike e artistike që dëshmon me qasjen serioze të stafit botues,
që nuk ka dilemë së do të mirëpritet nga lexuesit dhe opinioni i gjerë
kulturor.
Në sajë të përmbajtjës dhe trajtimit të temave libri Diaspora dhe
vendlindja dëshmon së bashkëkombasit tanë në diasporë edhe pse kanë emigruar ata
janë pjesë e pandarë e vendlindjes. Andaj si i tillë ky botim pa dilemë së do
të zgjojë interesim dhe do të mirëpritet nga opinioni i gjerë, sepse
vendlindja dhe diaspora janë një binom i pandarë i ndërgjegjës sonë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.