Diaspora, ndergjegjja e kombit nga Dr.Nail Draga

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
 
Diaspora, ndërgjegjja e kombit 

nga Dr.Nail Draga

 
 








 
(http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2011/08/Libri_DIASPORA-DHE-VENDLINDJA_Xheladin-Zeneli.jpg)  
Botimi i librave të ndryshëm varësisht prej temave të cilat trajtojnë 
paraqet  një moment të veçantë për autorin dhe mjedisin përkatës. Por, kur autori 
është  nga diaspora nuk ka dilemë së ai botim tek opinioni i gjerë merr 
vlera  emocionale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse diaspora shqiptare është 
 ndërgjegja e kombit tonë.
Gamës së gjerë të botimeve që trajtojnë shqiptarët  në Mal të Zi i shtohet 
edhe libri Diaspora dhe vendlindja të autorit Xheladin  Zeneli. Libri në 
fjalë është i karakterit publicistik dhe paraqet një  përmbledhje të artikujve, 
intervistave dhe dëshmive që në fokus kanë pozitën dhe  statusin e 
shqiptarëve në Mal të Zi.
Është për tu përshëndetur angazhimi dhe  guximi i autorit i cili tash dy 
dekada jeton dhe punon në Nju Jork(SHBA) që  trajton tema të tilla që 
ekskluzivitet kanë çështjen kombëtare shqiptare në ketë  mjedis. Ndonse i larguar 
nga vendlindja autori me vemendje ka përcjellur  ngjarjet duke analizuar dhe 
komentuar ata sipas qasjes personale.
Artikujt e  botuar dëshmojnë në mënyrë transparente qasjen analitike për 
çështjen shqiptare  në Mal të Zi. Autori përveç së afron argumente ai ka qasje 
kritike ndaj dukurive  dhe devijimeve nga pushtetarët e Malit të Zi të 
cilët nuk kanë pasur gadishmëri  dhe vullnet politik si më parë edhe tash për 
realizimin praktik të të drejtave  për pakicat kombëtare sipas standardëve 
ndërkombëtare. Duke parë mos koordinimin  e subjekteve politike të shqiptarëve 
ai apelon se është momenti i fundit që këto  subjekte të lenë anash 
interesat e ngushta personale apo të klaneve të ndryshme,  por të gjejnë kompromis 
për çështjet madhore, që është pozita dhe statusi  politik i shqiptarëve në 
Mal të Zi. Çështjet përkatëse autori i trajton pa  subjektivizëm duke mos 
qenë konformistë, por kritik dhe parimor ashtu si i ka  hije një personi me 
imazhin e formuar intelektual. I pakënaqur me pozitën e  shqiptarëve në ketë 
mjedis autori jep dorëheqje nga funksioni i deputetit në  Kuvendin e Malit të 
Zi në fund të vitit 1991 dhe largohet nga vendlindja kur  ish-Jugosllavia 
ishte në shpërbërje të plotë dhe shovinizmi serbomadh ishte në  ekspansion. 
Autori më zemër të plagosur emigron nga vendlindja por më vehte  bartë kujtime 
të hidhura të cilat i ka përjetuar personalisht.
Në veçanti  përkujton atë të mobilizimit të shqiptarëve për luftë dhe 
dezertimit të tyre në  Sutorman në korrik të vitit 1991, duke përkujtuar fatin 
tragjik të kosovarëve në  Tivar më 1 prill 1945.
Dhe është pikërisht ky mobilizim fatkeq që ndikoj në  emigrimin e dhunshëm 
të rinisë shqiptare duke u larguar pa dëshirë nga vatrat e  tyre familjare.
Një emigrim i tillë pati pasoja të vazhdueshme sepse pas  fëmijve shkuan 
edhe antarët e tjerë të familjeve duke lënë të shkreta  vendbanimet e tyre. 
Autori i librit na ofron të dhëna më interes për diasporën  shqiptare e cila 
përveç së ka ndihmuar materialisht në vendlindje ajo po ashtu  është 
angazhuar edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Mal të  Zi.
 
(http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2011/08/Xho-Dioguardi_Xheladin-Zeneli.jpg) 
Në ketë aspekt është edhe dëshmia në Kongresin  amerikan(30 tetor 2003), 
por edhe mbledhja e fakteve për pozitën e shqiptarëve  në Mal të Zi organizuar 
nga Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane, ku ka qenë i  pranishëm kongresmeni 
Tom Lantosh, presidenti i Ligës Xho Dioguardi etj.Një  veprim i tillë 
dëshmon qartë pasionin kombëtar të diasporës sonë për të avancuar  pozitën dhe 
statusin politik të shqiptarëve në trojet e tyre në Mal të Zi edhe  në 
instancat më të larta të shtetit amerikan. Ne këtë botim autori paraqet  homazhe 
për personalitetet e shquara të politikës amerikane të cilët janë  angazhuar 
drejtpërdrejtë për prezantimin e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe  asaj 
në Mal të Zi, para Kongresit amerikan, sikurse ishin Tom Lantosh dhe Henri  
Hajd. Janë pikërisht këta miq të shqiptarëve dhe të parimeve demokratike të  
cilët njoftuan opinionin e gjerë në lidhje me pozitën dhe statusin e 
shqiptarëve  në Mal të Zi.
 
(http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2011/08/Perurimi-i-librit-DIASPORA-dhe-VENDLINDJA-nga-Xheladin-Zeneli.jpg) 
Botimin e pasuron një rezime në gjuhën angleze për çështjet me interesante 
të  cilat janë trajtuar, duke i ofruar edhe lexuesve anglisht folës dëshmi 
të  përgjithshme për çështjen shqiptare. Kronologjia e prezantuar ne libër 
për  periudhën prej dy dekadave(1990-2010), paraqet një dosje në minianturë 
për  ngjarjet më të rënëdishme në skenën politike dhe shoqërore për shqiptarët 
në Mal  të Zi. Nuk ka dilemë se ajo mund të pasurohet dhe të zgjerohet, 
madje mund të  jetë edhe inspirim për hulumtime të ndryshme publicistike.
Ndërsa albumi i  prezantuar botimin e pasuron në mënyrë të veçantë sepse 
shumë çka prezantohet në  mënyrë faktografike, që është cilësi e botimeve 
serioze në botën bashkëkohore.  Këtij vlerësimi duhet shtuar edhe përgatitjen 
cilësore teknike e artistike që  dëshmon me qasjen serioze të stafit botues, 
që nuk ka dilemë së do të mirëpritet  nga lexuesit dhe opinioni i gjerë 
kulturor.
Në sajë të përmbajtjës dhe  trajtimit të temave libri Diaspora dhe 
vendlindja dëshmon së bashkëkombasit tanë  në diasporë edhe pse kanë emigruar ata 
janë pjesë e pandarë e vendlindjes. Andaj  si i tillë ky botim pa dilemë së do 
të zgjojë interesim dhe do të mirëpritet nga  opinioni i gjerë, sepse 
vendlindja dhe diaspora janë një binom i pandarë i  ndërgjegjës sonë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.