Muhammedi a.s. a do ta mashtronte vetveten?

ajni sinani <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Muhammedi
a.s. a do ta mashtronte vetveten?
 
“Muhammedi është i Dërguari i Allahut...” (El Fet’h: 29)
 
Sikur Kur'ani të ishte shkruar nga
Muhammedi a.s. dhe sikur vërtet Muhamedi a.s. të mos ishte i dërguar prej Zotit
të botëve, a do të mund që ai të mashtronte vetveten? Po të mos ishte i bindur
i Dërguari a.s. thellësisht në pejgamberinë e tij a do të mund ta rrezikonte
jetën e tij?!
 
Ajni Sinani
Ajeti vijues është nga Kurani fisnik, i
cili është fjalë dhe libër i Allahut. Në të Zoti i thotë të dërguarit të Tij:
“O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u
zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke
kryer mesazhin (risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej
armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.” (El Maideh:
67)
 
Aisha, nëna e besimtarëve - Allahu qoftë
i kënaqur me të - për shpalljen e këtij ajeti tregon: I Dërguari i Allahut e
kaloi një natë dhe unë isha pranë tij. Unë i thashë: “O i Dërguari i Zotit,
çfarë ke?” Ai tha: “Sikur një njeri i mirë nga sahabët e mi të më ruante
natën.” Ajo tregon: “Derisa ne ishim aty, dëgjova zërin e një arme. I Dërguari
i All-llahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, pyeti: ‘Kush është?’ Ata thanë: ‘Sadi
dhe Hudhajfa, erdhëm për të të ruajtur.’ Pejgamberi i Allahut fjeti deri sa u
shpall ky ajet (67 nga sureja El Maideh)’. Kur u shpall ajeti, tregon hazreti
Aishja, Pejgamberi i Allahut, paqja qoftë mbi të, e nxori kokën dhe tha:
“Shkoni o ju njerëz, tani po më ruan Allahu.”
 
Një studiuese belge që është marrë me
studimin e biografisë së të Dërguarit të Allahut, kur arrin në këtë ndodhi,
ndalon dhe thotë: “Nëse ky njeri do t’i i mashtronte të gjithë njerëzit, ai nuk
do ta mashtronte vetveten dhe nuk do ta rrezikonte jetën e tij. Nëse ai nuk do
të kishte bindje të thellë se është Pejgamber i Zotit dhe nëse nuk do të ishte
i sigurt se Zoti do ta ruante atë, Muhammedi nuk do të vepronte ashtu dhe nuk
do të kërkonte nga rojet që të largoheshin dhe të shkonin. Ky veprim është
dëshmi e fortë që tregon besimin e Muhammedit në Krijuesin e tij. Studiuesja
belge e impresionuar dhe duke mos mund ta përmbajë veten e pranoi Islamin duke
deklaruar: “Unë pohoj me bindje dhe siguri të plotë se: Nuk ka zot përveç
Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari Tij”.
 
Biografia e Pejgamberit, paqja qoftë mbi
të, ka shumë dëshmi dhe mrekulli që vërtetojnë se ajo që ai ka thënë  dhe
vepruar është e vërtetë nga Zoti i plotfuqishëm, Krijuesi i gjithësisë.
 
Një herë erdhi një beduin, i cili nxori
shpatën e tij dhe tha: O Muhammed, kush të mbron nga unë? Pejgamberi a.s. i
tha: “Allahu”.  Beduinit filloi t’i dridhet dora dhe i ra shpata nga dora.
Pastaj Pejgamberi i Zotit e mori shpatën dhe i tha: Po tani ty kush të mbron
nga unë? A do të ishte kaq i bindur dhe a do ta thoshte me kaq siguri këtë
thënie sikur vërtet Muhammedi a.s. të mos ishte i Dërguari i Allahut?!
 
Ne betejën e Hunejnit kur ushtria e
mosbesimtarëve i kishte dalë në pritë befas muslimanëve u krijua një gjendje
kaotike dhe muslimanët filluan të iknin nga fushë beteja dhe të largoheshin nga
të mundnin, i vetmi ishte  Pejgamberi a.s. ai që  nuk bëri asnjë hap
prapa por qëndroi përballë ushtrisë armike duke i ftuar  muslimanët që të
qëndronin duke thirrur me zë të lartë: “Unë nuk jam pejgamber i rrejshëm, unë
jam biri i Abdul Mutalibit”. Kur panë vendosmërinë e Pejgamberit a.s.,
muslimanët filluan të kthehen në betejë dhe të mblidheshin përreth tij. Sikur
Muhamedi a.s. të mos ishte vërtet pejgamber i Zotit, ai nuk do të vepronte në
mënyrë të tillë duke rrezikuar jetën e tij!
 
Gjatë hixhretit të tij, Pejgamberi a.s.
së bashku me mikun e tij Ebu Bekrin u strehuan në shpellën Theur. Idhujtarët
mekas që ishin në kërkim të tyre arritën deri te hyrja e shpellës. Ebu Bekri
kur i pa ata u frikësua për Pejgamberin. Mirëpo Muhamedi a.s i tha: “O Ebu
Bekr! Çfarë thua për dy persona kur i treti i tyre është Allahu? Mos u pikëllo!
Allahut është me ne”. Vallë a mund të dalin këto fjalë në çaste të tilla aq
kritike nga goja e një mashtruesi?!
 
Suraka in Malik ishte vënë për ta gjetur
Pejgamberin me qëllim që t’ia dorëzonte idhujtarëve  kurejshitë dhe të
merrte si shpërblim 100 deve të caktuara nga ata. Kur Ebu Bekri pa Surakën tha:
-O i dërguar i Allahut, një kalorës po na vjen pas. Pejgamberi a.s filloi të
lutet: “O Zot na ruaj nga e keqja e tij me atë që do dhe ashtu si do. Ti je i
plotfuqishëm për gjithçka që dëshiron”. Në atë moment këmbët e kalit të Surakës
zhyten në rërë dhe Suraka rrëzohet. Suraka tentoi edhe dy herë dhe Pejgamberi u
lut me të njëjtën lutje. Tri herë Suraka u rrëzua së bashku me kalin e tij. Pas
kësaj tregon Suraka: -E kuptova se Muhammedi ishte njeri i mbrojtur nga të
bërit keq. Ai kërkoi prej Pejgamberit a.s siguri duke thënë: -O Muhamed të
lutem më mbro nga zhytja në rërë. Pejgamberi a.s iu përgjigj: -Je i mbrojtur.
Suraka përsëri i tha: -O Muhamed, më jep të paktën diçka. Pejgamberi a.s i tha:
-Të premtoj byzylykët e Kisraut. I hutuar Suraka e pyeti: -Kisraut, mbretit të
persëve?” Pejgamberi i tha: -Po. Suraka tregon: -Megjithëse nuk isha musliman i
besova dhe i thashë përsëri: -A ma premton këtë duke ma shkruar në një letër, o
Muhamed? Pejgamberi i tha po dhe e urdhëroi Ebu Bekrin që t’ia shkruante këtë
premtim në letër. Suraka e ruajti ketë letër. Tetë vjet më vonë kur muslimanët
e liruan Mekën dhe hynë në të në mënyrë madhështore Suraka e pranoi Islamin.
Pasi vdiq Pejgamberi a.s., në kohën kur
Omeri ishte udhëheqës, muslimanët fituan ndaj persëve dhe pasuritë e Kisras i
sollën në Medinë. Bashkë me pasuritë e tjera ishin edhe byzylykët e tij, që
Pejgamberi a.s. ia kishte premtuar Surakës para 15 vjetësh. Omeri ngjitet në
mimber të xhamisë, ku duke qarë e thërret Surakën që ishte i moshuar dhe i
thotë: -O Suraka, Pejgamberi i Allahut të premtoi byzylykët e Kisraut të
persëve. Merri dhe vendosi në duart e tua që të besojnë njerëzit!
Suraka dhe të gjithë njerëzit që ishin
në xhami filluan të qajnë me të madhe duke thënë: -Të vërtetën e ka thënë i
Dërguari i Allahut. 
 
Shtrohet pyetja, çfarë e shtyri
Pejgamberin a.s. që t’ia ekspozonte mesazhin e tij një rreziku të madh duke
bërë një premtim aq të largët dhe madje të pamundshëm sidomos kur kemi parasysh
çastet dhe situatën kur ai e bëri këtë premtim.     
 
Për rrjedhim, secilit prej nesh kur
lexon biografinë e Muhammedit a.s. nuk i mbetet tjetër, veçse i impresionuar
njashtu sikurse studiuesja belge, të thotë: “Unë pohoj me bindje dhe siguri të
plotë se: Nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari Tij”.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.