_Gazeta Metropol_ (http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71986)
(http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71986)
_http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71986_
(http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71986)
Nga rezidenca bunker e Gadafit, Bab Azizia tek Primida e Enver Hoxhës
BEQIR SINA, New York
Mëdyshje Shqiptare: Si të përdorim strehimet e regjimit të vjetër për t'i
mbrojtur sot ato
BENSONHURST - BROOKLYN NY :
Nga rezidenca e Gadafit, te piramida e Enver Hoxhes
05/09/2011 Nese do te benim paralelizimin e dy fakteve sot, besoje se me
identike, kurrsesi nuk do te kete ne bote, sepse ballafaqime te tilla
rrallehere ndodhin ne histori, dhe rrallehere gjen me kaq shume te perbashketa.
Gjithe bota mesoi dhe u çudit keto dite kur pa se çfare jete kishte bere
kolonel Muamar Gadafi dhe se ku dhe si kishte jetuar koloneli "i thjeshte" i
Libise Muamar Gadafi. Ndersa shtypi i majte dhe politika e saj nga Tirana
merret çdo dite me "zbulimin" e kabllogrameve (nje shenje qe te sjell ne
mend diçka nga koha e erret e konspiracionit komunist, kur informacioni
permblidhej ne fjalen “kabllo”), gjen vend te merret edhe me Tripolin dhe
Gadafin.
Por asnjehere shtypi i majte dhe i kontrolluar nga Edi Rama, megjithese
kane kaluar 20 vjet nga koha kur ai regjim u rrezua, fatkeqesisht, ende nuk
po e tregon per ne shqiptaret te verteten. Nderkohe qe dime se Hitlerin,
Stalinin, Sadamin dhe se fundi Gadafin nuk e kemi mesuar ende te verteten se
çfare jete bente komandanti i forcave te pergjithshme dhe sekretari i
pergjithshem Enver Hoxha dhe familja e tij ne ate kohe, ku dhe si kane jetuar
ata. Çfare fshihej te vila e tij, tunelet, bunkeret e deri tek e famshmja
piramida e Enverit, e ndertuar pas vdekjes se tij dhe çka mbeten ende nje
mister, ku jane futur milionat e florinjve te tyre.
Kur treni i lirise se botes arabe nga diktaturat disadekadashe qendroi ne
Tripoli dhe udhetaret zbriten per te pare kryeqytetin, u prezantuan edhe me
nje bote qe kishte qendruar aq gjate e fshehte dhe mister per popullsine
libiane. Per 42 vjet popullit libian i ishte dukur teper modeste nga jashte
vila ose ajo qe quhej “Bunkeri i Muamar Gadafit” ne Tripoli, fortesa e
fundit e regjimit 42-vjeçar te diktatorit, qe tashme thuhet se eshte ne duart
e kryengritesve, te cilet zbuluan te verteten. Gjithçka e rriti interesimin
e te huajve, te pakten ngaqe e kishim pare, kolonelin, gjithnje duke
pritur e percjell njerez neper çadra “si te arixhinjve”, u habitem kur pame
forcat opozitare hyne ne rezidencen-bunker e Gadafit ne BabiAzizia dhe
tregonin se ku dhe si kishte jetuar koloneli.
U habitem me luksin e brendshem marramendes e perrallor dhe çuditeshim
teksa e krahasonim me ate modestine e jashtme te viles dhe jetes se
udheheqesit te tyre teksa u tregohej libianeve dhe ne e shihnim neper ekrane. Ajo,
per te mos shkuar me larg, i ngjante nje tabloje tjeter, me se origjinale te
asaj kohe, qe ka pasur ne mes te Tiranes sundimtari i Shqiperise Enver
Hoxha. Vila dhe ndertesat, qe ne shqiptareve na servirej sipas propagandes nje
jete e tij, qe ishte "fare e thjeshte". Sa per ironi, aq sa ne nje fjalim
te tij Enveri ishte aq thjeshte, sa pati treguar se me nje brisk rroje
rruhej disa here(!). Mirepo ne te vertet, kur te gjithe shqiptaret jetonin dhe e
mbanin veten gjalle me tollonin, Blloku dhe pallatet e tyre perrallore
ishin mister, sikurse per faraonin shqiptar, qe edhe pas vdekjes se tij do ti
ndertohej edhe nje piramide e lidhur me tunele e bunkere te çuditshem. Si
ato te kolonel Muamer Gadafit ne Tripoli.
Ne Tirane ka tunele te nendheshme me dyer metali, qe thuhet se jane te
veshtira per te hapur, ndertuar per tu fshehur byroja politike, banoret
(familjet) e ish-Bllokut dhe vete sundimtari i Shqiperise Enver Hoxha dhe familja
e tij. Flitet se ato ishin dhe nje strofull per policine sekrete te
diktatorit Enver Hoxha ne fund te jetes se tij, i projektuar sipas tyre edhe "per
ti bere balle nje bombe atomike". “Kjo eshte baza e fshehte ku Ministria e
Brendshme dhe Sigurimi i epokes komuniste do te kishte qene i bazuar ne
rast lufte”, - ka shpjeguar nje ish-zyrtari i Ministrise Brendshme te asaj
kohe, Abaz Hysa, per AFP-ne ne kohen kur minister i Brendshem ishte Gramoz
Ruçi.
Banesa (vila perrallore) personale te Hoxhes ne qender te Tiranes ne kohen
e tij te Blloku qe vendosur ne nje lagje te rezervuar vetem per
personalitete, anetaret e Byrose dhe Komitetit Qendror me gjithe familjet e tyre dhe
ishte e rrethuar me roja te Gardes per te qene te ndara me kujdes nga
banoret e tjere te kryeqytetit (thuhet se i gjithe Blloku permbante gjithashtu
nje strehe te nendheshme), te cilat ende mbeten mister se çfare fshihet nen
dhe. Por ne nje kendveshtrim tjeter ajo qe e shton edhe me shume kureshtjen
eshte fakti se pse po e kundershtojne me kaq force dhe me kaq kembengulje
zbulimin e nendheshem dhe lidhjen e tyre ish-banoret e vjeter te Bllokut.
Pse deputeti socialist, pionieri i Enverit Taulant Gjura me nje grup prej
33 deputetesh, qe te gjithe me ne krye ish-nxenesin e Bllokut Edi Rama,
jane te lidhur me familjen e diktatorit Enver Hoxha, bije e bija, nipa dhe
mbesa te anetareve te kesaj familjeje. Deri edhe te nje televizion, “Top
Chanell”, i cili jo pa qellim i ka studiot e tij ne piramide dhe tash me
pretekstin se po sulmohet fjala e lire dhe media e lire ne Shqiperi, nuk le gure
pa levizur qe piramida te mos prishet. Derisa te organizoje njerezit e saj
si ne kohen e vullnetareve te Enverit.
Thuhet se per kete arsye Partia Socialiste, qe ka dorezuar nje kerkese
ankimore ne Gjykaten Kushtetuese per vendimin e qeverise per shembjen e
piramides nga deputeti Taulant Balla, ose Taulant Gjura, qe dihet se ka qene edhe
me pare pjese e ish-kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama, kur ata
kishin apeluar vendimin e qeverise per shkak, siç thoshin, "te kostos se larte
financiare te vendimit per prishjen e piramides dhe ndertimin e
parlamentit te ri". Ne kerkesen e saj ankimore ish-bashkia e Tiranes dhe ish-kryetari
i saj Edi Rama e konsideronte antikushtetues dhe me kosto te larte
financiare vendimin per prishjen e piramides dhe ndertimin e parlamentit te ri, pa
treguar te verteten se çfare fshihet pas kerkesave te tyre.
Fakti me i çuditshem eshte se nga brenda dhe nga jashte rezidenca-bunker e
Gadafit, e ashtuquajtura “Bab-Azizia”, qe i ngjan nje pallati faraonik,
ndoshta edhe diçka me shume, e mbushur me mistere, eshte e njejte dhe
identike me ish-Bllokun e Tiranes. Ajo eshte nje ndertese e rrethuar plot
mistere, ashtu si edhe piramida e Enver Hoxhes me tunelet e nendheshme ne Tirane.
Por lidhje te tilla te nendheshme thuhet se ka edhe ne vendlindjen e tij ne
Gjirokaster, identike si ato te kolonelit ne vendlindjen e tij ne Sierta.
Thone se tunelet e Tiranes jane te mbushur perplot me objekte te kohes se
komunizmit. Prej nga broshurat, urdhrat, librat me udhezime teknike,
materiale jugosllave, sovjetike, kineze jane te permbledhura dhe te fshehura te
gjitha materialet 41 vjetve te sundimtarit te Shqiperise, diktatorit Hoxha.
Te njejtat mistere dhe te fshehta me ato te kolonelit, materiale
jugosllave, sovjetike, kineze dhe po aq vjet sa Gadafi sundoi Libine.
Enveri e sundoi Shqiperine nga 1945 deri me 1985, kur Shqiperia u be vendi
me i izoluar ne Evrope, kohe kur Shqiperia pothuajse u izolua plotesisht
nga bota, derisa me 1990 shqiptaret e rrezuan regjimin sundimtar te Enver
Hoxhes.
Dokumentet e ndertimit per tunele te ndryshme, te cilat agjencia e
prestigjioze e lajmeve AFP thuhet se ka pasur qasje ti zbuloje tregoni se keto
vende ishin menduar te ishin ne gjendje te perballonin bombardimet apo
shperthimi te barabarta me nje bombe atomike 20000 tone ne lidhje me madhesine e
nje bombe qe goditi Hiroshimen.
Pas aleances fillestare me ish-Jugosllavine komuniste Shqiperia ruajti dhe
fshehu sekretet me aleatet e tjere, ish-Bashkimin Sovjetik dhe se fundi me
Kinen. Ne ate kohe thuhet se keto vende kane miratuar nje linje te vetme
te politikes se tyre, e cila, sa prishej me njeren, lidhej me tjetren.
Keshtu ndodhi ne fund te viteve 1980. Ky veprim e ktheu Shqiperine ne nje
bastion te izoluar, duke ndjekur nje linje te eger te zbatimit te stalinizmit.
Pas vitit 1980 thuhet se diktatori Hoxha ka ndryshuar linjen e tij. Ai ishte
duke zbatuar nje program per te ndertuar qindra mije bunkere ne te gjithe
Shqiperine, si dhe nje rrjet nentokesor tunelesh per tu mbrojtur, siç e
propagandonte shtypi i asaj kohe, ne rast te pushtimit nga armiqte -
imperializmi amerikan dhe Perendimi.
Per kete qellim nga alibia qe vete Enveri krijonte dhe frika e luftes per
veten e tij dhe aleatet e tij te ngushte, Hoxha kishte te pakten kater
strehimet (nentokesore), njeri prej tyre thuhet se del ne malin e Kerrabes, pak
minuta larg nga pjesa jugore e Tiranes. Keshtu ka shpjeguar per AFP-ne
Kastriot Dervishi, shefi i arkivave ne Ministrine e Brendshme.
Mirepo sot eshte e drejte e çdonjerit qe te gjykoje dhe te thote te
verteten. Por te verteten e ketij misteri dhe asaj se çfare fshihet aty ne asnje
menyre per kete nuk mund ta vendose Taulant Balla me nje grup 33
deputetesh, qe te gjithe me ne krye Edi Ramen. Njerez qe dihet se jane te lidhur me
familjen e diktatorit Enver Hoxha, bije e bija, nipa dhe mbesa te anetareve
te kesaj familjeje. Ose deri te dhenderi i tij, i cili ishte arkitekti i
piramides, apo dhe televizioni “Top Chanell,” qe dyshohet se eshte investim
i familjes se Enver Hoxhes - dy djemve te tij.
Historia ka treguar se sistemet zevendesojne njeri-tjetrin, por ndertime
te tilla si piramidat, statujat dhe veprat e diktatoreve kane mbijetuar per
tu treguar atyre se jane ende gjalle. Kujtoni varrimin e Enver Hxhes dhe
deklarimin e Ramiz Alise se "per ty ka vetem ditelindje". Kjo behej me qellim,
sepse ato simbole komuniste i kane frymezuar me pastaj njerezit e tyre,
duke i mbajtur gjalle me shpresen e rikthimit te tyre nje dite.
Dhe nese do te bejme paralelizma ne kuptimin e plote te ketyre dy rasteve,
qe jane me se aktuale sot, me ate çfare po shohim ne Tirane dhe Tripoli,
lufta per ti mbrojtur rezidencat, vilat, tunelet dhe simbolet e diktatoreve,
lufta eshte shume e ashper nga besniket e partise.
Koha po tregon se çdo eksperience ka veçorine e saj, por duhen pasur
gjithnje parasysh se, ashtu si ne Berlin, me tunelet e bunkeret e Hitlerit,
Havana, Moske, Bagdad, Beograd, Tripoli apo edhe ato te Tiranes, kane
specifiken e tyre, keto lloj ndertimesh kane te fshehura shume mistere. Nga ato qe
ende bota nuk i di se çfare fshihet brenda dhe poshte tyre. Ndoshta sot te
gjithe ne e gjykojme nga ajo çfare shohim nga jashte, por nuk e dime se
çfare fshihet brenda tyre dhe çfare fshihet tek “vullnetaret e Eneverit”, qe
dalin sot dhe e mbrojne po me kaq ashpersi piramiden.
Andaj duhet te mos u besojme forte te gjitheve atyre qe mendojne si
Taulant Balla me nje grup 33 deputetesh me ne krye Edi Ramen, qe jane te lidhur
me familjen e diktatorit Enver Hoxha, bije e bija, nipa dhe mbesa te
anetareve te kesaj familjeje. Ose deri te dhenderi i tij, i cili ishte arkitekti i
piramides, apo dhe televizioni "pronar" i piramides “Top Chanell”, qe
thone se propagandojne se piramida eshte dhe ka qene e bukur dhe do te jete
gjithmone keshtu, nese ajo rikonstruktohet, vishet perseri me mermer. Por ne
intervisten e fundit ambasadori Rajerson thote se “nje grumbull plehu i
mbuluar me mermer eshte ende nje grumbull plehu". Ky mendim i ambasadorit
perforcon ate se mbasi shume gjera jane bere ne ate kohe ne emer te se bukures e
se drejtes se popullit, ashtu si ne kohen e Enver Hoxhes, Stalinit,
Sadamit, Gadafit e diktatoreve te tjere, por koha ka vertetuar te kunderten e
asaj qe proklamonin diktatoret.
Ne kete menyre, meqe askush nuk kishte guximin per ti kundershtuar dhe
shembur ato, apo ne nje vizion te pergjithshem te ketyre "strehimoreve", sot
20 vjet pas renies se atij regjimi keto struktura te trasheguara nga
sundimtaret e vendit, paranojaket komuniste, qe e lane Shqiperine me nje gjendje
te veshtire, ne frike, skamje, mjerim, duhet rrafshuar. Shqiperia behet gati
te festoje 100-vjetorin e pavaresise dhe 20 vjet demokraci, shtet i lire e
sovran, vend qe i duhet gjithsesi nje gje e re, qe duhet ndertuat mbi ato
objekte te mistershme te diktatoreve. Duhet edhe per tu treguar femijeve
tane se aty nuk ka ekzistuar ajo e keqja e madhe qe te gjithe ne shqiptaret
vuajtem padrejtesisht.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.