New York ; "Dore per dore - Hand in hand" nje "gardh" i madh njerezish
rreshtuar krah per krah
BEQIR SINA, Lower Manhattan New York
"Une do te doja per t'a marre fuqine, e unitetit te gjithe qytetit dhe t'i
tregoje botes se si ne e rindertuam ate edhe mbi germadhat e dhimbjes
dolem edhe me te forte, New Yorku sot eshte me i bukur dhe ne njujorkezet tani
ne jemi me te forte se kurre," tha ajo.
Lower Manhattan NYC : Ceremonite perkujtimore, 10 vjete mbas 11 shtatorit
mbahen ne te gjithe Shtetet e Bashkuara, por ceromoni te veçanta mbahen ne
vendet ku u rrezuan avionet. Çdo gje kulmon ne New York, ketu mbahet
ceremonia qendrore , ne vendin tashme te njohur si “Ground Zero - Kuota Zero”.
Aty ku po ngrihet dhe Kulla e Lirise dhe u inagurua nje memorial kushtuar
kesaj ngjarje qe ndryshoi jeten e ketyre njerezve dhe boten.
"Dore per dore - Hand in hand" eshte nje nga aktivitetet me te medha qe u
mbajt, ne vendin “Ground Zero - Kuota Zero”. Perreth ish Qendres Tregtare
Nderkombetare, ku 10 vjet me pare qendronin dy Kullat Binjake, simboli i
ekonomise se forte amerikane, me mijra njujorkeze, qe ne oret e para te
megjesit kane formuar nje "gardhe" te kapur dore per dore, ne shenje uniteti,
krenerie dhe dinjeti kombetar ne kujtim te viktimave te 11 shtatorit.
Rreshtuar krah per krah, mijera e mijra njerez si "gardh" dore per dore,
te veshur edhe me nga nje bluze te bardhe me nje foto te Kullave Binjake, ne
gjoks, dhe me nje shkrim poshte tyre "10 years ago on 9/11 - you will never
be forgotten" shtrihej nga Battery Park te Rruga 2 , West Str. Fulton Str.
dhe Chambres Str. thone se "jane mbledhur kete mengjes per te shenuar nje
moment kujtimi te 10 vjeteve me pare , per te rikthyer mendjen e tyre
njesoje, sikur kjo te kishte ndodhur, dje" u thane gazetarve qytetaret e
rreshtuar dore per dore.
Bonnie Schottland Pomerantz, ka marre prej dore, djalin e saj qe ishte
vetem femije,qe nuk dinte asgje kur ndodhi kjo ngjarje, pikerishte kur sulmi
ndodhi ne World Trade Center, vend ky qe shte vetem dy blloqe nga shtepia e
tyre. Ajo tha se ka nxjerre mesime nga ajo dite, ajo deshiron per te
siguruar femijeve te saj qe t'u kujtohet dhe asnjehere te mos e harrojne 11
shtatorin dhe ate çfare ndodhi ate dite.
"Une do te doja per t'a marre fuqine, e unitetit te gjithe qytetit dhe t'i
tregoje botes se si ne e rindertuam ate edhe mbi germadhat e dhimbjes
dolem edhe me te forte, New Yorku sot eshte me i bukur dhe ne njujorkezet tani
ne jemi me te forte se kurre," tha ajo.
Organizata qe ka organizuar kete kujtim madheshtor quhet Uniteti -
Bashkimi, eshte pikerisht ajo qe ka organizuar aktivitetin duke rreshtuar krah per
krah, mijera e mijra njerez si "gardh" dore per dore, te veshur edhe me
nga nje bluze te bardhe me nje foto te Kullave Binjake, ne gjoks, dhe me nje
shkrim poshte tyre "10 years ago on 9/11 - you will never be forgotten".
Julie Menin, kryetare e Bordit te Komunitetit Uniteti, shpresone per te
percjelle, nga New Yorku ne te gjithe globin mesazhin e bashkimit, krenarise dhe
dinjitetit amerikan te 11 shtatorit.
"Nese do te kujtojme ditet pas 9 / 11, me te vertete eshte per te treguar
nje te pabesueshmen - uniteti yne ne New York dhe gjithe Shtetet e
Bashkuara, ka qene jashtezakonisht i madh," tha Menin.
"Une mendoj se kjo flet per unitetin e Amerikes, dhe jo vetem Amerika,
njerezit e saj por gjithe bota ishin te prekur dhe iu bashkuan dhimbjes se
amerikaneve," tha nje pjesemarrese tjeter e "gardhit" "Dore per dore - Hand in
hand". "Keshtu qe une mendoj se kjo flet per unitetin dhe ne jemi ketu per
te treguar se jemi me te forte dhe me te bashkuar."
Amerika perkujtoi dje viktimat e sulmit terrorist mbi Kullat Binjake 10
vjet me pare.
Mijera familjare te viktimave ne sulmet e 11 shtatorit u bashkuan ne
mengjes ne Ground Zero, aty ku 10 vite me pare ngriheshin dy kullat binjake te
Qendres Boterore te Tregtise, ne kujtim te atyre qe humben jeten ne sulmet
terroriste qe tronditen boten 10 vjet me pare.
Nen masa te dyfishuara sigurie per shkak te paralajmerimeve per nje sulm
te dyte te mundshem nga Al Kaeda, ish-presidentet Xhorxh Bush dhe Bill
Klinton, se bashku me numrin dy te administrates amerikane kane marre pjese ne
ceremonine e inagurimit te nje memoriali kushtuar viktimave te Fluturimit 93
te linjes United, i cili u perplas ne nje zone ne Pensilvani me 11 shtator
2011.
Ne ceremonine e sotme ne Nju Jork do te mbahen disa minuta heshtje ne
kujtim te 2753 viktimave, ndersa presidenti Obama dhe paraardhesi i tij, Xhorxh
Bush do te lexojne nje nga nje te gjithe emrat e tyre.
Disa minuta heshtjeje do te mbahen ne orem 8:46, koha kur 10 vite me pare
u godit kulla veriore.
Ndersa Nju Jorku mbetet fokusi i dites perkujtimore, ceremoni te tjera do
te zhvillohen ne te gjithe vendin. Disa minuta heshtjeje do te kujtojne
momentet e sulmit ne Nju Jork ne 09:03 dhe 9:36, Uashington 9:59 Pensilvani
10:03 dhe 10:28.
Dy fasha drite do te ndriçojne ne vendin ku para 10 vitesh ngriheshin
Kullat Binjake ne perendim te diellit.
Nderkohe, nje dite me pare, Presidenti Obama se bashku me bashkeshorten
vizituan varrezat ne Arlington, aty ku prehen ushtaret amerikane te vrare ne
Irak dhe Afganistan.
Pas paralajmerimeve per nje sulm te mundshem te Al Kaedes, masat e
sigurise jane shtuar ne maksimum. Tre persona jane shpallur ne kerkim ne
Washington dhe ne pjesen tjeter te vendit, te dyshuar si pjesetare te nje celule te
rrjetit terrorist, e gatshme te realizoje nje tjeter atentat te bujshem.
Ne fjalimin e tij radiofonik te se shtunes, presidenti Obama kerkoi te
theksonte se 10 vjet pas tragjedise, Amerika eshte me e forte dhe populli me i
prirur te ece 11 shtatori
11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-se
11 Shtatori, Berisha mesazh solidariteti SHBA-se
Obama: Tani jemi me te forteperpara pavaresisht rreziqeve. Megjithate,
shefi i Shtepise se Bardhe vuri edhe nje here ne dukje se ne predispoziten e
tij anti-terrorit, vendi nuk duhet te ule vigjilencen, as javet ne vazhdim.
Numri dy i administrates, Joe Biden, ishte bashke me ish-presidentet
Xhorxh Bush dhe Bill Klinton ne Shanksvill te Pensilvanise per ceremonine e
dedikimit te nje memoriali viktimave te Fluturimit 93 te linjes ajrore United,
i cili u perplas ne nje fushe gjate sulmeve terroriste te 11 shtatorit
2011.
Memoriali eshte prej guri te bardhe dhe kujton perpjekjet e udhetareve dhe
ekuipazhit per te mposhtur rrembyesit dhe per te penguar realizimin e
objektivit te tyre.
“Kjo permendore eshte nje garanci se kombi yne do t’i kujtoje gjithmone
ata qe humben jeten ne 11 shtator. Por, ne kemi nje detyrim pertej kujtimit.
Kemi nje detyrim pertej nderimit. Kemi detyrimin t’i jetojme jetet tona ne
menyre te tille qe te lartesojne idealet e ketyre burrave dhe grave. Kemi
detyren te gjejme si komb nje pikesynim te perbashket”, u shpreh George W.
Bush.
“Teksa kujtjome çfare ndodhi ne New York, Pentagon dhe ketu, ne duhet te
nderojme ata qe vdiqen, te falenderojme te afermit qe mbajne gjalle kujtimin,
te rrisim femijet e tyre e te gjejme forcen per te vazhduar jeten. Mendoj
se duhet te falenderojme presidentin Bush, zevendespresidentin Biden dhe
presidentin Obama e te gjithe ata qe sherbyen perkrah tyre, te cilet nuk
lejuan qe Amerika te sulmohej serish”, tha ne fjalen e tij Bill Clinton.
“Nuk ka momente te veshtira qe nuk mund te transformohen ne force
kombetare. Farat e dyshimet te mbjella nga ata qe na duan te keqen do te rriten per
tu kthyer ne kullota te gjelbra si kjo ku po qendrojme sot. Sepse ata nuk
munden, ata nuk do te arrijne te mposhtin shpirtin amerikan”, theksoi Joe
Biden.
Ne Washington, presidenti Barak Obama shenoi 10 vjetorin e sulmeve
terroriste te 11 shtatorit 2001 duke nderuar kujtimin e atyre qe humben jeten dhe
shprehur respektin e tij per forcat e armatosura amerikane.
Nderkaq, ish-kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, tha se
Amerika eshte me sigurte sot se sa me 11 shtator 2001, por jo aq e sigurt sa
duhet te ishte. Presidenti Obama dhe e shoqja, Mishele, qe dje ishin ne
Varrezat Kombetare te Arlingtonit per te shprehur respektin ndaj personelit
ushtarak te vrare ne Irak dhe Afganistan, do te marrin pjese sot gjate gjithe
dites ne ceremonite perkujtimore te 11 shtatorit.
Ata do te shkojne fillimisht ne Nju Jork, ku do te jene te pranishem edhe
Xhorxh Bush dhe personalitete te tjera. Çifti presidencial do te kthehet
pastaj ne Uashington per te vendosur nje kurore ne Pentagon.
Dita e tyre do te mbyllet me nje fjalim te presidentit ne nje koncert
perkujtimor ne qendren Xhon F. Kenedi te Arteve Skenike ne Uashington.
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
New York ; "Dorë për dore - Hand in hand" një "gardh" i madh njerëzish
rreshtuar krah për krah
BEQIR SINA, Lower Manhattan New York
Në Shtetet e Bashkuara, kanë nisur ceremonitë përkujtimore në 10 vjetorin
e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, në New York, Washington dhe
Pensilvani
Lower Manhattan NYC : Ceremonitë përkujtimore, 10 vjetë mbas 11 shtatorit
mbahen në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por ceromoni të veçanta mbahen në
vendet ku u rrëzuan avionët. Çdo gjë kulmon në New York, këtu mbahet
ceremonia qendrore , në vendin tashmë të njohur si “Ground Zero - Kuota Zero”.
Aty ku po ngrihet dhe Kulla e Lirisë dhe u inagurua një memorial kushtuar
kësaj ngjarje që ndryshoi jetën e këtyre njerëzve dhe botën.
"Dorë për dore - Hand in hand" është një nga aktivitetet më të mëdha që u
mbajt, në vendin “Ground Zero - Kuota Zero”. Përreth ish Qëndrës Tregtare
Ndërkombëtare, ku 10 vjet më parë qëndronin dy Kullat Binjake, simboli i
ekonomisë së fortë amerikane, me mijra njujorkezë, që në orët e para të
mëgjesit kanë formuar një "gardhë" të kapur dorë për dore, në shenjë uniteti,
krenerie dhe dinjeti kombëtar në kujtim të viktimave të 11 shtatorit.
Rreshtuar krah për krah, mijëra e mijra njerëz si "gardh" dorë për dore,
të veshur edhe me nga një bluzë të bardhë me një foto të Kullave Binjake, në
gjoks, dhe me një shkrim poshtë tyre "10 years ago on 9/11 - you will
never be forgotten" shtrihej nga Battery Park të Rruga 2 , West Str. Fulton
Str. dhe Chambres Str. thonë se "janë mbledhur këtë mëngjes për të shënuar një
moment kujtimi të 10 vjetëve më parë , për të rikthyer mendjen e tyre
njësojë, sikur kjo të kishte ndodhur, dje" u thanë gazetarve qytetarët e
rreshtuar dorë për dore.
Bonnie Schottland Pomerantz, ka marrë prej dore, djalin e saj që ishte
vetëm fëmijë,që nuk dinte asgjë kur ndodhi kjo ngjarje, pikërishtë kur sulmi
ndodhi në World Trade Center, vend ky që shtë vetëm dy blloqe nga shtëpia e
tyre. Ajo tha se ka nxjerrë mësime nga ajo ditë, ajo dëshiron për të
siguruar fëmijëve të saj që t'u kujtohet dhe asnjëherë të mos e harrojnë 11
shtatorin dhe atë çfarë ndodhi atë ditë.
"Unë do të doja për t'a marrë fuqinë, e unitetit të gjithë qytetit dhe
t'i tregojë botës se si ne e rindërtuam atë edhe mbi gërmadhat e dhimbjes
dolëm edhe më të fortë, New Yorku sot është më i bukur dhe ne njujorkezët tani
ne jemi më të fortë se kurrë," tha ajo.
Organizata që ka organizuar këtë kujtim madhështor quhet Uniteti -
Bashkimi, është pikërisht ajo që ka organizuar aktivitetin duke rreshtuar krah për
krah, mijëra e mijra njerëz si "gardh" dorë për dore, të veshur edhe me nga
një bluzë të bardhë me një foto të Kullave Binjake, në gjoks, dhe me një
shkrim poshtë tyre "10 years ago on 9/11 - you will never be forgotten".
Julie Menin, kryetare e Bordit të Komunitetit Uniteti, shpresonë për të
përcjellë, nga New Yorku në të gjithë globin mesazhin e bashkimit, krenarisë dhe
dinjitetit amerikan të 11 shtatorit.
"Nëse do të kujtojmë ditët pas 9 / 11, me të vërtetë është për të treguar
një të pabesueshmen - uniteti ynë në New York dhe gjithë Shtetet e
Bashkuara, ka qënë jashtëzakonisht i madh," tha Menin.
"Unë mendoj se kjo flet për unitetin e Amerikës, dhe jo vetëm Amerika,
njerëzit e saj por gjithë bota ishin të prekur dhe iu bashkuan dhimbjes së
amerikanëve," tha një pjesëmarrëse tjetër e "gardhit" "Dorë për dore - Hand in
hand". "Kështu që unë mendoj se kjo flet për unitetin dhe ne jemi këtu për
të treguar se jemi më të fortë dhe më të bashkuar."
Amerika përkujtoi dje viktimat e sulmit terrorist mbi Kullat Binjake 10
vjet më parë.
Mijëra familjarë të viktimave në sulmet e 11 shtatorit u bashkuan në
mëngjes në Ground Zero, aty ku 10 vite më parë ngriheshin dy kullat binjake të
Qendrës Botërore të Tregtisë, në kujtim të atyre që humbën jetën në sulmet
terroriste që tronditën botën 10 vjet më parë.
Nën masa të dyfishuara sigurie për shkak të paralajmërimeve për një sulm
të dytë të mundshëm nga Al Kaeda, ish-presidentët Xhorxh Bush dhe Bill
Klinton, së bashku me numrin dy të administratës amerikane kanë marrë pjesë në
ceremoninë e inagurimit të një memoriali kushtuar viktimave të Fluturimit 93
të linjës United, i cili u përplas në një zonë në Pensilvani më 11 shtator
2011.
Në ceremoninë e sotme në Nju Jork do të mbahen disa minuta heshtje në
kujtim të 2753 viktimave, ndërsa presidenti Obama dhe paraardhësi i tij, Xhorxh
Bush do të lexojnë një nga një të gjithë emrat e tyre.
Disa minuta heshtjeje do të mbahen në orëm 8:46, koha kur 10 vite më parë
u godit kulla veriore.
Ndërsa Nju Jorku mbetet fokusi i ditës përkujtimore, ceremoni të tjera do
të zhvillohen në të gjithë vendin. Disa minuta heshtjeje do të kujtojnë
momentet e sulmit në Nju Jork në 09:03 dhe 9:36, Uashington 9:59 Pensilvani
10:03 dhe 10:28.
Dy fasha drite do të ndriçojnë në vendin ku para 10 vitesh ngriheshin
Kullat Binjake në perëndim të diellit.
Ndërkohë, një ditë më parë, Presidenti Obama së bashku me bashkëshorten
vizituan varrezat në Arlington, aty ku prehen ushtarët amerikanë të vrarë në
Irak dhe Afganistan.
Pas paralajmërimeve për një sulm të mundshëm të Al Kaedës, masat e
sigurisë janë shtuar në maksimum. Tre persona janë shpallur në kërkim në
Washington dhe në pjesën tjetër të vendit, të dyshuar si pjesëtarë të një celule të
rrjetit terrorist, e gatshme të realizojë një tjetër atentat të bujshëm.
Në fjalimin e tij radiofonik të së shtunës, presidenti Obama kërkoi të
theksonte se 10 vjet pas tragjedisë, Amerika është më e fortë dhe populli më i
prirur të ecë 11 shtatori
11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-së
11 Shtatori, Berisha mesazh solidariteti SHBA-së
Obama: Tani jemi më të fortëpërpara pavarësisht rreziqeve. Megjithate,
shefi i Shtëpisë së Bardhë vuri edhe një herë në dukje se në predispozitën e
tij anti-terrorit, vendi nuk duhet të ulë vigjilencën, as javët në vazhdim.
Numri dy i administratës, Joe Biden, ishte bashkë me ish-presidentët
Xhorxh Bush dhe Bill Klinton në Shanksvill të Pensilvanisë për ceremoninë e
dedikimit të një memoriali viktimave te Fluturimit 93 të linjës ajrore United,
i cili u përplas në një fushë gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit
2011.
Memoriali është prej guri të bardhë dhe kujton përpjekjet e udhëtarëve dhe
ekuipazhit për të mposhtur rrëmbyesit dhe për të penguar realizimin e
objektivit të tyre.
“Kjo përmendore është një garanci se kombi ynë do t’i kujtojë gjithmonë
ata që humbën jetën në 11 shtator. Por, ne kemi një detyrim përtej kujtimit.
Kemi një detyrim përtej nderimit. Kemi detyrimin t’i jetojmë jetët tona në
mënyrë të tillë që të lartësojnë idealet e këtyre burrave dhe grave. Kemi
detyrën të gjejmë si komb një pikësynim të përbashkët”, u shpreh George W.
Bush.
“Teksa kujtjomë çfarë ndodhi në New York, Pentagon dhe këtu, ne duhet të
nderojmë ata që vdiqën, të falenderojmë të afërmit që mbajnë gjallë
kujtimin, të rrisim fëmijët e tyre e të gjejmë forcën për të vazhduar jetën. Mendoj
se duhet të falenderojmë presidentin Bush, zëvendëspresidentin Biden dhe
presidentin Obama e të gjithë ata që shërbyen përkrah tyre, të cilët nuk
lejuan që Amerika të sulmohej sërish”, tha në fjalën e tij Bill Clinton.
“Nuk ka momente të vështira që nuk mund të transformohen në forcë
kombëtare. Farat e dyshimet të mbjella nga ata që na duan të keqen do të rriten për
tu kthyer në kullota të gjelbra si kjo ku po qëndrojmë sot. Sepse ata nuk
munden, ata nuk do të arrijnë të mposhtin shpirtin amerikan”, theksoi Joe
Biden.
Në Washington, presidenti Barak Obama shënoi 10 vjetorin e sulmeve
terroriste të 11 shtatorit 2001 duke nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën dhe
shprehur respektin e tij për forcat e armatosura amerikane.
Ndërkaq, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, tha se
Amerika është më sigurtë sot se sa më 11 shtator 2001, por jo aq e sigurt sa
duhet të ishte. Presidenti Obama dhe e shoqja, Mishelë, që dje ishin në
Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për të shprehur respektin ndaj personelit
ushtarak të vrarë në Irak dhe Afganistan, do të marrin pjesë sot gjatë gjithë
ditës në ceremonitë përkujtimore të 11 shtatorit.
Ata do të shkojnë fillimisht në Nju Jork, ku do të jenë të pranishëm edhe
Xhorxh Bush dhe personalitete të tjera. Çifti presidencial do të kthehet
pastaj në Uashington për të vendosur një kurorë në Pentagon.
Dita e tyre do të mbyllet me një fjalim të presidentit në një koncert
përkujtimor në qendrën Xhon F. Kenedi të Arteve Skenike në Uashington.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.