Papandreu nuk vjene ne SHBA, deshton takimi me Gruevskin

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://ina-online.net/maqedoni/9232.html_ 
(http://ina-online.net/maqedoni/9232.html) 
Papandreu nuk shkon në SHBA, dështon takimi me Gruevskin
 
 
Kryeministri grek Jorgos Papandreu për shkak të krizës së thelluar  
ekonomike ka anuluar vizitën e tij në SHBA, të planifikuar për sot.  
Me anulimin e kësaj vizite, dështon edhe takimi i paralajmëruar në Nju Jork 
 me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në kuadër të mbledhjes së 
66 të  Asamblesë së përgjithshme të OKB-së dhe takimin vjetor të FMN-së.  
Kryeministri Gruevski pritet që javën e ardhshme të udhëtojë për vizitë në  
SHBA duke pasur agjendën e takimeve në kuadër të OKB-së, FMN-së dhe takime 
me  diasporën nga Maqedonia.  
Në qendër të vëmendjes ka qenë takimi i paralajmëruar mes Gruevskit dhe  
Papandreut, dhe se kjo jozyrtarisht ishte konfirmuar edhe nga zyra e  
ndërmjetësit të OKB-së për kontestin e emrit në Nju Jork, Matheë Nimmetz.  
Televizioni shtetëror NET dhe ai privat Mega kanë bërë të ditur se vendimi 
i  Papandreut për të mos shkuar në SHBA pasoi pas konsultave me ministrin e  
financave, Evangelos Venizelos. 
Zyrtarët e Eurozonës kanë vendosur që të shtyejnë deri në tetor vendimin se 
a  plotëson kushtet Greqia për tërheqjen e pjesës tjetër të huasë për 
shpëtim nga  bankroti. Huaja e planifikuar kap një shifër prej 110 miliardë euro, 
e cila  është e domosdoshme për të shmangur bankrotimin e Greqisë.  
(B.Sina/INA)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.