New York nderohet Blair dhe pas vdekjes ambasadori Hollbruk

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
for photos click  here: 
_http://www.voal-online.ch/_ (http://www.voal-online.ch/)  
_http://www.ina-online.net/_ (http://www.ina-online.net/)  
_www.albdreams.net_ (http://www.albdreams.net)  
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)   
Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC)  mbreme ne New York nderoi 
ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes  ambasadorin Richard 
Hollbrook 




Reportazh  special nga New York - Beqir SINA





Ish  Kryeministri Tony Blair i dha merita presidentit te pare te Kosoves dr 
Ibrahim  Rugoves, dhe çmoi lart dhuraten e tij nje kristal nga Kosova, e 
cila tash mbas  kaq vitesh merr nje vlere te jashtezakoneshme, duke na treguar 
se "Çfare vlere  te madhe kan pasur ato guret e Kosoves qe i ndjeri Rugova 
i pate dhuruar  burreshtetasve- nga mbare bota, gje qe e ka ber te njohur 
Kosoven ne arenen  nderkombetare"


NEW YORK CITY :  Planifikimit i mbajtjes se kesaj ngjarje, te veçante e te 
rendesishme, ne sallen  e famshme te qytetit te New Yorkut, Gotham Hall 
ishte gjithçka e perkryer. Ne  Gotham Hall, mbremja e 15 -te "Annual Awards Gala 
"mori nje vemendje te  jashtezakonshme dhe me te vertete mund te quhet "nje 
nate e paharrueshme per  shqiptaret e Amerikes ne Nju Jork".


Kjo per vete faktin se Keshilli  Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) 
organizoi me rastin e 15- vjetorit te  themelimit te kesaj organizate, mbremjen 
jubilare te 15 -te "Annual Awards Gala  . Darke vjetore e cila kete vit nderoi 
ish-kryeministrin britanik, Tony Blair,  me çmimin e “Duarve te Shpreses” 
(Hands of Hope) – per kontributin e tij  historik qe dergoi ne pavaresine e 
Kosoves.  
Ne  kete eveniment Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) kujtoje dhe 
nderoje,  edhe jeten e ambasadorit Riçard Hollbruk, me çmimin çmimin “
Arritje Gjate Jetes”  (Lifetime Achievement Award), nje diplomat amerikan dhe i 
derguari i posaçem  presidencial per Ballkanin – per guximin e tij te 
jashtezakonshem diplomatik,  per te sjelle paqe per njerezit e Ballkanit. Holbrooke 
vdiq dhjetorin e kaluar,  ndersa mirenjohjen per “Arritje Jetesore” e mori 
miku i tij i perjeteshem  ambasadori Frank Wisner.

Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) ne  programin e saj gala i 
vitit 2011, ne ne sallen e famshme te qytetit te New  Yorkut, Gotham Hall 
perkujtoje me kete rast edhe 20-vjetorin e riperterirjes se  marredhenieve 
SHBA-Shqiperi. Qe sipas Sekretares se Shtetit te SHBA-se, Hillari  Rodham Klinton, 
“ky pervjetor perkujton partneritetin tone, na perkujton  perparimin e bere 
dhe nenvizon premtimin per te ardhmen e Shqiperise… derisa ne  vazhdojme te 
punojme se bashku, per njezet vitet e ardhshme dhe me shume se aq.”  

Ne kete eveniment moren pjese Ambasadore dhe Ministra te shteteve te  
rajonit, anetare te Departamentit te Shtetit te SHBA-se, USAID, represantues te  
Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi, ne Kombet e Bashkuara, 
veprimtare  e aktivistet e rendesishem te komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe 
biznesmen e  afaristet nga rajoni dhe diaspora, dhe udheheqes lokal nga komunat 
ne  Kosove(Peja dhe Prishtina), Mal te Zi(Tuzi) dhe Maqedonia(Tetova). 

Te  pranishem edhe kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, kryeministri i 
Shqiperise,  Sali Berisha, zevendeskryeministri i Maqedonise, Musa Xhaferi, 
ambasadorja e  SHBA ne Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo, 
zevendesndihmessekretari amerikan  i Shtetit per Evrope dhe Euroazi, Philip Reeker, 
kongresisti Eliot Engel,  Ministri i Jashtem i Malvines Shahid, Ministri i Jashtem e 
Batus, ambasadori  Frank Wisner, zvendes kryeministri i pare i Kosoves , zoti 
Behgjet Pacolli,  ambasadori Ferit Hoxha, Konsulli i Pergjitheshem i 
Shqipersie ne SHBA, zoti  Dritan Mishto, ambasadori i Kosoves ne SHBA, Avni Spahiu 
dhe diplomatet e tjere  te Kosoves, ne New York, dhe nga Insituti Amerikan 
per Paqe, David Philips, si  dhe kryetari i Komunes se Pejes, zoti Ali 
Berisha, Kryetari Komunes Urbane te  Tuzit, Nikolle Gegaj. 

Darken  e 15 te, vjetore te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, e 
udhehoqi Drejtori  Egzekutiv i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, ndersa e pershendeti 
edhe Presidentja e  Kosoves zonja Atifete Jahjaga, Kryeministri Berisha, 
ambasadori Riker dhe  ambasadori Visner, si dhe aktoria e Hollivudit Eliza Dushku 
dhe modelja e njohur  shqiptare ne SHBA-es, Emina Çunmulaj. 


Darka vjetore e Keshillit  Kombetar Shqiptaro-Amerikan, u hap me intonimin 
e hymneve kombetare te  Shqiperise dhe ai i SHBA, kenduar nga John Krasniqi. 



Folesi  kryesore ishte presidenti i KKSHA, Martin Shkreli, i cili 
ndertetjera ka  vleresuar edhe arritjet e Kosoves dhe Shqiperise si dhe perparimin qe 
ka bere  çeshtja shqiptare sot ne Ballkan. 

Ne kete eveniment, fjalen kryesore e  mbajti Presidentja e Kosoves zonja 
Atifete Jahjaga, e cila u shpall dhe anetare  nderi e Keshillit Kombetar 
Shqiptaro-Amerikan. 

Ne  fjalen e saj zonja Jahjaga, tha se “Jam e nderuar qe marre pjese ne 
kete darke  qe na tubon neve shqiptareve dhe miqte tane. Kryeminister Bler, 
eshte nje nder  te te kemi sonte ne mes nesh dhe une dua te falenderoj per 
udheheqjen tuaj,  vizionin tuaj dhe te kontributit te madh qe çoi ne lirine e 
Kosoves. Ne jemi ne  ndertimin e nje shteti te forte qe do t’ju beje krenar." 
Une  gjithashtu dua te nderoj kujtimin e z. Richard Holbrooke, i cili nuk 
eshte me me  ne per perpjekjet e tij te palodhura diplomatike dhe per 
kushtimin e tij te  gjate per paqe ne Ballkan. Ne emer te Kosoves, faleminderit!   
Ndjehem  shume e nderuar qe t’Ju drejtohem Juve, bashkekombes te mi dhe 
qytetare te  respektuar te kesaj bote te lire, me ndjenjat e respektit te 
thelle, sepse  idealet qe ju perfaqesoni jane nje gershetim fatlum i lirise dhe 
miqesise midis  popujve. 
Deshiroj  te permend ketu kontributin e shoqatave patriotike, te Liges 
Qytetare  Shqiptaro-Amerikane qe vepruan ne SHBA, dhe sidomos deshiroj te 
permend vepren e  presidentit Ibrahim Rugova, liderin e pluralizmit ne Kosove, qe 
projektoi idene  e miqesise ne mes Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te 
Amerikes.
Ideali i  lirise, i cili qendron i brumosur ne themelet e botekuptimit te 
qyteterimit  amerikan eshte bere vlere e perbotshme dhe sherben si frymezim 
per te gjithe  popujt e mbare rruzullit, duke respektuar vlerat themelore te 
lirise dhe te  dinjitetit njerezor. 
Ne  jemi udheheqes te dy vendeve tona, te nje kombi, qe kemi mandatin e 
popullit, qe  kemi nje ideal per nje vizion dhe qe ketu nuk jemi te mbledhur 
vetem nga fakti  se flasim nje gjuhe dhe jemi bashkekombes, por nga vlerat qe 
i perçojme per te  ndertuar nje te ardhme me te ndritur per popullin tone, 
duke qene te perkushtuar  per demokracine dhe per civilizimin evropian. 

Nderkaq,  duke e dorezuar çmimin Duart e Shpreses, ish kryeminisrtit te 
Anglise Tony  Blair, Kryeministri i Kosoves Hashim Thaqi i dhuroi atij nje 
kopje te  "Deklerates se Shpalljes te Pavaresise se Kosoves - 17 Shkurt 2008"

Ish  kryeministri britanik, Toni Bler, duke marre kete çmim te cilin ai e 
vlersoje  larte, dhe e quajti nje nder qe po i behej nga shqiptaret, tha se: 
"Kosova ka  zene nje kapitull te veçante ne zemern time." 


"Kur Kosova, theksoi  Bler doli si nje problem ne fund te vitit 1998 dhe 
shpertheu ne muajt e pare te  1999-es, ana e mprehte e politikes se jashtme 
dhe vendimmarrjes u be ne fakt  urgjente dhe e dhimbshme. Ne thelb, problemet 
e shkaktuara ne prag te  shperberjes se Jugosllavise, perfshire renien e 
Murit te Berlinit, ishin ende te  pranishme."


"Une mesova shume gjera nga ajo çfare ndodhi ne Kosove,  atehere per 
qeverisjen, per udheheqjen, per veten time. Kur i rikthehem ne  mendimet e mija 
tani kujtoje si u zhvillua situata, dhe mahnitem se si kjo  ndryshoi 
gjithashtu plotesisht qendrimin tim ndaj politikes se jashtme, te  atehershme." 
tregoje zoti Bler


Ish Kryeministri Tony Blair i dha  merita te medha presidentit te pare te 
Kosoves dr Ibrahim Rugoves, dhe çmoi lart  dhuraten e tij nje kristal nga 
Kosova, e cila tash mbas kaq vitesh, duket se  merr nje vlere te 
jashtezakoneshme, duke na treguar se "Çfare vlere te madhe kan  pasur ato guret e Kosoves 
qe i ndjeri Rugova, i pate dhuruar burreshtetasve -  nga mbare bota, gje qe 
e ka ber te njohur Kosoven ne arenen  nderkombetare"

Ish Kryeministri Bler, foli me pase per ate se perse ai  ishte i pari ne 
ate kohe, njeriu qe mbrojti tezen e nderhyrjes ushtarake per  zgjidhjen e asaj 
çfare po ndodhte ne vitin 1999 ne Kosove . Ai tregoi se cila  ishte ndenja 
qe e shtyu ate te marre ate vendim te veshtire, ne nje kohe qe  populli i 
tij kerkonte qe ai t'i kushtohej me shume vendit te tij sesa Kosoves.  Me pase 
duke rrefyer perse mbajti kete qendrim, si u veprua, si dhe per takimin  me 
Ibrahim Rugoven, i cili asokohe i kishte dhuruar nje gure te kristalte, ai  
nenvizoje : "Ky ishte nje Gure i cili, tha Zoti Bler, u be me vone 
inspirimi i  im shpirteror, per te ndihmuar popullin e Kosoves dhe te beja ne ate 
periudhe,  ate qe edhe une bera per Kosoven qe ajo te ishte e lire dhe e 
pavarur, te  jentonte me dinjitet dhe krenare."

"Ibrahim Rugova, tha ish kryeministri  britanik i asaj kohe, me dhuroi nje 
kristal, duke me thene ; "Merre kete gure  nga Kosova, dhe sa here t'a 
shohish ate , kujtoje popullin tim - i cili sot po  vuan dhembjen e madhe, dhe 
eshte duke luftuar per liri, dinjitet dhe krenari".  



Ne fillim te fjales se tij Kryeministri i Kosovess zoti Hashim  Thaqi duke 
iu drejtuar ish Kryeministrit te Britanise, zotit Tony Blair, tha se  :" Ju 
lutem me lejoni te filloj duke ju falenderuar ne emer te Qeverise dhe  
popullit te Republikes se Kosoves per mbeshtetjen e juaj per lirine ne Kosove  
dhe paqen ne Ballkan." 

"Para dhjete vitesh, tha zoti Thaqi, ne patem  viziten e z. Blair ne 
Kosove, menjehere pasi lufta mbaroi.
Ishte nje kohe  shume e veshtire, mbi nje million njerez te cilet ishin 
refugjate gjate luftes u  kthyen prape.
Atyre ju nevojiteshin shtepi per banim, siguri, dhe paqe.  Kosova ishte e 
shkaterruar dhe gjerat bazike mungonin. 
Atehere  ishte koha, kur bashkesia nderkombetare e kuptoi se ishte me lehte 
te ndaleshin  diktatoret zemerlig se te ndertohej nje shtet i 
suksesshem.Jam shume krenar sot  te jem ne kete vend me kaq shume miq per t’i thene diçka 
shume te rendesishme z.  Blair" 


Zevendes  ndihmes sekretari i Shtetit, per Evrope dhe Euroazi, Ambasadori 
Philip Reeker  shprehu nderin qe ishte ftuar ne te njejten darke me 
ish-kryeministrin Tony  Blair dhe e lavderoi per rolin e tij per vendosjen e paqes ne 
Ballkan.   


Ai  vleresoi lart edhe diplomatin Holbrooke, me te cilin kishte punuar 
ngushte: “Te  gjithe ne Departamentin e Shtetit, sidomos ne qe punojme me 
Ballkanin u  hidheruam shume kur mesuam per vdekjen e Richard Holbrooke”, tha ai. “
Une kam  pasur fatin e madh te punoja ngushte me te dhe kontributi i tij 
per vendosjen e  paqes ne Ballkanin Perendimor nuk do te harrohet kurre”. 
Reeker  i cili tha se po fliste ne emer te Sekretares se Shtetit çmoi 
fjalet e ngrohta  te kryeministrit Sali Berisha per Shtetet e Bashkuara dhe 
proamerikanizmin e  shqiptareve, u shpreh se ai dhe zevendes-Sekretari i Shtetit 
Bill Burns e kishin  te qarte se Amerika kishte gjetur te Shqiperia nje mik 
te vertete.   

“Jam  shume krenar qe bashkohem me ju ketu per te festuar edhe 20-vjetorin 
e  rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes Shteteve te Bashkuara dhe  
Shqiperise”, tha Reeker, duke shtuar se javen e ardhshme ne Tirane, do te  
festohet ri-hapja mbas 52 vjeteve i Ambasades ne Tirane. 
Ai  vleresoi marredheniet e mira qe Shqiperia ka krijuar me vdendet fqinje 
sidomos  me Kosoven dhe Maqedonine, “ku une kam qene ambasador per disa vite”
, u shpreh  Reeker. Ai vleresoi kohen e re qe kishte ardhur ne Ballkan kur 
vendet  bashkepunonin dhe ishin te hapura me njera-tjetren. Ai velresoi 
dialogun mes  Kosoves dhe Serbise dhe rolin e kryeministrit Hashim Thaçi ne 
politiken pozitive  te Kosoves.  

Ambasadori  Reeker vleresoi bashkepunimin e Departamentit te Shtetit me 
KKSHA-ne si nje  organizate shume serioze dhe çmoi sidomos programin Hope, qe 
ka sjelle nje numer  grash dhe vajzash per t’i pergatitur ne Washington dhe 
qe jane udheheqese ne  shoqerine kosovare. Bashkepunimin me USAID etj. 
Ne  kuadrin e veprimtarive humanitare, ai permendi rolin e bashkeshortes se 
tij  Solveig Reeker, e cila eshte gjithashtu diplomate e Departamentit te 
Shtetit, ne  punen per te rritur ndergjegjesimin ne Maqedoni per rrezikun e 
kancerit te  gjirit. 

Ai  perfitoi nga rasti per te pershendetur thellesisht nga zemera zonjen 
Liri  Berisha, bashkeshorten e Kryeministrit, e cila eshte bere model per 
veprimtarite  e saj humanitare, siç tha zoti Riker. 
"Deshiroj  te pergezoj Zonjen Berisha, bashkeshorten e Kryeministrit te 
Shqiperise, per  angazhimin e saj lidhur me çeshtjen e Autizmit. Zonja Berisha 
po ben nje pune te  shkelqyer per ndergjegjesimin e Autizmit ne bote, gje te 
cilen e vleresojme  shume dhe ne ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes."

Ne fund, Reeker  falenderoi diasporen shqiptare ne Amerike qe ka sherbyer 
si ure ne marredheniet  shqiptaro-amerikane.


Nder personalitetet qe KKSHA-ja ka nderuar me  çmime ne te kaluaren jane 
edhe Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, James  P. Rubin, Bianca 
Jagger, Stan Dragoti, Mark Ledoux, Penny and David McCall,  Presidentin Clinton, 
Sekretaret e Shtetit James Baker, Senatorin Robert Dole,  Kryetarin e 
UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, Gjeneralin Wesley Clark, Ambasadorin  Frank 
Wisner, Kongresmenin Eliot Engel, Presidentin Martii Ahtisaari. Si dhe  
personalitetet e shquara shqiptaro-amerikane: Anthony Athanas, Xhim Xhema, Elez  
Biberaj, Ilir Zherka, Bruno Selimaj, Pjeter Kola e Harry  Bajraktari.






Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) mbrëmë në New York nderoi  
ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes ambasadorin Richard  
Hollbrook 




Reportazh special nga New York - Beqir  SINA





Ish Kryeministri Tony Blair i dha merita presidentit  të parë të Kosovës dr 
Ibrahim Rugovës, dhe çmoi lart dhuratën e tij një kristal  nga Kosova, e 
cila tash mbas kaq vitesh merr një vlerë të jashtëzakonëshme, duke  na treguar 
se "Çfarë vlere të madhe kan pasur ato gurët e Kosovës që i ndjeri  Rugova 
i patë dhuruar burrështetasve- nga mbarë bota, gjë që e ka bër të njohur  
Kosovën në arenën ndërkombëtare"


NEW YORK CITY : Planifikimit i  mbajtjes së kësaj ngjarje, të veçantë e të 
rëndësishme, në sallën e famshme të  qytetit të New Yorkut, Gotham Hall 
ishte gjithçka e përkryer. Në Gotham Hall,  mbrëmja e 15 -të "Annual Awards Gala 
"mori një vëmendje të jashtëzakonshme dhe  me të vërtetë mund të quhet "një 
natë e paharrueshme për shqiptarët e Amerikës  në Nju Jork".


Kjo për vetë faktin se Këshilli Kombëtar  Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) 
organizoi me rastin e 15- vjetorit të themelimit të  kësaj organizate, mbrëmjen 
jubilare të 15 -të "Annual Awards Gala . Darkë  vjetore e cila këtë vit nderoi 
ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, me çmimin  e “Duarve të Shpresës” 
(Hands of Hope) – për kontributin e tij historik që  dërgoi në pavarësinë e 
Kosovës. 

Në këtë eveniment Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) kujtojë dhe  
nderojë, edhe jetën e ambasadorit Riçard Hollbruk, me çmimin çmimin “
Arritje  Gjatë Jetës” (Lifetime Achievement Award), një diplomat amerikan dhe i 
dërguari  i posaçëm presidencial për Ballkanin – për guximin e tij të 
jashtëzakonshëm  diplomatik, për të sjellë paqe për njerëzit e Ballkanit. Holbrooke 
vdiq  dhjetorin e kaluar, ndërsa mirënjohjen për “Arritje Jetësore” e mori 
miku i tij  i përjetëshëm ambasadori Frank Wisner.

Këshilli Kombëtar  Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) në programin e saj gala i 
vitit 2011, në në sallën e  famshme të qytetit të New Yorkut, Gotham Hall 
përkujtojë me këtë rast edhe  20-vjetorin e ripërtërirjes se marrëdhënieve 
SHBA-Shqipëri. Që sipas Sekretares  së Shtetit të SHBA-së, Hillari Rodham Klinton, 
“ky përvjetor përkujton  partneritetin tonë, na përkujton përparimin e bërë 
dhe nënvizon premtimin per të  ardhmen e Shqipërisë… derisa ne vazhdojmë të 
punojmë së bashku, për njëzet vitet  e ardhshme dhe më shume se aq.” 

Në këtë eveniment morën pjesë Ambasadorë  dhe Ministra të shteteve të 
rajonit, anëtarë të Departamentit të Shtetit të  SHBA-së, USAID, represantues të 
Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi,  në Kombet e Bashkuara, 
veprimtarë e aktivistët e rëndësishëm të komunitetit  Shqiptaro-Amerikan, dhe 
biznesmen e afaristët nga rajoni dhe diaspora, dhe  udhëheqës lokal nga komunat 
në Kosovë(Peja dhe Prishtina), Mal të Zi(Tuzi) dhe  Maqedonia(Tetova). 

Të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim  Thaçi, kryeministri i 
Shqipërisë, Sali Berisha, zëvendëskryeministri i  Maqedonisë, Musa Xhaferi, 
ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Rosemary  DiCarlo, 
zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi,  Philip Reeker, 
kongresisti Eliot Engël, Ministri i Jashtëm i Malvines Shahid,  Ministri i Jashtëm e 
Batus, ambasadori Frank Wisner, zvendes kryeministri i parë  i Kosovës , zoti 
Behgjet Pacolli, ambasadori Ferit Hoxha, Konsulli i  Përgjithëshëm i 
Shqipërsië në SHBA, zoti Dritan Mishto, ambasadori i Kosovës në  SHBA, Avni Spahiu 
dhe diplomatët e tjerë të Kosovës, në New York, dhe nga  Insituti Amerikan 
për Paqe, David Philips, si dhe kryetari i Komunës së Pejes,  zoti Ali 
Berisha, Kryetari Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj.



Darkën e 15 të, vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, e  
udhëhoqi Drejtori Egzekutiv i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, ndërsa e përshëndeti  
edhe Presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga, Kryeministri Berisha,  
ambasadori Riker dhe ambasadori Visner, si dhe aktoria e Hollivudit Eliza Dushku  
dhe modelja e njohur shqiptare në SHBA-ës, Emina Çunmulaj. 


Darka  vjetore e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, u hap me intonimin 
e hymneve  kombetare te Shqiperise dhe ai i SHBA, kënduar nga John Krasniqi. 
 



Folësi kryesorë ishte presidenti i KKSHA, Martin Shkreli, i cili  
ndërtëtjera ka vleresuar edhe arritjet e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe  përparimin që 
ka bërë çështja shqiptare sot në Ballkan. 

Në këtë  eveniment, fjalën kryesore e mbajti Presidentja e Kosovës zonja 
Atifete Jahjaga,  e cila u shpall dhe anëtare nderi e Këshillit Kombëtar 
Shqiptaro-Amerikan.


Në fjalën e saj zonja Jahjaga, tha se “Jam e nderuar që marrë pjesë në  
këtë darkë që na tubon neve shqiptarëve dhe miqtë tanë. Kryeministër Bler, 
është  një nder të të kemi sonte në mes nesh dhe unë dua të falënderoj për 
udhëheqjen  tuaj, vizionin tuaj dhe të kontributit të madh që çoi në lirinë e 
Kosovës. Ne  jemi në ndërtimin e një shteti të fortë që do t’ju bëjë krenar."

Unë gjithashtu dua të nderoj kujtimin e z. Richard Holbrooke, i cili nuk  
është më me ne për përpjekjet e tij të palodhura diplomatike dhe për 
kushtimin e  tij të gjatë për paqe në Ballkan. Në emër të Kosovës, faleminderit! 


Ndjehem shumë e nderuar që t’Ju drejtohem Juve, bashkëkombës të mi dhe  
qytetarë të respektuar të kësaj bote të lirë, me ndjenjat e respektit të 
thellë,  sepse idealet që ju përfaqësoni janë një gërshetim fatlum i lirisë dhe 
miqësisë  midis popujve.

Dëshiroj të përmend këtu kontributin e shoqatave patriotike, të Ligës  
Qytetare Shqiptaro-Amerikane që vepruan në SHBA, dhe sidomos dëshiroj të përmend 
 veprën e presidentit Ibrahim Rugova, liderin e pluralizmit në Kosovë, që  
projektoi idenë e miqësisë në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të  
Amerikës.
Ideali i lirisë, i cili qëndron i brumosur në themelet e  botëkuptimit të 
qytetërimit amerikan është bërë vlerë e përbotshme dhe shërben  si frymëzim 
për të gjithë popujt e mbarë rruzullit, duke respektuar vlerat  themelore të 
lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.

Ne jemi udhëheqës të dy vendeve tona, të një kombi, që kemi mandatin e  
popullit, që kemi një ideal për një vizion dhe që këtu nuk jemi të mbledhur  
vetëm nga fakti se flasim një gjuhë dhe jemi bashkëkombës, por nga vlerat që i 
 përçojmë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për popullin tonë, 
duke  qenë të përkushtuar për demokracinë dhe për civilizimin evropian.


Ndërkaq, duke e dorëzuar çmimin Duart e Shpresës, ish kryeminisrtit të  
Anglisë Tony Blair, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi i dhuroi atij një kopje 
 të "Dekleratës së Shpalljes të Pavarësisë së Kosovës - 17 Shkurt  2008"

Ish kryeministri britanik, Toni Bler, duke marrë këtë çmim të cilin  ai e 
vlersojë lartë, dhe e quajti një nder që po i bëhej nga shqiptarët, tha se:  
"Kosova ka zënë një kapitull të veçantë në zemërn time." 


"Kur  Kosova, theksoi Bler doli si një problem në fund të vitit 1998 dhe 
shpërtheu në  muajt e parë të 1999-ës, ana e mprehtë e politikës së jashtme 
dhe vendimmarrjes  u bë në fakt urgjente dhe e dhimbshme. Në thelb, problemet 
e shkaktuara në prag  të shpërbërjes së Jugosllavisë, përfshirë rënien e 
Murit të Berlinit, ishin ende  të pranishme."


"Unë mësova shumë gjëra nga ajo çfarë ndodhi në  Kosovë, atëhere për 
qeverisjen, për udhëheqjen, për veten time. Kur i rikthehem  në mendimet e mija 
tani kujtojë si u zhvillua situata, dhe mahnitem se si kjo  ndryshoi 
gjithashtu plotësisht qëndrimin tim ndaj politikës së jashtme, të  atëhershme." 
tregojë zoti Bler


Ish Kryeministri Tony Blair i dha  merita të mëdha presidentit të parë të 
Kosovës dr Ibrahim Rugovës, dhe çmoi lart  dhuratën e tij një kristal nga 
Kosova, e cila tash mbas kaq vitesh, duket se  merr një vlerë të 
jashtëzakonëshme, duke na treguar se "Çfarë vlere të madhe kan  pasur ato gurët e Kosovës 
që i ndjeri Rugova, i patë dhuruar burrështetasve -  nga mbarë bota, gjë që 
e ka bër të njohur Kosovën në arenën  ndërkombëtare"

Ish Kryeministri Bler, foli më pasë për atë se përse ai  ishte i pari në 
atë kohë, njeriu që mbrojti tezën e ndërhyrjes ushtarake për  zgjidhjen e asaj 
çfarë po ndodhte në vitin 1999 në Kosovë . Ai tregoi se cila  ishte ndenja 
që e shtyu atë të marrë atë vendim të vështirë, në një kohë që  populli i 
tij kërkonte që ai t'i kushtohej më shumë vendit të tij sesa Kosovës.  Më pasë 
duke rrëfyer përse mbajti këtë qëndrim, si u veprua, si dhe për takimin  me 
Ibrahim Rugovën, i cili asokohe i kishte dhuruar një gurë të kristaltë, ai  
nënvizojë : "Ky ishte një Gurë i cili, tha Zoti Bler, u bë më vonë 
inspirimi i  im shpirtëror, për të ndihmuar popullin e Kosovës dhe të bëja në atë 
periudhë,  atë që edhe unë bëra për Kosovën që ajo të ishte e lirë dhe e 
pavarur, të  jentonte me dinjitet dhe krenare."

"Ibrahim Rugova, tha ish kryeministri  britanik i asaj kohe, më dhuroi një 
kristal, duke më thënë ; "Merre këtë gurë  nga Kosova, dhe sa herë t'a 
shohish atë , kujtoje popullin tim - i cili sot po  vuan dhëmbjen e madhe, dhe 
është duke luftuar për liri, dinjitet dhe krenari".  



Në fillim të fjalës së tij Kryeministri i Kosovëss zoti Hashim  Thaqi duke 
iu drejtuar ish Kryeministrit të Britanisë, zotit Tony Blair, tha se  :" Ju 
lutem më lejoni të filloj duke ju falenderuar në emër të Qeverisë dhe  
popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e juaj për lirinë në Kosovë  
dhe paqen në Ballkan." 

"Para dhjetë vitesh, tha zoti Thaqi, ne patëm  vizitën e z. Blair në 
Kosovë, menjëherë pasi lufta mbaroi.
Ishte një kohë  shumë e vështirë, mbi një million njerëz të cilët ishin 
refugjatë gjatë luftës u  kthyen prapë.
Atyre ju nevojiteshin shtëpi për banim, siguri, dhe paqe.  Kosova ishte e 
shkatërruar dhe gjërat bazike mungonin.

Atëherë ishte koha, kur bashkësia ndërkombëtare e kuptoi se ishte më lehtë  
të ndaleshin diktatorët zemërlig se të ndërtohej një shtet i suksesshëm.Jam 
 shumë krenar sot të jem në këtë vend me kaq shumë miq për t’i thënë diçka 
shumë  të rëndësishme z. Blair"




Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, për Evrope dhe Euroazi,  Ambasadori 
Philip Reeker shprehu nderin që ishte ftuar në të njëjtën darkë me  
ish-kryeministrin Tony Blair dhe e lavdëroi për rolin e tij për vendosjen e  paqes në 
Ballkan. 



Ai vlerësoi lart edhe diplomatin Holbrooke, me të cilin kishte  punuar 
ngushtë: “Të gjithë në Departamentin e Shtetit, sidomos ne që punojmë me  
Ballkanin u hidhëruam shumë kur mësuam për vdekjen e Richard Holbrooke”, tha ai.  “
Unë kam pasur fatin e madh të punoja ngushtë me të dhe kontributi i tij për 
 vendosjen e paqes në Ballkanin Perëndimor nuk do të harrohet kurrë”.

Reeker i cili tha se po fliste në emër të Sekretares së Shtetit çmoi fjalët 
 e ngrohta të kryeministrit Sali Berisha për Shtetet e Bashkuara dhe  
proamerikanizmin e shqiptarëve, u shpreh se ai dhe zëvendës-Sekretari i Shtetit  
Bill Burns e kishin të qartë se Amerika kishte gjetur te Shqipëria një mik 
të  vërtetë. 


“Jam shumë krenar që bashkohem me ju këtu për të festuar edhe  20-vjetorin 
e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara  dhe 
Shqipërisë”, tha Reeker, duke shtuar se javën e ardhshme në Tiranë, do të  
festohet ri-hapja mbas 52 vjetëve i Ambasadës në Tiranë.

Ai vlerësoi marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka krijuar me vdendet fqinje  
sidomos me Kosovën dhe Maqedoninë, “ku unë kam qenë ambasador për disa vite”
, u  shpreh Reeker. Ai vlerësoi kohën e re që kishte ardhur në Ballkan kur 
vendet  bashkëpunonin dhe ishin të hapura me njëra-tjetrën. Ai velrësoi 
dialogun mes  Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e kryeministrit Hashim Thaçi në 
politikën pozitive  të Kosovës. 


Ambasadori Reeker vlerësoi bashkëpunimin e Departamentit të Shtetit me  
KKSHA-në si një organizatë shumë serioze dhe çmoi sidomos programin Hope, që ka 
 sjellë një numër grash dhe vajzash për t’i përgatitur në Washington dhe që 
janë  udhëheqëse në shoqërinë kosovare. Bashkëpunimin me USAID etj.

Në kuadrin e veprimtarive humanitare, ai përmendi rolin e bashkëshortes së  
tij Solveig Reeker, e cila është gjithashtu diplomate e Departamentit të  
Shtetit, në punën për të rritur ndërgjegjësimin në Maqedoni për rrezikun e  
kancerit të gjirit.


Ai përfitoi nga rasti për të përshëndetur thellësisht nga zemëra zonjën  
Liri Berisha, bashkëshorten e Kryeministrit, e cila është bërë model për  
veprimtaritë e saj humanitare, siç tha zoti Riker.

"Dëshiroj të përgëzoj Zonjën Berisha, bashkëshorten e Kryeministrit të  
Shqipërisë, për angazhimin e saj lidhur me çështjen e Autizmit. Zonja Berisha 
po  bën një punë të shkelqyer për ndërgjegjësimin e Autizmit në botë, gjë të 
cilën e  vleresojmë shumë dhe ne këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

Në  fund, Reeker falenderoi diasporën shqiptare në Amerikë që ka shërbyer 
si urë në  marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.


Ndër personalitetet që KKSHA-ja ka  nderuar me çmime në të kaluarën janë 
edhe Sekretarja e Shtetit Madeleine K.  Albright, James P. Rubin, Bianca 
Jagger, Stan Dragoti, Mark Ledoux, Penny and  David McCall, Presidentin Clinton, 
Sekretaret e Shtetit James Baker, Senatorin  Robert Dole, Kryetarin e 
UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, Gjeneralin Wesley  Clark, Ambasadorin Frank 
Wisner, Kongresmenin Eliot Engel, Presidentin Martii  Ahtisaari. Si dhe 
personalitetet e shquara shqiptaro-amerikane: Anthony Athanas,  Xhim Xhema, Elez 
Biberaj, Ilir Zherka, Bruno Selimaj, Pjeter Kola e Harry  Bajraktari.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 30.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.