Zyrtaret e larte amerikan çmoine larte pro-amerikanizmin e shqiptareve
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Sekretarja e Shtetit Clinton, pershendeti 20- vjetorin e riperteritjes te marredhenieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranes, dhe rolin e kontributin e shqiptareve te Amerikes BEQIR SINA, New York Reeker, ne emer te Sekretares se Shtetit çmoi larte pro-amerikanizmin e shqiptareve NEW YORK : Komuniteti shqiptaro-amerikan Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nderoi me rastin e 15- vjetorit te themelimit te kesaj organizate, mbremjen jubilare te 15 -te "Annual Awards Gala, ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, me çmimin e “Duarve te Shpreses” (Hands of Hope) – per kontributin e tij historik qe dha ai ne çlirmin dhe lirine e saj - ne pavaresine e Kosoves. Ne kete eveniment u nderua pas vdekjes, edhe ambasadori Riçard Hollbruk, me çmimin çmimin “Arritje Gjate Jetes” (Lifetime Achievement Award), nje diplomat i shquar amerikan dhe i derguari i posaçem presidencial per Ballkanin – per guximin e tij te jashtezakonshem diplomatik, per te sjelle paqe per njerezit e Ballkanit. Holbrooke vdiq dhjetorin e kaluar, ndersa mirenjohjen per “Arritje Jetesore” e mori miku i tij i perjeteshem ambasadori Frank Wisner. Mbremeja vjetore e Keshillit Kombetar Shqiptaro - Amerikan, ishte gjithashtu nje raste i mire qe zyrtari i larte i Departamentiti te Shtetiti Ambasadori Philip Reeker( Filip Riker), i cili tash mban postin e Zevendesndihmes Sekretar i Shtetit per çeshtjet e Evropes dhe te Euroazise, te percillte nje mesazh te ngrohte qe Sekretarja e Shtetit zonja Hillary Rodham Clinton, dergonte per shqiptaret. Mesazh ky per te kujtuar pervjetorin e 20-te te rifillimit te marredhenieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranes, te cilat, siç dihet ishin nderprere per 52 vjet me radhe, gjate sundimit te regjimi komuniste i Enver Hoxhes, dhe per te hapur dyert e ambasades amerikane, vetem pa shembjes se komunizmit ne vendin tone, dhe renjes se "perdes se hekurt" ne te gjithe Europen Juglindore. Ambasadori Philip Reeker( Filip Riker), i cili tash mban postin e Zevendesndihmes Sekretar i Shtetit per çeshtjet e Evropes dhe te Euroazise, tha se ai po pershendeste kete eveniment ne emer te Sekretares se Shtetit Hillari Klinton. Ai tha se Sekretarja e Shtetit zonja Hillary Rodham Clinton e kishte porositur ne menyre te posaçeme, qe ai te fliste per rolin qe luan diaspora shqiptare ne Amerike, me rastin e 20-vjetorit te rifillimit te marredhenieve diplomatike mes dy vendeve tona SHBA-Shqiperi,. Ai tha se Sekretarja e Shtetit zonja Klinton e kishte porositur ne menyre te veçante te fliste, ne kete mbremje edhe rolin qe luan diaspora, shqiptare ne Amerike. Nderkohe, qe me pare ne perkujtimin e 20-vjetorin e riperterirjes se marredhenieve SHBA-Shqiperi, ka qene dhe vete Sekretaria e Shtetit , zonja Hillari Rodham Klinton, e cila, ka deklaruar se “ky pervjetor perkujton partneritetin tone, na perkujton perparimin e bere dhe nenvizon premtimin per te ardhmen e Shqiperise… derisa ne vazhdojme te punojme se bashku, per njezet vitet e ardhshme dhe me shume se aq.” Zevendesndihmes Sekretari i Shtetit, per Evrope dhe Euroazi, Ambasadori Philip Reeker shprehu nderin qe ishte ftuar ne te njejten darke me ish-kryeministrin Tony Blair dhe e lavderoi per rolin e tij per vendosjen e paqes ne Ballkan. Reeker, i cili tha se po fliste ne emer te Sekretares se Shtetit fillimisht çmoi fjalet e ngrohta te kryeministrit Sali Berisha per Shtetet e Bashkuara dhe proamerikanizmin e shqiptareve, u shpreh se ai dhe zevendes-Sekretari i Shtetit Bill Burns e kishin te qarte se Amerika kishte gjetur te Shqiperia nje mik te vertete. “Jam shume krenar qe bashkohem me ju ketu per te festuar edhe 20-vjetorin e rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise”, tha Reeker, duke shtuar se javen e ardhshme ne Tirane, do te festohet ri-hapja mbas 52 vjeteve i Ambasades ne Tirane. Ai vleresoi marredheniet e mira qe Shqiperia ka krijuar me vdendet fqinje sidomos me Kosoven dhe Maqedonine, “ku une kam qene ambasador per disa vite” , u shpreh Reeker. Ai vleresoi kohen e re qe kishte ardhur ne Ballkan kur vendet bashkepunonin dhe ishin te hapura me njera-tjetren. Ai velresoi dialogun mes Kosoves dhe Serbise dhe rolin e kryeministrit Hashim Thaçi ne politiken pozitive te Kosoves. Ambasadori Reeker vleresoi bashkepunimin e Departamentit te Shtetit me KKSHA-ne si nje organizate shume serioze dhe çmoi sidomos programin Hope, qe ka sjelle nje numer grash dhe vajzash per t’i pergatitur ne Washington dhe qe jane udheheqese ne shoqerine kosovare. Bashkepunimin me USAID etj. Ne kuadrin e veprimtarive humanitare, ai permendi rolin e bashkeshortes se tij Solveig Reeker, e cila eshte gjithashtu diplomate e Departamentit te Shtetit, ne punen per te rritur ndergjegjesimin ne Maqedoni per rrezikun e kancerit te gjirit. Ai perfitoi nga rasti per te pershendetur thellesisht nga zemera zonjen Liri Berisha, bashkeshorten e Kryeministrit, e cila eshte bere model per veprimtarite e saj humanitare, siç tha zoti Riker. "Deshiroj te pergezoj Zonjen Berisha, bashkeshorten e Kryeministrit te Shqiperise, per angazhimin e saj lidhur me çeshtjen e Autizmit. Zonja Berisha po ben nje pune te shkelqyer per ndergjegjesimin e Autizmit ne bote, gje te cilen e vleresojme shume dhe ne ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes." Ne fund, Reeker falenderoi ne menyre te veçante diasporen shqiptare ne Amerike, e cila u shpreh ai"eshte ajo qe me dekada ka sherbyer si ure ne marredheniet shqiptaro-amerikane". Nderkohe edhe Kryeministri i Shqiperise ne kete eveniment ka pershendetur dhe vlersuar marredheniet e shkelqyera mes dy vendve tona - SHBA dhe Shqiperise, duke nenvizuar se " Proamerikanizmi yne i ka rrenjet thelle ne lirite tona" . Mes te te tjerave duke marre fjalen, Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen per te gjithe miqte e kombit shqiptar, per mbeshtetjen dhe ndihmen e tyre te çmuar Zoti Berisha tha se :"“Ne shqiptaret ishim te fundit ne Evrope qe pame diellin e lirise. Ne kemi patur nje nder historite me te hidhura ne te kaluaren. Por gjithnje i them vetes se megjithate jemi nje komb i bekuar, sepse ne çastet me kritike te ekzistences sone, ne kemi patur mbeshtetjen e ketij vendi te madh dhe prandaj ia dolem mbane.” Duke vleresuar raportet ndermjet Kosoves dhe SHBA-ve si shume te mira, kongresisti amerikan thote se shoket me te mire per popullin amerikan ne gjithe boten jane shqiptaret, gje te cilen e deshmojne edhe shume sondazhe. “Amerikanet nuk kane shoke me te mire se shqiptaret dhe ne anen tjeter shqiptaret nuk kane shoke me te mire se sa amerikanet. Jam shume i gezuar qe kam ndihmuar te lehtesoj kete lloj marredhenie ne keto 20 vitet e fundit prej se jam ne kongres”, ka thene miku i deshmuar i shqiptareve kongresisti i Nju Jorkut, Eliot Engel. Sekretarja e Shtetit Clinton, përshëndeti 20- vjetorin e ripërtëritjes të marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, dhe rolin e kontributin e shqiptarëve të Amerikës BEQIR SINA, New York Reeker, në emër të Sekretares së Shtetit çmoi larte proamerikanizmin e shqiptarëve NEW YORK : Komuniteti shqiptaro-amerikan Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nderoi me rastin e 15- vjetorit të themelimit të kësaj organizate, mbrëmjen jubilare të 15 -të "Annual Awards Gala, ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, me çmimin e “Duarve të Shpresës” (Hands of Hope) – për kontributin e tij historik që dha ai në çlirmin dhe lirinë e saj - në pavarësinë e Kosovës. Në këtë eveniment u nderua pas vdekjes, edhe ambasadori Riçard Hollbruk, me çmimin çmimin “Arritje Gjatë Jetës” (Lifetime Achievement Award), një diplomat i shquar amerikan dhe i dërguari i posaçëm presidencial për Ballkanin – për guximin e tij të jashtëzakonshëm diplomatik, për të sjellë paqe për njerëzit e Ballkanit. Holbrooke vdiq dhjetorin e kaluar, ndërsa mirënjohjen për “Arritje Jetësore” e mori miku i tij i përjetëshëm ambasadori Frank Wisner. Mbrëmëja vjetore e Këshillit Kombëtar Shqiptaro - Amerikan, ishte gjithashtu një rastë i mirë që zyrtari i lartë i Departamentiti të Shtetiti Ambasadori Philip Reeker( Filip Riker), i cili tash mban postin e Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe të Euroazisë, të përcillte një mesazh të ngrohtë që Sekretarja e Shtetit zonja Hillary Rodham Clinton, dërgonte për shqiptarët. Mesazh ky për të kujtuar përvjetorin e 20-të të rifillimit të marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, të cilat, siç dihet ishin ndërprerë për 52 vjet me radhë, gjatë sundimit të regjimi komunistë i Enver Hoxhës, dhe për të hapur dyert e ambasadës amerikane, vetëm pa shëmbjes së komunizmit në vendin tonë, dhe rënjes së "perdes së hekurt" në të gjithë Europën Juglindore. Ambasadori Philip Reeker( Filip Riker), i cili tash mban postin e Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe të Euroazisë, tha se ai po përshëndeste këtë eveniment në emër të Sekretares së Shtetit Hillari Klinton. Ai tha se Sekretarja e Shtetit zonja Hillary Rodham Clinton e kishte porositur në mënyrë të posaçëme, që ai të fliste për rolin që luan diaspora shqiptare në Amerikë, me rastin e 20-vjetorit të rifillimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona SHBA-Shqipëri,. Ai tha se Sekretarja e Shtetit zonja Klinton e kishte porositur në mënyrë të veçantë të fliste, në këtë mbrëmje edhe rolin që luan diaspora, shqiptare në Amerikë. Ndërkohë, që më parë në përkujtimin e 20-vjetorin e ripërtërirjes se marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ka qënë dhe vetë Sekretaria e Shtetit , zonja Hillari Rodham Klinton, e cila, ka deklaruar se “ky përvjetor përkujton partneritetin tonë, na përkujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin per të ardhmen e Shqipërisë… derisa ne vazhdojmë të punojmë së bashku, për njëzet vitet e ardhshme dhe më shume se aq.” Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, për Evrope dhe Euroazi, Ambasadori Philip Reeker shprehu nderin që ishte ftuar në të njëjtën darkë me ish-kryeministrin Tony Blair dhe e lavdëroi për rolin e tij për vendosjen e paqes në Ballkan. Reeker, i cili tha se po fliste në emër të Sekretares së Shtetit fillimisht çmoi fjalët e ngrohta të kryeministrit Sali Berisha për Shtetet e Bashkuara dhe proamerikanizmin e shqiptarëve, u shpreh se ai dhe zëvendës-Sekretari i Shtetit Bill Burns e kishin të qartë se Amerika kishte gjetur te Shqipëria një mik të vërtetë. “Jam shumë krenar që bashkohem me ju këtu për të festuar edhe 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Reeker, duke shtuar se javën e ardhshme në Tiranë, do të festohet ri-hapja mbas 52 vjetëve i Ambasadës në Tiranë. Ai vlerësoi marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka krijuar me vdendet fqinje sidomos me Kosovën dhe Maqedoninë, “ku unë kam qenë ambasador për disa vite” , u shpreh Reeker. Ai vlerësoi kohën e re që kishte ardhur në Ballkan kur vendet bashkëpunonin dhe ishin të hapura me njëra-tjetrën. Ai velrësoi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e kryeministrit Hashim Thaçi në politikën pozitive të Kosovës. Ambasadori Reeker vlerësoi bashkëpunimin e Departamentit të Shtetit me KKSHA-në si një organizatë shumë serioze dhe çmoi sidomos programin Hope, që ka sjellë një numër grash dhe vajzash për t’i përgatitur në Washington dhe që janë udhëheqëse në shoqërinë kosovare. Bashkëpunimin me USAID etj. Në kuadrin e veprimtarive humanitare, ai përmendi rolin e bashkëshortes së tij Solveig Reeker, e cila është gjithashtu diplomate e Departamentit të Shtetit, në punën për të rritur ndërgjegjësimin në Maqedoni për rrezikun e kancerit të gjirit. Ai përfitoi nga rasti për të përshëndetur thellësisht nga zemëra zonjën Liri Berisha, bashkëshorten e Kryeministrit, e cila është bërë model për veprimtaritë e saj humanitare, siç tha zoti Riker. "Dëshiroj të përgëzoj Zonjën Berisha, bashkëshorten e Kryeministrit të Shqipërisë, për angazhimin e saj lidhur me çështjen e Autizmit. Zonja Berisha po bën një punë të shkelqyer për ndërgjegjësimin e Autizmit në botë, gjë të cilën e vleresojmë shumë dhe ne këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës." Në fund, Reeker falenderoi në mënyrë të veçantë diasporën shqiptare në Amerikë, e cila u shpreh ai"është ajo që me dekada ka shërbyer si urë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane". Ndërkohë edhe Kryeministri i Shqipërisë në këtë eveniment ka përshendetur dhe vlersuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendve tona - SHBA dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se " Proamerikanizmi ynë i ka rrënjët thellë në liritë tona" . Mes të të tjerave duke marrë fjalën, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për të gjithë miqtë e kombit shqiptar, për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të çmuar Zoti Berisha tha se :"“Ne shqiptarët ishim të fundit në Evropë që pamë diellin e lirisë. Ne kemi patur një ndër historitë më të hidhura në të kaluarën. Por gjithnjë i them vetes se megjithatë jemi një komb i bekuar, sepse në çastet më kritike të ekzistencës sonë, ne kemi patur mbështetjen e këtij vendi të madh dhe prandaj ia dolëm mbanë.” Duke vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve si shumë të mira, kongresisti amerikan thotë se shokët më të mirë për popullin amerikan në gjithë botën janë shqiptarët, gjë të cilën e dëshmojnë edhe shumë sondazhe. “Amerikanët nuk kanë shokë më të mirë se shqiptarët dhe në anën tjetër shqiptarët nuk kanë shokë më të mire se sa amerikanët. Jam shumë i gëzuar që kam ndihmuar të lehtësoj këtë lloj marrëdhënie në këto 20 vitet e fundit prej se jam në kongres”, ka thënë miku i dëshmuar i shqiptarëve kongresisti i Nju Jorkut, Eliot Engel.
FEBA%20114.JPG
(image/jpeg, 44.5 KB) - not displayed
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 18.5 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 2.9 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 58.8 KB) - not displayed
KKSHA062.JPG
(image/jpeg, 34.3 KB) - not displayed
KKSHA065.JPG
(image/jpeg, 40.4 KB) - not displayed
KKSHA072.JPG
(image/jpeg, 38.7 KB) - not displayed
KKSHA096.JPG
(image/jpeg, 30.7 KB) - not displayed
KKSHA097.JPG
(image/jpeg, 47.2 KB) - not displayed
KKSHA131.JPG
(image/jpeg, 27.1 KB) - not displayed
KKSHA142.JPG
(image/jpeg, 43 KB) - not displayed
KKSHA143.JPG
(image/jpeg, 38.9 KB) - not displayed
KKSHA144.JPG
(image/jpeg, 36.7 KB) - not displayed
KKSHA148.JPG
(image/jpeg, 34.9 KB) - not displayed
KKSHA168.JPG
(image/jpeg, 36.5 KB) - not displayed
KKSHA171.JPG
(image/jpeg, 30.3 KB) - not displayed
KKSHA181.JPG
(image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
KKSHA189.JPG
(image/jpeg, 23.4 KB) - not displayed
KKSHA190.JPG
(image/jpeg, 26 KB) - not displayed
KKSHA194.JPG
(image/jpeg, 33.6 KB) - not displayed
KKSHA210.JPG
(image/jpeg, 18.5 KB) - not displayed