Serbet, debat ne OKB per fjalen e kryeministrit te Shqiperise, Berisha -
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Serbet, debat ne OKB per Berishen - Replika per Kosoven dy dite pas fjales se Kryeministrit Berisha fjalimi per Kosoven - hap replika te forta ne OKB mes diplomateve shqiptare e serbe BEQIR SINA, OKB Fjalimi i Kryeministrit Berisha per Kosoven, mbajtur ne Sesionin 66-te, te Asamblese e Pergjithshme te OKB-se ndezi replika mes diplomatit te Shqiperise dhe diplomatit serb dhe atij te rusise ne OKB UN - NEW YORK : Serbet nuk e kane mirepritur fjalimin e Kryeministrit Berisha perpara Organizates se Kombeve te Bashkuara ne lidhje me qendrimin e mbajtur per Kosoven. Seanca e se henes ne OKB eshte kthyer ne nje debat mes perfaqesuesit te perhershem te Serbise ne OKB dhe perfaqesuesit te Shqiperise. Teme e ketij debati ka qene fjala e mbajtur nga Kryeministri Berisha ne OKB dhe pikat e prekura prej tij ne lidhje me ate çfare ka ndodhur dhe po ndodh sot ne Kosove. Berisha ne fjalen e tij, ftoi Serbine qe te pershtase qendrimin e saj ndaj Kosoves, ne perputhje me vendimin e kesaj Gjykate, duke deshmuar se pranon dhe respekton te drejten nderkombetare ne teresi dhe jo vetem ato pjese qe i interesojne. Po ashtu, Kryeministri i beri thirrje vendeve anetare te OKB qe te njohin pavaresine e Kosoves. Perfaqesuesi serb Dy dite pas fjales se Kryeministrit, perfaqesuesi i perhershem i Serbise ne OKB, Fedor Starçeviç, ka kerkuar gjate punimeve te Asamblese te drejten e replikes mbi qendrimin e Kryeministrit Berisha per Kosoven. Diplomati serb Starçeviç, tha se Kryeministri Berisha e kishte paraqitur ndryshe opinionin keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise (ICJ), duke pohuar se Gjykata nuk ka vendosur se shpallja e pavaresise se Kosoves ishte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare. Sipas pretendimeve te Starçeviç: "Gjykata Nderkombetare e Drejtesise (ICJ), kishte gjetur vetem perfundimin se, Kosova nuk e ka shkelur te drejten nderkombetare per shkak se ligji nuk permban ndalimet e aplikueshme per shpalljen e pavaresise". Perfaqesuesi serb gjithashtu, nxiti nje tjeter reagim, lidhur me fjalen e Kryeministrit Berisha, ku i referohej tensioneve te krijuara ne Kosove per qellime nacionaliste. "Problemi me shqetesues per serbet ne Kosove aktualisht jane tensionet e krijuara dhe orkestruara per qellime nacionaliste. Trashegimia kulturore serbe ne Kosove eshte sot me e sigurt se kurre. Ajo eshte nje pasuri e madhe kulturore jo vetem per serbet ne Kosove, por edhe per shqiptaret dhe te gjithe qytetaret e Kosoves, si edhe per Serbine, per te gjithe rajonin dhe Europen", eshte shprehur Kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Ne pretendimin e tij, perfaqesuesi serb tha se, marredheniet nderetnike, ku shqiptaret dhe serbet kane jetuar se bashku nuk jane "shume te mira" dhe ai shtoi se, grupet kriminale serbe te permendura nga Kryeministri shqiptar, ne te vertete jane grupe shqiptare, me nje histori te nderprere te sundimit te ligjit ne Kosove. Starçeviç, tha se fjalimi i Kryeministrit shqiptar ka ne permbajtje sipas tij "keqinterpretime dhe genjeshtra". "Kosova, ka marre veprime te njeanshme te nje "natyre detyruese" ne procesin e bisedimeve, duke u perpjekur per te krijuar nje precedent te "faktit te kryer" ne çeshtjet qe jane ende ne pritje", tha ai. Reagimi Reagimit te diplomatit serb i eshte pergjigjur, Perfaqesuesi i Perhershem i Shqiperise ne OKB, Ferit Hoxha, i cili duke hedhur poshte pretendimet e Starçeviç, theksoi se Serbia duhet te pajtohet me realitetin dhe te pranoje se ky realitet eshte i pakthyeshem. "Nje Kosove e pavarur ishte zgjidhja e vetme e çeshtjes. Shqiperia, shpreson se edhe vete Serbia do te vije ne terma te tilla qe te pajtohet me kete realitet "te pamohueshem dhe te pakthyeshme", shtoi ai, i cili i hodhi poshte deklaratat e homologut te tij serb ne repliken e kerkuar prej tij. Ambasadori Hoxha u ka kerkuar zyrtareve serbe qe te bashkohen me pikepamjet e drejta te institucioneve te Kosoves. Fjala e Berishes qe revoltoi serbet Shqiperia ka marredhenie te shkelqyera me fqinjet e saj, direkt dhe ne teresi me vendet e rajonit. Ne kemi vullnet te plote te zhvillojme dhe konsolidojme me tej marredheniet edhe me Republiken e Serbise. Sikunder kam kenaqesine t'ju siguroj, se nje vullnet i tille ekziston edhe ne qeverine e Kosoves per marredhenie te mira me fqinjet dhe ka deshmuar perkushtim dhe seriozitet ne procesin e negociatave ne Bruksel. Gjykata Nderkombetare e Hages vendosi korrikun e vitit te kaluar, se shpallja e pavaresise se Kosoves ishte ne perputhje te plote me ligjin nderkombetar. Republika e Kosoves eshte njohur tani nga mbi 80 vende te botes. Shfrytezoj rastin t'ju bej thirrje vendeve anetare te OKB-se te njohin Republiken e pavarur te Kosoves, qe eshte kthyer ne nje faktor te rendesishem te paqes, stabilitetit dhe bashkepunimit ne rajonin tone. Gjithashtu i bej thirrje Serbise, e cila shfrytezoi kete forum te larte per t'ju drejtuar Gjykates se Hages, te pershtate qendrimin e saj ndaj Kosoves, ne perputhje me vendimin e kesaj Gjykate, duke deshmuar se pranon dhe respekton te drejten nderkombetare ne teresi dhe jo vetem ato pjese qe i interesojne. Ne perputhje me paketen e Presidentit Ahtisaari dhe ne bashkepunim te ngushte me Eulex, KFOR dhe institucionet nderkombetare qe ndodhen ne vend, Republika e Kosoves ka vendosur dhe implementuar standardet me te mira te lirive dhe te drejtave te minoriteteve, ne rajon e me gjere. Une dua t'ju garantoj ju, perfaqesues te nderuar te vendeve anetare, se kercenimi i vetem ndaj tyre eshte perdorimi i tyre per qellime dhe ne funksion te se shkuares se hidhur qe nuk duhet te kthehet kurre me. Marredheniet nderetnike ne te gjitha zonat ku shqiptaret dhe serbet jetojne ne komuna te perbashketa jane shume te mira. Por, megjithate, struktura paralele te paguara nga Beogradi, ne tre komuna homogjene serbe ne Veri te Mitrovices, ku nuk ka grupe te tjera etnike, i kane shnderruar ato ne vatra te krimit te organizuar dhe kontrabandes te te gjitha llojeve. Qeveria e Republikes se Kosoves eshte e vendosur te vendose shtetin ligjor ne keto komuna dhe kontroll efektiv te kufijve dhe doganave, ne perputhje te plote me marreveshjen e arritur ne Bruksel dhe me dokumentin e Presidentit Ahtisaari. Kjo perpjekje ka hasur ne kundershtimin e forte te grupeve kriminale dhe bandave te organizuara, te cilat me arme dhe mjete te tjera bejne gjithçka per te bllokuar zbatimin e ligjit. Ne kemi mbeshtetur dhe mbeshtesim vullnetin e qeverise se Kosoves, Eulex dhe KFOR per fuqizimin e ligjit, ne menyre qe ne te gjithe territorin e Republikes se Kosoves te mbizoteroje paqja dhe stabiliteti. Une, gjithashtu i bej thirrje Serbise te beje me te miren per te hequr bllokimin e qarkullimit te mallrave ne kufirin e saj me Kosoven, te respektoje marreveshjen qe nenshkroi kete muaj ne Bruksel, qe parashikon mosvendosjen e embargos, por parashikon eksporte dhe importe te lira per te dy vendet. Ne besojme se, respekti per kufijte aktuale ne Ballkan eshte nje kusht thelbesor per paqe dhe stabilitet te perhershem. Perpjekjet e Beogradit, per te mbajtur struktura paralele autoriteti ne keto tre komuna te Kosoves, deshmojne se ende besohet tek nje ndryshim i kufijve ne rajonin tone, te bazuar mbi nje ide te tejkaluar e te deshtuar te vendeve etnikisht "te pastra" ose Serbise se Madhe. Republika e Serbise, ne zbatim te se drejtes nderkombetare, arrestoi gjate ketyre viteve kasapin e Ballkanit dhe ndonese tejet me vonese arrestoi edhe lejtnantet e tij dhe per kete ka marre vleresimin e duhur te komunitetit nderkombetar. Por une ftoj Serbine te bashkepunoje per gjetjen dhe kthimin e trupave te 1500 burrave dhe grave, femijeve dhe te moshuarve, qe u moren nga shtepite e tyre dhe u masakruan ne territorin e Serbise, vetem se ishin shqiptare. Eshte shume e rendesishme te çlirosh vendin tend nga ata qe kane kryer krime kunder njerezimit, por po kaq e rendesishme eshte te mos fshehesh, te mos flesh mbi varret e viktimave te tyre. Dje, ketu Presidenti Tadiç theksoi si te mireqena akuzat e ngritura nga senatori Dick Marti per gjoja trafik organesh dhe varre masive te kryera nga shqiptaret, ne territorin e Shqiperise. Lidhur me kete raport deshiroj te shpreh ketu qendrimin e qeverise shqiptare. Raporti i senatorit Dick Marti, siç pohon vete kryeprokurori i Serbise, Vukçeviç qe thote se gjen raportin e tij plotesisht te perfshire ne raportin e senatorit Dick Marti, pra, eshte nje plagjiature e raportit te Vukçeviç. Çdo njeri qe lexon kete raport konstaton se raporti ngre shume dyshime, aspak te motivuara, te bazuara ne fakte dhe ne te verteten, por kryesisht ne qellime te keqija. Raporti Dick Marti apo siç mund ta quajme raporti Dick Marti-Vukçeviç, nuk paraqet qofte edhe nje fakt te vetem. Me duhet te theksoj, se perifrazon kujtimet e Karla Del Pontes, e cila mesa duket i ka ato nga i njejti burim. Ne mijera faqe te transkriptimeve te deponimeve e akuzave ne Hage te Sllobodan Milosheviçit kunder shqiptareve nuk ekziston qofte edhe nje here e shqiptuar fjala trafik organesh apo varrezash masive ne Shqiperi. Qellimi i raportit eshte te zhvendose vemendjen nga vendimi i Gjykates se Hages, per pavaresine e Kosoves. Me gjithe keto, qeveria shqiptare i ka bere kerkese zyrtare delegacionit te tij ne Keshillin e Europes te votoje per raportorin, per te vetmen arsye qe te hapen dyert per nje hetim te plote nga investigimi nderkombetar. Qeveria ime i dergoi kerkesen EULEX-it dhe e falenderon ate qe e ka pranuar ftesen, ju siguroj se vendi im do te bashkepunoje plotesisht me Eulex-in dhe Task Forcen dhe t'i krijoje te gjitha lehtesirat, ne menyre qe e verteta per shpifje te tilla te dale ne driten e diellit. Kur e lexova per here te pare, biografia e Karla Del Pontes me kujtoi novelat e Agatha Christie. Mediat e huaja interes per qendrimin e kryeministrit Berisha Media nderkombetare nga Ballkani, ato te disa vendeve nga Azia, Europa, Amerika e Veriut dhe e Jugut, dhe veçanerisht ato kryesore amerikane, CNN, ABC, NBC, CBS, UN TV, diten e shtune treguan interes te posaçem ndaj fjales se Kryeministrit te Shqiperise Dr. Sali Berishes. Ato perveç qendrimit te drejtperdrejte, te percjelle me nje interes te veçante fjalen e Kryeministrit Berisha te mbajtur ne Sesionin 66-te, te Asamblese e Pergjithshme te OKB-se, e kane komentuar ate sipas politikave redaksionale. Kryeministri i Shqiperise, Berisha ka folur te shtunen, ne mesdreke, para Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, e mbledhur ne sesionin e 66-te te saj. Fjala e Kryeministrit Berisha eshte transmetuar drejtperdrejte si e veçante ate dite ne ekranin e nje nga rrjetet me te medha televizive amerikane CNN, nga salla e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Serbët, debat në OKB për Berishën - Replika për Kosovën dy ditë pas fjalës së Kryeministrit Berisha fjalimi për Kosovën - hap replika të forta në OKB mes diplomatëve shqiptarë e serbë BEQIR SINA, OKB Fjalimi i Kryeministrit Berisha për Kosovën, mbajtur në Sesionin 66-të, të Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së ndezi replika mes diplomatit të Shqipërisë dhe diplomatit serb dhe atij të rusisë në OKB UN - NEW YORK : Serbët nuk e kanë mirëpritur fjalimin e Kryeministrit Berisha përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me qëndrimin e mbajtur për Kosovën. Seanca e së hënës në OKB është kthyer në një debat mes përfaqësuesit të përhershëm të Serbisë në OKB dhe përfaqësuesit të Shqipërisë. Temë e këtij debati ka qenë fjala e mbajtur nga Kryeministri Berisha në OKB dhe pikat e prekura prej tij në lidhje me atë çfarë ka ndodhur dhe po ndodh sot në Kosovë. Berisha në fjalën e tij, ftoi Serbinë që të përshtasë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, në përputhje me vendimin e kësaj Gjykate, duke dëshmuar se pranon dhe respekton të drejtën ndërkombëtare në tërësi dhe jo vetëm ato pjesë që i interesojnë. Po ashtu, Kryeministri i bëri thirrje vendeve anëtare të OKB që të njohin pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesi serb Dy ditë pas fjalës së Kryeministrit, përfaqësuesi i përhershëm i Serbisë në OKB, Fedor Starçeviç, ka kërkuar gjatë punimeve të Asamblesë të drejtën e replikës mbi qëndrimin e Kryeministrit Berisha për Kosovën. Diplomati serb Starçeviç, tha se Kryeministri Berisha e kishte paraqitur ndryshe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), duke pohuar se Gjykata nuk ka vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Sipas pretendimeve të Starçeviç: "Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), kishte gjetur vetëm përfundimin se, Kosova nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare për shkak se ligji nuk përmban ndalimet e aplikueshme për shpalljen e pavarësisë". Përfaqësuesi serb gjithashtu, nxiti një tjetër reagim, lidhur me fjalën e Kryeministrit Berisha, ku i referohej tensioneve të krijuara në Kosovë për qëllime nacionaliste. "Problemi më shqetësues për serbët në Kosovë aktualisht janë tensionet e krijuara dhe orkestruara për qëllime nacionaliste. Trashëgimia kulturore serbe në Kosovë është sot më e sigurt se kurrë. Ajo është një pasuri e madhe kulturore jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, si edhe për Serbinë, për të gjithë rajonin dhe Europën", është shprehur Kryeministri Berisha në fjalën e tij. Në pretendimin e tij, përfaqësuesi serb tha se, marrëdhëniet ndëretnike, ku shqiptarët dhe serbët kanë jetuar së bashku nuk janë "shumë të mira" dhe ai shtoi se, grupet kriminale serbe të përmendura nga Kryeministri shqiptar, në të vërtetë janë grupe shqiptare, me një histori të ndërprerë të sundimit të ligjit në Kosovë. Starçeviç, tha se fjalimi i Kryeministrit shqiptar ka në përmbajtje sipas tij "keqinterpretime dhe gënjeshtra". "Kosova, ka marrë veprime të njëanshme të një "natyre detyruese" në procesin e bisedimeve, duke u përpjekur për të krijuar një precedent të "faktit të kryer" në çështjet që janë ende në pritje", tha ai. Reagimi Reagimit të diplomatit serb i është përgjigjur, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili duke hedhur poshtë pretendimet e Starçeviç, theksoi se Serbia duhet të pajtohet me realitetin dhe të pranojë se ky realitet është i pakthyeshëm. "Një Kosovë e pavarur ishte zgjidhja e vetme e çështjes. Shqipëria, shpreson se edhe vetë Serbia do të vijë në terma të tilla që të pajtohet me këtë realitet "të pamohueshëm dhe të pakthyeshme", shtoi ai, i cili i hodhi poshtë deklaratat e homologut të tij serb në replikën e kërkuar prej tij. Ambasadori Hoxha u ka kërkuar zyrtarëve serbë që të bashkohen me pikëpamjet e drejta të institucioneve të Kosovës. Fjala e Berishës që revoltoi serbët Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët e saj, direkt dhe në tërësi me vendet e rajonit. Ne kemi vullnet të plotë të zhvillojmë dhe konsolidojmë më tej marrëdhëniet edhe me Republikën e Serbisë. Sikundër kam kënaqësinë t'ju siguroj, se një vullnet i tillë ekziston edhe në qeverinë e Kosovës për marrëdhënie të mira me fqinjët dhe ka dëshmuar përkushtim dhe seriozitet në procesin e negociatave në Bruksel. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi korrikun e vitit të kaluar, se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Republika e Kosovës është njohur tani nga mbi 80 vende të botës. Shfrytëzoj rastin t'ju bëj thirrje vendeve anëtare të OKB-së të njohin Republikën e pavarur të Kosovës, që është kthyer në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin tonë. Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë, e cila shfrytëzoi këtë forum të lartë për t'ju drejtuar Gjykatës së Hagës, të përshtatë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, në përputhje me vendimin e kësaj Gjykate, duke dëshmuar se pranon dhe respekton të drejtën ndërkombëtare në tërësi dhe jo vetëm ato pjesë që i interesojnë. Në përputhje me paketën e Presidentit Ahtisaari dhe në bashkëpunim të ngushtë me Eulex, KFOR dhe institucionet ndërkombëtare që ndodhen në vend, Republika e Kosovës ka vendosur dhe implementuar standardet më të mira të lirive dhe të drejtave të minoriteteve, në rajon e më gjerë. Unë dua t'ju garantoj ju, përfaqësues të nderuar të vendeve anëtare, se kërcënimi i vetëm ndaj tyre është përdorimi i tyre për qëllime dhe në funksion të së shkuarës së hidhur që nuk duhet të kthehet kurrë më. Marrëdhëniet ndëretnike në të gjitha zonat ku shqiptarët dhe serbët jetojnë në komuna të përbashkëta janë shumë të mira. Por, megjithatë, struktura paralele të paguara nga Beogradi, në tre komuna homogjene serbe në Veri të Mitrovicës, ku nuk ka grupe të tjera etnike, i kanë shndërruar ato në vatra të krimit të organizuar dhe kontrabandës të të gjitha llojeve. Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të vendosë shtetin ligjor në këto komuna dhe kontroll efektiv të kufijve dhe doganave, në përputhje të plotë me marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe me dokumentin e Presidentit Ahtisaari. Kjo përpjekje ka hasur në kundërshtimin e fortë të grupeve kriminale dhe bandave të organizuara, të cilat me armë dhe mjete të tjera bëjnë gjithçka për të bllokuar zbatimin e ligjit. Ne kemi mbështetur dhe mbështesim vullnetin e qeverisë së Kosovës, Eulex dhe KFOR për fuqizimin e ligjit, në mënyrë që në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti. Unë, gjithashtu i bëj thirrje Serbisë të bëjë më të mirën për të hequr bllokimin e qarkullimit të mallrave në kufirin e saj me Kosovën, të respektojë marrëveshjen që nënshkroi këtë muaj në Bruksel, që parashikon mosvendosjen e embargos, por parashikon eksporte dhe importe të lira për të dy vendet. Ne besojmë se, respekti për kufijtë aktualë në Ballkan është një kusht thelbësor për paqe dhe stabilitet të përhershëm. Përpjekjet e Beogradit, për të mbajtur struktura paralele autoriteti në këto tre komuna të Kosovës, dëshmojnë se ende besohet tek një ndryshim i kufijve në rajonin tonë, të bazuar mbi një ide të tejkaluar e të dështuar të vendeve etnikisht "të pastra" ose Serbisë së Madhe. Republika e Serbisë, në zbatim të së drejtës ndërkombëtare, arrestoi gjatë këtyre viteve kasapin e Ballkanit dhe ndonëse tejet me vonesë arrestoi edhe lejtnantët e tij dhe për këtë ka marrë vlerësimin e duhur të komunitetit ndërkombëtar. Por unë ftoj Serbinë të bashkëpunojë për gjetjen dhe kthimin e trupave të 1500 burrave dhe grave, fëmijëve dhe të moshuarve, që u morën nga shtëpitë e tyre dhe u masakruan në territorin e Serbisë, vetëm se ishin shqiptarë. Është shumë e rëndësishme të çlirosh vendin tënd nga ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, por po kaq e rëndësishme është të mos fshehësh, të mos flesh mbi varret e viktimave të tyre. Dje, këtu Presidenti Tadiç theksoi si të mirëqena akuzat e ngritura nga senatori Dick Marti për gjoja trafik organesh dhe varre masive të kryera nga shqiptarët, në territorin e Shqipërisë. Lidhur me këtë raport dëshiroj të shpreh këtu qëndrimin e qeverisë shqiptare. Raporti i senatorit Dick Marti, siç pohon vetë kryeprokurori i Serbisë, Vukçeviç që thotë se gjen raportin e tij plotësisht të përfshirë në raportin e senatorit Dick Marti, pra, është një plagjiaturë e raportit të Vukçeviç. Çdo njeri që lexon këtë raport konstaton se raporti ngre shumë dyshime, aspak të motivuara, të bazuara në fakte dhe në të vërtetën, por kryesisht në qëllime të këqija. Raporti Dick Marti apo siç mund ta quajmë raporti Dick Marti-Vukçeviç, nuk paraqet qoftë edhe një fakt të vetëm. Më duhet të theksoj, se perifrazon kujtimet e Karla Del Pontes, e cila mesa duket i ka ato nga i njëjti burim. Në mijëra faqe të transkriptimeve të deponimeve e akuzave në Hagë të Sllobodan Milosheviçit kundër shqiptarëve nuk ekziston qoftë edhe një herë e shqiptuar fjala trafik organesh apo varrezash masive në Shqipëri. Qëllimi i raportit është të zhvendosë vëmendjen nga vendimi i Gjykatës së Hagës, për pavarësinë e Kosovës. Me gjithë këto, qeveria shqiptare i ka bërë kërkesë zyrtare delegacionit të tij në Këshillin e Europës të votojë për raportorin, për të vetmen arsye që të happen dyert për një hetim të plotë nga investigimi ndërkombëtar. Qeveria ime i dërgoi kërkesën EULEX-it dhe e falenderon atë që e ka pranuar ftesën, ju siguroj se vendi im do të bashkëpunojë plotësisht me Eulex-in dhe Task Forcën dhe t'i krijojë të gjitha lehtësirat, në mënyrë që e vërteta për shpifje të tilla të dalë në dritën e diellit. Kur e lexova për herë të parë, biografia e Karla Del Pontes më kujtoi novelat e Agatha Christie. Mediat e huaja interes për qëndrimin e kryeministrit Berisha Media ndërkombëtare nga Ballkani, ato të disa vendeve nga Azia, Europa, Amerika e Veriut dhe e Jugut, dhe veçanërisht ato kryesore amerikane, CNN, ABC, NBC, CBS, UN TV, ditën e shtunë treguan interes të posaçëm ndaj fjalës së Kryeministrit të Shqipërisë Dr. Sali Berishës. Ato përveç qëndrimit të drejtpërdrejtë, të përcjellë me një interes të veçantë fjalën e Kryeministrit Berisha të mbajtur në Sesionin 66-të, të Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së, e kanë komentuar atë sipas politikave redaksionale. Kryeministri i Shqipërisë, Berisha ka folur të shtunën, në mesdrekë, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në sesionin e 66-të të saj. Fjala e Kryeministrit Berisha është transmetuar drejtpërdrejtë si e veçantë atë ditë në ekranin e një nga rrjetet më të mëdha televizive amerikane CNN, nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 64.9 KB) - not displayed