Spiunet dhe bashkepunetoret e diktatures, mos lejohen as ne media

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 

Spiunet  dhe bashkepunetoret e diktatures, mos lejohen as ne media   
 
_http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72295_ 
(http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72295)  
Ligji  i ri i lustracionit, gjermanet me draft te ngjashem me ate te vitit  
1995   
 
TIRANE  (Gazeta Metropol) Debati i ligjit per lustracionin pritet te 
rikthehet dhe nje  here ne vemendjen e opinionit publik, kete here i hedhur ne 
treg jo me nga  politika, por nga fondacioni “Fridrih Herbert”, deputete te 
Bundestagut gjerman  dhe Instituti Gjerman i ngritur per te zbardhur krimet e 
STASIT-it. Projektligji  synon te sjelle dhe nje here ne vemendjen e 
opinionit publik rendesine qe ka  denimi i krimeve te komunizmit, jo vetem si nje 
demshperblim moral ndaj  shqiptareve, por edhe si nje kriter per anetaresimin 
ne Bashkimin Evropian.   
Drafti   
Drafti  i ri qe po hartohet me asistencen gjermane, ka si qellim rifutjen 
dhe nje here  ne proces miratimi te ligjit per lustracionin, nje ligj i 
aplikuar ne shume nga  vendet e ish-bllokut. Ekspertet qe po punojne me kete 
çeshtje thane per  “Metropol”, se ne nje pjese te mire te saj do merren per 
baze ligji i vitit  1995, ia abroguar nga ana e socialisteve dy vjet me pas. 
Burimet thane, se ligji  eshte vleresuar dhe nga specialistet e zyres se 
hetimit te dosjeve te STASI-t ne  Gjermanine Lindore. Sipas eksperteve qe po 
punojne me kete draft eshte ende  heret te flitet per kete çeshtje, por ne 
ligjin qe do te hartohet dhe do  shtrohet per diskutim ne politiken dhe opinionin 
publik shqiptar, nje nder pikat  e tij do te jete dhe perjashtimi nga media 
i ish-bashkepunetoreve te sigurimit,  gje e cila ka ekzistuar ne ligjin e 
vitit 1995, dhe pikerisht neni 1 i ketij  ligji, ku saktesonte se keta 
persona nuk duhet te punojne jo vetem ne median  shteterore, por dhe ne mediat 
private. Asokohe kane ekzistuar vetem shtypi i  shkruar, dhe ne rast se tirazhi 
i kalonte 3 mije kopjet, atehere nuk te lejohej  te punoje ne to. Ne 
kushtet aktuale, ligjit pritet t’i shtohen dhe televizionet  kombetare, por dhe 
ato lokale sidomos te qyteteve te medha.   
Agron  Tufa  
Agron  Tufa, drejtor i Institutit per Zbardhjen dhe Denimin e Krimeve te 
Komunizmit,  tha per “Metropol” se ende nuk eshte njohur me permbajtjen e 
ketij drafti, por e  perkrah plotesisht nje iniciative te tille. Sipas tij 
eshte e mire qe krimet e  komunizmit mos denohen vetem me fjale, por ata qe i 
kane kryer te mbajne te  pakten nje pergjegjesi te pakten civile dhe morale. “
Me e pakta eshte te  ndalohen te punojne ne administraten shteterore dhe 
komunikimin masiv”, thote  Tufa.  
Simon  Miraka  
Nje  hapje te debatit per rikthimin e ligjit te lustracionit ka kerkuar dhe 
kreu i  Institutit te Perndjekurve Politike, Simon Miraka. Ne nje prononcim 
per  “Metropol” Miraka tha, se shtresa qe ai perfaqeson eshte shume e 
interesuar per  hapjen e nje debati te tille.  
Viti  1997  
Pas  rrezimit te qeverise se PD ne vitin 1997, ligji i lustracionit doli 
jashte loje,  deri sa u abrogua, nga shumica e majte qe erdhi ne pushtet ate 
vit. Te gjithe  ata qe ishin larguar nga administrata, deri ne ate kohe u 
ricikluan serish per  te qene dhe shume vjet te tjera pjese e saj.  
Neni  1  
Organet  dhe funksionet per te cilat ky ligj percakton kushtet per te 
sherbyer ne to  jane:  
a)  deputete ne Kuvendin Popullor te Republikes se Shqiperise;   
b)  Presidenti i Republikes, te zgjedhurit nga Parlamenti dhe te emeruarit 
nga  Presidenti i Republikes;  
c)  anetare te qeverise, sekretare shteti, zevendes te tyre, drejtore te  
pergjithshem dhe drejtore te drejtorive te dikastereve, si dhe te barazuarit 
me  ta ne struktura te tjera shteterore;  
ç)  ne Presidence, ne administraten e Kuvendit Popullor dhe te Keshillit te 
 Ministrave, te ministrive dhe institucioneve te tjera qendrore, te 
Gjykates  Kushtetuese, te Gjykates se Kasacionit, te Sherbimit te Kontrollit te 
Shtetit,  te Prokurorise se Pergjithshme edhe ne rangje me te uleta se ato qe 
permenden ne  piken “c”, nese nga titullari gjykohet ne interes te mbrojtjes 
se shtetit dhe te  te dhenave te tij zyrtare;  
d)  guvernatore, zevendesguvernatore dhe drejtoret e Bankes se Shqiperise;  
 
dh)  ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise per oficeret, 
funksioni  organik i te cileve perfshin grade te larte (gjeneral e kolonel), 
komandantet e  njesive te pavarura;  
e)  prefektet, kryetaret dhe anetaret e keshillave te rretheve, kryetaret e 
 bashkive, si dhe komunave dhe anetaret e keshillave te bashkive e 
komunave;   
e)  ne Sherbimin Informativ Kombetar (SHIK), ne Sherbimin Informativ 
Ushtarak (SHIU)  dhe ne Sherbimin Informativ te Rendit (SHIR);  
f)  ne Garden e Republikes;  
g)  shefa te komisariatit, shefa te policise, punonjes te Policise 
Kriminale dhe  degeve te tjera speciale;  
gj)  gjyqtare, ndihmesgjyqtare, prokurore dhe oficere ne Policine 
Gjyqesore;   
h)  ne perfaqesite diplomatike te Republikes se Shqiperise;  
i)  ne RTSH, ne ATSH si drejtues dhe redaktore;  
j)  gazetare dhe punonjes me detyre me te larte ne gazetat me tirazh mbi 
3000 kopje;   
k)  ne funksione drejtuese ne bashkesite ekonomike, ne institucione 
shteterore  financiare dhe te sigurimeve, si dhe ne bankat shteterore;   
l)  rektore dhe drejtore ne universitete dhe shkolla te larta.   
Shqiperia,  pjese e rrjetit te vendeve qe nuk kane ligj per lustracionin   
Birthler:  Krimet e komunizmit duhen zbardhur dhe denuar  
Ne  vitin 2008, Shqiperia, me iniciativen e Gjermanise, nenshkroi 
marreveshjen e  asistences per ish-vendet e bllokut komunist, te cilat ende nuk 
kishin nje ligj  te mirefillte te lustracionit. Ne kete liste eshte dhe 
Shqiperia, e cila me  perjashtim te ligjit te vitit 1995, qe pas dy vjetesh humbi çdo 
vlere ligjore,  ende nuk ka nje ligj te tille. Per drejtuesen e zyres se 
dosjeve te STASI-t  (ish-sherbimi sekret ne Gjermanine Lindore) Mariane 
Birthler krijimi i rrjetit  evropian do te beje te mundur shtimin e bashkepunimit 
mes ish-vendeve komuniste  per zbardhjen e krimeve te kryera ne ate kohe. 
Njeri prej projekteve te rrjetit  do te jete qe permes internetit ose ne forme 
te shtypur do te vere ne  dispozicion njekohesisht informacione per punen 
ne shtate vendet nenshkruese, ku  nuk ben pjese Shqiperia. Me rrjetin 
evropian Birthler do te mbeshtese edhe  iniciativa ne vende te tjera ish-komuniste, 
ne te cilat nuk behet akoma  lustracioni sistematik. “Mund ta merrja me 
mend qe kooperimi, vete fakti qe ai  ekziston dhe qe ne jemi prezent ne nivel 
evropian u jep besim dhe force ketyre  njerezve”, - shprehet Birthler ne 
kuader te nenshkrimit te marreveshjes per  ngritjen e rrjetit. Sipas saj, nje 
Evrope e ribashkuar dhe e lire nuk  perfytyrohet dot pa nje vetedije per 
historine e saj te shumellojshme, por edhe  kontradiktore. Kushtet e vendeve 
pjesemarrese ne kete rrjet jane shume te  ndryshme nga njera-tjera. Ne kete 
kuader, ne Çeki qe prej mesit te viteve ’90  behet zbardhja e krimeve komuniste, 
por qe t’i shohesh dosjet, lejohet qe prej  dhjete muajsh. Drejtuesi i 
zyres se lustracionit ne Prage, Miroslav Lehky,  shprehet se “tashme te gjitha 
dosjet jane ne dispozicion per t’u analizuar dhe  natyrisht duam t’i hapim 
te gjitha”. Ndersa ne rastin e Bullgarise drejtuesi i  zyres se lustracionit, 
Evtim Kostadinov, shprehet se qellimi eshte qe te  gjitheve t’u jepet 
mundesia qe te shohin dosjet. “Nje detyre e dyte e  rendesishme eshte t’ia besh 
te ditur opinionit emrat e personaliteteve te jetes  publike qe ne te 
kaluaren kane qene zyrtarisht apo jozyrtarisht punonjes te  sherbimeve sekrete”, - 
eshte shprehur ai.  
Gjykata  Kushtetuese rrezon ne vitin 2009 ligjin per dosjet  
Ne  vitin 2009 Gjykata Kushtetuese ka rrezuar ligjin e hapjes se dosjeve 
per  ish-zyrtaret e diktatures komuniste, i njohur ndryshe si ligji i 
lustracionit.  Megjithese vendimi ishte marre kohe me pare, zbardhja e vendimit u be 
publike ne  vitin 2010. Nderkohe Komisioni i Venecias, ne reflektim te pese 
pyetjeve per te  cilat Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ka kerkuar sqarime, 
ka marre ne  konsiderate te veçante dy veçori te ligjit te lustracionit: e 
para, faktin qe ai  po adaptohet afersisht 20 vjet pas perfundimit te 
regjimit komunist per shkak se  perpjekjet e meparshme per te kryer kete proces, 
jane stopuar gjithashtu nga  Gjykata Kushtetuese apo – pas nje periudhe te 
shkurter te aplikimit te ligjit –  nga nje qeveri e re”, thuhet ne vendimin e 
Komisionit te Venecias. Per kete  vendim ka reaguar edhe Partia Socialiste, 
duke e vleresuar si goditje per  qeverine. “Gjykata Kushtetuese certifikoi 
atentatin e 17 te Sali Berishes ndaj  Kushtetutes duke hedhur poshte ne 
unanimitet ligjin per pastertine e figurave,  nje ligj ky i kundershtuar jo 
vetem nga Partia Socialiste, por edhe nga Komiteti  i Helsinkit dhe nga Keshilli 
i Evropes”. 
 
 
 

Spiunët dhe bashkëpunëtorët e diktaturës, mos lejohen as  në media 



_http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72295_ 
(http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72295) 
 
 
 
  Ligji i ri i lustracionit, gjermanët me draft të ngjashëm me  atë të 
vitit 1995 
 

 
TIRANE (Gazeta Metropol) Debati i ligjit për lustracionin pritet të  
rikthehet dhe një herë në vëmendjen e opinionit publik, këtë herë i hedhur në  
treg jo më nga politika, por nga fondacioni “Fridrih Herbert”, deputetë të  
Bundestagut gjerman dhe Instituti Gjerman i ngritur për të zbardhur krimet e  
STASIT-it. Projektligji synon të sjellë dhe një herë në vëmendjen e 
opinionit  publik rëndësinë që ka dënimi i krimeve të komunizmit, jo vetëm si një  
dëmshpërblim moral ndaj shqiptarëve, por edhe si një kriter për anëtarësimin 
në  Bashkimin Evropian. 
 
Drafti 
 
Drafti i ri që po hartohet me asistencën gjermane, ka si qëllim rifutjen  
dhe një herë në proces miratimi të ligjit për lustracionin, një ligj i 
aplikuar  në shumë nga vendet e ish-bllokut. Ekspertët që po punojnë me këtë 
çështje thanë  për “Metropol”, se në një pjesë të mirë të saj do merren për bazë 
ligji i vitit  1995, ia abroguar nga ana e socialistëve dy vjet më pas. 
Burimet thanë, se ligji  është vlerësuar dhe nga specialistët e zyrës së 
hetimit të dosjeve të STASI-t në  Gjermaninë Lindore. Sipas ekspertëve që po 
punojnë me këtë draft është ende  herët të flitet për këtë çështje, por në ligjin 
që do të hartohet dhe do  shtrohet për diskutim në politikën dhe opinionin 
publik shqiptar, një ndër pikat  e tij do të jetë dhe përjashtimi nga media 
i ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit,  gjë e cila ka ekzistuar në ligjin e 
vitit 1995, dhe pikërisht neni 1 i këtij  ligji, ku saktësonte se këta persona 
nuk duhet të punojnë jo vetëm në median  shtetërore, por dhe në mediat 
private. Asokohe kanë ekzistuar vetëm shtypi i  shkruar, dhe në rast se tirazhi 
i kalonte 3 mijë kopjet, atëherë nuk të lejohej  të punoje në to. Në kushtet 
aktuale, ligjit pritet t’i shtohen dhe televizionet  kombëtare, por dhe ato 
lokale sidomos të qyteteve të mëdha. 
 
Agron Tufa 
 
Agron Tufa, drejtor i Institutit për Zbardhjen dhe Dënimin e Krimeve të  
Komunizmit, tha për “Metropol” se ende nuk është njohur me përmbajtjen e 
këtij  drafti, por e përkrah plotësisht një iniciativë të tillë. Sipas tij është 
e mirë  që krimet e komunizmit mos dënohen vetëm me fjalë, por ata që i 
kanë kryer të  mbajnë të paktën një përgjegjësi të paktën civile dhe morale. “
Më e pakta është  të ndalohen të punojnë në administratën shtetërore dhe 
komunikimin masiv”, thotë  Tufa. 
 
Simon Miraka 
 
Një hapje të debatit për rikthimin e ligjit të lustracionit ka kërkuar dhe  
kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka. Në një prononcim 
për  “Metropol” Miraka tha, se shtresa që ai përfaqëson është shumë e 
interesuar për  hapjen e një debati të tillë. 
 
Viti 1997 
 
Pas rrëzimit të qeverisë së PD në vitin 1997, ligji i lustracionit doli  
jashtë loje, deri sa u abrogua, nga shumica e majtë që erdhi në pushtet atë 
vit.  Të gjithë ata që ishin larguar nga administrata, deri në atë kohë u 
ricikluan  sërish për të qenë dhe shumë vjet të tjera pjesë e saj. 
 
Neni 1 
 
Organet dhe funksionet për të cilat ky ligj përcakton kushtet për të  
shërbyer në to janë: 
 
a) deputetë në Kuvendin Popullor të Republikës së Shqipërisë; 
 
b) Presidenti i Republikës, të zgjedhurit nga Parlamenti dhe të emëruarit  
nga Presidenti i Republikës; 
 
c) anëtarë të qeverisë, sekretarë shteti, zëvendës të tyre, drejtorë të  
përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit 
me  ta në struktura të tjera shtetërore; 
 
ç) në Presidencë, në administratën e Kuvendit Popullor dhe të Këshillit të  
Ministrave, të ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, të Gjykatës 
 Kushtetuese, të Gjykatës së Kasacionit, të Shërbimit të Kontrollit të 
Shtetit,  të Prokurorisë së Përgjithshme edhe në rangje më të ulëta se ato që 
përmenden në  pikën “c”, nëse nga titullari gjykohet në interes të mbrojtjes 
së shtetit dhe të  të dhënave të tij zyrtare; 
 
d) guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë; 
 
dh) në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për oficerët,  
funksioni organik i të cilëve përfshin gradë të lartë (gjeneral e kolonel),  
komandantët e njësive të pavarura; 
 
e) prefektët, kryetarët dhe anëtarët e këshillave të rretheve, kryetarët e  
bashkive, si dhe komunave dhe anëtarët e këshillave të bashkive e komunave; 
 
ë) në Shërbimin Informativ Kombëtar (SHIK), në Shërbimin Informativ  
Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin Informativ të Rendit (SHIR); 
 
f) në Gardën e Republikës; 
 
g) shefa të komisariatit, shefa të policisë, punonjës të Policisë Kriminale 
 dhe degëve të tjera speciale; 
 
gj) gjyqtarë, ndihmësgjyqtarë, prokurorë dhe oficerë në Policinë Gjyqësore; 
 
h) në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë; 
 
i) në RTSH, në ATSH si drejtues dhe redaktorë; 
 
j) gazetarë dhe punonjës me detyrë më të lartë në gazetat me tirazh mbi  
3000 kopje; 
 
k) në funksione drejtuese në bashkësitë ekonomike, në institucione  
shtetërore financiare dhe të sigurimeve, si dhe në bankat shtetërore; 
 
l) rektorë dhe drejtorë në universitete dhe shkolla të larta. 
 
Shqipëria, pjesë e rrjetit të vendeve që nuk kanë ligj për lustracionin 
 
Birthler: Krimet e komunizmit duhen zbardhur dhe dënuar 
 
Në vitin 2008, Shqipëria, me iniciativën e Gjermanisë, nënshkroi  
marrëveshjen e asistencës për ish-vendet e bllokut komunist, të cilat ende nuk  
kishin një ligj të mirëfilltë të lustracionit. Në këtë listë është dhe  
Shqipëria, e cila me përjashtim të ligjit të vitit 1995, që pas dy vjetësh humbi  çdo 
vlerë ligjore, ende nuk ka një ligj të tillë. Për drejtuesen e zyrës së  
dosjeve të STASI-t (ish-shërbimi sekret në Gjermaninë Lindore) Mariane 
Birthler  krijimi i rrjetit evropian do të bëjë të mundur shtimin e bashkëpunimit 
mes  ish-vendeve komuniste për zbardhjen e krimeve të kryera në atë kohë. 
Njëri prej  projekteve të rrjetit do të jetë që përmes internetit ose në formë 
të shtypur do  të vërë në dispozicion njëkohësisht informacione për punën në 
shtatë vendet  nënshkruese, ku nuk bën pjesë Shqipëria. Me rrjetin evropian 
Birthler do të  mbështesë edhe iniciativa në vende të tjera ish-komuniste, 
në të cilat nuk bëhet  akoma lustracioni sistematik. “Mund ta merrja me mend 
që kooperimi, vetë fakti  që ai ekziston dhe që ne jemi prezent në nivel 
evropian u jep besim dhe forcë  këtyre njerëzve”, - shprehet Birthler në 
kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes  për ngritjen e rrjetit. Sipas saj, një 
Evropë e ribashkuar dhe e lirë nuk  përfytyrohet dot pa një vetëdije për 
historinë e saj të shumëllojshme, por edhe  kontradiktore. Kushtet e vendeve 
pjesëmarrëse në këtë rrjet janë shumë të  ndryshme nga njëra-tjera. Në këtë 
kuadër, në Çeki që prej mesit të viteve ’90  bëhet zbardhja e krimeve komuniste, 
por që t’i shohësh dosjet, lejohet që prej  dhjetë muajsh. Drejtuesi i zyrës 
së lustracionit në Pragë, Miroslav Lehky,  shprehet se “tashmë të gjitha 
dosjet janë në dispozicion për t’u analizuar dhe  natyrisht duam t’i hapim të 
gjitha”. Ndërsa në rastin e Bullgarisë drejtuesi i  zyrës së lustracionit, 
Evtim Kostadinov, shprehet se qëllimi është që të  gjithëve t’u jepet 
mundësia që të shohin dosjet. “Një detyrë e dytë e  rëndësishme është t’ia bësh 
të ditur opinionit emrat e personaliteteve të jetës  publike që në të 
kaluarën kanë qenë zyrtarisht apo jozyrtarisht punonjës të  shërbimeve sekrete”, - 
është shprehur ai. 
 
Gjykata Kushtetuese rrëzon në vitin 2009 ligjin për dosjet 
 
Në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e hapjes së dosjeve për 
 ish-zyrtarët e diktaturës komuniste, i njohur ndryshe si ligji i 
lustracionit.  Megjithëse vendimi ishte marrë kohë më parë, zbardhja e vendimit u bë 
publike në  vitin 2010. Ndërkohë Komisioni i Venecias, në reflektim të pesë 
pyetjeve për të  cilat Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka kërkuar sqarime, 
ka marrë në  konsideratë të veçantë dy veçori të ligjit të lustracionit: e 
para, faktin që ai  po adaptohet afërsisht 20 vjet pas përfundimit të 
regjimit komunist për shkak se  përpjekjet e mëparshme për të kryer këtë proces, 
janë stopuar gjithashtu nga  Gjykata Kushtetuese apo – pas një periudhe të 
shkurtër të aplikimit të ligjit –  nga një qeveri e re”, thuhet në vendimin e 
Komisionit të Venecias. Për këtë  vendim ka reaguar edhe Partia Socialiste, 
duke e vlerësuar si goditje për  qeverinë. “Gjykata Kushtetuese certifikoi 
atentatin e 17 të Sali Berishës ndaj  Kushtetutës duke hedhur poshtë në 
unanimitet ligjin për pastërtinë e figurave,  një ligj ky i kundërshtuar jo vetëm 
nga Partia Socialiste, por edhe nga Komiteti  i Helsinkit dhe nga Këshilli 
i Evropës”.
clip_image001.gif (image/gif, 3.7 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 17.9 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.