Pesë minutat e Molla Mahmud efendi Asllani-t

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFndLwNWGn3KqjUjCpa5T5i=POV75GrwPb8HVhGuuuyPiQ@mail.gmail.com>
Pesë minutat e Molla Mahmud efendi Asllani-t
Hamdi Nuhiju

Tetova është njëra prej qyteteve më të bukura të Maqedonisë. Në të gjenden
shumë monumente historike, kulturore dhe religjioze qysh nga koha e
Perandorisë Osmane. Atje gjenden edhe dy universitetet shqiptare, por edhe
shumë personalitete të cilat dekadë pas dekade, vit pas viti nxjerr në shesh
ky qytet.
Në mesin e shumë personaliteteve, Tetova, ka nxjerr edhe plakun e urtë Molla
Mahmud efendi Asllani-n, njeriun i cili me vite të tëra i ka shërbyer
komunitetit mysliman të këtij qyteti, duke i edukuar dhe mësuar fëmijët e
Tetovës dhe mbarë trojeve shqiptare me hifzin e Kur`anit. Për ata që nuk e
dinë vlerën e këtij arti, le të tentojnë ta mësojnë një libër përmendësh, me
të gjitha rregullat gramatikore, me të gjitha vështirësitë e shprehjes dhe
në një gjuhë që nuk e ka gjuhë të përditshme. Molla Mahmudi ka bërë këtë
punë, me ata qindra nxënës që sot janë hafiz të nderuar të Kur`anit
Famëlartë. Ai është njëri prej kampionëve të kësaj pune, duke pasur parasysh
që gjithë këtë mund e ka harxhuar edhe në nxjerrjen e hafizëve edhe nga
familja e tij.
Njeriu shumë lehtë mund të përfundoj një fakultet, por të nisësh hifzin e
Kur`anit, të përfundosh dhe të mos e harrosh është gjë shumë e vështirë. Ajo
kërkon koka të nderuara, shpirtra të pastër, zemra të devotshme, mendje të
çiltra.
Secili njeri, gjatë jetës së tij i ka pesë minutat e tij. Zoti e shpërblen
përmes tyre ose e dënon qysh në këtë botë. Por, pa pesë minutat asnjë njeri
në këtë botë nuk do të kapërcej. Dikush dëshirë të madhe ka të udhëheq me
një biznes të përmasave gjigante, ndoshta kalojnë dekada të tëra derisa të
vijnë pesë minutat e tij, por më në fund vijnë. Pastaj varet prej tij se si
vazhdon punën e tij. Dikush tjetër ka dëshirë që të ketë një karrierë të
pasur politike dhe në këtë gjë investon shumë mund. Një ditë, do të arrijë
deri te pesë minutat e tij. Dëshirat e njerëzve janë të ndryshme. Secili në
dëshirën e vet, dhe në sferën e vet mundohet që ta përmirësoj gjendjen e
tij, po edhe të shoqërisë ku jeton.
Kurorëzimi i mundit, punës, përpjekjeve janë pesë minutat e kajmakut. Ne
asnjëherë nuk i mendojmë pesë minutat, punojmë në ëndrrat dhe vizionet tona
deri në arritjen e tyre. E kur të arrijmë në majën, ose kulmin e punës sonë,
ne ndoshta edhe vetmohemi, mundohemi të largohemi nga njerëzit. Nuk duam të
na fotografojnë, të na incizojnë e as të na lavdërojnë. Në vetvete ndrydhemi
se pse kemi kërkuar kaq shumë nga Zoti.
Kurorëzimi i sukseseve tona, nuk është nga mundi dhe puna jonë pa dëshirën
dhe vullnetin e Krijuesit. Ai që mohon dëshirën dhe vullnetin e Krijuesit
për sukseset tona është një jo falënderues i hapët. Dhe është budallallëk të
presim dëshirën dhe vullnetin e Krijuesit pa bërë fillimisht përpjekje, punë
dhe pa dhënë mund.
Vizita e kryeministrit Erdoan në Republikën e Maqedonisë ishte një vizitë
historike, për dy arsye:1. përkundër obligimeve të shumta që ka qeveria
turke me problemet ndërkombëtare rreth Palestinës, Sirisë, Libisë, Egjiptit,
Qipros, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Bashkimit Evropian etj,
kryeministri gjeti kohë për të na vizituar dhe për të na dhënë mesazhet e
bashkimit dhe jo të përçarjes e ndarjes, dhe 2. është hera e parë në
historinë më të re, që puna dhe kontributi i hafizlerëve të Republikës së
Maqedonisë të vlerësohet në këtë mënyrë.
Shteti i këtij vendi nuk jep asnjë përkrahje për zhvillimin dhe kultivimin e
kësaj sfere të jetës shoqërore. Edhe pse kjo sferë është shumë e vështirë
dhe e rëndësishme për ardhmërinë e këtij vendi, ajo përbuzet vazhdimisht nga
vet ne.
Hapja e shkollës së hafizlerëve në afërsi të Xhamisë së Abdurrahman Pashës
në Tetovë, është kurorëzim i suksesit të punës dekadëshe të Molla Mahmud
efendi Asllanit.
Ai, pra Molla Mahmudi ka kapërcyer periudha të ndryshme të jetës së tij, dhe
ka hasur në pengesa të shumta gjatë veprimtarisë së tij humane, që një ditë,
pra me 30 tetor të vitit 2011, i gjithë mundi i tij të kurorëzohet me hapjen
solemne të shkollës së hifzit nga njeriu i kalibrit botëror si Rexhep Tajip
Erdoan. Për ata që mendojnë dhe logjikojnë drejtë, këto janë pesë minutat më
të bukura të jetës së Molla Mahmud efendi Asllanit.
Akti i hapjes së shkollës së hafizlerëve nga një kryeministër i një shteti
aq të madh, dhe restituimi i Xhamisë së Abdurrahman Pashës nga Qeveria e
SHBA-së, na japin mesazhe të rëndësishme.
Ne nuk po kërkojmë që kryeministri Nikolla Gruevski të hap shkolla të
hifzit, e as të restituoj xhami, por po kërkojmë që të mos na pengoni në
zhvillimin e këtyre sferave. Mendoj se ndihma e vetme që mund të kërkojmë
nga politikanët tanë shqiptar dhe maqedonas, është që të mos na pengojnë,
neve, popullin e thjeshtë, në zhvillimin dhe kultivimin e këtyre sferave.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.