Ramiz Alia, zbatuesi i krimeve te diktatorit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Ramiz  Alia, zbatuesi i krimeve te diktatorit 
 
_http://www.rilindjademokratike.com/_ (http://www.rilindjademokratike.com/) 
 
New York Times shkruan Robert D.McFadden 
 
 
Ramiz  Alia, nje kult me personalitet zbatues, i cili zuri vendin e 
diktatorit komunist  shqiptar Enver Hoxha, (pas vdekjes se ketij te fundit ne vitin 
1985) dhe qe  kryesoi ndalimin e levizjeve kaotike drejt demokracise para 
renies se tij ne  vitin 1992, vdiq te premten. Ishte 85 vjeç.  
Vdekja  e tij u njoftua nga zedhenesja e Presidentit te Shqiperise, ne 
kryeqytetin  Tirane. Hollesi te metejshme nuk u treguan. Vendndodhja e zotit 
Alia kishte  mbetur e paqarte ne vitet e fundit.  
Zoti  Alia kishte kryer shume spastrime, persekutime dhe ekzekutime te 
urdheruara nga  zoti Hoxha, duke perdorur edhe horrorrin stalinist, ate te 
varrosjes se armiqve  te gjalle dhe duke mbajtur per dekada me radhe shqiptaret, 
te shtypur dhe te  izoluar nga bota e jashtme.  
Por,  kur ai mori presidencen, ai i'u pergjigj pakenaqesise se gjere, duke 
futur  reforma te kufizuara ekonomike, duke lehtesuar kufizimet ne fe dhe 
lirite civile  dhe duke treguar me kujdes drejt lidhjeve me Europen 
Perendimore dhe vendet e  Ballkanit.  
Megjithate, qeveria e tij nisi te tronditej ne vitin 1989 dhe 1990  gjate 
kolapsit te gjere sovjetik si dhe renies se komunizmit ne vendet e Europes  
Lindore. Zoti Alia arriti te ngjitet ne pushtet per dy vite te tjera, duke 
dhene  amnisti per te burgosurit politike, duke lejuar zgjedhjet shumepartiake 
dhe  reformat e premtuara demokratike, duke u perballur keshtu me vitet e 
censures  dhe kontrollit te brendshem.  
Por  kjo ishte teper pak, dhe teper vone. Shqiperia, atehere vendi me i 
prapambetur  dhe i varfer i Europes, vazhdoi te kalonte nga njera krize tek 
tjera, per shkak  te nje ekonomie qe ishte duke vdekur, protestave te dhunshme, 
dhe masat e  qytetareve qe iknin jashte shtetit. Qeveria komuniste 
shqiptare, e fundit ne  Europe, u shperbe ne vitin 1991, dhe zoti Alia dha 
doreheqjen si kryetar i kesaj  qeverie ne vitin 1992. Pas kesaj, shume shpejt ai u 
arrestua.  
I  akuzuar per korrupsion, ai u denua me nente vjet burg, nga te cilat kreu 
vetem  nje vit. Ne vitin 1996, u arrestua perseri, kete here i akuzuar per 
gjenocid.  Por, para se ai te gjykohej, ne vitin 1997, Shqiperia ra ne 
anarki, bandat  plaçkiten depot e armeve te ushtrise, 1.600 persona u vrane dhe 
shume civile u  plagosen, madje dhe ne shtepite e tyre. Shume te burgosur u 
arratisen nga  burgjet, disa u larguan nga vendi me kembe dhe disa me anije. 
Ne burg, Ramiz  Alia dhe komunistet e tjere ishin ne pritje te gjykimit kur 
ne ate kaos rojet u  zhduken, dhe keshtu ai bashke me 300 te burgosur te 
tjere u larguan.  
Nje  raport thote se, zoti Alia kishte ikur ne Greqi. Ne gjykate, ku 
prokuroret hoqen  akuzat kunder tij dhe shume te pandehurve, avokati i tij tha se, 
ai kishte  shkuar te jetonte me vajzen e tij ne Suedi. Permes nje letre te 
botuar ne nje  nga gazetat e Tiranes ne vitin 1998, shkruhej se ai ishte 
kthyer ne heshtje ne  Shqiperi. Por askush nuk e dinte me siguri, dhe raportet 
qe tregonin vendodhjen  e tij te mevonshme mbeten te panjohura.  
Ramiz  Alia u lind me 18 tetor 1925, ne Shkoder, ne Veri te Shqiperise, nga 
prinder  myslimane, qe i perkisnin klases punetore, e cila u zhvendos me 
pas ne Tirane.  
Ai  ndoqi studimet e larta ne France, dhe aty si mijera studente te tjere u 
bashkua  me nje organizate fashiste rinore, pasi Italia pushtoi dhe aneksoi 
vendin ne  vitin 1939.  
Gjate  Luftes se Dyte Boterore, ai u bashkua me forcat komuniste kunder 
forcave  gjermane. Kur mbaroi lufta, ai ishte 19 vjeç dhe mbante graden e 
togerit  kolonel. Ne qeverine komuniste te pasluftes, zoti Hoxha, ai u bashkua me 
 Ministrine e Propagandes ne vitin 1955-1958 ishte minister i Arsimit dhe  
Kultures. Ai u rrit me ane te Partise se Punes dhe qe nga vitit 1960 ishte  
anetar i Byrose Politike. Ashtu si zoti Hoxha, ai mbeshteste  
marksizem-leninizmin dhe gezonte mbeshtetjen e gruas se Hoxhes,  Nexhmijen. 
Ashtu  si dhe shume komuniste te tjere, shume pak ishte e njohur ne qarqet 
publike,  bashkeshortja e zotit Alia. Ai u martua ne vitin 1950 me Semiramis 
Xhuvanin. Ata  paten dy vajza, Zana dhe Besa, si dhe nje djale Arbenin. 
Bashkeshortja e tij  vdiq ne vitin 1986. Zoti Alia nisi nje afrim te lehte me 
Perendimin, ai u be me  miqesor, perdorte fjale me te buta ne te kundert te 
zotit Hoxha, i cili kishte  urrejtje per Perendimin. Megjithate historianet 
thone se, karakteristike  kryesore e tij, ishte aftesia e te berit politike. 
Ai evitoi perqendrimin e  pushtetit ashtu si zoti Hoxha, i cili arriti deri 
ne persekutimin dhe  ekzekutimin e ministrave te kabinetit te tij.  
Zoti  Alia la gjurmet e kaleidoskopi ne ndryshimin e aleancave dhe armiqve, 
mbetet nje  lider i propagandes dhe censures.  
Me  zotin Alia ne anen e tij, zoti Hoxha izoloi Shqiperine dhe tre milione  
shqiptaret me boten e jashtme. Kombet komuniste, perfshire Jugosllavine,  
Bashkimin Sovjetik dhe Kinen, u cilesuan si "revizionist" dhe tradhtare te  
marksizem-leninizmit.  
Denohej feja, pjesa me e madhe e shqiptareve ishin myslimane,  xhamite dhe 
kishat u rafshuan dhe librat u ndaluan. Asaj kohe, Shqiperia ishte  nje vend 
me shume fshatra, me toka malore, me gomere e kuaj qe i shikoje te  ecnin 
edhe ne mes kryeqytetit. Megjithate, struktura me e çuditshme dhe vendimi  me 
abstrakt qe Hoxha nderrmori ishte ndertimi i mbi 100 mije bunkereve, depo 
me  arme te fshehura si bajoneta mesjetare-simbole te represionit te nje 
shteti ku  sundonte rendi.  
Zoti  Alia filloi te permbushte shume prej detyrave te udheheqesit Hoxha, 
qe atehere  vuante nga problemet e zemres dhe semundje te tjera qe po e 
dobesonin ate. Dy  dite pas vdekjes se zotit Hoxha, ne vitin 1985, zoti Alia u be 
udheheqes. Vendi  ishte ne veshtiresi te renda, me nje ekonomi te lekundur, 
vuante nga uria dhe  nevoja te tjera.  
Ne  vitet e ardhshme, zoti Alia u terhoq shume nga politika e zotit Hoxha. 
Ai ndaloi  censuren e fese, futi reformat ekonomike dhe lejoi zgjedhjet 
shumepartiake.  Protestuesit rrezuan statujen e Enver Hoxhes ne kryeqytet dhe 
nga ana e tij zoti  Alia urdheroi heqjen e imazheve te Stalinit dhe Leninit.  
"Jeta  nuk eshte perkushtim ndaj nje personi", i tha "New York Times", ne 
nje  interviste para se te jepte doreheqjen si President i Shqiperise ne 
prill te  1992. "Jeta eshte perkushtim per nje ide". Sa per heqjen e ndalimit te 
fese, ai  tha: "U be e qarte, se nuk ishte thjesht nje çeshjte e nje 
korrigjimi te nje  gabimi te meparshem, por nje çeshtje e nje konceptimi me te 
thelle te te  drejtave te njeriut". Sot, Shqiperia eshte ende duke kapercyer 
trashegimine e  viteve te Enver Hoxhes, por vendi eshte anetare e NATO dhe po 
ndermerr reforma  ekonomike dhe politike me shpresen per t'u bere anetare e 
Bashkimit Europian.  
Zoti  Alia, gjithashtu shprehu perkushtimin e zjarrte per nje ekonomi te 
tregut te  lire, por refuzoi te pranoje ndonje kunderthenie ndermjet 
pikepamjeve te tij te  vjetra dhe te reja.  
"Nuk  ka alternative tjeter, por vetem nje ekonomi tregu e lire", tha ai ne 
vitin  1992. "Pa dyshim une kam idealet e mia. Por, une jam realist".  
 
 
Ramiz Alia, zbatuesi i krimeve  të diktatorit 

New York Times 

Robert D.McFadden 

Ramiz Alia, një kult me  personalitet zbatues, i cili zuri vendin e 
diktatorit komunist shqiptar Enver  Hoxha, (pas vdekjes së këtij të fundit në vitin 
1985) dhe që kryesoi ndalimin e  lëvizjeve kaotike drejt demokracisë para 
rënies së tij në vitin 1992, vdiq të  premten. Ishte 85 vjeç.  
Vdekja e tij u njoftua nga  zëdhënësja e Presidentit të Shqipërisë, në 
kryeqytetin Tiranë. Hollësi të  mëtejshme nuk u treguan. Vendndodhja e zotit 
Alia kishte mbetur e paqartë në  vitet e fundit.  
Zoti Alia kishte kryer shumë  spastrime, persekutime dhe ekzekutime të 
urdhëruara nga zoti Hoxha, duke  përdorur edhe horrorrin stalinist, atë të 
varrosjes së armiqve të gjallë dhe  duke mbajtur për dekada me radhë shqiptarët, 
të shtypur dhe të izoluar nga bota  e jashtme.  
Por, kur ai mori presidencën, ai  i'u përgjigj pakënaqësisë së gjerë, duke 
futur reforma të kufizuara ekonomike,  duke lëhtësuar kufizimet në fe dhe 
liritë civile dhe duke treguar me kujdes  drejt lidhjeve me Europën 
Perëndimore dhe vendet e Ballkanit.  
Megjithatë, qeveria e tij nisi  të tronditej në vitin 1989 dhe 1990 gjatë 
kolapsit të gjerë sovjetik si dhe  rënies së komunizmit në vendet e Europës 
Lindore. Zoti Alia arriti të ngjitet në  pushtet për dy vite të tjera, duke 
dhënë amnisti për të burgosurit politikë,  duke lejuar zgjedhjet 
shumëpartiake dhe reformat e premtuara demokratike, duke u  përballur kështu me vitet e 
censurës dhe kontrollit të brendshëm.  
Por kjo ishte tepër pak, dhe  tepër vonë. Shqipëria, atëherë vendi më i 
prapambetur dhe i varfër i Europës,  vazhdoi të kalonte nga njëra krizë tek 
tjera, për shkak të një ekonomie që ishte  duke vdekur, protestave të dhunshme, 
dhe masat e qytetarëve që iknin jashtë  shtetit. Qeveria komuniste 
shqiptare, e fundit në Europë, u shpërbë në vitin  1991, dhe zoti Alia dha 
dorëheqjen si kryetar i kësaj qeverie në vitin 1992. Pas  kësaj, shumë shpejt ai u 
arrestua.  
I akuzuar për korrupsion, ai u  dënua me nëntë vjet burg, nga të cilat kreu 
vetëm një vit. Në vitin 1996, u  arrestua përsëri, këtë herë i akuzuar për 
gjenocid. Por, para se ai të gjykohej,  në vitin 1997, Shqipëria ra në an
arki, bandat plaçkitën depot e armëve të  ushtrisë, 1.600 persona u vranë dhe 
shumë civile u plagosën, madje dhe në  shtëpitë e tyre. Shumë të burgosur u 
arratisën nga burgjet, disa u larguan nga  vendi me këmbë dhe disa me anije. 
Në burg, Ramiz Alia dhe komunistët e tjerë  ishin në pritje të gjykimit kur 
në atë kaos rojet u zhdukën, dhe kështu ai  bashkë me 300 të burgosur të 
tjerë u larguan.  
Një raport thotë se, zoti Alia  kishte ikur në Greqi. Në gjykatë, ku 
prokurorët hoqën akuzat kundër tij dhe  shumë të pandehurve, avokati i tij tha se, 
ai kishte shkuar të jetonte me vajzën  e tij në Suedi. Përmes një letre të 
botuar në një nga gazetat e Tiranës në vitin  1998, shkruhej se ai ishte 
kthyer në heshtje në Shqipëri. Por askush nuk e dinte  me siguri, dhe raportet 
që tregonin vendodhjen e tij të mëvonshme mbetën të  panjohura.  
Ramiz Alia u lind më 18 tetor  1925, në Shkodër, në Veri të Shqipërisë, nga 
prindër myslimanë, që i përkisnin  klasës punëtore, e cila u zhvendos më 
pas në Tiranë.  
Ai ndoqi studimet e larta në  Francë, dhe aty si mijëra studentë të tjerë u 
bashkua me një organizatë fashiste  rinore, pasi Italia pushtoi dhe aneksoi 
vendin në vitin 1939.  
Gjatë Luftës së Dytë Botërore,  ai u bashkua me forcat komuniste kundër 
forcave gjermane. Kur mbaroi lufta, ai  ishte 19 vjeç dhe mbante gradën e 
togerit kolonel. Në qeverinë komuniste të  pasluftës, zoti Hoxha, ai u bashkua me 
Ministrinë e Propagandës në vitin  1955-1958 ishte ministër i Arsimit dhe 
Kulturës. Ai u rrit me anë të Partisë së  Punës dhe që nga vitit 1960 ishte 
anëtar i Byrosë Politike. Ashtu si zoti Hoxha,  ai mbështeste 
marksizëm-leninizmin dhe gëzonte mbështetjen e gruas së Hoxhës,  Nexhmijen. 
Ashtu si dhe shumë komunistë të  tjerë, shumë pak ishte e njohur në qarqet 
publike, bashkëshortja e zotit Alia.  Ai u martua në vitin 1950 me Semiramis 
Xhuvanin. Ata patën dy vajza, Zana dhe  Besa, si dhe një djalë Arbenin. 
Bashkëshortja e tij vdiq në vitin 1986. Zoti  Alia nisi një afrim të lehtë me 
Perëndimin, ai u bë më miqësor, përdorte fjalë  më të buta në të kundërt të 
zotit Hoxha, i cili kishte urrejtje për Perëndimin.  Megjithatë historianët 
thonë se, karakteristikë kryesore e tij, ishte aftësia e  të bërit politikë. 
Ai evitoi përqendrimin e pushtetit ashtu si zoti Hoxha, i  cili arriti deri 
në persekutimin dhe ekzekutimin e ministrave të kabinetit të  tij.  
Zoti Alia la gjurmët e  kaleidoskopi në ndryshimin e aleancave dhe armiqve, 
mbetet një lider i  propagandës dhe censurës.  
Me zotin Alia në anën e tij,  zoti Hoxha izoloi Shqipërinë dhe tre milionë 
shqiptarët me botën e jashtme.  Kombet komuniste, përfshirë Jugosllavinë, 
Bashkimin Sovjetik dhe Kinën, u  cilësuan si "revizionist" dhe tradhtarë të 
marksizëm-leninizmit.  
Dënohej feja, pjesa më e madhe e  shqiptarëve ishin myslimanë, xhamitë dhe 
kishat u rafshuan dhe librat u ndaluan.  Asaj kohe, Shqipëria ishte një vend 
me shumë fshatra, me toka malore, me gomerë  e kuaj që i shikoje të ecnin 
edhe në mes kryeqytetit. Megjithatë, struktura më e  çuditshme dhe vendimi më 
abstrakt që Hoxha ndërrmori ishte ndërtimi i mbi 100  mijë bunkerëve, depo 
me armë të fshehura si bajoneta mesjetare-simbole të  represionit të një 
shteti ku sundonte rendi.  
Zoti Alia filloi të përmbushte  shumë prej detyrave të udhëheqësit Hoxha, 
që atëherë vuante nga problemet e  zemrës dhe sëmundje të tjera që po e 
dobësonin atë. Dy ditë pas vdekjes së zotit  Hoxha, në vitin 1985, zoti Alia u bë 
udhëheqës. Vendi ishte në vështirësi të  rënda, me një ekonomi të lëkundur, 
vuante nga uria dhe nevoja të tjera.  
Në vitet e ardhshme, zoti Alia u  tërhoq shumë nga politika e zotit Hoxha. 
Ai ndaloi censurën e fesë, futi  reformat ekonomike dhe lejoi zgjedhjet 
shumëpartiake. Protestuesit rrëzuan  statujën e Enver Hoxhës në kryeqytet dhe 
nga ana e tij zoti Alia urdhëroi heqjen  e imazheve të Stalinit dhe Leninit.  
"Jeta nuk është përkushtim ndaj  një personi", i tha "New York Times", në 
një intervistë para se të jepte  dorëheqjen si President i Shqipërisë në 
prill të 1992. "Jeta është përkushtim  për një ide". Sa për heqjen e ndalimit të 
fesë, ai tha: "U bë e qartë, se nuk  ishte thjesht një çëshjte e një 
korrigjimi të një gabimi të mëparshëm, por një  çështje e një konceptimi më të 
thellë të të drejtave të njeriut". Sot, Shqipëria  është ende duke kapërcyer 
trashëgiminë e viteve të Enver Hoxhës, por vendi është  anëtare e NATO dhe po 
ndërmerr reforma ekonomike dhe politike me shpresën për  t'u bërë anëtare e 
Bashkimit Europian.  
Zoti Alia, gjithashtu shprehu  përkushtimin e zjarrtë për një ekonomi të 
tregut të lirë, por refuzoi të pranojë  ndonjë kundërthënie ndërmjet 
pikëpamjeve të tij të vjetra dhe të reja.  
"Nuk ka alternativë tjetër, por  vetëm një ekonomi tregu e lirë", tha ai në 
vitin 1992. "Pa dyshim unë kam  idealet e mia. Por, unë jam realist".
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.