Presidentja e Kosoves nderon nacionalizmin shqiptare ne SHBA

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Presidentja e Kosovës nderon nacionalizmin shqiptar në SHBA
Nga Dalip Greca
Presidentja vendosi një tufë me lule dhe bëri homazhe tek varri i  
nacionalistit Mehmet Agë Rashkoci.
Në SHBA, prehen eshtrat e shumë nacionalistëve shqiptarë, kundërshtar të  
regjimit komunist dhe atij sllav, por ata kanë mbetur të harruar në tokë të  
huaj. Sa qenë gjallë ata nuk mund të ktheheshin në vendlindje nga që qenë  
damkosur me vulën ”armiq”, edhe pse qenë shërbestarë të Kombit. Të tillë 
janë  Mithat Frashëri dhe Abaz Kupi me dhjetëra pauses të tyre që u varrosën në 
 mërgim. Rrallë kemi parë politikanë dhe shtetarë shqiptarë që të shkojnë 
pranë  varreve të tyre dhe të vendosin një tufë me lule. Ishte kjo arsyeja 
pse veprimi  i presidentes së Kosovës u komentua pozitivisht, kur shkoi pranë 
varrit të  nacionalistit të ndjekur nga regjimi sllav, Mehmet Aga Rashkoci 
duke nderuar  kujtimin e tij dhe duke vlerësuar përpjekjet e diasporës 
nacionaliste për liri  kombëtare. 
 (http://www.botasot.info/reklama/1000homazhe.jpg) 
Te  varri I gjyshit 
Pikerisht të enjten e 22 shtatorit në mesditë, Presidentja e Kosovës, zonja 
 Atifete Jahjaga, bëri homazhe pranë varrit të atdhetarit nacionalist,  
njëkohësisht gjyshit të saj, Mehmet Osman Aga (Jahjaga) në Nju Xhersi. I ndjeri 
 prehet në varrezën publike në Memoral Park, Elizabeth të Nju Xhersit.  
Presidentja shoqërohej nga ambasadori i Kosovës në Washington, z. Avni Spahiu 
si  dhe nga Këshilltarët e saj, Ramush Tahiri dhe Arbën Vllahiu.
Presidentes ia  uroi mirëseardhjen biznesmeni shqiptar, Hajdar Bajraktari, 
organizator i kësaj  veprimtarie përkujtimore.Në ceremoni kishin ardhë 
dhjetëra shqiptarë,  bashkëkohës të ndjerit, pjestarët e familjes, nipat e tij, 
Dervish dhe Ismet  Jahjaga me bashkëshortet e të tjerë.
Z. Musli Mulosmanaj, një ndër ata që e  patën njohur së afërmi Mehmet Agën, 
falenderoi presidenten e Kosovës për këtë  nderim që i bëri, jo thjeshtë 
gjyshit të saj, por të gjithë nacionalizmit  shqiptar, sepse ai qe një ndër 
nacionalistët atdhetarë më në zë të mërgatës  shqiptare në SHBA, i anatemuar 
nga sllavët, që ia patën torturuar familjen  burgjeve, ndërsa atë vetë e 
patën shpallë “armik” të Jugosllavisë, irredentist  që kërcënonte lirinë e 
federatës. Z Mulosmanaj tha se Mehmet Aga ishte një  nacionalist që i kishte 
shërbyer shumë Kosovës. Atij iu desh që të linte Kosovën  më 1948 i përndjekur 
nga shovinizmi sllavo komunist, pasi kishte luftuar dy vite  nëpër male me 
armë në dorë i përndjekur nga ushtria sllave dhe forcat e  sigurimit 
shqiptar. Mehemt Aga nuk u pajtua me sistemin komunist, as me parullat  e gënjeshtra 
të Bashkim- Vëllazërimit. Për më shumë se dy vjet ai luftoi maleve  të 
Kosovës dhe Hasit, duke kundërshtuar me armë në dorë pushtimin serb të  
Kosovës.Luftoi së bashku me nacionalistët e tjerë si Tahir e Ram Muj Hoxhën,  Zenun 
Alinë, Mal Shabanin, Hazir Sylën dhe Can Mulosmanin.E gjithë familja e tij  
prej 32 pjestarësh u burgosën dhe u torturuan në mënyrë cnjerëzore në 
burgjet e  Federatës Jugosllave. Ato u torturuan egërsisht, panë me sy tmerre e 
vuajtje.  Ishte kjo arsyeja përse bashkëshortja e Mehmet Agës dhe tri vajzat 
vdiqën pak  kohë pasi dolën nga burgu. Jeta i dha shumë vuajtje Mehemt Agës, 
por ai mbeti  një figurë e papërkulur e nacionalizmit shqiptar. Edhe këtu në 
SHBA ai punoi për  Kosovën e tij të dashur për të cilën bëri aq shumë 
sakrifica.
Duke iu  drejtuar Presidentes, z. Musli Mulosmanaj tha:”Ju zonjë e 
respektuar, sot  nderuat Kosovën, familjen tuaj shumë të njohur për patriotizëm, 
nderuat traditat  tona, nderuat dhe Kosovën. Nacionalistët shqiptarë kanë bërë 
shumë për Kombin,  por kanë mbetur të harruar. Ky shembulli juaj le të 
shpresojë se do t’i shërbejë  respektimit të nacionalizmit”
Duke falenderuar organizatorët e kësaj  ceremonie përkujtimore, presidentja 
Jahjaga, tha se ndjehej shumë e emocionuar  që ndodhej pranë varrit të 
njeriut të saj të dashur për të nderuar kujtimin e  tij. Më vjen mirë tha ajo, 
që diaspora shqiptare e ruan në kujtesë këtë atdhetar  të respektuar, i cili 
luftoi deri në fund për Kosovën tonë të dashur. Duke  nderuar këtë 
nacionalist ne nderojmë të gjithë nacionalistët shqiptarë që punuan  aq shumë për 
Kombin. Është obligim i brezit të sotëm që të nderojë paardhësit e  vet. Ne 
ndjehemi krenarë që jemi pasardhës të Mehmet Agës, që kurrë nuk u përkul  për 
lirinë e Kosovës, duke rrezikuar jetën e vet dhe duke vënë para provave ët  
vështira familjen. Ndjehem mirë që diaspora shqiptare i respekton luftëtarët 
e  lirisë. Diaspora shqiptare e Amerikës ka meritën se diti që të luftojë 
për  Kosovën për vite e vite me radhë. Është dhe kontributi i Mehmet Agës me  
nacionalistët e tjerë në atë ç’ka ne kemi arritur në Kosovë. 
 (http://www.botasot.info/reklama/foto-2jahjaga.jpg) 
Duke  vendosur një tufë lule në varrin e Mehmet Agës, presidentja preku 
pllakën e  metaltë duke thënë: I përjetëshëm qoftë kujtimi i Atdhetarit! 
Porosia e presidentes 
Më pas z. Hajdar Bajraktari, organizator i veprimtarisë , tha se Mehmet Aga 
 ishte ndër ata burra që kanë lënë pas veprën e tyre nacionaliste dhe me 
aktin e  tyre burrëror në shërbim të lirisë së Kosovës kanë ushqyer brezin e 
ri, për t’i  shërbyer Kosovës edhe këtu në SHBA. Ai, shtoi se Mehmet Aga, 
ishte një  nacionalist i vendosur që për lirinë e Kosovës, sakrifikoi 
gjithëçka, përfshirë  dhe familjen dhe njerëzit e tij të dashur. Ai vuri jetën e vet 
në rrezik për të  luftuar për Kosovën e lirë.
Ish bashkëkohës të Mehmet Agës, sollën mbresa nga  aktiviteti i tij si 
luftëtar i lirisë dhe nacionalist që derisa i pushoi zemra  mendoi e luftoi për 
Kosovën e shtrenjtë.
Pas ceremonisë përkujtimore,  presidentja e Kosovës, zonja Jahjaga, kaloi 
një drekë pune me  shqiptaro-Amerikënaët në Restorantin”Figaro”, që ndodhet 
në King Road, Nju  Xhersi, pronë e vëllezërve Maxhuni.
Gjatë drekës u bisedua për kontributin që  kanë dhënë dhe po japin për 
Kosovën shqiptarët e Amerikës. Presidentja Jahjaga,  tha se diaspora shqiptare e 
Amerikës ka bërë aq shumë për Kosovën, sa nuk ka  shpërblim që mund ta 
kompensojë atë kontribut, por beteja nuk ka përfunduar.  Kosova ka ende nevojë 
për ndihmën e diapsorës. Jemi ende në mes të rrugës.Pasi  falenderoi 
kontributin investues të Hajdar Bajraktarit dhe Rustem Gecaj, ajo tha  se:” Ju 
shqiptarët e Amerikës duhet që të vazhdoni të investoni në Kosovë dhe në  këtë 
mënyrë, edhe Kosovën ndihmoni, edhe vetë merrni një pjesë sado pak të vogël  
të shpërblimit që meritoni për kontributin e dhënë. Ajo theksoi se Kosova ka  
resurse të mëdha që duhen shfrytëzuar. Ju, tha ajo, keni sot këtu mes jush 
edhe  kryetarin e komunës së Pejës, z. Berisha. Ai ju prêt që të  investoni.
Bashkëbisedimi ishte i lirë dhe disa nga biznesmenët shqiptarë  shtruan 
problem me të cilat ballafaqohen në Kosovë, ku bizneset hasin  vështirësi. 
Hajdar Bajraktari, Rrustem Gecaj, Zef Balaj, Musli Mulosmanaj, Hasan  Ademaj, 
Bajram Dreshaj, e të tjerë shtruan ide dhe diskutuan për problem të  biznesit 
dhe ato të marrdhënieve të diasporës shqiptare me Kosovën dhe  Shqipërinë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.