Dr. Prof. Lazer Radi ,dhe libri i shkruar prej tij " Një verë me migjenin"
ka anashkaluar nga kritika, me qëllim.
I dashur Jozef,
Në radhë të parë dua t'ju them se ju dua shumë, dhe ju vlerësoj.
Ju dua, ashtu siç kam dashur dhe vlerësuar mendjen e ndritur të prindërve
tuaj që do të mbeten në kujtesën time ashtu siç i njoha që fëmijë, të
dashur, të urtë, të mençur, e deri në ditën e fundit të jetë së tyre të
robëruar, por të vlerësuar nga e gjithë shoqëria dhe nga të gjitha familjet e
nderuara që ishin pjesë e vuajtjeve, e kampeve, dhe e burgjeve.
Në zemrën time gjithmonë ka mbetur një vlerësim, një çmim i madh që ja u
kam dhënë në ato vite balte dhe skëterre. Ashtu do të mbeten në kujtesën
time me shumë merita, siç i njoha në kasollen e internimit të rrethuar me
thupra, ku mbrëmjeve pas një lodhje të tmerrshme mblidheshim te kjo kasolle me
thupra dhe merrnim dituri, mësime të gjuhës shqipe, të gjuhës italiane etj,
etj. Në atë kasolle vite e vite dëgjuam fshehtas festivalin e Sanremos,
Kanconisimat, lexuam dhe diskutuam për shumë libra, romane, dhe shumë autorë
të huaj dhe të vendit.
Të gjitha rreshtat, dhe opinionet që u lanë këto dy ditët e fundit, mbi
librin e Dr.Prof.Lazer Radi, për poetin e pavdekshëm Migjeni, "Një verë me
Migjenin" i shoqërova me lot dhimbjeje, dhe emocione të një kujtimi të pa
harruar. Unë, këtë libër e kam njohur shumë herët atëhere kur s'isha rritur
akoma, atëhere kur s'isha formuar akoma, atëhere kur e shikoja Dr.prof. Lazer
Radi, në sy, në gojë, dhe ia përpija fjalët nga goja. Ti Nini, duhet të
ndjehesh krenar që je biri i një dijetari, biri i një udhërrëfyesi që s'u
thye para asgjëje, i një heroi që s'u mposhtë kurrë nga furtunat dhe bëri
epokë në zhvillimin dhe përparimin e rinisë së internuar dhe të burgosur. Tani
erdhi koha, por mjerisht vonë ! Por erdhi një kohë ku flitet vërtet shqip
dhe kuptueshëm, vërtet erdhi një kohë me vlerësim, për të vlerësuarit e
kombit, erdhi një kohë ku nuk tremben trimat dhe trimëreshat për të thënë atë
të vërtetë të mohuar, atë të vërtetë të bukur dhe të çmuar.
Ky njeri me vlera ka ndihmuar pa rreshtur njerëzit në nevojë të asaj kohe
brenda kampeve dhe burgjeve. Njerzit që i kërcënonte rreziku dhe që s'dinin
të mbroheshin. Ai s'u kursye kurrë edhe pse ishte një rrezik i madh për të
dhe familjen e tij. Jo rrallë herë, ky njeri i nderuar, i bënte këto
këshillime dhe në sytë e mi, dhe kjo më bënte ta doja këtë besim, ta vlerësoja,
sepse të të lëshonte një besim të madh një njëri si ai, duhej të mburreshe,
të mendoje me të vërtetë se ishe dikushi, se kishe fituar besimin e një
filozofi, dhe unë, s'e theva kurrë besimin e profesorit tim. Hedh sytë nga ajo
e kaluar e trembur dhe psherëtij për shumë humbje, por e çmoj së tepërmi
atë shoqëri që na u gjend pranë për ngushëllim e dije në ato dekada
mjeruese. Tani, ne nxënësit e tij, mburremi tek shikojmë se si çdo ditë, çdo çast,
figura e profesorit tonë të nderuar po rritet, po merr pamjen e duhur, dhe
po ngrihet në piedestal.
Me shumë respekt, Bajame hoxha-Çeliku
Bruxelles
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.