Shqiptaret nga Plava e Gucia protestuan kundër projekteve që i'u marrin
pronat e tyre
PLAVE - ( Malesia .org) Këshillat komunale të tri partive shqiptare, të
cilat operojnë në komunën e Plavës, Forca,UDSH dhe LD në MZ, kanë organizuar
një tribunë në Qendrën Kulturore, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj
projektit të NP "Prokletije", projektin e mini hidroelektranava dhe
diskriminimin që i’u bëhet shqiptarëve.
Në tubim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të kombësisë shqiptare.
Tubimi është mbështetur nga udhëheqësit e tyre komunalë si dhe nga
deputetët Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj, kurse në tubim ka folur edhe deputeti
i PDS-së nga Plava, Husni Shaboviç.
Para të pranishmeve, rreth planeve të mini hidrocentraleve si dhe me
paraqitje grafike të kufijve të Parkut Nacional u paraqit Tahir Gjonbalaj.
"Parku nacional përfshin vendbanimet dhe pronat përgjatë kufirit me
Republikën e Shqipërisë, duke fillaur nga Vuthaj, Kukaj,Hakaj, Hot dhe Martinaj.
Ne theksojmë se edhe ligji zgjedhor, i cili u miratua kohë më parë,
diskriminon shqiptarët duke i’u mohuar atyre edhe ata pak të drejta të fituara në
vitin 1997. Absolutisht është e papranueshme, që në të gjitha këto projekte
nuk është marrë parasysh vullneti dhe pëlqimi i shqiptarëve në këtë rajon.
Ne në formë të shkruar kemi shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin tonë
në të gjitha institucionet kompetente të Malit të Zi, por më kot.
Pra, edhe një herë ne i bëjmë thirrje Qeverisë, Parlamentit dhe
institucioneve të tjera relevante, për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar
realizimin e këtyre projekteve dhe në të ardhmen të merret aprovimi dhe
opinionin i qytetarëve në projekte të rëndësishme për jetën dhe prosperitetin
e këtij rajoni ", thuhet në një të deklaratë përbashkët një deklaratë të
udhëheqësve shqiptarë të këshillave komunal në Plavë.
Mehmet Bardhi mbështeti qytetarët për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe
tha se Lidhja Demokratike në Mal të Zi është kundër centralizimit të Malit
të Zi.
"Për PN "Prokletije " duhet të vendosin njerëzit e jo Podgrorica", tha
Bardhi.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.