Nju Jork: Mysafire ne Shtepine e Vatres nje perfaqesi i Bashkise se Kamzes
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
NJU JORK : MYSAFIRE NE SHTEPINE E VATRES NJE PERFAQESI E BASHKISE SE KAMZES Rexhaj : Kamza "shpirti" i zjarrte i demokracise se Shqiperise SOUTHERN - BRONX NY : Te shtunen me 22 tetor 2011, nje perfaqesi e Bashkise se Kamzes, me ne krye kryetarin , z. Xhelal Mziu, vizitoi Shtepine e Vatres. Bashke me mysafiret kishte ardhur edhe Konsulli i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne Nju Jork, z. Dritan Mishto. Mysafiret i priti nje perfaqesi e Federates Panshqiptare te Amerikes ne perberje te se ciles ishin; zv/kryetari i Vatres, Agim Rexhaj, anetaret e Keshillit ; Jonuz Ndreu, Zef Balaj, Zef Perndocaj dhe editori i gazetes Dielli, Dalip Greca. Z. Rexhaj, ne emer te vatraneve, kryetarit te nderit te Vatres, z. Agim Karagjozi dhe kryetarit te Vatres, dr. Gjon Bucaj, u uroi mireseardhjen mysafireve dhe i uroi ata per viziten ne SHBA. Me pas z. Rexhaj u foli mysafireve nga Tirana per historine e Vatres, e cila me 28 prill te vitit te ardhshem feston 100 vjetorin e themelimit. Ne kete kontekst Federata “Vatra” ka nise pergatitjet per festimin e ketij pervjetori dhe me 15 tetor hapi fushaten e ndihmave me qellim qe ky pervjetor te kremtohet me madheshti. Z. Rexhaj tha se ky pervjetor do te festohet edhe ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, kudo ku jetojne shqiptaret. Kete mesazh e coi ne trojet kombetare nje perfaqesi e Vatres e udhehequr nga kryetari, dr. Gjon Bucaj. Shpresojme qe edhe Qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves te japin kontribut konkret ne konkretizimin e ketij pervjetori. Me pas z. Rexhaj, foli per qendrimet e Vatres, e cila e zhvillon aktivitetin sipas Kushtetutes se saj (Kanunores), bashkepunon me forca demokratike, por ajo nuk mund te bashkepunoje apo te mbeshtese forca politike qe frenojne integrimin e Kombit, qofte ne Shqiperi, apo ne Kosove e te gjithe trojet shqiptare. Duke folur per pervojen e vet vetiake ne Vater, z. Rexhaj tregoi se si u anetaresua ne Vater sapo pat ardhe ne SHBA dhe se ketu gjeti shqiptare te vertete qe punojne per shqiptari. Vatra, tha ai, ka kontribut ta vecante ne historine e Shqiperise, ne pavaresine e saj, sic kane edhe ne sensibilizimin e politikes amerikane per Kosoven e pushtuar nga serbet, fitoren e lirise dhe pavaresimin e saj. Eshte krenari qe te jesh i anetaresuar ne Vater. Kryetari i bashkise se Kamzes, z. Xhelal Mziu, falenderoi per pritjen e ngrohte qe iu rezervua ne Vater. Me emrin e Vatres, tha ai, krenohen te gjithe shqiptaret. Na vjen mire qe sot po prekim nga afer historine e Vatres se Fan Nolit dhe Faik Konices. Ne pergjigje te fteses qe i beri nenkryetari i Vatres, per te qene pjesmarres ne 100 vjetorin e themelimit te Vatres, Z. Mziu, shfaqi gatishemrine e tij dhe te ekipit, qe e shoqeronte, per te qene ne krah te Vatres ne kete 100 vjetor. Duke folur per viziten ne SHBA, z. Mziu, informoi se ajo ishte e suksseshme. Vizita ne SHBA lidhet me pjesmarrjen e delegacionit nga Kamza ne Konferencen dhe ekspoziten boterore te ujit- “WEFTEC 2011”, zhvilluar ne Los Angels. Z. Mziu tha se perfitimi i marrjes pjese ne kete veprimtari boterore, ku moren pjese me shume se 17 mije profesioniste dhe me shume se nje mije kompani te perpunimit te ujit, ku ishin te pranishem me shume se 80 delegacione nga bota, ka qene i konsiderushem, qofte per ujin, mjedisin etj. Delegacioni i Kamzes ka pasur takime te shumta ne Los Angels, perfshi dhe autoritet e larta te bashkise te qytetit. Delegacioni i Kamzes eshte perfaqesuar ne kete veprimtari me kryetarin Xhelal Mziu, nenkryetaret Vendim Demaj e Qemal Cejku, sekretarin Sokol Ndreu dhe drejtorin e Ujesjellsit, Tomor Kotarja. Gjate vizites ne Vater , kryetari Mziu, i dorezoi zv/kryetarit te Vatres, z. Rexhaj, disa dhurata simbolike, nderkohe qe z. Rexhaj u dhuroi miqeve librin “Historia e Federates anshqiptare te Amerikes”Vatra”. Mysafiret vizituan edhe biblioteken e Vatres dhe arkivin e saj, ku editori i Diellit u tregoi ekzemplare origjinale dhe dokumente qe ruhen ne arkiv. Nje pritje te ngrohte ka rezervuar per delegacionin e Kamzes edhe bashkia e qytetit te Yonkersit ne Nee York.Ditet e qendrimit ne Nju Jork kane qene intensive. Ata jane pritur edhe anetari i keshillit te Bashkise per Nee York-un, James Vacca, mik i komunitetit shqiptar.Nje vizite emocionuese realizoi delegacioni i Kamzes edhe ne Shkollen shqipe ne Bronx.(Korresp i Diellit) NJU JORK : MYSAFIRË NË SHTËPINË E VATRËS NJE PERFAQESI E BASHKISE SE KAMZES Rexhaj : Kamza "shpirti" i zjarrtë i demokracisë së Shqipërisë SOUTHERN - BRONX NY : Të shtunën me 22 tetor 2011, një përfaqësi e Bashkisë së Kamzës, me në krye kryetarin , z. Xhelal Mziu, vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Bashkë me mysafirët kishte ardhur edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, z. Dritan Mishto. Mysafirët i priti një përfaqësi e Federatës Panshqiptare të Amerikës në përbërje të së cilës ishin; zv/kryetari i Vatrës, Agim Rexhaj, anëtarët e Këshillit ; Jonuz Ndreu, Zef Balaj, Zef Përndocaj dhe editori i gazetës Dielli, Dalip Greca. Z. Rexhaj, në emër të vatranëve, kryetarit të nderit të Vatrës, z. Agim Karagjozi dhe kryetarit të Vatrës, dr. Gjon Bucaj, u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe i uroi ata për vizitën në SHBA. Më pas z. Rexhaj u foli mysafirëve nga Tirana për historinë e Vatrës, e cila me 28 prill të vitit të ardhshëm feston 100 vjetorin e themelimit. Në këtë kontekst Federata “Vatra” ka nisë përgatitjet për festimin e këtij përvjetori dhe me 15 tetor hapi fushatën e ndihmave me qëllim që ky përvjetor të kremtohet me madhështi. Z. Rexhaj tha se ky përvjetor do të festohet edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kudo ku jetojnë shqiptarët. Këtë mesazh e coi në trojet kombëtare një përfaqësi e Vatrës e udhëhequr nga kryetari, dr. Gjon Bucaj. Shpresojmë që edhe Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të japin kontribut konkret në konkretizimin e këtij përvjetori. Më pas z. Rexhaj, foli për qëndrimet e Vatrës, e cila e zhvillon aktivitetin sipas Kushtetutës së saj (Kanunores), bashkëpunon me forca demokratike, por ajo nuk mund të bashkëpunojë apo të mbështesë forca politike që frenojnë integrimin e Kombit, qoftë në Shqipëri, apo në Kosovë e të gjithë trojet shqiptare. Duke folur për përvojën e vet vetiake në Vatër, z. Rexhaj tregoi se si u anëtarësua në Vatër sapo pat ardhë në SHBA dhe se këtu gjeti shqiptarë të vërtetë që punojnë për shqiptari. Vatra, tha ai, ka kontribut ta vecantë në historinë e Shqipërisë, në pavarësinë e saj, sic kanë edhe në sensibilizimin e politikës amerikane për Kosovën e pushtuar nga serbët, fitoren e lirisë dhe pavarësimin e saj. Është krenari që të jesh i anëtarësuar në Vatër. Kryetari i bashkisë së Kamzës, z. Xhelal Mziu, falenderoi për pritjen e ngrohtë që iu rezervua në Vatër. Me emrin e Vatrës, tha ai, krenohen të gjithë shqiptarët. Na vjen mirë që sot po prekim nga afër historinë e Vatrës së Fan Nolit dhe Faik Konicës. Në përgjigje të ftesës që i bëri nënkryetari i Vatrës, për të qenë pjesmarrës në 100 vjetorin e themelimit të Vatrës, Z. Mziu, shfaqi gatishëmrinë e tij dhe të ekipit, që e shoqëronte, për të qenë në krah të Vatrës në këtë 100 vjetor. Duke folur për vizitën në SHBA, z. Mziu, informoi se ajo ishte e suksseshme. Vizita në SHBA lidhet me pjesmarrjen e delegacionit nga Kamza në Konferencën dhe ekspozitën botërore të ujit- “WEFTEC 2011”, zhvilluar në Los Angels. Z. Mziu tha se përfitimi i marrjes pjesë në këtë veprimtari botërore, ku morën pjesë më shumë se 17 mijë profesionistë dhe më shumë se një mijë kompani të përpunimit të ujit, ku ishin të pranishëm më shumë se 80 delegacione nga bota, ka qenë i konsiderushëm, qoftë për ujin, mjedisin etj. Delegacioni i Kamzës ka pasur takime të shumta në Los Angels, përfshi dhe autoritet e larta të bashkisë të qytetit. Delegacioni i Kamzës është përfaqësuar në këtë veprimtari me kryetarin Xhelal Mziu, nënkryetarët Vendim Demaj e Qemal Cejku, sekretarin Sokol Ndreu dhe drejtorin e Ujësjellsit, Tomor Kotarja. Gjatë vizitës në Vatër , kryetari Mziu, i dorëzoi zv/kryetarit të Vatrës, z. Rexhaj, disa dhurata simbolike, ndërkohë që z. Rexhaj u dhuroi miqëve librin “Historia e Federatës anshqiptare të Amerikës”Vatra”. Mysafirët vizituan edhe bibliotekën e Vatrës dhe arkivin e saj, ku editori i Diellit u tregoi ekzemplarë origjinalë dhe dokumente që ruhen në arkiv. Një pritje të ngrohtë ka rezervuar për delegacionin e Kamzës edhe bashkia e qytetit të Yonkersit në Neë York.Ditët e qëndrimit në Nju Jork kanë qenë intensive. Ata janë pritur edhe anëtari i këshillit të Bashkisë për Neë York-un, James Vacca, mik i komunitetit shqiptar.Një vizitë emocionuese realizoi delegacioni i Kamzës edhe në Shkollën shqipe në Bronx.(Korresp i Diellit)
Shkolla042.JPG
(image/jpeg, 38.7 KB) - not displayed
Shkolla044.JPG
(image/jpeg, 41.2 KB) - not displayed
Shkolla055.JPG
(image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
Shkolla056.JPG
(image/jpeg, 38.6 KB) - not displayed
Shkolla058.JPG
(image/jpeg, 38.2 KB) - not displayed
Shkolla061.JPG
(image/jpeg, 32.4 KB) - not displayed
Shkolla065.JPG
(image/jpeg, 35.2 KB) - not displayed
Shkolla076.JPG
(image/jpeg, 82.9 KB) - not displayed
Shkolla005.JPG
(image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
Shkolla006.JPG
(image/jpeg, 43.3 KB) - not displayed
Shkolla018.JPG
(image/jpeg, 34.6 KB) - not displayed
Shkolla024.JPG
(image/jpeg, 20.5 KB) - not displayed
Shkolla028.JPG
(image/jpeg, 23.4 KB) - not displayed
Shkolla032.JPG
(image/jpeg, 28.8 KB) - not displayed
Shkolla039.JPG
(image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed