Mbyllet me sukses me nje vizite ne Bashkine e Jonkersit, Nju Jork
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Nje delegacion i bashkise Kamez, i kryesuar nga kryetari z.Xhelal Mziu, zhvilloi nje takim mjaft te suksesshem ne Bashkine e Jonkersit, Nju Jork BEQIR SINA, New York Vizite e suksesshme e kryetarit te Bashkise Kamez, z. Xhelal Mziu, ne Nju Jork Kamza, drejt binjakezimit me qytetin e Jonkersit ne Nju Jork YONKERS NEW YORK : Kryebashkiaku Mziu dhe anetaret e delegacionit qe e shoqeronte u priten ne nje takim pune nga kryetari i Bashkise se Jonkersit, Nju Jork, zoti Philip Amicone. Pasi u uroji mireseardhjen miqve nga Shqiperia, z. Amicione beri te ditur se ishte njohur me nga afer me Kamzen dhe arritjet e saj nepermjet faqes se internetit. “Ju pergezoj per te gjitha kredencialet tuaja dhe sukseset qe keni arritur ne bashkine tuaj. Me pare se te zhvillonim kete takim me ju, lexova ne faqen e internetit shume per ju dhe bashkine tuaj. Ju keni meritat tuaja nga sa pashe une ne materialet qe lexova, por edhe nga ato çfare me treguan miqte e mi shqiptare per ju dhe per punen tuaj ne Bashkine e Kamzes, te cilen ju e gjetet nje qytet me afro 10 mije banore, por qe sot aty jetojne te lumtur me shume se 100 mije banore”, - u shpreh nder te tjera kreu i Bashkise se Jonkersit, Nju Jork. Me tej ai tha se kishte mesuar shume per shqiptaret, Shqiperine dhe Kosoven nga shefja e kabinetit te tij, znj. Lisa Mrijaj, qe eshte nje familjare shume e perkushtuar dhe grua shume e dedikuar, shqiptaro-amerikane e denje. Pasi prezantoi projektet per ndertimin dhe rindertimin e qytetit te Jonkersit, Nju Jork, zoti Philip Amicone shprehu gatishmerine per te bashkepunuar ngushte dhe ne menyre intensive me Bashkine e Kamzes. Keshtu, ky takim ndikoi ne vendosjen e urave te kontakteve te drejtperdrejta per te avancuar deri ne nje binjakezim mes dy qyteteve. “Rasti i Bashkise Kamez eshte jashtezakonisht i mahnitshem. Ju po ndertoni nje qytet te ri, nje qytet qe ndertohet e zhvillohet pas renies se komunizmit dhe demokratizimit te Shqiperise. Kjo do te thote se ju mund te sillni ne qytetin tuaj sa me shume investime, duke u krijuar hapesirat e nevojshme investitoreve dhe ne jemi te gatshem te japim kontributin tone ne kete drejtim”, - tha nder te tjera zoti Philip Amicone. Nga ana e tij, kryetari i Bashkise Kamez, z. Xhelal Mziu, pasi falenderoi kryebashkiakun e qytetit te Jonkersit, Nju Jork, zotin Philip Amicone, per mikpritjen dhe gatishmerine e treguar per shtrirjen e bashkepunimit mes dy bashkive ne te gjitha fushat, prezantoi arritjet, por edhe projektet ambicioze per te ardhmen e Kamzes, shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e madhe te SHBA-se, qe nga njohja e Shqiperise si shtet, per anetaresimin e saj ne NATO dhe per pavaresine e Kosoves. Ne kete kontekst ai vleresoi rolin vendimtar te presidenteve Uillson, Klinton e Bush, duke u ndalur ne veçanti tek vizita historike e Presidentit Bush ne Tirane ne vitin 2007. Me tej, z. Mziu u ndal veçanerisht ne rritjen e vrullshme demografike si dhe ne investimet e realizuara qe sollen ndryshimin rrenjesor ne Kamez. Zoti Mziu evidentoi gjithashtu ne kete takim mjaft te frytshem trefishimin e numrit te bizneseve ne Kamez brenda kater viteve si dhe krijimin e lehtesirave per thithjen e investitoreve te huaj e vendas. Me tej, duke u ndalur ne zgjerimin e hartes se marredhenieve me bashki e njesi te tjera te qeverisjes vendore ne bote, kryebashkiaku Mziu evidentoi binjakezimin e Kamzes me Komunen e Maçerates ne Itali, me Jenen ne Gjermani, Kemalpasha ne Turqi, me La Platen ne Argjentine, me Çairin ne Maqedoni. “Ne cilesine e nje kryetari bashkie nga Shqiperia, te kryetarit te Bashkise Kamez, gjej rastin edhe per t'ju ftuar zyrtarisht ju dhe nje grup biznesmenesh e investitoresh nga Jonkersi ne qytetin tone te Kamzes. Jeni me se te mirepritur! Ju premtoj se ne Kamez do te gjeni mundesi te medha per investime dhe vetem kur t'i shikoni vete, mund te jeni edhe me te ndjeshem”. Kjo ftese u mireprit dhe u pranua nga kreu i qytetit te Jonkersit. Ne fund, te dy kryetaret e bashkive, ai i Kamzes, zoti Xhelal Mziu, dhe i qytetit te Jonkersit, Nju Jork, zoti Philip Amicone, shkembyen edhe dhuratat e mirenjohjes. Kryetari i Bashkise se Kamzes, Mziu, i dhuroi mikut te tij amerikan, kryetarit te Bashkise Jonkers, Nju Jork, zotit Philip Amicone, nje katalog te qytetit te Kamzes, flamurin shqiptar dhe ate te Bashkise Kamez, si dhe nje portret ne skulpture te Nene Terezes, ndersa kryetari i Bashkise se Jonkersit, Nju Jork, zoti Philip Amicone, i dhuroi kryebashkiakut Mziu nje pllake te kristalte me simbolin e qytetit te Jonkersit. Ne kete vizite mjaft te suksesshme, kryetari i Bashkise Kamez shoqerohej nga dy nenkryetaret, Z. Vendim Demaj e z. Qemal Çejku, nga sekretari i Keshillit Bashkiak, z. Sokol Ndreu, si dhe nga drejtori i Ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve, z. Tomor Kotarja. Ne kete vizite nderuan me pranine e tyre Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise ne Nju Jork, diplomati z. Dritan Mishto dhe z. Zef Bala, anetari i bordit te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Interlokutor i kesaj vizite te suksesshme dhe shume te rendesishme ne Bashkine e Jonkersit ishte zoti Tome Mrijaj, Sekretar i Pergjithshem i "Lidhjes se Trete te Prizrenit", autori i disa librave dhe publicist i njohur, bashkeshorti i Lisa Mrijajt, e cila eshte shefe e kabinetit te kryetarit te Bashkise se Jonkersit, Nju Jork. Gjate qendrimit ne SHBA delegacioni i Bashkise Kamez pati nje sere takimesh, ku nder me te rendesishmit ishin ai me nenkryetaren e Bashkise se Los Anxhelo Zj. Aileen Adams, si dhe Sekretari i Pergjithshem z. Jim B. Clarke, si dhe me keshilltarin e Bashkise New York Jimmy Vacca, si dhe me drejtues te Shoqates Panshqiptare“Vatra”. Keto takime u paraprine nga pjesemarrja e delegacionit te Bashkise Kamez ne konferencen nderkombetare "WEFTEC 2011" qe u mbajt ne Los Anxhelos. Ne kete konference te fokusuar te rritja e cilesise se ujit ne bote, zgjerimi dhe menaxhimi i ujerave, mirembajtja dhe kanalizimet, kursimi i ujit dhe ruajtja e kanalizimi i ujerave te zeza. Merrnin pjese ne kete konference 1700 pjesemarres nga 84 vende te botes, perfshire Shqiperine. Një delegacion i bashkisë Kamëz, i kryesuar nga kryetari z.Xhelal Mziu, zhvilloi një takim mjaft të suksesshëm në Bashkinë e Jonkersit, Nju Jork BEQIR SINA, New York Vizitë e suksesshme e kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, në Nju Jork Kamza, drejt binjakëzimit me qytetin e Jonkersit në Nju Jork YONKERS NEW YORK : Kryebashkiaku Mziu dhe anëtarët e delegacionit që e shoqëronte u pritën në një takim pune nga kryetari i Bashkisë se Jonkersit, Nju Jork, zoti Philip Amicone. Pasi u uroji mirëseardhjen miqve nga Shqipëria, z. Amicione bëri të ditur se ishte njohur më nga afër me Kamzën dhe arritjet e saj nëpërmjet faqes së internetit. “Ju përgëzoj për të gjitha kredencialet tuaja dhe sukseset që keni arritur në bashkinë tuaj. Më parë se të zhvillonim këtë takim me ju, lexova në faqen e internetit shumë për ju dhe bashkinë tuaj. Ju keni meritat tuaja nga sa pashë unë në materialet që lexova, por edhe nga ato çfarë më treguan miqtë e mi shqiptarë për ju dhe për punën tuaj në Bashkinë e Kamzës, të cilën ju e gjetët një qytet me afro 10 mijë banorë, por që sot aty jetojnë të lumtur më shumë se 100 mijë banorë”, - u shpreh ndër të tjera kreu i Bashkisë së Jonkersit, Nju Jork. Më tej ai tha se kishte mësuar shumë për shqiptarët, Shqipërinë dhe Kosovën nga shefja e kabinetit të tij, znj. Lisa Mrijaj, që është një familjare shumë e përkushtuar dhe grua shumë e dedikuar, shqiptaro-amerikane e denjë. Pasi prezantoi projektet për ndërtimin dhe rindërtimin e qytetit të Jonkersit, Nju Jork, zoti Philip Amicone shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë dhe në mënyrë intensive me Bashkinë e Kamzës. Kështu, ky takim ndikoi në vendosjen e urave të kontakteve të drejtpërdrejta për të avancuar deri në një binjakëzim mes dy qyteteve. “Rasti i Bashkisë Kamëz është jashtëzakonisht i mahnitshëm. Ju po ndërtoni një qytet të ri, një qytet që ndërtohet e zhvillohet pas rënies së komunizmit dhe demokratizimit të Shqipërisë. Kjo do të thotë se ju mund të sillni në qytetin tuaj sa më shumë investime, duke u krijuar hapësirat e nevojshme investitorëve dhe ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në këtë drejtim”, - tha ndër të tjera zoti Philip Amicone. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, pasi falënderoi kryebashkiakun e qytetit të Jonkersit, Nju Jork, zotin Philip Amicone, për mikpritjen dhe gatishmërinë e treguar për shtrirjen e bashkëpunimit mes dy bashkive në të gjitha fushat, prezantoi arritjet, por edhe projektet ambicioze për të ardhmen e Kamzës, shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe të SHBA-së, që nga njohja e Shqipërisë si shtet, për anëtarësimin e saj në NATO dhe për pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst ai vlerësoi rolin vendimtar të presidentëve Uillson, Klinton e Bush, duke u ndalur në veçanti tek vizita historike e Presidentit Bush në Tiranë në vitin 2007. Më tej, z. Mziu u ndal veçanërisht në rritjen e vrullshme demografike si dhe në investimet e realizuara që sollën ndryshimin rrënjësor në Kamëz. Zoti Mziu evidentoi gjithashtu në këtë takim mjaft të frytshëm trefishimin e numrit të bizneseve në Kamëz brenda katër viteve si dhe krijimin e lehtësirave për thithjen e investitorëve të huaj e vendas. Më tej, duke u ndalur në zgjerimin e hartës së marrëdhënieve me bashki e njësi të tjera të qeverisjes vendore në botë, kryebashkiaku Mziu evidentoi binjakëzimin e Kamzës me Komunën e Maçeratës në Itali, me Jenën në Gjermani, Kemalpasha në Turqi, me La Platën në Argjentinë, me Çairin në Maqedoni. “Në cilësinë e një kryetari bashkie nga Shqipëria, të kryetarit të Bashkisë Kamëz, gjej rastin edhe për t'ju ftuar zyrtarisht ju dhe një grup biznesmenësh e investitorësh nga Jonkersi në qytetin tonë të Kamzës. Jeni më se të mirëpritur! Ju premtoj se në Kamëz do të gjeni mundësi të mëdha për investime dhe vetëm kur t'i shikoni vetë, mund të jeni edhe më të ndjeshëm”. Kjo ftesë u mirëprit dhe u pranua nga kreu i qytetit të Jonkersit. Në fund, të dy kryetarët e bashkive, ai i Kamzës, zoti Xhelal Mziu, dhe i qytetit të Jonkersit, Nju Jork, zoti Philip Amicone, shkëmbyen edhe dhuratat e mirënjohjes. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Mziu, i dhuroi mikut të tij amerikan, kryetarit të Bashkisë Jonkers, Nju Jork, zotit Philip Amicone, një katalog të qytetit të Kamzës, flamurin shqiptar dhe atë të Bashkisë Kamëz, si dhe një portret në skulpturë të Nënë Terezës, ndërsa kryetari i Bashkisë së Jonkersit, Nju Jork, zoti Philip Amicone, i dhuroi kryebashkiakut Mziu një pllakë të kristaltë me simbolin e qytetit të Jonkersit. Në këtë vizitë mjaft të suksesshme, kryetari i Bashkisë Kamëz shoqërohej nga dy nënkryetarët, Z. Vendim Demaj e z. Qemal Çejku, nga sekretari i Këshillit Bashkiak, z. Sokol Ndreu, si dhe nga drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, z. Tomor Kotarja. Në këtë vizitë nderuan me praninë e tyre Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, diplomati z. Dritan Mishto dhe z. Zef Bala, anëtari i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ndermjetsues i kësaj vizite te suksesshme dhe shumë të rëndësishme në Bashkinë e Jonkersit ishte zoti Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i "Lidhjes së Tretë të Prizrenit", autori i disa librave dhe publicist i njohur, bashkëshorti i Lisa Mrijajt, e cila është shefe e kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Jonkersit, Nju Jork. Gjatë qëndrimit në SHBA delegacioni i Bashkisë Kamëz pati një sërë takimesh, ku ndër më të rëndësishmit ishin ai me nënkryetaren e Bashkisë së Los Anxhelo Zj. Aileen Adams, si dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Jim B. Clarke, si dhe me këshilltarin e Bashkisë New York Jimmy Vacca, si dhe me drejtues të Shoqatës Panshqiptare“Vatra”. Këto takime u paraprinë nga pjesëmarrja e delegacionit të Bashkisë Kamëz në konferencën ndërkombëtare "WEFTEC 2011" që u mbajt në Los Anxhelos. Në këtë konferencë të fokusuar te rritja e cilësisë së ujit në botë, zgjerimi dhe menaxhimi i ujërave, mirëmbajtja dhe kanalizimet, kursimi i ujit dhe ruajtja e kanalizimi i ujërave të zeza. Merrnin pjesë në këtë konferencë 1700 pjesëmarrës nga 84 vende të botës, përfshirë Shqipërinë.
KAMZA011.JPG
(image/jpeg, 43.6 KB) - not displayed
KAMZA012.JPG
(image/jpeg, 37 KB) - not displayed
KAMZA013.JPG
(image/jpeg, 35.3 KB) - not displayed
KAMZA023.JPG
(image/jpeg, 40.1 KB) - not displayed
KAMZA025.JPG
(image/jpeg, 40.9 KB) - not displayed
KAMZA027.JPG
(image/jpeg, 36.1 KB) - not displayed
KAMZA029.JPG
(image/jpeg, 40.3 KB) - not displayed
KAMZA032.JPG
(image/jpeg, 39 KB) - not displayed
KAMZA035.JPG
(image/jpeg, 42.6 KB) - not displayed
KAMZA036.JPG
(image/jpeg, 43.2 KB) - not displayed
KAMZA040.JPG
(image/jpeg, 43.6 KB) - not displayed
KAMZA042.JPG
(image/jpeg, 40.4 KB) - not displayed
KAMZA043.JPG
(image/jpeg, 41.9 KB) - not displayed
KAMZA048.JPG
(image/jpeg, 47.7 KB) - not displayed
KAMZA051.JPG
(image/jpeg, 47 KB) - not displayed
KAMZA054.JPG
(image/jpeg, 44 KB) - not displayed
KAMZA058.JPG
(image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed