Posteri "Cameria eshte shqiptare", i "terbon" grekerit
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Parada e shqiptareve ne Nju Jork, "perplasen" shqiptaret me grekerit- posteri i madh "Çameria eshte shqiptare", i "terbon" grekerit BEQIR SINA, New York Pjesmarrja e shqiptareve ne daten 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lene shije te mire tek grekerit, sidomos tek komuniteti grek ne SHBA. Ashtu si ne vitin 1960, shtator 20, dhe me pase , çdo manifestim apo protestat e shqiptareve ne Amerike, do te notojne ne nje det te turbullt kercenimesh, presionesh, e tensioni te forte, qe u vjen nga grekerit NEW YORK CITY : Ne daten 10 Tetor 2010-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, kesaj radhe ka qene edhe nje grup te rinjesh e te rejash , studente ne unversitetet amerikane qe perfaqesojne Organizaten Rrenjet Shqiptare “ Albanian Roots”, e cila e ftuar nga Fondacioni Cololombi, ishte organizatori i vetem dhe zyrtar i kesaj parade, per pjesen e kuadratit te perfaqesimit te shqiptareve te Amerikes. Megjithe mundesi te limituara, por me ndihmen e disa biznesmenve dhe veprimtareve te dalluar te çeshtjes kombetare, keta te rinje e te reja, duket se e bene te pamunduren, qe edhe shqiptaret te dilnim sa me faqe-bardhe, qe te tregonim si shqiptare vlerat tona kombetare. Si e keni mesuar nga shtypi shqiptar ne SHBA, ate dite parakalimi si shqiptare, te veshur kuq e zi ka hijeshuar dhe zbukuruar sheshin me flamurin kuq e zi, duke sensabilizuar milionat e qytetareve njujorkez dhe terhequr vemendjen e tyre, per gjate rruges Avenyja e Peste. Me entusiasem dhe dashuri ndaj kultures sone kombetare, femije shqiptar, nxenes te shkollave te Nju Jorkut, prinderit e tyre, dhe disa lider e verimtare te komunitetiti arriten te krijojne per me shume se tre ore, ne me shume se 5 kilometra parakalim nje atmosfere te shkelqyer, shqiptare . Mirepo, duke e ditur se kjo parade eshte nje parade e komunitetit Italian, ne shenje respekti dhe mirenjohje per kete dite, per te respektuar komunitetin Italian dhe keta te rinje e te reja nen drejtimin Organizates Rrenjet Shqiptare “Albanian Roots”, e ftuar nga Fondacioni Cololombi, qe ishte organizatori i vetem dhe zyrtar i kesaj parade, per pjesen e kuadratit te perfaqesimit te shqiptareve te Amerikes ia dedikuan, zbuluesit te Amerikes, lundertarit italian Christopher Colombusit. Duke shfrytezuar mundesin e kufizuar dhe pa shkelur ligjet dhe rregullat e manifestimit publik , organizata Rrenjet Shqiptare, ne kuadratin e tyre , me ane te disa parrullave, dhe fjalimeve shqip per shqiptaret, dhe veshjet folklorike te Çamerise, me aq sa mundi, pjesen e saj pa ia prishur festen komunitetit italian ne marshimin e tyre, simbolikisht ne kete parade, u kan kushtuar shqiptareve te martirizuar te Çamerises dhe te drejtes se tyre per pronat dhe mundesise per tu kthyer ne shtepite e tyre ,si te gjithe qytetaret e botes se lire. Mirepo, kjo pjesmarrje e shqiptareve ne daten 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lene shije te mire tek grekerit, sidomos tek komuniteti grek ne SHBA. Ashtu si ne vitin 1960, shtator 20, dhe me pase , çdo manifestim apo protestat e shqiptareve ne Amerike, do te notojne ne nje det te turbullt kercenimesh, presionesh, e tensioni te forte, qe u vjen nga grekerit . Serish perplasja do te mbetet ne dy fronte, ate te shqiptareve ne mbrojtje te te drejtave te tyre - sidomos per Çamerine e martirizuar vene balle per balle me ate te nendhesheme dhe te mbidheshme te ekspasionit, shovinizmit, dhe pretendimeve territoriale ndaj vendit tone te grekerve, qe ende e mbajne gjalle "Ligjin e Luftes". Grekerit vazhdojn ketu ne Amerike, te provokojne e te ndezin "huret" e anti shqiptarizmit, me silogjet e te ashtuquajturit Vorio Epir, e nga krahu tjeter, edhe te ushtroin presion - kercenoin dhe sulmoin shqiptaret e Amerikes. I tille si nje sulm i paskrupullt ndaj shqiptareve te Amerikes, presion dhe kercenim duket se eshte edhe artikulli i gazetes greke Protothema(_http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921_ (http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921) ) e cila shkruan se "Me nje mase te pabesueshme propaganda, shqiptaret dhe kosovaret te Amerikes, kan "demostruar ne menyre provokuese ne zemer te Nju Jorkut, planet ekspansioniste," ka deklaruar agjencia greke e lajmeve online, greke Greek American News Agency. Me tej ne artikull thuhet se "Ne menyre te veçante, nje dite-me popullore per amerikanet, e cila eshte feste federale ne Shtetet e Bashkuara, e cila i dedikohet Christopher Columbus dhe quhet Dita e Kolombit, me 10 tetor, shqiptaret dhe kosovaret te Amerikes, qe i perkasin diaspores shqiptare ne Amerike, kan mbeshtetur forte dhe perkrahur idene e "Shqiperise se madhe", duke mbajtur banderola te medha me nje flamur gjigand qe perfshinte "Shqiperine e Madhe", shkruan gazeta greke Protothema online. Sipas saj "Parullat kunder Greqise, dominuan ne parade nga shqiptaret duke mbajtur edhe flamurin shqiptar me harten e Shqiperise se Madhe dhe te pikes se fokusuar te Tsamouri ne Thesprotia". Flamuri i madh ne qender te parades u shoqerua gjate gjithe parakalimit ne Avenyn e Peste nga nje poster i madh ku shkruhej "Çameria eshte shqiptare", shkruan kjo gazete dhe shton se flamurin e madh e mbante nje grup te rinj e te reja shqiptare dhe kosovare, pas tyre qendronin qindra shqiptare te tjere veshur kuq e zi dhe me kostume popullore shqiptare mes tyre dhe kostumi i Çamerise, perfshire dhe vallezime me parulla per Shqiperine e Madhe dhe çlirimin, dhe pavaresine e Kosoves! Sipas gazetes greke Protothema(_http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921_ (http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921) ), e cila e referohet axhensise se lajmeve Greek American News Agency, thuhet se " Te gjitha keto imazhe jane bere me qellim provokim kunder Greqise. Imazhet e kesaj parade te shqiptareve te Amerikes ne mes te Nju Jorkut, i pa nje pjese e konsiderueshme e opinionit publik amerikan dhe u transmetua nga nje rrjete televizive Amerikan nga me te medhat amerikane. Parada e shqiptareve ne Nju Jork, "përplasen" shqiptarët me grekërit- posteri i madh "Çamëria është shqiptare", i "tërbon" grekërit BEQIR SINA, New York Pjesmarrja e shqiptarëve në datën 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lënë shije të mirë tek grekërit, sidomos tek komuniteti grek në SHBA. Ashtu si në vitin 1960, shtator 20, dhe më pasë , çdo manifestim apo protestat e shqiptarëve në Amerikë, do të notojnë në një det të turbullt kërcënimesh, presionesh, e tensioni të fortë, që u vjen nga grekërit NEW YORK CITY : Në datën 10 Tetor 2010-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, kësaj radhe ka qënë edhe një grup të rinjësh e të rejash , studentë në unversitetet amerikane që përfaqësojnë Organizatën Rrënjët Shqiptare “ Albanian Roots”, e cila e ftuar nga Fondacioni Cololombi, ishte organizatori i vetëm dhe zyrtar i kësaj parade, për pjesën e kuadratit të përfaqësimit të shqiptarëve të Amerikës. Megjithë mundësi të limituara, por me ndihmën e disa biznesmenve dhe veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, këta të rinjë e të reja, duket se e bënë të pamundurën, që edhe shqiptarët të dilnim sa më faqe-bardhë, që të tregonim si shqiptarë vlerat tona kombëtare. Si e keni mësuar nga shtypi shqiptar në SHBA, atë ditë parakalimi si shqiptare, të veshur kuq e zi ka hijeshuar dhe zbukuruar sheshin me flamurin kuq e zi, duke sensabilizuar milionat e qytetarëve njujorkez dhe tërhequr vëmendjen e tyre, për gjatë rrugës Avenyja e Pestë. Me entusiasëm dhe dashuri ndaj kulturës sonë kombëtare, fëmijë shqiptar, nxënës të shkollave të Nju Jorkut, prindërit e tyre, dhe disa lider e verimtarë të komunitetiti arritën të krijojnë për më shumë se tre orë, në më shumë se 5 kilometra parakalim një atmosferë të shkëlqyer, shqiptare . Mirëpo, duke e ditur se kjo paradë është një paradë e komunitetit Italian, në shenjë respekti dhe mirenjohje për këtë ditë, për të respektuar komunitetin Italian dhe këta të rinjë e të reja nën drejtimin Organizatës Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots”, e ftuar nga Fondacioni Cololombi, që ishte organizatori i vetëm dhe zyrtar i kësaj parade, për pjesën e kuadratit të përfaqësimit të shqiptarëve të Amerikës ia dedikuan, zbuluesit të Amerikës, lundërtarit italian Christopher Colombusit. Duke shfrytëzuar mundësin e kufizuar dhe pa shkelur ligjet dhe rregullat e manifestimit publik , organizata Rrenjët Shqiptarë, në kuadratin e tyre , me anë të disa parrullave, dhe fjalimeve shqip për shqiptarët, dhe veshjet folklorike të Çamërisë, me aq sa mundi, pjesën e saj pa ia prishur festën komunitetit italian në marshimin e tyre, simbolikisht në këtë paradë, u kan kushtuar shqiptareve të martirizuar të Çamerisës dhe te drejtes se tyre për pronat dhe mundësisë për tu kthyer në shtëpitë e tyre ,si të gjithë qytetarët e botës së lirë. Mirëpo, kjo pjesmarrje e shqiptarëve në datën 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lënë shije të mirë tek grekërit, sidomos tek komuniteti grek në SHBA. Ashtu si në vitin 1960, shtator 20, dhe më pasë , çdo manifestim apo protestat e shqiptarëve në Amerikë, do të notojnë në një det të turbullt kërcënimesh, presionesh, e tensioni të fortë, që u vjen nga grekërit . Sërish përplasja do të mbetët në dy fronte, atë të shqiptarëve në mbrojtje të të drejtave të tyre - sidomos për Çamërinë e martirizuar vënë ballë për ballë me atë të nëndheshëme dhe të mbidheshme të ekspasionit, shovinizmit, dhe pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë të grekërve, që ende e mbajnë gjallë "Ligjin e Luftës". Grekërit vazhdojn këtu në Amerikë, të provokojnë e të ndezin "hurët" e anti shqiptarizmit, me silogjet e të ashtuquajturit Vorio Epir, e nga krahu tjetër, edhe të ushtroin presion - kërcënoin dhe sulmoin shqiptarët e Amerikës. I tillë si një sulm i paskrupullt ndaj shqiptarëve të Amerikës, presion dhe kërcënim duket se është edhe artikulli i gazetës greke Protothema(_http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921_ (http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921) ) e cila shkruan se "Me një masë të pabesueshme propaganda, shqiptarët dhe kosovarët të Amerikës, kan "demostruar në mënyrë provokuese në zemër të Nju Jorkut, planet ekspansioniste," ka deklaruar agjencia greke e lajmeve online, greke Greek American News Agency. Më tej në artikull thuhet se "Në mënyrë të veçantë, një ditë-më popullore për amerikanët, e cila është festë federale në Shtetet e Bashkuara, e cila i dedikohet Christopher Columbus dhe quhet Dita e Kolombit, më 10 tetor, shqiptarët dhe kosovarët të Amerikës, që i përkasin diasporës shqiptare në Amerikë, kan mbështetur fortë dhe përkrahur idenë e "Shqipërisë së madhe", duke mbajtur banderola të mëdha me një flamur gjigand që përfshinte "Shqipërinë e Madhe", shkruan gazeta greke Protothema online. Sipas saj "Parullat kundër Greqisë, dominuan në paradë nga shqiptarët duke mbajtur edhe flamurin shqiptar me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe të pikës së fokusuar të Tsamouri në Thesprotia". Flamuri i madh në qendër të paradës u shoqërua gjatë gjithë parakalimit në Avenyn e Pestë nga një poster i madh ku shkruhej "Çamëria është shqiptare", shkruan kjo gazetë dhe shton se flamurin e madh e mbante një grup të rinj e të reja shqiptarë dhe kosovarë, pas tyre qëndronin qindra shqiptarë të tjerë veshur kuq e zi dhe me kostume popullore shqiptare mes tyre dhe kostumi i Çamërisë, përfshirë dhe vallëzime me parulla për Shqipërinë e Madhe dhe çlirimin, dhe pavarësinë e Kosovës! Sipas gazetës greke Protothema(_http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921_ (http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921) ), e cila e referohet axhensisë së lajmeve Greek American News Agency, thuhet se " Të gjitha këto imazhe janë bërë me qëllim provokim kundër Greqisë. Imazhet e kësaj parade të shqiptarëve të Amerikës në mes të Nju Jorkut, i pa një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik amerikan dhe u transmetua nga një rrjete televizivë Amerikan nga më të mëdhat amerikane.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 74.1 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 88.5 KB) - not displayed