Liber qe pasqyron nderkombetarizimin dhe sinsiblizimin e ceshtjes se Kosoves
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
RECENSION LIBER QE PASQYRON NDERKOMBETARIZIMIN DHE SENSIBILIZIMIN E ÇESHTJES SE KOSOVES NGA MERGATA SHQIPTARE NE AMERIKE (Dr. Riza Sadiku: Mergata shqiptaro – amerikane per Kosoven, Prishtine 2011). Mikel GOJANI Historiani dhe studiuesi i mirenjohur , dr. Riza Sadiku, autor i shume veprave studimore historike, po ashtu edhe i shume publikimeve shkencore, keto dite ka botuar librin mjaft voluminoz te titulluar, “Mergata shqiptaro-amerikane per Kosoven”. Thelbi kryesor qe pervijohet ne librin e studiuesit Sadiku eshte pikerisht lidhja shpirterore e mergates sone te cilet jetojne dhe veprojne ne Amerike, me atdheun/kombin e tyre, e cila lidhje qe me teper qe nje shekull pa u ndale veproi si nje trung i vetem dhe gjithnje duke i dale zot atdheut/vendit te te pareve. Libri eshte i shkruar ne gjuhen shqipe dhe ate angleze. Librit i paraprin nje parathenie e autorit, i cili jep disa te dhena rreth rrugetimit historik te shqiptareve, perkatesisht mergimit te ketij komuniteti neper dallget e koherave per ne “token e enderrimeve te medha”. Autori Sadiku, po ashtu ne liber ngerthen veprimtarite dhe angazhimet e kesaj “dege te ndare nga trungu ame”, tejoqeanit. Duke gjurmuar te kaluaren shqiptare ne Amerike qe nga thellesite e dekadave te veprimit te tyre, gjejme kontributin e shume misionareve te shquar, qysh ne koherat e hershme dhe deri ne ditet tona. Po ashtu, ne liber gjejme edhe rolin dhe kontributin e çmueshem qe kane dhene ne ruajtjen e identitetit dhe te perhapjes se dijes dhe kultures shoqatat dhe gazetat e kohes, qe nga “Vatra”, “Besa Besen, “ Dielli” etj. edhe sot keto shoqata dhe gazeta luajne nje rol tejet te rendesishem ne jeten kulturore, politike dhe shoqerore ne Amerike. Nje argument i rendesishem te cilin nuk duhet harruar per asnje çast ketij komuniteti eshte edhe kontributi dhe angazhimi i tyre ne nderkombetarizimin dhe sensibilizimin e çeshtjes se Kosoves dhe te asaj shqiptare ne pergjithesi tek qarqet me relevante politike ne Amerike, por edhe ne vendet te tjera te botes demokratike, deri me çlirimin e tokes se Kosoves, ne qershorin e vitit 1999. Ne vijim autori prezanton edhe emrat (me biografi te shkurtra), te te gjithe kryetareve te Amerikes, qe nga Xhorxh Uashingtoni (kryetar i pare i SHBA-ve) dhe deri te Barak Obama, president i fundit, i cili gjendet edhe aktualisht ne krye te Shtetit Amerikan. Cilitdo lexues qe lexon kete liber monografik, ne fillim te tij i bie ne sy, po ashtu edhe mesazhi i mikut dhe ish-kryetarit te SHBA-ve, T. Ruzvelt, per popullin shqiptar, dhene Nolit me 25 korrik 1918, gjate nje interviste, te cilen me 26 korrik 1918 e boton gazeta “Dielli”. Ne te, veç tjerash thuhet: “Shqiptaret i dua dhe i admiroj, se jane nje race e vjeter dhe trime, qe meriton te shpetohet dhe te veteqeveriset. Di qe ne shume raste turqit, greket dhe serbet bashkoheshin dhe lidheshin me tyre per t’u benin balle shqiptareve. Di pastaj se shqiptaret jane besnike dhe te ndershem dhe kur japin fjalen e mbajne si burrat...” Ne vazhdim te intervistes, kryetari i atehershem, T. Ruzvelt, shqiptareve po ashtu u jep kete porosi: “Thuaju shqiptareve qe deshiroj ta shoh Shqiperine intependente, dhe qe independenca e tyre duhet te sigurohet nen mbrojtjen dhe garancine e Fuqive Aleate, te Amerikes, Inglizit dhe Frances. Nga ana ime do te bej ç’te me vije dores per te drejtat e races shqiptare”, thuhet ne mesazhin e kryetarit Ruzvelt. Sipas autorit Sadiku, me rritjen e numrit te mergimtareve shqiptare, ne fillim te shekullit XX ne Amerike filluan te themeloheshin shoqerite kulturore, po ashtu edhe botimi i gazetave. Ne kete drejtim, ne kete kohe ne themelimin e ketyre shoqerive dhe hapjen e ketyre gazetave kontributin me te madh kane dhene intelektualet dhe personalitetet te kohes, si Fan Noli, Faik Konica, Kristo Dako, Kristo Floqi, Paskal Aleksi e shume te tjere. Ne fokus te ketij angazhimi dhe aktiviteti autori pasqyron Federaten Panshqiptare “ Vatra”, e cila prej themelimit me 1912, e deri me sot ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne kultivimin e traditave kombetare dhe ndergjegjesimin kombetar. Edhe gazeta “Dielli”, organ i kesaj shoqate gjate gjitha periudhave ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne fushen e informimit dhe te publicistikes. Libri i studiuesit Sadiku, eshte i konceptuar ne disa kapituj ekskluzive, qe paraqesin nje kontinuitet te rrugetimit historik te ketij komuniteti dhe te veprimtarive te tij gjate ketij rrugetimi. Ne kapitullin “Shperngulja e shqiptareve ne SHBA pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore dhe veprimtaria e tyre kombetare”, autori pasqyron migrimin e shqiptareve ne Amerike gjate kesaj periudhe, po ashtu edhe kontributin dhe angazhimin e tyre ne te mire te çeshtjes kombetare. Ne kete kapitull autori ve ne pah themelimin dhe organizimin e disa shoqatave dhe komiteteve shqiptare te cilat funksionin e tyre e kane zhvilluar krejt ne sherbim te kauzes. Ketu potencohet roli dhe kontributi i Komitetit “Shqiperia e Lire”, ne krye te Mid’hat Frasherit me 1948, qe ishte themeluar me 1948, mirepo ky Komitet kishte parapare qe seline ta kete ne Nju Jork, mirepo per shkak te vdekjes se hershme te kryetarit te ketij komiteti, Mid’hat Frasheri, ajo mbetet ne Paris. Ne vijim te kapitullit “Lidhja kosovare”, autori pasqyron themelimin dhe kontributin politik te “Lidhjes kosovare”, qe lindi si kerkese e kohes me 1949, per t’i perfaqesuar drejtperdrejt, ne menyre legjitime dhe institucionale interesat e popullit shqiptar te Kosoves, prej Manastirit deri ne Tivar, ne organizaten e bashkimit Federal te Grupeve Etnike te Evropes, ne administraten amerikane dhe tek organizatat te tjera nderkombetare. Ne themelimin dhe veprimin e kesaj lidhjeje kontribut te veçante kane dhene Mid’hat Frasheri, i cili njeheresh ishte edhe ideator i ketij komiteti, pastaj, personalitetet e kohes, si Ing. Nexhat Mitrovica, Prof. Luan Gashi, Hafez Jusuf Azemi, Ing. Adem Gllavica, prof. Ibrahim Kelmendi, Prof. Hysni Hoxha, Ing. Ejup Binaku dhe Avdyl Henci. Kurse, si organ i kesaj Lidhjeje ka qene gazeta “Perpjekja kosovare”, kontributi i seciles eshte e jashtezakonshme. Kapitujt ne vijim, “Shenimi i javes se Kombeve te Roberuara ne SHBA dhe rendesia politike ne afirmimin e çeshtjes kombetare – Kosoves”, po ashtu edhe “Rendesia politike e shenimit te Dites se Flamurit Kombetar ne SHBA”, paraqesin ngjarje te rendesishme te aktivitetit dhe angazhimit te komunitetin shqiptar ne Amerike. Po ashtu, interes te veçante ne kete liber paraqet edhe kapitulli “ Kontributi i mergates shqiptare ne nderkombetarizimin e çeshtjes se Kosoves permes demonstratave ne SHBA”, ku autori pasqyron rolin e mergates shqiptare ne Amerike gjate gjitha periudhave te veçanta historike, qe permes organizimit te protestave dhe demonstratave te beje afirmimin dhe sensibilizimin e çeshtjes shqiptare. Sipas autorit organizimi i ketyre demonstratave dhe protestave te shqiptareve neper te gjitha vendet te Amerikes jane zhvilluar gjate zhvilluar gjate gjitha periudhave kohore, mirepo, ato intensifikohen ne vitin 1968, dhe sidomos pas vitit 1981, per shkak te masave represive, vrasjeve dhe denimeve drakonike qe kane ushtruar pushtetmbajtesit e regjimit serbollav ndaj organizatoreve dhe pjesemarresve shqiptare te demonstratave ne Prishtine dhe ne Tetove, dhe te atyre ne tere Kosoven me 1981. Kulmin e demonstratave mergata shqiptare ne Amerike e arrin gjate viteve 1989-1999, kur regjimi shovinist i Milosheviqit e ndryshon me dhune Kushtetuten e Kosoves dhe e shkallezon edhe me shume shtypjen e popullit shqiptar, nga e cila dhune shpertheu lufta e armatosur ndermjet regjimit serb te Beogradit dhe UÇK-se. Kjo mergate permes demonstratave, jo vetem qe sensibilizoi opinionin amerikan dhe boteror, per dhunen qe ushtronte regjimi komunist i Serbise ndaj populli shqiptar, ne veçanti ndaj atij te Kosoves, pro permes peticioneve dhe memorandumeve te ndryshme arriti ta aktualizonte çeshtjen shqiptare te organizatat nderkombetare, ne administraten amerikane dhe te perfaqesuesit e shteteve te ndryshme demokratike. “Demonstratat e mergates shqiptare ne Amerike, shprehet autori, ndikuan edhe ne ndergjegjesimin e nje pjese te mergimtareve dhe te shqiptareve te vendeve te ndryshme te trojeve etnike, te cilat paten ndikim ne kontributin e pergjithshem qe dha populli shqiptar si ne aspektin humanitar, ashtu edhe ne ate financiar gjate kohes se segregacionit te regjimit gjenocidial te Beogradit kunder popullit shqiptar te Kosoves, si dhe gjate periudhes se lufterave çlirimtare, te cilat shperthyen ne territoret shqiptare te ish-Jugosllavise gjate viteve 1999-2001”, shprehet autori Sadiku dhe sqaron se demonstrata te tilla jane mbajtur ne shume shtete dhe qytete te Amerikes, si ne Uashington, Nju Jork, Detroit, Bonston etj. Kapitull, i cili ne vete ngerthen shume çeshtje te rendesishme per mergaten shqiptare ne Amerike, paraqet shenimi i jubileve kombetare ne funksion te afirmimit te çeshtjes shqiptare, me ç’rast, ne kete aspektin rol dhe kontributin e vet shume te çmuar e ka luajtur Levizja kombetare “Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne Mergim”, e cila funksionin e vet me mjaft sukses per shume dekada e ka luajtur dhe akoma e luan ne Amerike, perkatesisht ne Nju Jork, me kryetarin e saj, Ismet Berisha dhe sekretarin e pergjithshem, studiuesin Tome Mirjaj. Kjo levizje nacionaliste dhe kombetare, gjate rrugetimit te vet historik, ne vazhden e shume aktiviteteve ka zhvilluar shume veprimtari politike, kulturore dhe kombetare, krejt me qellim te sensibilizimit dhe internacionalizimit te çeshtjes se Kosoves dhe te asaj shqiptare ne pergjithesi. Ne veprimtarite qe ka zhvilluar kjo Lidhje kane marre pjese personalitete shume te çmuara te jetes politike, shkencore dhe kulturore, te mergates shqiptare, mirepo edhe personalitete te tjera nga keto fusha edhe te jetes politike, shkencore dhe kulturore amerikane. Ne keto organizime, me qellim te propagandimit, te sensibilizimit dhe te mbajtjes gjalle te jetes politike, shkencore, kulturore dhe kombetare, veprimtaret te kesaj organizate nacionaliste pjesemarresve dhe mjeteve te informimit publik u kane shperndare materiale te ndryshme propagandistike, botime te veçanta ekskluzive, broshura, buletine informative, harta te Shqiperise etnike, rezoluta dhe dokumente te tjera te miratuara nga organizatat te ndryshme nderkombetare. Jane te shumta veprimtarite kulturore, politike dhe shkencore qe gjate viteve te funksionimit te saj qe ka zhvilluar kjo Lidhje. Me angazhimin e kesaj Lidhjeje jane shenuar shume veprimtari kombetare, si shenimi i datave dhe ngjarjeve te rendesishme kombetare, shenimi i jubileve te personaliteteve te shquara te jetes historike, kulturore e kombetare te kombit tone, si pervjetoret e kryeheroit te kombit tone, Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, te Lidhjes Shqiptare, etj. Jane te shumta faksimilet e ketyre aktiviteteve qe figurojne neper gazetat e shtypin e kohes, te organizuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne Mergim”, qe pa nje aktivitet te ketille propaganda jone ne mergim, perkatesisht ne Amerike, do te kishte qene e varfer. Jane te shumta edhe fotografite qe jane prezantuar ne kete brendi te ketij kapitulli, qe deshmojne aktivitetin dhe veprimtarite te kesaj Lidhjeje. Kjo Lidhje po ashtu ka ndihmuar shume edhe levizjen e fundit te UÇK-se, qe eshte sublimim i levizjeve te meparshme ushtarake dhe kombetare. Me qellim te pasyqrimit te ketyre aktiviteteve dhe veprimtarive te mergantes ne Amerike, nen organizimin e Muzeut te Kosoves, perkatesisht te organizatorit te saj, prof. dr. Riza Sadikut, qe eshte mbajtur ne vitin 2009 ne Prishtine, e cila ekspozite ka zgjuar interesim te jashtezakonshem ne Kosove. Kjo ekspozite ka qene e hapur edhe ne Tirane. Kjo ekspozite, duke filluar nga fundi i nentorit pritet te hapet edhe ne disa qytete te Amerikes, si Washington,Yonkers New York, Detroit e Chikago. Edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne mergim, edhe sot, me mjaft sukses e zhvillon veprimtarine e saj kulturore, shkencore dhe kombetare, krejt ne interes te kombit dhe te kauzes sone ne pergjithesi. Platforma politike dhe filozofike e kesaj Levizjeje ka per synim bashkimin e trojeve etnike. Ne kete aspekt, ne vazhdim te librit rendesi te veçante paraqet kapitulli “ Roli i mergates shqiptare ne sensibilizimin e çeshtjes se Kosoves ne administraten amerikane”, me ç’rast autori permes faksimileve te gazetave dhe revistave te kohes argumenton kontributin e mergates shqiptare ne Amerike per punen dhe angazhimin e tyre qe kane zhvilluar ne sensibilizimin e çeshtjes se Kosoves tek administratat amerikane, krejt me qellim te njohjes se kesaj administrate me te verteten e Kosoves dhe te popullit te saj nen okupimin serb. Jane te shumta letra, mesazhe dhe kerkesa legjitime te kesaj mergate qe i drejtohen kesaj administrate me qellim te kerkimit te ndihmes ketij populli te roberuar dhe te neperkembur, me mungese te lirise dhe demokracise. Pastaj, ne vazhdim kemi kapitullin tjeter tejet te rendesishem, “Liga qytetare shqiptaro – amerikane, e udhehequr nga kryetari i saj veprimtari i palodhshem i çeshtjes kombetare, Jozef DioGuardi, lige kjo e cila gjate kesaj periudhe ka luajtur rol te rendesishem ne perforcimin e lobit shqiptar dhe ne sensibilizimin dhe nderkombetarizimin e çeshtjes mbarekombetare, ne veçanti te Kosoves, si ne administraten e Kosoves, ashtu edhe ne organizatat tjera nderkombetare. Ne vijim te librit autori Sadiku flet edhe per themelimin dhe rolin politik te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, ku sipas tij ky keshill eshte organizata me e re politike e themeluar ne mergim me 1996 me seli ne Uashington. Ne kuader te ketij keshilli, shpjegon autori, vepronin edhe disa kongresiste dhe senatore dhe personalitete te shquara te jetes politike dhe publike amerikane. Sipas autorit, ky keshill eshte organizata me aktive ne mergaten shqiptare, e cila ka luajtur rol tejet te rendesishem, jo vetem ne afirmimin dhe nderkombetarizimin e çeshtjes mbarekombetare, gjate periudhave te krizave me te thella per popullin shqiptar, po ashtu rol te rendesishem eshte duke luajtur edhe sot , si ne pranimin e pavaresise se Kosoves, po ashtu edhe ne respektimin e marreveshjes politike, te arritura permes faktorit nderkombetar. Hapesire e rendesishme brenda kopertinave te ketij libri ze kapitulli shume i rendesishem “Batalioni i Atlantikut”, qe eshte sublimin i levizjeve te meparshme te formuara ne diaspore, perkatesisht ne Amerike. I madh eshte numri i ushtareve vullnetare qe ne kuader te ketij batalioni iu bashkengjiten radheve te UÇK-se per çlirimin e Kosoves. Sipas autorit, ky batalion pati jehone te madhe jo vetem ne mesin e ushtareve te UÇK-se, mirepo njeheresh edhe tek i gjithe populli shqiptar. Eshte rasti i pare, nenvizon autori, qe ne historine e mergates, kur mergimtaret e nje populli organizohen, uniformohen, armatosen dhe nga nje shtet tjeter vijne dhe marrin pjese ne çlirimin e bashkevendesve te tyre. “Me kete rast mundet te mburret vetem populli shqiptar ne mergim”, shprehet autori Sadiku. Disa nga keta çlirimtare te luftes se fundit edhe rane per lirine e vendlindjes/atdheut te tyre, per lirine e Kosoves. Perveç ketyre veprimtareve dhe atdhetareve te shquar te kombit tone qe jetojne dhe veprojne ne Amerike dhe qe u angazhuan ne çlirimin e Kosoves, si kontribuues me te çmueshem per mberritjen e lirise se ketij populli, padyshim eshte edhe presidenti i atehershem i SHBA-ve, Bill Klinton, i cili pas perfundimit te luftes vizitoi shtetin e Kosoves dhe u mireprit me admirim nga kjo popullate. Per kontributin e ketij personaliteti te dhene per lirine e Kosoves, nga populli i Kosoves Klinton mori shume falenderime dhe mirenjohje. Me kete rast, Klinton nga Universiteti i Kosoves u shpall Doktor Nderi i ketij Universiteti. Ne perfundim autori Sadiku flet edhe per disa takime me personalitete te dalluara te mergates shqiptare dhe te administrates amerikane, te cilet dhane kontribute te veçanta gjate hulumtimeve te autorit ne SHBA. Fakti çfare e ben edhe me te kompletuar dhe me permbajtjesor kete liber monografik te autorit Sadiku, eshte edhe perfshirja e shume fotografive ekskluzive, po ashtu edhe i shume faksimileve dhe publikimeve te ketyre aktiviteteve neper shume mediume shqipe dhe ato te jashtme, kryesisht atyre amerikane. Po ashtu, çeshtje me rendesi per librin paraqet edhe literatura e shfrytezuar, shtypi, dokumentet etj. Keshtu, ne perfundim mund te konstatojme se libri monografik i autorit dr. Riza Sadiku, “Mergata shqiptaro-amerikane per Kosoven”, eshte nje liber tejet i rendesishem qe e pasuron fondin e librave qe deshmojne fakte historike te periudhave te caktuara te angazhimit dhe veprimit te mergates sone ne diaspore, perkatesisht ne Amerike. Puna dhe veprimtaria e mergates sone ne Amerike eshte e shumefishte dhe shumedimensionale, andaj çdo gjurme qe lihet ne kete drejtim eshte i nje rendesie te veçante. Kline, 4 nentor 2011 RECENSION LIBËR QË PASQYRON NDËRKOMBËTARIZIMIN DHE SENSIBILIZIMIN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS NGA MËRGATA SHQIPTARE NË AMERIKË (Dr. Riza Sadiku: Mërgata shqiptaro – amerikane për Kosovën, Prishtinë 2011). Mikel GOJANI Historiani dhe studiuesi i mirënjohur , dr. Riza Sadiku, autor i shumë veprave studimore historike, po ashtu edhe i shumë publikimeve shkencore, këto ditë ka botuar librin mjaft voluminoz të titulluar, “Mërgata shqiptaro-amerikane për Kosovën”. Thelbi kryesor që përvijohet në librin e studiuesit Sadiku është pikërisht lidhja shpirtërore e mërgatës sonë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Amerikë, me atdheun/kombin e tyre, e cila lidhje që më tepër që një shekull pa u ndalë veproi si një trung i vetëm dhe gjithnjë duke i dalë zot atdheut/vendit të të parëve. Libri është i shkruar në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Librit i paraprin një parathënie e autorit, i cili jep disa të dhëna rreth rrugëtimit historik të shqiptarëve, përkatësisht mërgimit të këtij komuniteti nëpër dallgët e kohërave për në “tokën e ëndërrimeve të mëdha”. Autori Sadiku, po ashtu në libër ngërthen veprimtaritë dhe angazhimet e kësaj “dege të ndarë nga trungu amë”, tejoqeanit. Duke gjurmuar të kaluarën shqiptare në Amerikë që nga thellësitë e dekadave të veprimit të tyre, gjejmë kontributin e shumë misionarëve të shquar, qysh në kohërat e hershme dhe deri në ditët tona. Po ashtu, në libër gjejmë edhe rolin dhe kontributin e çmueshëm që kanë dhënë në ruajtjen e identitetit dhe të përhapjes së dijes dhe kulturës shoqatat dhe gazetat e kohës, që nga “Vatra”, “Besa Besën, “ Dielli” etj. edhe sot këto shoqata dhe gazeta luajnë një rol tejet të rëndësishëm në jetën kulturore, politike dhe shoqërore në Amerikë. Një argument i rëndësishëm të cilin nuk duhet harruar për asnjë çast këtij komuniteti është edhe kontributi dhe angazhimi i tyre në ndërkombëtarizimin dhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe të asaj shqiptare në përgjithësi tek qarqet me relevante politike në Amerikë, por edhe në vendet të tjera të botës demokratike, deri më çlirimin e tokës së Kosovës, në qershorin e vitit 1999. Në vijim autori prezanton edhe emrat (me biografi të shkurtra), të të gjithë kryetarëve të Amerikës, që nga Xhorxh Uashingtoni (kryetar i parë i SHBA-ve) dhe deri të Barak Obama, president i fundit, i cili gjendet edhe aktualisht në krye të Shtetit Amerikan. Cilitdo lexues që lexon këtë libër monografik, në fillim të tij i bie në sy, po ashtu edhe mesazhi i mikut dhe ish-kryetarit të SHBA-ve, T. Ruzvelt, për popullin shqiptar, dhënë Nolit më 25 korrik 1918, gjatë një interviste, të cilën më 26 korrik 1918 e boton gazeta “Dielli”. Në të, veç tjerash thuhet: “Shqiptarët i dua dhe i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime, që meriton të shpëtohet dhe të vetëqeveriset. Di që në shumë raste turqit, grekët dhe serbët bashkoheshin dhe lidheshin me tyre për t’u bënin ballë shqiptarëve. Di pastaj se shqiptarët janë besnikë dhe të ndershëm dhe kur japin fjalën e mbajnë si burrat...” Në vazhdim të intervistës, kryetari i atëhershëm, T. Ruzvelt, shqiptarëve po ashtu u jep këtë porosi: “Thuaju shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë intependente, dhe që independenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garancinë e Fuqive Aleate, të Amerikës, Inglizit dhe Francës. Nga ana ime do të bëj ç’të më vijë dorës për të drejtat e racës shqiptare”, thuhet në mesazhin e kryetarit Ruzvelt. Sipas autorit Sadiku, me rritjen e numrit të mërgimtarëve shqiptarë, në fillim të shekullit XX në Amerikë filluan të themeloheshin shoqëritë kulturore, po ashtu edhe botimi i gazetave. Në këtë drejtim, në këtë kohë në themelimin e këtyre shoqërive dhe hapjen e këtyre gazetave kontributin më të madh kanë dhënë intelektualët dhe personalitetet të kohës, si Fan Noli, Faik Konica, Kristo Dako, Kristo Floqi, Paskal Aleksi e shumë të tjerë. Në fokus të këtij angazhimi dhe aktiviteti autori pasqyron Federatën Panshqiptare “ Vatra”, e cila prej themelimit më 1912, e deri më sot ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kultivimin e traditave kombëtare dhe ndërgjegjësimin kombëtar. Edhe gazeta “Dielli”, organ i kësaj shoqate gjatë gjitha periudhave ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në fushën e informimit dhe të publicistikës. Libri i studiuesit Sadiku, është i konceptuar në disa kapituj ekskluzivë, që paraqesin një kontinuitet të rrugëtimit historik të këtij komuniteti dhe të veprimtarive të tij gjatë këtij rrugëtimi. Në kapitullin “Shpërngulja e shqiptarëve në SHBA pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe veprimtaria e tyre kombëtare”, autori pasqyron migrimin e shqiptarëve në Amerikë gjatë kësaj periudhe, po ashtu edhe kontributin dhe angazhimin e tyre në të mirë të çështjes kombëtare. Në këtë kapitull autori vë në pah themelimin dhe organizimin e disa shoqatave dhe komiteteve shqiptare të cilat funksionin e tyre e kanë zhvilluar krejt në shërbim të kauzës. Këtu potencohet roli dhe kontributi i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, në krye të Mid’hat Frashërit më 1948, që ishte themeluar më 1948, mirëpo ky Komitet kishte paraparë që selinë ta ketë në Nju Jork, mirëpo për shkak të vdekjes së hershme të kryetarit të këtij komiteti, Mid’hat Frashëri, ajo mbetet në Paris. Në vijim të kapitullit “Lidhja kosovare”, autori pasqyron themelimin dhe kontributin politik të “Lidhjes kosovare”, që lindi si kërkesë e kohës më 1949, për t’i përfaqësuar drejtpërdrejt, në mënyrë legjitime dhe institucionale interesat e popullit shqiptar të Kosovës, prej Manastirit deri në Tivar, në organizatën e bashkimit Federal të Grupeve Etnike të Evropës, në administratën amerikane dhe tek organizatat të tjera ndërkombëtare. Në themelimin dhe veprimin e kësaj lidhjeje kontribut të veçantë kanë dhënë Mid’hat Frashëri, i cili njëherësh ishte edhe ideator i këtij komiteti, pastaj, personalitetet e kohës, si Ing. Nexhat Mitrovica, Prof. Luan Gashi, Hafëz Jusuf Azemi, Ing. Adem Gllavica, prof. Ibrahim Kelmendi, Prof. Hysni Hoxha, Ing. Ejup Binaku dhe Avdyl Henci. Kurse, si organ i kësaj Lidhjeje ka qenë gazeta “Përpjekja kosovare”, kontributi i secilës është e jashtëzakonshme. Kapitujt në vijim, “Shënimi i javës së Kombeve të Robëruara në SHBA dhe rëndësia politike në afirmimin e çështjes kombëtare – Kosovës”, po ashtu edhe “Rëndësia politike e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar në SHBA”, paraqesin ngjarje të rëndësishme të aktivitetit dhe angazhimit të komunitetin shqiptar në Amerikë. Po ashtu, interes të veçantë në këtë libër paraqet edhe kapitulli “ Kontributi i mërgatës shqiptare në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës përmes demonstratave në SHBA”, ku autori pasqyron rolin e mërgatës shqiptare në Amerikë gjatë gjitha periudhave të veçanta historike, që përmes organizimit të protestave dhe demonstratave të bëjë afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare. Sipas autorit organizimi i këtyre demonstratave dhe protestave të shqiptarëve nëpër të gjitha vendet të Amerikës janë zhvilluar gjatë zhvilluar gjatë gjitha periudhave kohore, mirëpo, ato intensifikohen në vitin 1968, dhe sidomos pas vitit 1981, për shkak të masave represive, vrasjeve dhe dënimeve drakonike që kanë ushtruar pushtetmbajtësit e regjimit serbollav ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve shqiptarë të demonstratave në Prishtinë dhe në Tetovë, dhe të atyre në tërë Kosovën më 1981. Kulmin e demonstratave mërgata shqiptare në Amerikë e arrin gjatë viteve 1989-1999, kur regjimi shovinist i Milosheviqit e ndryshon me dhunë Kushtetutën e Kosovës dhe e shkallëzon edhe më shumë shtypjen e popullit shqiptar, nga e cila dhunë shpërtheu lufta e armatosur ndërmjet regjimit serb të Beogradit dhe UÇK-së. Kjo mërgatë përmes demonstratave, jo vetëm që sensibilizoi opinionin amerikan dhe botëror, për dhunën që ushtronte regjimi komunist i Serbisë ndaj populli shqiptar, në veçanti ndaj atij të Kosovës, pro përmes peticioneve dhe memorandumeve të ndryshme arriti ta aktualizonte çështjen shqiptare te organizatat ndërkombëtare, në administratën amerikane dhe te përfaqësuesit e shteteve të ndryshme demokratike. “Demonstratat e mërgatës shqiptare në Amerikë, shprehet autori, ndikuan edhe në ndërgjegjësimin e një pjese të mërgimtarëve dhe të shqiptarëve të vendeve të ndryshme të trojeve etnike, të cilat patën ndikim në kontributin e përgjithshëm që dha populli shqiptar si në aspektin humanitar, ashtu edhe në atë financiar gjatë kohës së segregacionit të regjimit gjenocidial të Beogradit kundër popullit shqiptar të Kosovës, si dhe gjatë periudhës së luftërave çlirimtare, të cilat shpërthyen në territoret shqiptare të ish-Jugosllavisë gjatë viteve 1999-2001”, shprehet autori Sadiku dhe sqaron se demonstrata të tilla janë mbajtur në shumë shtete dhe qytete të Amerikës, si në Uashington, Nju Jork, Detroit, Bonston etj. Kapitull, i cili në vete ngërthen shumë çështje të rëndësishme për mërgatën shqiptare në Amerikë, paraqet shënimi i jubileve kombëtare në funksion të afirmimit të çështjes shqiptare, me ç’rast, në këtë aspektin rol dhe kontributin e vet shumë të çmuar e ka luajtur Lëvizja kombëtare “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Mërgim”, e cila funksionin e vet me mjaft sukses për shumë dekada e ka luajtur dhe akoma e luan në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, me kryetarin e saj, Ismet Berisha dhe sekretarin e përgjithshëm, studiuesin Tomë Mirjaj. Kjo lëvizje nacionaliste dhe kombëtare, gjatë rrugëtimit të vet historik, në vazhdën e shumë aktiviteteve ka zhvilluar shumë veprimtari politike, kulturore dhe kombëtare, krejt me qëllim të sensibilizimit dhe internacionalizimit të çështjes së Kosovës dhe të asaj shqiptare në përgjithësi. Në veprimtaritë që ka zhvilluar kjo Lidhje kanë marrë pjesë personalitete shumë të çmuara të jetës politike, shkencore dhe kulturore, të mërgatës shqiptare, mirëpo edhe personalitete të tjera nga këto fusha edhe të jetës politike, shkencore dhe kulturore amerikane. Në këto organizime, me qëllim të propagandimit, të sensibilizimit dhe të mbajtjes gjallë të jetës politike, shkencore, kulturore dhe kombëtare, veprimtarët të kësaj organizate nacionaliste pjesëmarrësve dhe mjeteve të informimit publik u kanë shpërndarë materiale të ndryshme propagandistike, botime të veçanta ekskluzive, broshura, buletine informative, harta të Shqipërisë etnike, rezoluta dhe dokumente të tjera të miratuara nga organizatat të ndryshme ndërkombëtare. Janë të shumta veprimtaritë kulturore, politike dhe shkencore që gjatë viteve të funksionimit të saj që ka zhvilluar kjo Lidhje. Me angazhimin e kësaj Lidhjeje janë shënuar shumë veprimtari kombëtare, si shënimi i datave dhe ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, shënimi i jubileve të personaliteteve të shquara të jetës historike, kulturore e kombëtare të kombit tonë, si përvjetorët e kryeheroit të kombit tonë, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, të Lidhjes Shqiptare, etj. Janë të shumta faksimilet e këtyre aktiviteteve që figurojnë nëpër gazetat e shtypin e kohës, të organizuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Mërgim”, që pa një aktivitet të këtillë propaganda jonë në mërgim, përkatësisht në Amerikë, do të kishte qenë e varfër. Janë të shumta edhe fotografitë që janë prezantuar në këtë brendi të këtij kapitulli, që dëshmojnë aktivitetin dhe veprimtaritë të kësaj Lidhjeje. Kjo Lidhje po ashtu ka ndihmuar shumë edhe lëvizjen e fundit të UÇK-së, që është sublimim i lëvizjeve të mëparshme ushtarake dhe kombëtare. Me qëllim të pasyqrimit të këtyre aktiviteteve dhe veprimtarive të mërgantës në Amerikë, nën organizimin e Muzeut të Kosovës, përkatësisht të organizatorit të saj, prof. dr. Riza Sadikut, që është mbajtur në vitin 2009 në Prishtinë, e cila ekspozitë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë. Kjo ekspozitë ka qenë e hapur edhe në Tiranë. Kjo ekspozitë, duke filluar nga fundi i nëntorit pritet të hapet edhe në disa qytete të Amerikës, si Washington,Yonkers New York, Detroit e Chikago. Edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit në mërgim, edhe sot, me mjaft sukses e zhvillon veprimtarinë e saj kulturore, shkencore dhe kombëtare, krejt në interes të kombit dhe të kauzës sonë në përgjithësi. Platforma politike dhe filozofike e kësaj Lëvizjeje ka për synim bashkimin e trojeve etnike. Në këtë aspekt, në vazhdim të librit rëndësi të veçantë paraqet kapitulli “ Roli i mërgatës shqiptare në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në administratën amerikane”, me ç’rast autori përmes faksimileve të gazetave dhe revistave të kohës argumenton kontributin e mërgatës shqiptare në Amerikë për punën dhe angazhimin e tyre që kanë zhvilluar në sensibilizimin e çështjes së Kosovës tek administratat amerikane, krejt me qëllim të njohjes së kësaj administrate me të vërtetën e Kosovës dhe të popullit të saj nën okupimin serb. Janë të shumta letra, mesazhe dhe kërkesa legjitime të kësaj mërgate që i drejtohen kësaj administrate me qëllim të kërkimit të ndihmës këtij populli të robëruar dhe të nëpërkëmbur, me mungesë të lirisë dhe demokracisë. Pastaj, në vazhdim kemi kapitullin tjetër tejet të rëndësishëm, “Liga qytetare shqiptaro – amerikane, e udhëhequr nga kryetari i saj veprimtari i palodhshëm i çështjes kombëtare, Jozef DioGuardi, ligë kjo e cila gjatë kësaj periudhe ka luajtur rol të rëndësishëm në përforcimin e lobit shqiptar dhe në sensibilizimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes mbarëkombëtare, në veçanti të Kosovës, si në administratën e Kosovës, ashtu edhe në organizatat tjera ndërkombëtare. Në vijim të librit autori Sadiku flet edhe për themelimin dhe rolin politik të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ku sipas tij ky këshill është organizata më e re politike e themeluar në mërgim më 1996 me seli në Uashington. Në kuadër të këtij këshilli, shpjegon autori, vepronin edhe disa kongresistë dhe senatorë dhe personalitete të shquara të jetës politike dhe publike amerikane. Sipas autorit, ky këshill është organizata më aktive në mërgatën shqiptare, e cila ka luajtur rol tejet të rëndësishëm, jo vetëm në afirmimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes mbarëkombëtare, gjatë periudhave të krizave më të thella për popullin shqiptar, po ashtu rol të rëndësishëm është duke luajtur edhe sot , si në pranimin e pavarësisë së Kosovës, po ashtu edhe në respektimin e marrëveshjes politike, të arritura përmes faktorit ndërkombëtar. Hapësirë e rëndësishme brenda kopertinave të këtij libri zë kapitulli shumë i rëndësishëm “Batalioni i Atlantikut”, që është sublimin i lëvizjeve të mëparshme të formuara në diasporë, përkatësisht në Amerikë. I madh është numri i ushtarëve vullnetarë që në kuadër të këtij batalioni iu bashkëngjitën radhëve të UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Sipas autorit, ky batalion pati jehonë të madhe jo vetëm në mesin e ushtarëve të UÇK-së, mirëpo njëherësh edhe tek i gjithë populli shqiptar. Është rasti i parë, nënvizon autori, që në historinë e mërgatës, kur mërgimtarët e një populli organizohen, uniformohen, armatosen dhe nga një shtet tjetër vijnë dhe marrin pjesë në çlirimin e bashkëvendësve të tyre. “Me këtë rast mundet të mburret vetëm populli shqiptar në mërgim”, shprehet autori Sadiku. Disa nga këta çlirimtarë të luftës së fundit edhe ranë për lirinë e vendlindjes/atdheut të tyre, për lirinë e Kosovës. Përveç këtyre veprimtarëve dhe atdhetarëve të shquar të kombit tonë që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë dhe që u angazhuan në çlirimin e Kosovës, si kontribuues më të çmueshëm për mbërritjen e lirisë së këtij populli, padyshim është edhe presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Bill Klinton, i cili pas përfundimit të luftës vizitoi shtetin e Kosovës dhe u mirëprit me admirim nga kjo popullatë. Për kontributin e këtij personaliteti të dhënë për lirinë e Kosovës, nga populli i Kosovës Klinton mori shumë falënderime dhe mirënjohje. Me këtë rast, Klinton nga Universiteti i Kosovës u shpall Doktor Nderi i këtij Universiteti. Në përfundim autori Sadiku flet edhe për disa takime me personalitete të dalluara të mërgatës shqiptare dhe të administratës amerikane, të cilët dhanë kontribute të veçanta gjatë hulumtimeve të autorit në SHBA. Fakti çfarë e bën edhe më të kompletuar dhe më përmbajtjesor këtë libër monografik të autorit Sadiku, është edhe përfshirja e shumë fotografive ekskluzive, po ashtu edhe i shumë faksimileve dhe publikimeve të këtyre aktiviteteve nëpër shumë mediume shqipe dhe ato të jashtme, kryesisht atyre amerikane. Po ashtu, çështje më rëndësi për librin paraqet edhe literatura e shfrytëzuar, shtypi, dokumentet etj. Kështu, në përfundim mund të konstatojmë se libri monografik i autorit dr. Riza Sadiku, “Mërgata shqiptaro-amerikane për Kosovën”, është një libër tejet i rëndësishëm që e pasuron fondin e librave që dëshmojnë fakte historike të periudhave të caktuara të angazhimit dhe veprimit të mërgatës sonë në diasporë, përkatësisht në Amerikë. Puna dhe veprimtaria e mërgatës sonë në Amerikë është e shumëfishtë dhe shumëdimensionale, andaj çdo gjurmë që lihet në këtë drejtim është i një rëndësie të veçantë. Klinë, 4 nëntor 2011
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 6.4 KB) - not displayed