Aksident tragjik ne Kanada, humbin jeten dy shqiptare nga Kosova
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
KANADA: Dy shqiptar nga Kosova humben jeten ne nje akisdent tragjik Faton Doberlani, 37 vjeç, dhe Venera Simnica, 24 vjeç, mbeten te vdekur ne nje perplasje te forte, teksa kishin ndalur te hapej drita jeshille ne nje kryqezim ekspresi CALGARY - KANADA: Shtypi kanadez shkruan se nje burre me te dashuren e tij jane identifikuar si viktima te nje aksident me pasoje jeten gjate nje udhetimi. Makina e tyre eshte goditur forte nga nje makine tjeter, cila drejtohej nga nje shofer, qe sipas policise, dyshohet te kete qene i dehur kur ndodhi aksidenti tragjik. Gazeta Calgary Herald shkruan sot se Faton Doberlani, 37 vjeç, dhe Venera Simnica, 24 vjeç, mbeten te vdekur ne nje perplasje te forte, teksa kishin ndalur te hapej drita jeshille ne nje kryqezim ekspresi. Aksidenti ndodhi kur ata ishin te ndaluar ne nje drite te kuqe, dhe po prisnin hapjen e rruges ne ekspresin McKnight Bulevardi ne Deerfoot Trail - kur nje autovetur e tipit GS300 Lexus, papritmas u perplas me makinen e tyre, te dielen heret ne mengjes. Me t'a marre lajmin nga media lokale, pjesetaret e komunitetit shqiptare ne qytetin verior te Kanadas, Calgary u takuan te henen ne mbremje ne lokal - ku mblidhen shpesh kesaj rradhe per te biseduar rreth ketij aksidenti tragjik, qe mori jeten e bashkeatdhetarit te tyre. Pronari i ketij lokali nje shqiptar nga Kosova Shaqir Duraj u tha gazetarve vendas se "Ne jemi te tronditur mjaft. "Si mundet keta njerez te dehur te vozisin.....!?", te mos te ndalen deri sa te bejne aksident sa qe tu marrin edhe jeten njerezve te pafajshem ne mes te rruges ", Pronari shitores “European Bakery and Deli”, Shaqir Duraj shtoi se "se keta njerez qe ngasin makinat te dehur jane duke vrare njerez te pafajshem." Me tej Duraj ne komunikimin me gazetare, thote se Doberlani ishte ne procesin e marrjes se shtetesise se tij kanadeze, ndersa e fejuara e tij e kishte marre me pare shtetesine . Ata erdhen ne Kanada ne vitin 1999 per t'i shpetuar luftes ne Kosove. Anetare te komunitetit e pershkruajn Doberlanin si djale shume i rregullt, duke thene se ai vullnetarisht ai se bashku me komunitetin ishte i angazhuar nga punet shqiptareve, ne kete distrikt dhe se ai ka luajtur futboll europian, me nje ekip komunitar. Ai se bashku me bashkekombasit e tij ka qene vazhdimisht duke ndihmuar edhe familjen ne Kosove. Te mbledhur te pikelluar, tek shitoria “European Bakery and Deli”, Shaqir Duraj shtoi "Çdo here qe kemi pasur ndonje tubim te komunitetit, ne kete lokal - por edhe lokale te tjera ne kete qytet, ai gjithmone na ka ndihmuar dhe ka marre pjese. Gjithmone, ai ishte i gateshem per te ndihmuar vendlindjen dhe çeshtjen tone, pa marre parasysh sa e nevojshme ishte ndihma, "tha Duraj. Me tej ai ka folur shume mire edhe per viktimen tjeter, duke e pershkruar ate si nje vajze me tiparet me te mira "Ajo ishte nje vajze shume, e edukuar, punetore dhe familjare," shtoi ai. Sipas nje deklerate te policise thuhet se Doberlani kishte vdekur ne vend gjate perplasjes, ndersa Simnica vdiq gjate rruges per ne spital . Gazeta Calgary Herlad shkruan se komuniteti shqiptar deshiron te dergoje trupat e per t'i varrosur ne vendlindjen e tyre ne Kosove . Shoferi qe kreu kete aksident tragjik duke marre jeten e dy shqiptareve nga Kosova, eshte indetifikuar. Ai eshte Ryan Thomas Kramer, 23 vjeç, nga Calgary. Policia thote se ai do te perballet me akuza te shumta ne kete aksident . Ai eshte akuzuar per me dy akuza te renda te cilat kan shkatuar vdekjen. 23 vjeçari kanadez do te perballet per ngarje te makines me shpejtesi dhe i dehur, me pasoja te rrezikeshme /BEQIR SINA/ Kjo eshte nje fotografi e ku shihet nje foto e viktimes dhe qirinje e lule , qe gazeta Calgary Herald botoi sot, ku shoqeron artikullin me titull"Calgary’s Kosovar community reeling after couple killed in crash " marre ne nje memorial ne vendin e ngjarjes qe anetare te komunitetit shqiptare kishin vendosura ne anen veriore te ekspresit McKnight Drive mbi Deerfoot Trail ne Calgary me 7 nentor, 2011. Kjo eshte nje fotografi portret e njeres prej viktimave, Faton Doberlani, 37 vjeç nga Kosova, qe gazeta Calgary Herald botoi sot, ku shoqeron artikullin me titull"Calgary’s Kosovar community reeling after couple killed in crash " marre ne nje memorial ne vendin e ngjarjes qe anetare te komunitetit shqiptare kishin vendosura ne anen veriore te ekspresit McKnight Drive mbi Deerfoot Trail ne Calgary me 7 nentor, 2011. KANADA: Dy shqiptar nga Kosova humbën jetën në një akisdent tragjik Faton Doberlani, 37 vjeç, dhe Venera Simnica, 24 vjeç, mbetën të vdekur në një përplasje të fortë, teksa kishin ndalur të hapej drita jeshille në një kryqëzim ekspresi CALGARY - KANADA: Shtypi kanadez shkruan se një burrë me të dashurën e tij janë identifikuar si viktima të një aksident me pasojë jetën gjatë një udhëtimi. Makina e tyre është goditur fortë nga një makinë tjetër, cila drejtohej nga një shofer, që sipas policisë, dyshohet të ketë qënë i dehur kur ndodhi aksidenti tragjik. Gazeta Calgary Herald shkruan sot se Faton Doberlani, 37 vjeç, dhe Venera Simnica, 24 vjeç, mbetën të vdekur në një përplasje të fortë, teksa kishin ndalur të hapej drita jeshille në një kryqëzim ekspresi. Aksidenti ndodhi kur ata ishin të ndaluar në një dritë të kuqe, dhe po prisnin hapjen e rrugës në ekspresin McKnight Bulevardi në Deerfoot Trail - kur një autovetur e tipit GS300 Lexus, papritmas u përplas me makinën e tyre, të dielën herët në mëngjes. Me t'a marrë lajmin nga media lokale, pjesëtarët e komunitetit shqiptarë në qytetin verior të Kanadas, Calgary u takuan të hënën në mbrëmje në lokal - ku mblidhen shpesh kësaj rradhe për të biseduar rreth këtij aksidenti tragjik, që mori jetën e bashkëatdhetarit të tyre. Pronari i këtij lokali një shqiptar nga Kosova Shaqir Duraj u tha gazetarve vendas se "Ne jemi të tronditur mjaft. "Si mundet këta njerëz të dehur të vozisin.....!?", të mos të ndalen deri sa të bëjnë aksident sa që tu marrin edhe jetën njerëzve të pafajshëm në mes të rrugës ", Pronari shitores “European Bakery and Deli”, Shaqir Duraj shtoi se "se këta njerëz që ngasin makinat të dehur janë duke vrarë njerëz të pafajshëm." Më tej Duraj në komunikimin me gazetarë, thotë se Doberlani ishte në procesin e marrjes së shtetësisë së tij kanadeze, ndërsa e fejuara e tij e kishte marrë më parë shtetësinë . Ata erdhën në Kanada në vitin 1999 për t'i shpëtuar luftës në Kosovë. Anëtarë të komunitetit e përshkruajn Doberlanin si djalë shumë i rregullt, duke thënë se ai vullnetarisht ai së bashku me komunitetin ishte i angazhuar nga punët shqiptarëve, në këtë distrikt dhe se ai ka luajtur futboll europian, me një ekip komunitar. Ai së bashku me bashkëkombasit e tij ka qënë vazhdimisht duke ndihmuar edhe familjen në Kosovë. Të mbledhur të pikëlluar, tek shitoria “European Bakery and Deli”, Shaqir Duraj shtoi "Çdo herë që kemi pasur ndonjë tubim të komunitetit, në këtë lokal - por edhe lokale të tjera në këtë qytet, ai gjithmonë na ka ndihmuar dhe ka marrë pjesë. Gjithmonë, ai ishte i gatëshëm për të ndihmuar vendlindjen dhe çështjen tonë, pa marrë parasysh sa e nevojshme ishte ndihma, "tha Duraj. Me tej ai ka folur shumë mirë edhe për viktimën tjetër, duke e përshkruar atë si një vajzë me tiparet me të mira "Ajo ishte një vajzë shumë, e edukuar, punëtore dhe familjare," shtoi ai. Sipas një deklerate të policisë thuhet se Doberlani kishte vdekur në vend gjatë përplasjes, ndërsa Simnica vdiq gjatë rrugës për në spital . Gazeta Calgary Herlad shkruan se komuniteti shqiptar dëshiron të dërgojë trupat e për t'i varrosur në vendlindjen e tyre në Kosovë . Shoferi që kreu këtë aksident tragjik duke marrë jetën e dy shqiptarëve nga Kosova, është indetifikuar. Ai është Ryan Thomas Kramer, 23 vjeç, nga Calgary. Policia thotë se ai do të përballet me akuza të shumta në këtë aksident . Ai është akuzuar për me dy akuza të rënda të cilat kan shkatuar vdekjen. 23 vjeçari kanadez do të përballet për ngarje të makinës me shpejtësi dhe i dehur, me pasoja të rrezikëshme /BEQIR SINA/ Kjo është një fotografi e ku shihet një foto e viktimës dhe qirinjë e lule , që gazeta Calgary Herald botoi sot, ku shoqëron artikullin me titull"Calgary’s Kosovar community reeling after couple killed in crash " marrë në një memorial në vendin e ngjarjes që anëtarë të komunitetit shqiptarë kishin vendosura në anën veriore të ekspresit McKnight Drive mbi Deerfoot Trail në Calgary më 7 nëntor, 2011. Kjo është një fotografi portret e njërës prej viktimave, Faton Doberlani, 37 vjeç nga Kosova, që gazeta Calgary Herald botoi sot, ku shoqëron artikullin me titull"Calgary’s Kosovar community reeling after couple killed in crash " marrë në një memorial në vendin e ngjarjes që anëtarë të komunitetit shqiptarë kishin vendosura në anën veriore të ekspresit McKnight Drive mbi Deerfoot Trail në Calgary më 7 nëntor, 2011.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 13.5 KB) - not displayed